9. Sëmundje Infektive dhe Alergologji - Imunologji Flashcards
- Cila është vatra infektive më e shpeshtë që shkakton sepsi tek pacientët jo të hospitalizuar:
A) Infeksion që nis nga rrugët e frymëmarrjes
B) Infeksion që nis nga trakti gastroenterik
C) Infeksion i endokardit
D) Infeksion i aparatit urinar
E) Infeksion/kolonizim i CVC
A) Infeksion që nis nga rrugët e frymëmarrjes
- Cila prej sëmundjeve përkufizohet si zoonosë:
A) Askaridiaza
B) Ankilostomiaza
C) Amebiaza
D) Enterobiaza
E) Toxoplazmoza
E) Toxoplazmoza
- Temperaturë 38-39° celsius, prurit të trupit, rash vezikular me prurit të gjeneralizuar me
makula, papula, vezikula, flluska e kore, anoreksi, frisone, cefale. Ky kuadër klinik të bën të
mendosh për:
A) Fruthi
B) Lija e dhenve
C) Rubeola
D) Skarlatina
E) Mononukleoza
B) Lija e dhenve
- Profilaksia e pneumonisë nga P. Carinii tek personat me HIV bëhet me:
A) Cotrimosazol
B) Meflokine
C) Amfotericina B
D) Amoxicilina dhe ac. Clavulanic
E) Fluconazol
A) Cotrimosazol
- Nëpërmjet cilit prej likideve trasmetohet HIV-i:
A) Djersa
B) Gjak
C) Lotë
D) Urina
E) Pështyma
B) Gjak
-
Polmoniti lobar i mirëfilltë shkaktohet kryesisht nga:
A) Streptococcus pyogenes
B) Listeria monocytogenes
C) Stafilococcu aureus
D) Streptococcus pneumonie
E) Mycoplasma pneumonie
D) Streptococcus pneumonie
-
Botulizmi nga ushqimi shkaktohet kryesisht pas konsumimit të:
A) Ushqim kutie i konservuar në vaj ose i marinuar në kushte shtëpie
B) Mish i pa bërë ose pak i bërë
C) Ushqim i konservuar në uthull
D) Ujë i ndotur
E) Midhje ose peshk të gjallë
A) Ushqim kutie i konservuar në vaj ose i marinuar në kushte shtëpie
-
Hepatiti akut nga virusi A:
A) Dyshohet pas përdorimit të ushqimeve të konservuara
B) Diagnostikohet vetëm nëse ka pozitivitet për antitrupat anti-HAV të klasës IgG
C) Nuk ka asnjëherë zhvillim fulminant
D) Shkakton rritje të bilirubinemisë por që nuk shkon më shumë se 25mg/dl
E) Trasmetohet me rrugë oro-fekale
E) Trasmetohet me rrugë oro-fekale
- Hepatitet që transmetohet me rrugë oro-fekale janë:
A) Hepatiti C dhe D
B) Hepatiti B
C) Hepatiti A dhe D
D) Hepatiti A dhe B
E) Hepatiti A dhe C
C) Hepatiti A dhe D
- Në tripanozomiazën amerikanëcilat janë manifestimet më të rënda dhe më të shpeshta të
sëmundjes kronike?
A) Megaezofagu
B) Megakolon
C) Insufiçenca hepatike
D) Insufiçenca reanle
E) Kardiomiopatia
E) Kardiomiopatia
-
Sepsi karakterizohet nga:
A) Prezenca tranzitore e baktereve në gjak
B) Hiporeaktiviteti ndaj një infeksioni
C) Reaksion i ekzagjeruar i organizmit ndaj një infeksioni
D) Lokalizim i infeksionit në një ose dy organe
E) Lëshimin apo hedhjen në gjakun qarkullues të baktereve nga një vatër infektive e lokalizuar
E) Lëshimin apo hedhjen në gjakun qarkullues të baktereve nga një vatër infektive e lokalizuar
-
Oksiuraza shkaktohet nga:
A) Echinococcus granulosus
B) Taenia solium
C) Necator americanus
D) Enterobius vermicularis
E) Hymenolepis nana
D) Enterobius vermicularis
- Cili prej agjentëve etiologjikë është shkaktari më i shpeshtë i osteomielitit akut?
A) Salmonella tifo
B) Haemophilus influentiae
C) Streptococco
D) Stafilococco aureus
E) Gonococco
D) Stafilococco aureus
- Cili prej agjentëve etiologjik është më shpesh shkaku i miokarditit akut?
