"Ferri" - Dante Aligeri Flashcards
ku mbeshtetet vepra “Komedia Hyjnore”
- ne studimet e Dantes ne filozofi, teologji, histori, drejtesi, fizike, matematike, astronomi etj.
- ne realitetin bardhe e zi te Firences, ku jetoi Dantja
- Lufta e ashper politike mes te Bardheve (ku futej dhe Dantja) dhe te Zezeve
burimet kryesore per vepren
- arti dhe kultura latine (Virgjili)
- letersia kalorsiake (Beatricja)
- poetet trubadure (sipas te cileve Dantja shkroi ne dialektin fiorentin)
- subjektet dhe personazhet e Bibles
personazhet kryesore
Dantja- autor dhe aktor i udhetimit imagjinar
Personazhet qe e shoqeruan Danten ne udhetimin e tij, jane:
- poeti i shquar romak, Virgjili, mesuesi ideal, i pajisur me urtesi e dhunti profeti. Virgjili shpreh boshtin intelektual te poemes
- Beatricja, engjelli qe e shoqeron poetin ne qiejt e Parajses. Beatricja shpreh boshtin shpirteror te poemes.
Galeria e personazheve
- persona reale, bashkekohes te Dantes
- persona historike
- heronj mitologjike nga antikiteti
- heronj biblike
Subjekti
Poema e Dantes rrefen udhetimin imagjinar te poetit ne “Pertejbote”; udhetimi zgjat shtate dite, nga data 18 deri me 25 prill te vitit 1300 dhe ndjek kete itinerar: nga Ferri, ku qeniet denohen sipas shkalles se fajit, ne Purgator, ku shpirtrat mund te pastrohen nga mekatet nepermjet vuajtjes e pendeses dhe ne fund ne Parajse, ku shpirtrat engjellore mahniten nga drita qe rrezaton mbi ta dashuria e Perendise.
Struktura
Kantikat - Poema ndahet ne 3 pjese ose kantika, te titulluara: Ferri, Purgatori, Parajsa.
Treshi mistik - Komedia Hyjnore ka strukture teper te sakte e simetrike, qe bazohet ne vleren simbolike te numrit 3, qe i pergjigjet trinise se shenjte kristiane - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte.
- Vepra ka arkitekture, e cila imiton krijuesin hyjnor dhe permban 100 kenge: numri 33, qe i pergjigjet numrit te kengeve brenda nje kantike, eshte po ashtu numer simbolik per Danten, meqe lidhet me moshen e vdekjes se Krishtit. Dantja e pajis kantiken Ferri me nje kenge me teper, e cila sherben si hyrje per tere poemen, dhe keshtu Komedia Hyjnore permban plot 100 kenge.
Idete simbolike te udhetimit te Dantes jane:
- fati i mergimtarit ne kerkim te atdheut t humbur;
- fati i njeriut te zakonshem me veset dhe fajet e tij ne jete;
- udhetimi eshte pervoje dhe dije;
- fryma hyjnore dhe lavdia e Hyjit;
- parimi i drejtesise (Ferri), i meshirshem (Purgatori), i dashurise se perjetshme (Parajsa).
Mesazhet e vepres
- Vlera aktuale e kohes kur jetoi - Dantja i beri gjyqin epokes se tij.
- Vlera humane - Dantja asnjehere nuk i vesh vetes veti hyjnore, por i jep vlera te mirefillta humaniste
- Vlera morale - Dantja ben thirrje per persosje morale dhe shpirterore te njeriut
- Universalizmi - Vepra e Dantes u flet te gjitha koherave. Komedia na shpalos vizionin e poetit per “pertjeboten” ose c’ndodh me njeriun pas vdekjes.
poeme didaktike-alegorike
udhetimi i Dantes duhet kuptuar si udhetim alegorik i kthimit te shpirtit te Zoti. Ne qender te mendimit te vet filozofik e fetar shtresezohen kuptime te fuqishme humaniste te karakterit etiko-moral e social-politik, qe Dantja i ilustron ne poeme permes figurave e heronjve te shumte nga mitologjia, librat e shenjte, historia dhe aktualiteti.