7. Pediatri Flashcards
- Të gjitha pohimet e mëposhtme janë tregues prognostike pozitiv te Leuçemise Limfoblastike
akute në moshën pediatrike përveç:
A) Mosha 3-7 vjeç.
B) Limfocitozë fillestare <10 000/ mm3
C) Seksi mashkull
D) Vlera e hemoglobinës < 7g/dL
E) Trombocitet >100 000 mm3
C) Seksi mashkull
- Kur dyshojmë për një invaginacion intestinal tek fëmija, cili është egzaminimi diagnostik që
përjashton diagnozën?
A) Invertogram
B) Radiografi e drejtpërdrejtë e abdomenit
C) Radiografi me kontrast bariumi
D) Stratigrafi
E) Klizma opake
E) Klizma opake
- Cili është simptomi më i shpeshtë me të cilin fillon kraniofaringioma te fëmijët?
A) Strabizëm
B) Dhimbje koke
C) Turbullime të shikimit
D) Ngadalësim në rritje
E) Marrje mendsh
D) Ngadalësim në rritje
-
Divertikuli i Meckel-it mund të jetë:
A) Simptomatik vetëm në seksin mashkull
B) Simptomatik vetëm në seksin femër
C) Gjithnjë simptomatik
D) Përcaktohet vetëm me autopsi
E) Asimptomatik
E) Asimptomatik
-
Zhurma e pafajshme është zakonisht:
A) Diastolike në pozicion të shtrirë
B) E vazhdueshme
C) Mezotelesistolike
D) Protomezosistolike
E) E pranishme vetëm mbas ushtrimit fizik
D) Protomezosistolike
- Terapia e krizave astmatike të moderuara:
A) Parashikon përdorimin e a2 stimulantëve per os dhe në rast se nuk ka përmirsim për 12 orët
në vazhdim, përdoret prednisolon.
B) Parashikon përdorimin e b2 stimulantët në rrugë inhalatore dhe prednizolonit per os.
C) Kërkon shtrim urgjent në spital.
D) Parashikon përdorimin e a2 stimulantit ipratropium bromid në rrugë inhalatore dhe n.q.s nuk
kemi përmirësim për 4 orë, përdoret prednisolon.
E) Teofilina
A) Parashikon përdorimin e a2 stimulantëve per os dhe në rast se nuk ka përmirsim për 12 orët
në vazhdim, përdoret prednisolon.
- Një vajzë me moshë 4 vjeç, po luante në një fushë të trajtuar me insekticid.
Prindërit e sjellin në ndihmën e shpejtë në gjëndje letargjie, me sekrecione nga goja, miozë,
lotim dhe inkontinencë urine dhe fekale, të vjella dhe dridhje. Mjeku dyshon për
A) Atopina
B) BAL (british antilewisite)
C) Ca- EDTA
D) Naloxon
E) Pralidoxim (2- Pam)
E) Pralidoxim (2- Pam)
- Në rastin e një fëmije me gastroenterit akut, cili është hapi prioritar?
A) Prick- test alergjik.
B) Kërkim i oksiureve në feçe.
C) Testi i absorbimit intestinal
D) Fillimi i terapisë antibiotike.
E) Vlerësimi i gjendjes së hidratimi dhe ekuilibri acidobazik
E) Vlerësimi i gjendjes së hidratimi dhe ekuilibri acidobazik
- Cili nuk është komplikacion i parotitit?
A) Gastriti
B) Pankreatiti
C) Orkiti
D) Adenit supurativ
E) Meningoencefaliti
D) Adenit supurativ
- Cili simptom është tipik për sindromin nefrotik?
A) Glukozuria
B) Poliuria
C) Hematuria
D) Edema
E) Hipertensioni
D) Edema
- Infeksioni me Mycoplasma pneumoniae mund të shkaktojë të gjitha pathologjitë e
mëposhtme, përveç:
A) Bronkitit
B) Bronkiolitit
C) Faringotonsilitit
D) Konjuktivitit
E) Otitis media
D) Konjuktivitit
- Cili egzaminim përcakton gravitetin në diagnozën klinike të bronkiolitit?