A) Coxackie virus
B) Stafilococco aureus
C) EBV
D) Streptococcus viridans
E) Lija e dhenve
B) Stafilococco aureus
-
Herpes Zoster:
A) Shkaktohet nga një enterovirus
B) Shkaktohet nga një virus i ngjashëm me atë të lisë së dhenve
C) Shkaktohet nga një rinovirus me ADN
D) Shkaktohet nga i njëjti virus i lisë së dhenve
E) Shkaktohet nga coxackie
D) Shkaktohet nga i njëjti virus i lisë së dhenve
- Cili prej këtyre baketereve shkakton leukopeni?
A) Klensiella oxitoca
B) Pseudomonas
C) Streptococco i grupit A
D) Enterococco
E) Salmonella typhi
E) Salmonella typhi
-
Neoplazia më e shpeshtë gjatë AIDS është:
A) Adenokarcinoma gastrike
B) Adenokarcinoma e laringut
C) Leucemia limfatike kronike
D) Sarkoma e Kaposit
E) Adenokarcinoma e pulmonit
D) Sarkoma e Kaposit
- Gjatë mononukleozës infektive, në ekzaminim hemokromocitometrik vihet re:
A) Limfopeni
B) Neutrofili relative
C) Limfocitozë me prani të limfociteve aktive
D) Eozinofili
E) Policitemi
C) Limfocitozë me prani të limfociteve aktive
-
Meningiti purulent karakterizohet nga cila gjendje e likidit cerebrospinal:
A) Hipoproteinorraki, pleiocitozë neutrofile, glikorraki normale
B) Hiperproteionorraki, pleiocitozë nutrofile, hipoglikorraki
C) Hiperproteinorraki, pleiocitozë limfocitare, hipoglikorraki
D) Proteinorraki në normë, mungesë të pleiocitozës, hipoglikorraki
E) Hiperproteinorraki, pleiocitozë limfocitare, glikorraki normale
B) Hiperproteionorraki, pleiocitozë nutrofile, hipoglikorraki
- Një i ri toksikodipendent (per i.v) ka shfaqur prej 4 muajsh hepatitin akut dhe koinfeksionin
HBV+HDV. Mjeku i familjes i keshillon të kryej disa analiza laboratorike për të vlerësuar
gjendjen e sëmundjes. Rezultatet janë: transaminazat normal; antitrupat anti HDV pozitiv; HBVADN plazmatike negative; antitrupat anti HBs pozitive; antitrupat anti HBe pozitive. Mbi bazën
e këtyre të dhënave mjeku i thotë të riut se është shëruar. Mbi cilat të dhëna bazohet mjeku për të
dhënë këtë përgjigje, se ai është shëruar:
A) Transaminazat në normë
B) Antitrupat anti HBs pozitive
C) HBV-ADN plazmatike negative
D) Antitrupat anti HDV pozitiv
E) Antitrupat anti HBe pozitive
B) Antitrupat anti HBs pozitive
- Cilat janë alternimet laboratorike që vihen re gjatë mononukleozës infektive?
A) Leuokopeni dhe piastrinopeni
B) Leukocitozë neutrofile dhe rritje të transaminazave
C) Leukopeni dhe rritje të bilirubinës
D) Leukocitozë limfocite dhe rritje të transaminazave
E) Anemi dhe piastrinopeni
D) Leukocitozë limfocite dhe rritje të transaminazave
-
Mbledhja e sekrecioneve për ekzaminimin në kulturë mund të kryhet:
A) Vetëm në mëngjes, edhe pse pacienti nuk ka kollë
B) Cdo moment të ditës, mjafton që pacienti të ketë kollë me sekrecione
C) Preferohet nëse pacienti ka qëndruar gjatë i shtrirë
D) Vetëm në mëngjes kur je pa ngrënë
E) Disa herë gjatë ditës në momentet kur ka pikun e temperaturës
B) Cdo moment të ditës, mjafton që pacienti të ketë kollë me sekrecione
-
Vdekja e zezë (peste bubbonica) transmetohet nga:
A) Miza
B) Morri
C) Mushkonja
D) Pleshti
E) Grenxa
D) Pleshti
- Shfaqja më e shpeshtë e infeksionit të parë nga herpes simlex tip 1 është:
A) Herpes labial
B) Hepatit
C) Ezofagit
D) Gengivo-stomatit
E) Encefalit
D) Gengivo-stomatit
-
Virusi Ebola ka shkaktuar epidemi në
A) Europën veriore
B) Europën lindore
C) Azi
D) Amerikën e jugut
E) Afrikë
E) Afrikë
-
Sepsi karakterizohet nga:
A) Prania në gjak e baktereve në proces shumimi aktiv
B) Prania në gjak e antigjeneve bakteriale
C) Alternimi i termorregullimit në nivelin qëndror
D) Prania në gjak e grimcave virale difektive
E) Mungesa e një përgjigje inflamatore sistemike
A) Prania në gjak e baktereve në proces shumimi aktiv
- Cfarë shenjash paraqet një pacient i prekur nga botulizmi?
A) Shenja të një polmoniti
B) Shtim të pështymës
C) Crregullime sensitive
D) Diarre persistente
E) Shenja neurologjike me paralizë
E) Shenja neurologjike me paralizë
- Cila prej sëmundjeve shkaktohet nga chlamidie?
A) Trakoma
B) Temperatura Q
C) Myku
D) Sëmundja e Weil
E) Sporotrikoza
A) Trakoma
- Tek një pacient të prekur nga kolera, ndërhyrja e parë terapeutike bazohet në:
A) Dhënien e antibiotikëve
B) Dhënien e dizinfektantëve intestinalë
C) Rehidrimin e pacientit me solucione elektrolitike dhe ruajtjen e hidratimit.
D) Pastrimin me anë të kriprave
E) Edhe pse nuk ka të vjella pacienti duhet mbajtur pa ngrënë
C) Rehidrimin e pacientit me solucione elektrolitike dhe ruajtjen e hidratimit.
- Cili prej viruseve është shkaku më i mundshëm për Sarkomën e Kaposit?
A) Herpesvirusi human 8
B) Virus coxackie
C) Virusi T-limfotrop
D) Citomegalovirus
E) Echo-virus
A) Herpesvirusi human 8
- Cili është trajtimi i dizanterisë nga ameba:
A) Cefalosporina
B) Vancomicina
C) Albendazoli
D) Metronidazoli
E) Fluorokinoloni
D) Metronidazoli
-
Polmoniti lobar shkaktohet në përgjithësi nga:
A) Pneumococcu
B) Enterococcu
C) Stafilococcu
D) Virusi respirator sincicial
E) Mycoplasma pneumonie
A) Pneumococcu
- Pacienti me temperaturë, eritemë migruese, cefale dhe dhimbje artikulare me shumë
mundësi është prekur nga:
A) Reumatizmi artikular akut
B) Ricketsioza
C) Fruthi
D) Sëmundja e Lyme
E) Lija e dhenve
D) Sëmundja e Lyme
- Cili ushqim shkakton më lehtësisht intoksikim nga Stafilococcu aureus?
A) Uji i ndotur
B) Mishi i zier
C) Frutat e freskëta
D) Fruta të thata
E) Kremi i pastiçerisë
E) Kremi i pastiçerisë
-
Meningiti është proces inflamator:
A) Përfshin parenkimën cerebrale
B) Përfshin leptomeninget
C) Përfshin durën
D) Përfshin vetëm bazën e kranit
E) Përfshin vetëm pjesën e sipërme të kranit
B) Përfshin leptomeninget
- Për cilin prej hepatiteve ekziston vaksinë?
A) Hepatiti A dhe C
B) Hepatiti A dhe B
C) Hepatiti D
D) Hepatiti C
E) Hepatiti G, A dhe B
B) Hepatiti A dhe B
- Temperaturë 40° celsius, konxhuktivit, fotofobi, rash makulo-papular eritematoz (nga fytyra
në trup, në ekstremitete, duar e kembë). Ky kuadër klinik ju bën të mendoni për:
A) Lija e dhenve
B) Fruthi
C) Skarlatina
D) Rubeola
E) Mononukleoza
B) Fruthi
- Forma më e rëndë e malaries është ajo që shkaktohet nga:
A) Plasmodium malaria
B) Plasmodium vivax
C) Plasmodium oval
D) Plasmodium falciparum
E) Plasmodium oval tek një person që ka vuajtur dhe më parë nga P. Malaria
D) Plasmodium falciparum
- Tek bruceloza, temperatura:
A) Mungon
B) Eshtë periodike
C) Eshtë onduluese
D) Rritet me shkallë gjatë javës së parë të sëmundjes
E) Kap maksimumin në ditën e tretë të sëmundjes
C) Eshtë onduluese
- Për cilën nga patologjitë sugjerohet terapi me antibiotikë?
A) Mononukleoza infektive
B) Hepatiti B akut
C) Ethet e verdha
D) Bruceloza
E) Ethet tropikale
D) Bruceloza
-
Malaria është e përhapur në:
A) Në zona tropikale dhe subtropikale
B) Vetëm në vende bregdetare
C) Zona në lartësinë mbi 1800 m
D) Vetëm në disa zona afrikane
E) Vendet e Mesdheut
A) Në zona tropikale dhe subtropikale
- Për një pacient dyshohet të ketë tifon abdominale. Për të konfirmuar këtë diagnozë
kërkojmë:
A) Reaksionin e Wasserman-it
B) Sierodiagnozën e Wright
C) Antitrupat jo të plotë
D) Reaksionin e Widal-it
E) Reaksionin e Paul Bunnel
D) Reaksionin e Widal-it
- Sëmundjet me origjinë virale, në shumicën e rasteve shoqërohen me:
A) Leukocitozë neutrofile
B) Leukocitozë limfocite
C) Leukocitozë bazofile
D) Trombocitozë
E) Limfocitozë
E) Limfocitozë
-
Hemokultura konsiston në kulturën e gjakut për të kërkuar agjentët patogjenë që shkaktojnë
sëmundje që përhapen (si sepsi, endokarditi etj.):
A) Eshtë i mjaftueshëm marrja e një kampioni gjaku kur pacienti ka temperaturë
B) Eshtë i mjaftueshë m marrja e kampionit të gjakut në mënyrë rastësore
C) Marrja e gjakut bëhet vetëm herët në mëngjes dhe pa ngrënë
D) Shpeshtësia e marrjes së kampionëve të gjakut varet dhe nga agjenti patogjen për të cilin
dyshojmë
E) Eshtë e domosdoshme marrja e përsëritur e disa kampionëve të gjakut gjatë 24 orëve, pasi
prania e baktereve në gjak nuk është e përherëshme
E) Eshtë e domosdoshme marrja e përsëritur e disa kampionëve të gjakut gjatë 24 orëve, pasi
prania e baktereve në gjak nuk është e përherëshme
- Cila patologji e lëkurës ka rrezik më të lartë për të zhvilluar herpex simlex të rëndë:
A) Psoriaza
B) Dermatiti atopik
C) Ekzema nga kontakti
D) Dermatiti
E) Lytha
B) Dermatiti atopik
- Cila nga alternativat rreth toxoplazmës nuk është e vërtetë:
A) Në format intrauterine ka shpesh përfshirje të trurit
B) Macja është mbartësi përfundimtar
C) Mund të ketë encefalit tek pacientët imunodepres
D) Macja është mbartësi i ndërmjtëm dhe njeriu ai përfundimtar
E) Shpesh është asimptomatike
D) Macja është mbartësi i ndërmjtëm dhe njeriu ai përfundimtar
- Cfarë është influenca aviare?
A) Transmetohet nga insektet
B) Sëmundje e kafshëve shkaktuar nga virusët aviar, që normalisht infektojnë vetëm zogjtë
C) Eshtë sëmudje pandemike
D) Trasmetohet nga flebotomi
E) Eshtë sëmundje bakterial
B) Sëmundje e kafshëve shkaktuar nga virusët aviar, që normalisht infektojnë vetëm zogjtë
- Si do të ishte më e saktë të veprohej kur duam të vaksinojmë kundër rubeolës një grua në
moshë fertile?
A) Injektim të vaksinës në mes të ciklit
B) Injektim të vaksinës në ditën 24-26 të ciklit
C) Injektim të vaksinës në fund të ciklit
D) Injektim i vaksinës gjatë çdo faze të ciklit dhe dhënia e kontraceptivëve për gjashtë muaj me rradhë
E) Injektim të vaksinës gjatë ciklit mestrual dhe dhënia e kontraceptivëve për tre muaj me
rradhë
E) Injektim të vaksinës gjatë ciklit mestrual dhe dhënia e kontraceptivëve për tre muaj me
rradhë
- Shfaqja kryesore klinike e brucelozës akute e sub-akute është:
A) Temperatura terciane (e tre ditëve)
B) Temperatura me stade
C) Temperatura anfibolike (me luhatje)
D) Temperatura kuintane (e pesë ditëve)
E) Temperatura onduluese
E) Temperatura onduluese
- Si quhen kushtet në të cilat ndalohet kalimi i mikrorganizmave në ambiente sterile?
