"Vargjet e lira" - Migjeni Flashcards
Ciles periudhe i perket migjeni? Cfare lloj autori ishte ai?
- Migjeni I perket letersise shqiptare te shek. XX.
- Migjeni ishte simbolist, humanist, ka edhe elemente realiste dhe nota romantike qe I afrohen me shume realizmit ekzistencialist.
A solli Migjeni nje fryme te re ne letersine shqipe ne forma apo ne permbajtje? Jepni disa shembuj per kete?
- Ai solli nje fryme te re letrare edhe ne forme edhe ne permbajtje. Per shembull: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj.
Cilat jane tematikat kryesore te Migjenit? Si eshte quajtur ndryshe ai per shkak te temave kryesore qe trajton? Sa ndryshojne keto tematika ne proze dhe ne poezi?
- Në poezi vihen re të trajtohen tema politiko-shoqërore, të mjerimit fizik,moral e shpirteror, ateiste, lirika të ndryshme, erotike, etj.
- Tema universal: tema e vetmise, fatalitetit, zhgenjimit, deshperimit e njeriut si qenie universale.
- Poet i mjerimit
- Tematikat jane te peraferta ne proze dhe ne poezi.
Si ndahet poezia migjeniane?
- Optimiste
- Te revoltes
- Nota elegjiake
Cfare kuptimi ka tituli I poezise?
- Ka kuptim te dyfishte: 1. Vargje te lira ne menyren e ndertimit te tyre, 2. Vargje te lira ne veshtrimin e lirise tematike
Cilat jane disa karakteristika teknike te poezise migjeniane?
- Ndryshe nga proza, ne poezi kemi fjali te gjata.
- Fraza ka frymëmarrje të gjerë,ton të ndjeshëm oratorik,si në gëzim edhe në zemërim.
- Vjershat janë strofike monokolonë dhe të përzjera 4,5,6, dhe7 vargjesh.
- Rrallë përdori vjersha me subjekt dhe nuk shkroi poema.
- Ka një strukturë ciklike të përcaktuar (krijon nje rend logjik)
- Vargu paraqitet tri lloje: i rregullt (me tingellima, i thyer (enumeracione, kontraste, shkallezim), i lirë.
- Për sa i takon ë-së herë e numëron si rrokje dhe herë jo,ndërsa togzanorëshen ue në përgjithësi e numëron si rrokje.Rimon me asonancë dhe kosonancë.
- Ka raste kur poeti nuk e përdor fare rimën apo përdor rimë të brendshme.
Si ndertohet figuracioni I poezise?
- Përdor dendur figurat gramatikore(inversionin,sinalefën, elipsin)
- Figurat e fjalëve(metaforën,krahasimin,sinekdokën) e figura të tjera si shkallëzim, hiperbolë,thirrje retorike etj.
- Dinamizmi i vargut të tij qëndron edhe në aliteracionin që përdor.
Cfare notash te renda perdor autori kryesisht ne poezine e revoltesper te goditur problematikat e kohes? Si shfaqet autori ne poezi?
- Nota ironie, sarkazme, qe shkojne deri ne satir dhe ne aktakuze (perfshin edhe veten ne akuzen qe po ben, fajson edhe veten)
- Autori shfaqet 1. Demaskues 2. Reflektues 3. Polemizues
Si eshte gjuha qe perdor ai?
- Eshte shkrimtar i bashkevariantit verior skajor (mbeshtetet ne shkodranishte dhe me prirje te variantit letrar te jugut.
Si i nderton Migjeni personazhet e tij?
- Migjeni nderton portrete psikologjike. Ai nuk merret me portretin e jashtem te personazheve te tij, por merret me boten e brendshme.
Cilat jane mesazhet e vepres?
- Shembja e kulteve fetare,politike,atdhetare; kërkesa për ndryshime.
Nepermjet kujt i jep poezise nota optimizmi? Kur shfaq nota pesimizmi?
- Mbinjeriu i Migjenit – është një figurë, që merr përsipër të udhëheqë masat drejt një bote të re, ku të ketë kuptimin e vërtetë edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, të marrë një kuptim të ri jeta
- Vargjet e fundit shfaqin pesimizem dhe melankoli pasi perkojne edhe me afrimin e fundit te jetes se autorit per shkak te semundjes se tuberkulozit qe kishte kohe qe e kishte munduar.