A) Ekzaminimi hemokromocitometrik.
B) Rx e Toraksit
C) Saturacioni O2
D) Temperatura
E) Presioni arterial sistemik
C) Saturacioni O2
- Për cilën sëmundje hematologjike në pediatri rekomandohet heparina + plazma e freskët?
A) DIC (KID- koagulimi intravazal i diseminuar)
B) Hemofilia A
C) Sëmundje von Willebrand
D) Hemofilia B
E) Difekt i koagulimit si pasojë e hepatopatisë
A) DIC (KID- koagulimi intravazal i diseminuar)
- Një fëmijë 4 vjeç që merr mësime noti, shfaqet tek pediatri me dhimbje në veshin e djathtë.
Ekzaminimi objektiv i veshit tregon edemë dhe eritemë të kanalit auditiv me praninë e
sekrecioneve me ngjyrë të gjelbër. Dhimbja shtohet me prekje të aurikulës dhe shtypjes mbi
tragus. Cili është shkaktari më i mundshëm i këtij infeksioni?
A) Haemophilus influenza
B) Moraxella catarrhalis
C) Pseudomonas aeruginosa
D)streptococcus agalactiae
E) Escherichia coli
C) Pseudomonas aeruginosa
- Një neonat i gjatë për moshën gestionale paraqitet me lëkurë të rrudhur dhe të deskuamuar.
Thonjtë janë të gjata dhe të gjelbra. Nuk ka prezencë pushi. Sa është mosha gestionale e këtij
fëmije?
A) 34 javë
B) 42 javë
C) 38 javë
D) 40 javë
E) 36 javë
B) 42 javë
- Cila nga ndërhyrjet e mëposhtme është e detyrueshme dhe prioritare tek një fëmijë me arrest
kardiocirkulator?
A) Ekzaminimi biokimik dhe instrumental.
B) Administrimi i medikamenteve jetike.
C) Monitorim i presionit arterial dhe diurezës
D) Vendosja e vigonit dhe fillimi i serumit endovenoz.
E) Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, ventilacion dhe masazh kardiak
E) Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, ventilacion dhe masazh kardiak
-
Intoleranca ndaj proteinave të qumështit mund të manifestohet me të gjitha kuadret klinike
të mëposhtme, përveç:
A) Formë akute me diarre dhe të vjella
B) Formë kronike me kolit / ose anemi
C) Diarre me gjak okult në feçe.
D) Dermatit atopik dhe urtikarie
E) Të vjella dhe acidozë metabolike.
E) Të vjella dhe acidozë metabolike.
- Cila nga pathologjitë e mëposhtme te sistemit genital, mund të jetë shkaktar i abdomenit
akut tek vajzat?
A) Hipertrofia e klitorisit
B) Hipotrofia e klitorisit
C) Torsion i ovarit
D) Hipertrofia e buzëve të vogla
E) Hipertrofia e buzëve të mëdha
C) Torsion i ovarit
-
Sasia e yndyrnave në dietën e fëmijës së vitit të dytë të jetës,këshillohet në një nga opsionet
e mëposhtme:
A) Nën 10% të kalorive ditore.
B) Jo më tepër se 30% të kalorive ditore
C) Jo më tepër se 15% të kalorive ditore.
D) Nën 15% të kalorive ditore.
E) Më tepër se 40% të kalorive ditore.
B) Jo më tepër se 30% të kalorive ditore
- Cili nga trajtimet e mëposhtme duhet të përdoret si medikament i linjës së parë në rastin e
një ataku akut të astmës te fëmijët.
A) beta2 agonist në rrugë inhalatore
B) Kortikosteroid per os
C) beta2 agonist per os
D) Antihistaminikë per os
E) beta2 agonist per os dhe bikarbonat natriumi.
A) beta2 agonist në rrugë inhalatore
- Të gjitha pohimet e mëposhtme janë tipike për stenozën hipertrofike të pylorit, përveç:
A) Alkalozës metabolike
B) Haset më shpesh tek meshkujt
C) Shfaqet mbas moshës 2-3 javëshe.
D) Të vjella pa përmbajtje biliare
E) Të vjella me përmbajtje biliare.
E) Të vjella me përmbajtje biliare.
- Në cilin rast nuk indikohet profilaksia antimeningokoksike?
A) Kontakte familjare me të sëmurin
B) Kontakte me të sëmurin në çerdhe gjatë 7 ditëve paraardhëse.
C) Personeli sanitar që nuk ka pasur ekzpozim të drejtpërdrejt me pacientin.
D) Subjekte në kontakt të drejtpërdrejt me sekrecionet e pacientit, ose që kanë. përdorur objekte
të përbashkëta.
E) Subjekte që kanë fjetur ose ngrënë me pacientin.
C) Personeli sanitar që nuk ka pasur ekzpozim të drejtpërdrejt me pacientin.
-
Hiperplazia gingivale mund të shfaqet tek një pacient i cili merr mjekim me:
A) Meticilina
B) Ampicilina
C) Eritromicina
D) Diphenylhydantoina
E) Tetraciklina
D) Diphenylhydantoina
- Cili nga faktorët e mëposhtëm mendohet se lidhet me sindromin e vdekjes së papritur
foshnjore (SIDS)?
A) Luksacionet e lindura
B) Përdorimi i biberonit
C) Toksikoza e shtatzanisë
D) Kardiopatia
E) Pozicioni shtrirë mbi bark
E) Pozicioni shtrirë mbi bark
- Të gjitha sindromat e mëposhtme janë uropati malformative, përveç:
A) Hipertrofia e klitorisit
B) Ren polikistik
C) Hidroureteronefroza
D) Megaureter obstruktiv primar
E) Refluksi vezikoureteral
A) Hipertrofia e klitorisit
- Të gjitha komplikacionet e mëposhtme mund të gjenden tek neonati i një mamaje diabetike,
përveç:
A) Ikter
B) Policitemia
C) Trauma të lindjes
D) Anomali kongjenitale
E) Hernia umbilikale
C) Trauma të lindjes
- Të gjitha të mëposhtmet janë manifestime ekstraintestinale të alergjive nga ushqimet,
përveç:
A) Dermatit atopik
B) Onikomikoza
C) Dhimbjes së kokës
D) Bronkospazma, kolla e thatë e vazhduar.
E) Urtikaries
B) Onikomikoza
- Cila është etiopatogjeneza e hernies inguinale te fëmija?
A) Dobësi e paretit abdominal
B) Mosmbyllja e processus vaginalis peritonei
C) Moszbritja e testikulit
D) Traumë e lindjes
E) Inflamacion e kanalit inguinal
B) Mosmbyllja e processus vaginalis peritonei
- Cili nga markerët e mëposhtëm identifikon pacientin me HBV kronik me risk më të lartë
infektimi?
A) HBeAg
B) HBsAg
C) IgM anti- HBc
D) Antikorpe kundër HBc.
E) Antikorpe kundër HBs
A) HBeAg
- Cila nga pohimet e mëposhtme është i saktë, përsëmundjen Lyme?
A) Shkaktohet nga Borrelia vincenti
B) Shkaktohet nga Adenovirus
C) Mjekimi kryhet me aminoglikozide.
D) Artriti është një nga manifestimet e para.
E) Lëkura është vendndodhja fillestare e infeksionit.
E) Lëkura është vendndodhja fillestare e infeksionit.
- N.q.s. një fëmijë ka një gjatësi më të shkurtër se percentili i tretë do të thotë:
A) Më tepër se 3% e fëmijëve të moshës së tij janë më të shkurtër se ai.
B) Më pak se 97% e fëmijëve të moshës së tij janë më të gjatë se ai
C) Më tepër se 97% e fëmijëve të moshës së tij janë më të shkurtër se ai.
D) Më pak se 3% e fëmijëve të moshës së tij janë më të gjatë se ai.
E) Më tepër se 97% e fëmijëve të moshës së tij janë më të gjatë se ai.
B) Më pak se 97% e fëmijëve të moshës së tij janë më të gjatë se ai
- Një vajzë 14 vjeçare, me një histori për hipotireoidizëm ka temperaturë, anoreksi, amenore
dhe ikter që persiston prej 4 muajsh. Diagnoza më e mundshme është:
A) Mononukleozë
B) Hepatit autoimun
C) Defiçit i alfa1- antitripsinës
D) Sëmundje e Wilsonit
E) Kalkulozë biliare
B) Hepatit autoimun
- Cila nga sëmundjet e mëposhtme karakterizohet me praninë e petekieve?
A) Hemofilia klasike
B) Sëmundja von Willebrand
C) Purpura thrombocytopenike idiopathike
D) Mungesë e faktorëve II, VII, IX, X
E) Mungesa e faktorëve III, VI, VIII
C) Purpura thrombocytopenike idiopathike
- Tek latantët me infeksione të rrugëve urinare, manifestimi klinik më i shpeshtë është:
A) Dizuri
B) Temperaturë
C) Polakiuria
D) Dhimbje të regjionit lumbar
E) Inkontinenca
B) Temperaturë
- Të gjitha pohimet e mëposhtme janë të pranishme tek anemia B12 deficitare, përveç:
A) Ulje e numrit të eritrociteve
B) MCV e ulur
C) MCV e rritur
D) Ulje e Hemoglobinës
E) Retikulocite të rritura
B) MCV e ulur
- Një fëmijë e moshës 10 muajshe me diarre akute të rëndë dhe dehidratim ka marrë vetëm
qumësht të skremuar gjatë dy ditëve të para të diarresë. Cilën është vlera e pritshme e natriemisë?
A) 102 meq/L
B) 154 meq/L
C) 136 meq/L
D) 142 meq/L
E) 124 meq/L
B) 154 meq/L
-
Infeksioni i rrugëve urinare tek fëmijët është shoqërues i refluksit vezikoureteral:
A) 30- 50% të rasteve.
B) Në 100% të rasteve.
C) Asnjëherë
D) Në 98% të rasteve.
E) Në 2-3 % të rasteve
A) 30- 50% të rasteve.
- Cili infeksion tek fëmija nuk shkaktohet nga Streptococcus pneumoniae?
A) Otiti
B) Pneumonia
C) Cistiti
D) Meningiti
E) Faringiti
C) Cistiti
- Cili nga pohimet e mëposhtme është manifestimi më i shpeshtë i defiçitit të alfa1- antitripsinës
tek fëmijët?
A) Kistet pulmonare
B) Miokarditi
C) Bronkiti Kronik Obstruktiv
D) Insuficienca pankreatike
E) Cirroza hepatike
E) Cirroza hepatike
- Cila nga pohimet e mëposhtme është “standarti i artë” për lokalizimin e një testikuli të
papalpueshëm në moshën pediatrike?
A) Eksplorimi laparoskopik
B) Rx direkte e abdominit
C) Rezonanca magnetike
D) TAK (Tomografia Aksiale e kompjuterizuar)
E) Ekzaminimi objektiv
A) Eksplorimi laparoskopik
- Një fëmijë me sindromën Down, ka rrezik te rritur për:
A) Malformacione të aparatit urogjenital.
B) Malformacione kardiake
C) Malformacione të aparatit digjestiv.
D) Malformacione cerebrale.
E) Infeksione
B) Malformacione kardiake
- Të gjitha simptomat dhe shënjat e mëposhtme bëjnë pjesë tek kriteret e madhore te Johns’ it
për diagnozën e sëmundjes rheumatike, përveç:
A) Eritema marginatum
B) Karditi
C) Korea
D) Artralgji
E) Nodule subkutane
D) Artralgji
-
Apendiciti akut te fëmija është arsyeja më e shpeshtë e abdomenit akut:
A) Vetëm tek latantët
B) Jo
C) Po
D) Vetëm tek fëmijët nën moshën 12 muajshe
E) Vetëm tek fëmija në moshën e pubertetit.
C) Po
- Cili është shkaktari më i shpeshtë i gastroenteritit akut në moshën pediatrike, në vendet e
industrializuara,
A) E. coli
B) Rotavirusi
C) Salmonella spp.