A) Antisepsi
B) Bonifikimi i ambientit
C) Bakteriostazë
D) Zona filtër
E) Asepsi
E) Asepsi
- Cili prej infeksioneve nuk mund të përkufizohet si një infeksion oportunist tek pacienti me
AIDS?
A) Meningiti criptocoxik
B) Pneumocistoza pulmonare
C) Toxoplazmoza cerebrale
D) Korioretiniti citomegalik
E) Retokoliti ulçeroz
E) Retokoliti ulçeroz
- Cila është simptoma më e shpeshtë e mononukleozës infektive:
A) Faringodini
B) Anoreksi
C) Mialgji
D) Nauze
E) Kollë
A) Faringodini
- Një fëmijë 6 muajsh, pas 3 ditësh me temperaturë të lartë shfaq ekzantemë të kuqërremtë në
të gjithë lëkurën dhe ndërkohë temperatura ulet në mënyrë të menjëhershme. Nga se mund të jetë
prekur ky fëmijë?
A) Fruthi
B) Infeksion kongenital nga citomegalovirus
C) Rubeola
D) Toxoplazmoza kongenitale
E) Ekzantema kritike
E) Ekzantema kritike
- Në një person të imunizuar kundrejt hepatitit B, infeksioni nga virusi delta (HDV) shfaqet:
A) Asnjëherë
B) Më pak se 10% të rasteve
C) Midis 10-50% të rasteve
D) Më shumë se 50% të rasteve
E) Në 10% të rasteve
A) Asnjëherë
- Rast klinik: Rreth 5 orë pas një dasme, disa prej të ftuarve shfaqën dhimbje abdominale, të
vjella, diarre. Cila mund të jetë diagnoza?
A) Gastroenterit viral
B) Enterit nga campylobacter jejumi
C) Infeksion nga salmonela
D) Intoksikim nga stafilococcus aureus
E) Amebiazë
D) Intoksikim nga stafilococcus aureus
- Cilin ekzaminim do të kryenit nëse dyshoni për tenian?
A) Urinokulturë
B) Tampon rektal
C) Koprokulturë
D) Analizë parazitologjike të feçeve
E) Analizë urine
D) Analizë parazitologjike të feçeve
- Cila nuk është ndër simptomat e shpeshta të infeksionit primar nga HIV?
A) Temperaturë
B) Faringodini
C) Alopeci
D) Rash kutan makulo-papular
E) Artralgji
C) Alopeci
-
Sterilizim do të thotë:
A) Shkatërrim të agjentëve patogjenë
B) Shkatërrim të gjithckaje që mbart një agjent mikrobial
C) Shkatërrim të agjentëve jo patogjenë
D) Shkatërrim vetëm të agjentëve bakterialë
E) Shkatërrim të agjentëve patogjenë e jo patogjenë
E) Shkatërrim të agjentëve patogjenë e jo patogjenë
- Në aspektin epidemiologjik, hepatiti A lidhet më shumë me:
A) Përdorimi i ujit ose frutave të detit të kontaminuara
B) Përdorimi i hemoderivuesve
C) Marrëdhëniet heteroseksuale jo të mbrojtura
D) Shkëmbimi i lugëve që janë përdorur nga persona të sëmurë me HAV
E) Kontakti i ngushtë respirator me persona të sëmurë
A) Përdorimi i ujit ose frutave të detit të kontaminuara
- Manifestimi më i shpeshtë tek një i rritur imunokompetent është:
A) Retiniti
B) Hepatiti akut
C) Limfoadeniti
D) Hepatiti kronik
E) Encefaliti
C) Limfoadeniti
-
Leukopenia është e shpeshtë në rastin e:
A) Kolera
B) Ethet tifoide
C) Shigeloza
D) Enteriti nga Escherichia coli enterohemorragjik
E) Leptospiroza
B) Ethet tifoide
-
Orkiti është komplikim i munshëm i njërës prej sëmundjeve infektive. Cilës prej tyre?
A) Rubeola
B) Fruthi
C) Parotiti (shytat)
D) Lija e dhenve
E) Ekzantema kritike
C) Parotiti (shytat)