Biology Flashcards
Lekura
Lekura
Mbrojtesit jospecifik nuk synojne patogjene te caktuar, lekura eshte vija e pare mbrojtese qe sherben si pengese e padeperturshme. Prodhon mbrojtje kimike. Vaji dhe djersa e bejne acidike. Djersa permban enzimen lizozim qe tret muret e qelizav bakteriale.
Mukozat membranore
Shtresa te indit epitelial, mbeshtjellin organe qe vijne ne kontakt me patogjene: sistemin tretes, zgavren e frymemarrjes, zgavren e hundes, mushkerite, traktin riprodhues. Sektretojne nje leng ngjites viskoz qe quhet mukus. I pengojne patogjenet te shumohen dhe formojne mbrotje kimike. Qelizat qe mbeshtjellin bronket dhe bronkiolet sekretojne nje leng mukus qe i pengon patogjenet para se te hyne ne musherite e lagura dhe te ngrohta qe jane terren ideal per to. Qepallezat e shtyne mukusin ne hapjen e ezofagut dhe mund ta gelltisim. Patogjenet treten nga acidet dhe mukozat ne lukth. Patogjen marrim duke marrur fryme, ushqim, neper plage te hapura.
Pergjigja inflamatore
Pergjigja inflamatore, vepron kur kemi lendim ose infeksion lokal. Nese nje ashkel na shpon doren, qelizat e infektuara leshojne histaminen. Ajo i thollon enet e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut dhe te qelizave te bardha te gjakut rreth tij. Shkakton enjtje dhe skuqje. Lengu i bardhe formohet nga qelizat e bardha, qelizat e vdekura e patogjenet e vdekur.
Temperatura
Kur trupi lufton patogjene, rrit temperaturen e tij qe quhet ethe dhe trupi kalon temperaturen normale 37 celcius. Ethet jane te dobishme sepse shume patogjene nuk mund te zhvillohen mire ne temperatura te larta. Ethet mbi 39 celcius te rrezikshme, mbi 41 celcius fatale.
Sistemi komplementar
Sistemi komplementar, perbehet nga 20 lloje te proteinav. Behen aktive kur hasin patogjene. Formojne nje sulm kompleks te membranes ne forme te unazes. Ato godasin dhe shpojne membranen e qelizes se infektuar, citoplazma rrjedh dhe qeliza vdes. Interferoni, proteine qe leshohet nga qelizat e infektuara, i ben qelizat rreth saj te prodhojne nje enzime qe parandalon viruset te prodhojne ARN dhe proteina.
Neutrofilet
Neutrofile, ngerthejne dhe shkaterrojne patogjene, gelltisin baktere, lirojne nje leng qe i shkatorron ato dhe veten e tyre. Deperton ne qeliza permes mureve te kapilareve per te sulmuar patogjenet.
Makrofaget
Makrofaget, gelltisin dhe vrasin patogjenet. Pastrojne trupin nga qelizat e vdekura dhe mbeturina. Udhetojne ne trup me lengje: gjaku, limfa, lengjet nderqelizore. Perqendrohen ne organe te vecanta si: mushkerite dhe shpretka.
Qeilizat vrasese natyrore
Qeliza te medha qe luftojne qelizat e infektuara. Shpojne membranen, uji hyn, qelizat bymehen dhe shkaterrohen. Mbrojtje e mire kunder kancerit. Zbulon qelizat e kancerit para se te zhvillohen ne tumor dhe kancer.
Pergjigja imunologjia, siperfaqesisht
Pergjigja imunologjike, vjen pas dy linjave te para. Perbehen nga nje ushtri e qelizav qe gjinden ne te gjithe trupin. Nuk jane te lokalizuar, nuk kontrollohen ne nje organ. Eshte me veshtire qe virusi ti shmanget pergjigjes imunologjike se sa mbrojtjes jospecifike.
Qelizat e bardhe prodhohen ne palcen e eshtrave, udhetojne ne limfe dhe gjak. Nga 100 trilion qeliza,2 trilion jane te bardha te gjakut. Ne pergjigjen imunitare ato ndahen:
Qeliza citotoksike T, shkaterrojne dhe vrasin patogjenet
Qelizat B, shenojne patogjenet per shkaterrim te mevonshem nga makrofaget
Qelizat ndihmese T, aktivizojne qelizat citotoksike T dhe qelizat B
Makrofaget mund te shkaterrojne cdo patogjen
Qelizat T dhe B mund te reagojne vetem ndaj patogjeneve me te cilet mund te nderlidhet gjenetikisht.