D) Adenovirusi
E) Lamblia intestinale
B) Rotavirusi
- Të gjithë të dhënat laboratorike të mëposhtme janë karakteristike për aneminë feriprive, me
përjashtim të:
A) Ulje e nivelit të hekurit në serum
B) Kapacitet i lidhjes së hekurit i rritur
C) Ulje e nivele të feritinës në serum.
D) Eritrocite mikrocitike
E) Ulje e protoporfirinës eritrocitare të lirë
C) Ulje e nivele të feritinës në serum.
- Cila thëniet e mëposhtme për vaksinën kundër fruthit është e saktë:
A) Aplikohet te neonati.
B) Nuk aplikohet te fëmijët e nënave diabetike.
C) Nuk aplikohet te prematurët.
D) Nuk aplikohet te subjektet alergjike.
E) Aplikohet në moshën 15 muaj.
E) Aplikohet në moshën 15 muaj.
- Një nënë që i jep gji foshnjes së saj 3 muajshe, diagnostikohet me mastit të gjirit të majtë.
Gruaja nuk e di nëse duhet të vazhdojë t’i japi gji fëmijës. Cila është këshilla më e mirë që mund
t’i jepni kësaj nëne?
A) Të ndërpresë menjëherë gjirin fëmijës, sepse mund të infektohet.
B) Të vazhdojë të japi gji duke përdorur të dy gjinjtë.
C) Të vazhdojë të japi gji vetëm me gjirin e djathtë.
D) Të ndërpresë mënjëherë gjirin fëmijës, sepse ajo do të fillojë të marrë antibiotikë.
E) Të kalohet në ushqim artificial.
B) Të vazhdojë të japi gji duke përdorur të dy gjinjtë.
- Cila nga sindromet e mëposhtme nuk manifestohet me shtat të shkurtër:
A) Sindromi Turner
B) Akondroplazia
C) Sindrom Noonan
D) Hypokondroplazia
E) Sindrom De Soto
E) Sindrom De Soto
- Cila nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë për vaksinimin antipneumokoksik:
A) Kryhet mbas moshës 2 vjeç
B) Kryhet duke filluar nga mosha 2-3 muajshe me vaksinë të konjuguar.
C) Kryhet duke filluar nga moshe 3 muajshe me cdo tip vaksine.
D) Nuk rekomandohet.
E) Kryhet vetëm tek femrat.
B) Kryhet duke filluar nga mosha 2-3 muajshe me vaksinë të konjuguar.
- Një fëmijë e moshës 12 vjeç shfaqet me lodhje, dhimbje gryke, dobësi, Temperaturë,
hepatosplenomegali, limfoadenopati të gjeneralizuar diagnostikohet me një mononukleozë të
shkaktuar nga virusi Epstein- Barr. Të gjitha komplikacionet e mëposhtme mund të shfaqen, me
përjashtim të:
A) Anemi aplastike
B) Encefaliti
C) Hepatit kronik aktiv.
D) Rupturë e lienit
E) Mieliti transvers
C) Hepatit kronik aktiv.
- Një fëmijë 4 vjeç paraqet feçe ne sasi te shtuar (abondante), me ere te rende dhe me permbajtje
yndyrore. Diagnoza me e mundshme është:
A) Semundja celiaki
B) Giardiasis
C) Deficit i laktazes
D) Fibroze kistike
E) Hipotiroidizem
D) Fibroze kistike
- Cila nga karakteristikat e mëposhtëme është tipike per konvulsionet febrile te thjeshta:
A) Kriza te gjeneralizuara ne rast rritje te Temperaturës trupore ne fëmijët e cdo moshe.
B) Kriza parciale pa humbje te ndergjegjes.
