"I huaj" - Kamy Flashcards
Cilat janë disa vecori të Kamysë?
Një nga penat më të fuqishme franceze te shekullit XX.
Një nga stilistët më të shquar të prozës modern.
Shkrimtar i absurdit. Eseist dramaturg, fitues e cmimit nobel.
I cilësuar si ekzistencialist, por nuk e pranoi.
Shkrimtar i letersisë avangarde
Si ndahen veprat e tij?
Veprat e tij ndahen ne dy cikle në bazë të argumentit dhe idesë qëndrore që trajtojnë.
Ciklit i veprave te absurdit dhe Cikli i veprave te revoltës
3) Karakteristikat e tij?
Rrymë letrare që e ka zanafillën në konfrontimin mes thirrjes njerëzore dhe heshtjes të paarsyeshme të botës.
Ankthi nga vetëdija e kotësisë së ekzistencës. Ndjesia e hicit. Ankthi nga vdekja e pashmangshme.
Humbja e besimit në gjithcka.
Cila është tema e romanit?
Absurdi I ekzistencës së njeriut, I cili I nxitur nga rrethanat kryen një krim dhe dënohet me vdekje vetëm sepse ai nuk jeton jetën sipas rregullave të shoqrisë.
Vendi dhe Koha?
Ngjarjet zhvillohen në Algjer. Koha e ngjarjeve ne roman është e papercaktuar.
Struktura e romanit?
Romani është I ndare në dy pjesë:
Pjesa e pare: 6 kapituj. Rrëfimi në vetën e parë , ku vetë personazhi kryesor rrëfen ngjarjet e jetës së tij monotone, për të cilën ai nuk bën asgjë që ta ndryshojë.
Pjesa e dytë: 5 kapiutj. Personazhi kryesor rrëfen për veten e tij, duke e parë jetën e tij nga syte e te tjereve. Rrëfimi në vetën e tretë. Ndryshe nga pjesa e parë, këtu shihet Mërsoi që reflekton dhe ndërgjegjsohet për tëhuajëzimin e tij.
Artistikisht: Peremri vetor kthehet në nje përemër dëftor. Mërsoi kthehet në subjektin mbi të cilin është i drejtuar gishti tregues.
Cila është pika e lidhjes dhe cila pika kulmore e romanit?
Pika e lidhjes: Mërsoi në varrimin e nënës së tij pati një sjellje te ftohte, të mpire. Dremiti gjate natës. Nuk dëshiroi ta shihte nënën për herën e fundit.
Pika kulmore: Në momentin e fundit të jetes, para prerjes se kokës në gijotinë, Mërsoi shpërthen në revolt para Priftit për ligjet absurd të shoqërië njërëzore.
Përfundimi: Romani mbyllet ne pritje te castit te ekzektuimit. Mërsoi i pa nënshtruar dhe i papenduar
Vecorite e rrëfimit?
Stil telegrafik. Paraqet vetem te domosdoshmet.
Fjali dhe sintaksa te thjeshta. Stil objektiv dhe I ftohtë.
Objektiviteti tek shkrimtari nxit ndjeshmërinë dhe mendimin kritik tek lexuesi.
Përdorim I ligjeratës të zhdrejte edhe ne dialog.
I kursyer ne shpjegime e komente duke paraqitur ngjarjet sikur te ishin duke ndodhur perpara nesh, por pa na emocionuar.
Sa herë takohet Mërsoi me vdekjen?
1) Vdekja i shfaqet natyrale, vdekja e nënës.
2) Qëndrimi mospërfillës ndaj vdekjes së mamasë e intrigon vdekjen të vijë sërish. Ai vret arabin
3) vdes vetë. Një vdekje e cnatyralizuar e demonizuar.
Cili është paradoksi ekzistencial ne roman:
Romani i ndërtuar mbi të vërtetën, na thotë se e vërteta është relative.
Pa e kuptuar Mërsoin, e gjykojnë bazuar në normat e përbashkëta te shoqërisë të cilat Mërsoi nuk I pranon.
Përse cilësohet i huaj Mërsoi?
Huajëzimin e shohim fillimish tek emri I tij I pazakontë. Një fjalë që nuk egziston në onomastikën frënge.
I huaj per lexuesin. Një personazh absurd I cili nuk ka synime të përmiresojë jeten e tij, nuk enderron per karrieren e tij. Pranon te vdesë për të vërtetën para sa më shumë njerëzve qe shfaqin urrejtje për të.
I huaj për gjykatësin. Arsyeja e krimit krejt e pazakontë. DIELLI.
I huaj për priftin: e paparë më pare që një person I dënuar kaq rëndë të mos pendohet e të mos kërkojë faljen e perëndisë.
I huaj për azilin: një person që nuk qan në varrimin e së ëmës.
I huaj për mjedisin arab: krimi I tij u konsiderua një krim racor.
Cilat janë simbolikat e romanit
Salla e gjyqit- e gjithe shoqëria e kohës
Juristët – përfaquesit e shoqërisë për të gjykuar sipas njeriut.
Aktgjykimi- Refuzimi I shoqërisë ndaj sjelljes pa kompromis të mërsoit.
Kryqi- jo vetëm symbol I krishtërimit por I gjithckaje që Mërsoi nuk beson. Nëpërmjet refuzimit të kryqit Mërsoi sfidon përpjekjen e kotë te shoqrisë në kërkim te kuptimit dhe besimit.
Dielli- Kontrollon emocionet e Mërsoit. Ai e përdor si justifikim të veprimeve te tij.
Djaloshi reporter ne sallën e gjygjit: Kamyja dhe përballja e tij me absurdin.
Cilat janë vecoritë ekzistrenciale te heroit?
Bën një rezistencë minimale. Ekzistenca e tij e lidhur gjithnje me mjedisin dhe nevojat e tij fizike. Nevojat fizike ndikojnë ndjenjat e tij.
Ai e thotë këtë kur thotë se ishte I përgjumur dhe I lodhur në varrimin e nënës së tij.
Kur pershkruan gjendjen e tij fizike, perkeqsimin e kesaj gjendjeje dhe kur I duket sikur natyra I del kunder ne vdekjen e arabit.
Mesazhet e veprës:
Njeriu duhet të mbaje përgjegjësi për veprimet e tij.
Thellë Brenda nesh gjendet një Mërso I cili del në pah në rastet e ankthit ekzistencial absurd.
Njeriu ka vetem nje jete dhe nje vdekje dhe duhet të bëjë më të mirën për ti menaxhuar me se miri ato.
Para se te gjykojmë duhet të përpiqemi te kuptojme.
Vecori te tjera:
1) Perdorimi I trepiksave shpreh medyshje, pasiguri, heshtje rendim situate.
2) Absurdi i lidhur me mekanizmin e provokim- reagimit. Mekanizem I paperballueshem per qenien njerezore.
3) Kryesisht i zhveshur nga figuracioni por ka epitete, metafora, similitude, parafraza.
4) Krimi I tij eshte pa paramendim, rastesor, I nxitur nga rrethan, pa motiv.
5) Nëpërmjet Mërsoit Kamyja shfaq idene e tij për heqjen e denimit me vdekje.
6) Agimi= një fjale që mbart nje peshe te madhe për absurdin ne vepër. Ne AGIM kryheshin EKZEKUTIMET nderkohe që agimi ështtë fitorja e errsirës ndaj drrites, jetes ndaj vdekjes, të mires ndaj te keqes.