Si te kuptojme pergjigjen imunologjike
Mendojme se kemi virus, patogjenet jan shmangur mukusit te traktit respirator. Virusi fillon te infektoje trupin, makrofaget fillojne te shkaterrojne qelizat e infektuara.
Antigjenet, ne siperfaqen e qelizave te infektuara, substanca qe nxisin pergjigje imunologjike, perfshine patogjene dhe proteina. Qelizat e bardha permbajne receptore proteinore qe mund te lidhen me antigjenet e caktuara.
Pergjigja imunologjika, hapat
Virusi infekton trupin dhe shfaq antigjene.
Makrofaget perfshine virusin dhe shfaqin antigjene ne siperfaqe
Qelizat ndihmese T lidhen me antigjenet, makrofaget lirojne proteinen 1-interleukin
1-interleukin aktivizon qelizat ndihmese T qe nuk e sulmojne patogjenin ne menyre direkte por aktivizojne qelizat B dhe qelizat citotoksike T
Qelizat ndihmese T prodhojne 2-interleukin qe nxit ndarjen e qelizave citotoksike T dhe qelizave ndihmese T qe forcon pergjigjen imunitare. Aktivizon edhe qelizat B qe ndahen ne qeliza plazmatike. Ato lirojne antitrupa ne forme Y qe lidhen me antigjene. Antitrupat jane proteina mbrojtese qe lidhen me antigjene.
Prodhohen shume antitrupa te lidhur me antigjene dhe i shenojne per shkaterrim. Keto grumbuj shkaterrohen lehte nga makrofaget.
Qelizat citotoksike T shkaterrojne patogjenet duke i shenuar membranen.
Semundjet ngjitese
Njerezit mund te semuren nga kontakti, ushqimi, ajri, kafshimi etj. Semundjet nga kontakti me njerez te semure quhen semundje ngjitese. Nese nje person i semure teshtine dhe liron partikula qe permbajne patogjene nga hunda dhe goja dhe ne marrim fryme aty mund ge semuremi. Ato vijne nga kontakti permes puthjeve, marrdhenieve seksualeve, shtrengimit te duarve etj. Ne menyre indirekte nga objektet me patogjene si: hidraulika, enet, gjilperat, tatuazhet etj. Mund ti shmangemi semundjeve ngjitese duke minimalizuar kontaktin ndaj patogjeneve, p.sh: duke gatuar ushqimin, duke pastruar veglat etj.
Postulatet e Koch
Robert Koch, shkenctar gjerman qe dha metoden per diagnostifikimin e shkaktareve te semundjes. Atraks ishte semundje qe prekte bagetine, delet dhe njerezit. Ai injektoi virusin nga nje lope e infektuar ne nje lope te shendetshme qe hasi simptomat e njejte.
Postulatet e Kohit
1. Virusi te gjindet ne nje kafshe te infektuar, jo ne nje te shendoshe
2. Te ruhet ne kulture laboratorike
3. Te injektohet ne nje kafshe te shendoshe qe duhet te shfaq simptomat e njejta
4. Virusi i saj te zhvillohet ne kulture laboratorike dhe te jete i njejte me virusin origjinal
Si behemi imun
Pergjigja imunologjike, afatgjate pasi pas ekzpozimit te pare te virusit, qelizat T dhe B behen qeliza te kujteses qe patrollojne trupin dhe formojne antitrupa. Makrofaget e shkaterrojne virusin para se te behet semundje se ciles i verehen simptomat, kjo i bie qe jemi imun ndaj asaj semundjeje.
C eshte imunologjia
Imunologjia shkence qe mirret me imunitetin, antitrupat, antigjenet.
Bazat i dha Edward Jenner, kreu nje eksperiment me lijen e vogel qe ishte vdekjeprurese. Injektoi njerezit e shendoshe me lijen e lopes dhe ata nuk u semunden me lijen e vogel sepse keto dy lija jane te ngjajsme.