C) Kriza toniko-klonike te gjeneralizuara ne rastet e episodeve febrile ne fëmijët nga mosha 6
muaj ne 5 vjeç
D) Kriza te gjeneralizuara ne fëmijët me deficite neurologjike te evidentuara gjate
Temperaturës
E) Risk i larte per te zhvilluar epilepsi ne te ardhmen
C) Kriza toniko-klonike te gjeneralizuara ne rastet e episodeve febrile ne fëmijët nga mosha 6
muaj ne 5 vjeç
- Te gjitha pohimet e mëposhtëm qe lidhen me infeksionin HBV gjate shtatëzanisë dhe
periudhes neonatale janë të vërteta, përveç:
A) Vaksina anti HBV është e kunder indikuar ne shtatëzani, pavaresisht gjendjes serologjike të
nënës
B) Rreth 70-90% e te porsalindurve te infektuar me HBV do te behen bartes kronik te HBsAg
C) Skema e rekomanduar per vaksinimin dhe profilaksine passive per HBV te te porsalindurit
ndryshon ne varesi te gjendjes serologjike e nënës.
D) Vaksina kunder hepatitit B është universalisht e rekomanduar per te gjithe te porsalindurit
ne terme
E) Infeksioni paralindjes me HBV mund te çoje ne te ardhmen ne zhvillimin e një carcinome
hepatoqelizore
C) Skema e rekomanduar per vaksinimin dhe profilaksine passive per HBV te te porsalindurit
ndryshon ne varesi te gjendjes serologjike e nënës.
- Cila nga diagnozat është me e mundshme në një fëmijë 3 vjeç me të dhëna thematologjike
te mëposhtëme:HB 11.5 g/dl,MCV 60, eritrocite 5,5x 10^6?
A) Sëmundje kronike
B) Mungese ne vit B12
C) Mungese hekuri
D) Mungese ne acid folik
E) Profil talasemik
E) Profil talasemik
- Cili test është gjerësisht i perdorur per te monitoruar terapine me heparine?
A) Koha e pjesshme e tromboplastines(aPTT)
B) Koha e trombines (TT)
C) Dozimi i një faktori specifik
D) Numrimi i trombociteve
E) Koha e protrombines(PT)
A) Koha e pjesshme e tromboplastines(aPTT)
- Cila nga gjendrat limfatike është me shpesh e prekur ne limfomen Hodgkin?
A) Limfonodujt laterocervikal
B) Limfonodujt inguinal
C) Limfonodujt aksilar
D) Limfonodujt ilo-mediastinal
E) Limfonodujt lumboaortal
A) Limfonodujt laterocervikal
- Cila nga shenjat apo simptomat e mëposhtme mund te mungojë ne një te porsalindur me
meningit?
A) Temperaturë
B) Rigiditeti nukal
C) Kriza convulsive
D) Te vjella
E) PCR e rritur
B) Rigiditeti nukal
- Një latant 7 muajsh qe paraqet te qara intermitente, te vjella dhe fece me mucus dhe gjak ka
nevoje per:
A) Koprokulture dhe solucione gluko-elektrolitike
B) Trajtim me prokinetike
C) Rx direkte abdomeni dhe barium enema
D) Rx me contrast(barium test)
E) Pozicion antirefluks
C) Rx direkte abdomeni dhe barium enema
-
Parvovirusi B19 shkakton:
A) Sëmundjen VI
B) Mononukleozen infektive
C) Sëmundjen V
D) Ekzantema subitum
E) Semundja e IV
C) Sëmundjen V
- Vlerat e hematokritit ne lindje janë:
A) 25-35%
B) mbi 85%
C) 70-85%
D) 65-85%
E) 45-65%
E) 45-65%
-
Hematuria asimptomatike ne moshat shkollore është prezente ne:
A) 0,5-2% te femijeve
B) 0-0.1% te femijeve
C) 3-5 % te femijeve
D) 5-10% te femijeve
E) 8-15% te femijeve
A) 0,5-2% te femijeve
- Cila nga alternativat e mëposhtme mund te jete nderlikim i interventit kirurgjikal te hernies
inguinale te lindur tek fëmijët?
