"Fausti" - Gete Flashcards
burimet per shkrimin e vepres
- legjenda e faustit
- realiteti i kohes ku jetonte getja
- studimet e tij ne shkence, art, kulture, filozofi, teologji etj.
ne sa etapa kalon udhetimi i faustit?
ne 4 sprova simbolike, kater etapa:
- etapa shoqerore, duke bashkepunuar me institucionet e drejtesise, ai formohet si njeri shoqeror
- etapa shkencore, ku fausti e kupton se natyra eshte e pasosur, kurse shkenca e njeriut eshte e kufizuar
- etapa estetike, ku ai rizbulon vlerat e poezise, artit, mitit, kultures
- etapa morale, ku ai kupton se ne bote vlerat me te larta e me te arrira jane punet ne dobi te jetes
dy forcat e kunderta te faustit
- e terheq poshte nga bota e zakonshme
- e terheq lart drejt absolutes dhe pafundesise
edhe kur ai thyhet, ai vazhdon, duke u kthyer ne simbol te shpirtit titanik e te forces jetesore
mefistofeli
- djalli
- mik qe ben loje te dyfishte
- dyzimi i vete njeriut, pjesa djallezore e tij
- faktor negativ qe lind kontradikten e zhvillimit
ne duelin sfidues ndermjet faustit dhe mefistofelit del i humbur djalli, i cili nuk arrin te pushtoje shpirtin e njeriut
margarita
figura me poetike e getes
fillimisht shpirtin e faustit e shpeton ajo, me ane te bukurise dhe te dashurise se saj, duke bere qe te dalin ne pah cilesite e tij te mira. por margarita eshte nje njeri i zakonshem dhe synimi i jetes se saj eshte thjesht vatra familjare, prandaj getja e cliron faustin nga ajo, me qellim qe te realizoje misionin e tij.
mesazhet
fausti, duke mposhtur brenda vetes egoizmin, kupton se lumturia nuk mund te jete kurre e plote, nese nuk ndahet me sa me shume njerez.
vecori te vepres
getja shkriu ne vepren e tij tere llojet letrare te njohura:
- tragjedia antike - poeme e fatit njerezor, ku kori sodit heronjte nga jashte dhe shpreh mendimin e tij ne strofa dhe antistrofa
- poema epike - moria e personazheve dhe e vendeve te shumta
- drama mister - vendosja e faustit ne mjedisin e legjendes se tij ne mesjete
- drama qytetare, sentimentale apo romantike - linja me margariten qe zgjerohet ne permasat e nje vepre dramatike me vete
- romani - ne pjesen e dyte ka plot mesazhe ne proze, te cilat getja nuk i thote dot me poezi
- poezia lirike - thelbi i shpirtit lirik te heroit
- traktati filozofik - percjellja e mendimit permes sintezave te nje gjykimi racional