"Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" - Agolli Flashcards

1
Q

Cilat jane karakteristikat e prozes se Dritello Agollit?

A
  • Proza e tij është realiste, megjithëse e mbyllur në kornizën politike të realizmit socialist
  • Dallohet për skalitjen e personazheve, që janë përfaqësuese të denja të tipave të jetës dhe mendësisë shqiptare.
  • Shquhet për analizën e thellë psikologjike dhe dialogun karakterizues, gjithashtu edhe për rrëfimin e natyrshëm.
  • Sjell probleme të mprehta shoqërore dhe morale
  • Pavarësisht ndryshimit të periudhave të letërsisë ajo që ruhet në veprën e tij është dinjiteti
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
2
Q

Cfare lloj vepre eshte romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”?

A
  • ‘Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo ‘ është cilësuar si Roman Satirik. Ai është i ndërtuar tërësisht mbi figurën e irionisë duke kaluar deri në grotesk.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
3
Q

Cila eshte tema kryesore e romanit ?

A
  • Tema kryesore në këtë vepër është ajo e demaskimit të dy dukurive më negative të socializmit: paaftësinë e drejtuesve në pushtet dhe megalomaninë (mendjemadhësi, dëshira për fuqi), madhështinë e tyre të rreme. Kjo temë është universale, për cdo kohë e për cdo vend.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
4
Q

Cfare simbolizon tituli i vepres, ne baze te cfare simbolikash eshte ndertuar?

A

Titulli i romanit ndërtohet mbi një kundërshti të madhe: shkëlqimi dhe rënia e personazheve.

  • shkëlqimi – që lëshon dritë të fortë e të qartë, dallohet ng ate tjeret për vetitë e mira.
  • rënia – ecje drejt shkatërrimit të përgjithshëm. Kuptimisht e kundërta e shkëlqimit. E kështu, duke qenë se shkëlqimi ishte i rremë, si pasojë do të vinte rënia.
  • shoku – fjala “shok” në socializëm kishte kuptim pozitiv si nga ana morale, ashtu dhe politike. Ajo përdorej në vend të zoti/zotëri dhe kishte për funksion të jepte barazinë mes njerëzve, drejtësinë dhe humanizmin, në dallim nga një shoqëri me skllevër dhe padronë. Por në realitet kjo mbeti një utopi. Dhe, si e tillë, duke u përdorur shpesh në këtë roman merr nuanca tallëse. Në roman fjala ‘shok’ nënkupton të kundërtën e barazisë dhe respektit që përfaqëson kjo fjalë në të vërtetë, personazhi i tjetërsuar në zotëri, në epror.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
5
Q

Cili eshte mjedisi ku zhvillohen ngjarjet e romanit, cfare perfaqeson ai?

A
  • Zyra është pikërisht mjedisi që i bashkon të gjitha personazhet e cila shfaqet si qendra e burokracisë. Zyra është vendi që e përpunon dhe e tjetërson zyrtarin, që e kufizon dhe e mbyll nga jeta e gjallë dhe njerëzit.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
6
Q

Si ndertohet struktura e romanit?

A
  • Dritëro Agolli e ka shkruar këtë vepër sipas strukturimit të veprave satirike botërore. Në qendër të romanit qendron një cift heronjsh komik Zylo dhe Demka të cilët janë të pandashëm dhe nuk mund të kuptohen pa njëri – tjetrin. Kjo strukturë vihet re edhe tek Don Kishoti dhe Sanço Panço.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
7
Q

Shoku Zylo

A

• Shoku Zylo – është një nëpunës i lartë në ministri kohën e Socializmit, i burokratizuar. Shoku Zylo është një personazh tragjikomik:

  • Komizmi qëndron në kontraditën e karakterit të Zylos. Ai i jep vetes cilësi dhe vlera të pamerituara, beson verbërisht në forcën e urdhrit.
  • Tragjizmi qëndron në faktin që ai vetë është viktimë e sistemit për të cilin punon. Duke ngjitur shkallët e karrierës, ai është tjetërsuar. Dëshirat dhe realet e tij asnjëherë nuk realizohen, pasi rruga që ai ndjek është e gabuar dhe kështu dështon gjithmonë njësoj si Don Kishoti.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
8
Q

Demka

A

• Demka – është nëpunës i thjeshtë në ministri i cili i bindet për çdo gjë Zylos.
- Demka është personazh me dy funksione: Ai është rrëfimtari dhe rrëfen në vetën e parë dhe në mënyrë ironike në të njëjtën kohë ai është “pasqyra” në të cilën shfaqet i plotë personazhi i Zylos. Në roman Demka përfaqëson zyrtarin e bindur, skllavin e eprorit, pozitën e ulet të nëpunësit të thjeshtë por talenti i të cilit nuk vlerësohet. Vlen të përmendet dhe fakti që Demka kishte një modesti të tepruar.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
9
Q

Arianiti

A

• Araniti – përfaqëson njeriun e drejtëpërdrejtë që guxon të zbulojë paaftësinë e eprorit. Araniti shërben si pasqyrë për paaftësinë e Zylos dhe për dobësinë e Demkës.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
10
Q

Shoku Q

A

• Shoku Q – përfaqëson paaftësinë dhe megalomaninë, në luftë për pushtet me Zylon.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
11
Q

Si eshte gjuha e perdorur ne roman?

A
  • Gjuha e romanit është e mbushur me terma zyrtare dhe me slogane publike. Shpesh ai përdor edhe shprehje pompoze, shprehje letrare që janë shenja dalluese të megalomanisë së tij. Sloganet politikë dhe frazeologjinë zyrtare, ai i përdor kudo, jo vetëm në mjedise pune, por kudo, edhe në familje, biseda intime, etj.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
12
Q

Si eshte ndertuar figuracioni letrar?

A
  • Humori, ironia, satira, sarkazma, grotesku.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
13
Q

Kush jane mesazhet e vepres?

A
  • Megaloman te ben pushteti autokratik, ku zyrtaret e pushtetareve mendojne se jane mendimtare pa te cilet s’ben dot vendi.
  • Sa mjeran te ben te qenurit i perdorur nga shefat.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly