"Hamleti" - Shekspiri Flashcards
Ciles periudhe te krijimtarise se Shekspirit i perket Hamleti
periudhes se trete
mendohet te jete shkruar rreth viteve 1602-1610.
kjo periudhe kur Shekspiri krijoi dhe tragjedite e tij me te famshme, njihet dhe me emrin vitet e pesimizmit
motivet e vepres
hamleti shquhet per begatine e madhe te motiveve. aty ka shume rrefime per shpirtin, per vrasjen, per mbretereshen plengprishese, per dashurine rinore, per besnikerine dhe tradhtine.
- krimi i antagonistit dhe
- hakmarrja e hamletit.
konflikti
konflikti ngrihet mbi dy situata kryesore:
- krimi i antagonistit
- hakmarrja e protagonistit
subjekti
klaudi ka vrare ne gjume vellane e tij, mbretin hamlet te danimarkes, dhe eshte martuar me gruan e tij, duke ja rrembyer fronin princit hamlet, pra nipit te tij. hamletit i shfaqet fantazma e te atit qe i tregon te verteten per helmimin e tij.
Ofelia ka nje dashuri te sinqerte e te paster ndaj Hamletit, eshte moralisht e pafuqishme per ta ndihmuar, sepse beson ne gjithcka qe i thone te tjeret kunder Hamletit dhe i nenshtrohet ndikimit te babait te saj intrigant.
Ajo qe ja ben Hamletit punen me te veshtire eshte ndergjegjja e tij. ai kerkon prova per ate cka i ka thene fantazma.
Shfaqja e drames me subjekt te ngjashem me rrefimin e fantazmes, e bind Hamletin per fajesine e Klaudit.
Hamleti ndihet i vetmuar. ai ka vetem nje mik besnik, horacin dhe simpatine e popullit te ushtareve. per te fituar ne kete lufte te pabarabarte, ai ve nje maske, shtiret si i cmendur.
fale dinakerise dhe intelektit, pas shume kurtheve dhe intrigave, tmerreve dhe tragjedive, komploteve te kurdisura, tradhtive dhe pabesive, hamleti arrin ta vrase Klaudin, dhe me pas vret veten.
figura komplekse e hamletit
hamleti eshte njekohesisht: njeriu antik, njeriu mesjetar, njeriu i koheve moderne; tek ai shkrihen kohet dhe thelbi njerezor.
hamleti si personazh
- i dobet perballe nje bote te tere mekatare
- ndryn perbrenda vetes shpirtin kontradiktor
- shpreh revolten kunder se keqes
- shpreh synimin njerezor per te rrokur kuptimin e ekzistences njerezore
- eshte cinik kur e koncepton jeten si nje detyre (pavaresisht nga hidherimi qe pati per humbjen e se dashures, Ofelise)
- eshte i matur dhe gjakftohte, detyren e vet e kryen ne baze te nje plani te menduar dhe me disipline te rrepte
- eshte impulsiv e gjaknxehte (ne lidhje me te emen, nuk ja fal dot tradhtine qe i beri te shoqit)
- eshte hipokrit e i shtirur (si mbreti Klaud, kur do te arrije qellimin)
- eshte dyshues deri ne kufijte e mizantropise
- eshte hakmarres dhe i patundur ne vendimin e vet
- eshte dhe viktime, dhe hero
gjetjet karakteristike
- tensioni tragjik provokohet nga krimi i trefishte: krimi ndaj mbretit, qe prish ekuilibrat e pushtetit dhe te shoqerise, i cili lidhet edhe me krimin ndaj babait dhe me cnderimin e nenes, si ne rastin e Hamletit. Atehere gjithe ekuilibri i botes duket se eshte prishur.
- futja e fantazmes (ne mungese te deshmitareve te gjalle) sherben artistikisht per te krijuar situaten e pezullt nepermjet elementit magjik-fantastik.
- gracka e “drames brenda drames”, ku bie fajtori, Klaudi.
- marrezia e shtirur e Hamletit dhe cmenduria e Ofelise.
harmonizimi i llojeve poetike
lirika e dashurise (linja Hamlet-Ofeli) nderthuret me dialogun e shpejte dramatik (Hamleti-me dy shoket e tij dhe me rojet), me poezine elegjiake (cmenduria e Ofelise), me komiken (prania e komedianeve dhe gaztoreve), me fantastiken dhe misterin (episodi i fantazmes), me monologun shperthyes (Hamleti nuk mund t’ia besoje askujt, as se emes, te fshehten e vet) dhe me poezine e larte tragjike, e cila perben brumin ku ngjizen te gjitha keto.
mesazhet
- humaniste deh universale
1. pushteti i marre me gjak dhe krim nuk mund te mbahet
2. krimi sjell krimin
3. besimi ne vlerat humane te njeriut
4. mesazhin e paqes dhe drejtesise
tragjedia ne vete ngerthen ide te thella humaniste, permes te cilave ngrihet lart kulti i njeriut te pajisur me virtyte e moral te forte, i cili gjithmone ngadhenjen ne luften e tij kunder se keqes, kunder krimit dhe padrejtesive te tjera, qe i kane rrenjet ne shoqerine e kalbezuar.
vecori te vepres
- tema universale: dashuria, hakmarrja, pushteti
- problematika te trajtuara me origjinalitet
- heronj qe zbulohen permes sprovave
- zgjidhja e konfliktit behet me force shpirterore, nuk ka rrugedalje
- shtysat e veprimit gjenden te natyra njerezore, urrejtja, hakmarrja, smira, krenaria.
gjuha
- gjuhe e pasur
- ka art ne thurjen e dialogut dhe monologut
- figurat letrare sherbejne si mjet per poetizmin e universit
- shmanget artificialiteti, perdoret sistemi retorik
- perdor vargjet e bardha, figurat e prozodise
- pasurimi i fjaleve me kuptime shtese, te fshehura, ironike te dyfishta, neologjizma, lojra fjalesh.
tema
pasioni per pushtet qe e verbon njeriun dhe e kthen ate ne nje makineri krimi (krimi ndaj mbretit/ne familje)
konflikti kryesor
i jashtem: mes hamletit dhe klaudit
i brendshem: ne ndergjegjen e hamletit
pika e lidhjes
fantazma e mbretit i shfaqet hamletit dhe i tregon menyren si i vellai e vrau. bota e hamletit u shemb
personazhet
- hamleti - i biri i mbretit te danimarkes. perfaqesues i humanizmit shekspirian
- mbreti klaud - modeli i njeriut ambicioz. i verber, mendon vetem per veten.
- getruda - mbreteresha e danimarkes, mamaja e hamletit
- polloni - kancelari kryesor i mbretit
- laerti - djali i pollonit, i rrembyer, i irrituar, i shkujdesur
- ofelia - e bija e pollonit