A) Një infeksion i rrugeve urinare
B) Gastroektazi jatrogjene
C) Retension urinar
D) Një kist ne duktusin tireo-gloss
E) Atrofi testikulare jatrogjene
E) Atrofi testikulare jatrogjene
- Per te arritur te ashtequajturen Imunitetin ne komunitet (herd immunity) është e nevojshme
te vaksinohet:
A) 50% e popullates receptive
B) >90% e popullates receptive
C) 70% e popullates receptive
D) >80 % e popullates receptive
E) >60 % e popullates receptive
B) >90% e popullates receptive
- Nga cila prej deficiteve ushqimore te mëposhtëme janë te kercenuar latantet e ushqyer
vetem me qumesht dhie?
A) Deficit ne folate
B) Deficit ne vit B6
C) Deficit ne vit E
D) Deficit/mungese ne vit A
E) Deficit ne thiamine
A) Deficit ne folate
- Ne diagnozen definitive te sepsis neonatal, cila nga alternativat e mëposhtëme është
vendimtare per vendosjen e diagnozes?
A) Pozitiviteti i hemokultures
B) Simptomatologjia e organit
C) Eritrosedimenti
D) Temperatura
E) Pergjigjja klinike gjate antibiotiko-terapise
A) Pozitiviteti i hemokultures
- Cila nga sëmundjet e trashegueshme ka një kuader klinik qe karakterizohet nga infeksione
te shpeshta dhe deficit te aftesise se neutrofileve per te shkaterruar bakteret e fagocituara?
A) Semundja granulomatoze kronike
B) Semundja Wilson
C) Fibroza kistike
D) Agamaglobulinemia
E) Neutropenia kongenitale
A) Semundja granulomatoze kronike
- Një te porsalinduri i behet një ekzaminim objektiv. Cila nga shenjat nuk sugjeron per
ndryshime pathologjike?
A) Akrocianoze
B) Frekuenca respiratore=70/min
C) Sufel sistolik I lehte 1-2/VI
D) Hepar 2cm nen harkun brinjor
E) Zona te pigmentuara ne nivelin lumbosakral
B) Frekuenca respiratore=70/min
- Te gjitha pohimet rreth infeksionit te Hemofilus influenza tipi b janë të vërteta përveç:
A) I identifikueshem ne mikroskop pas ngjyrimit me Gram
B) Godet kryesisht fëmijët mbi 7 vjeç
C) Mund te shkaktoje celulit
D) Toksoidi tetanik sherben si proteine conjuguese per vaksinen.
E) Është pergjejges per epiglotitin
B) Godet kryesisht fëmijët mbi 7 vjeç
- Te gjitha pohimet e mëposhtëme janë të vërteta, përveç:
A) Fontanela e perparme mbyllet ne vitin e pare te jetes
B) Fontanela posteriorembyllet në moshën 3 mujore
C) Fontanela e perparme (anteriore) është e gjere ne rastet me hipotiroidizem
D) Fontanela e perparme mbyllet me vonese ne rakitizem
E) Fontanela e perparme mbyllet me shpejt ne hipertiroidizem
B) Fontanela posteriore mbyllet në moshën 3 mujore
- Një fëmijë15 muajsh paraqet kolle paroksizmale e shoqëruarme te vjella. Trajtimi me cilën
nga medikamentet e mëposhtëme mund te jape rezultatet terapeutike me te mira?
A) Ampiciline
B) Cefaclor
C) Eritromicine
D) Kortikosteroid
E) Rimfapicine
C) Eritromicine
- Një fëmijë10 vjeç ka kaluar një infeksion te rrugeve te siperme respiratore para 5 ditesh,është
trajtuar me aspirine si antipiretik dhe gjendja dukej e permirësuar. Tani shtrohet në urgjencëme
Temperaturë, te vjella profuze dhe letargji. Ne ekzaminimin objektiv vihet re hepatosplenomegali
e lehte. Ekzaminimet laboratorike tregojne per një rritje te bilirubines totale te transaminazave
dhe amonemise. Cila nga opsionet e mëposhtëme perben diagnozen me te mundshme?
A) Hepatit A (HAV)
B) Hepatit i shkaktuar nga barnat
C) Mononukleoza infective
D) Sindromi Reye
E) Sindromi Gilbert
D) Sindromi Reye
- Te gjithe shenjat dhe simptomat e mëposhtëme janë tregues te dehidrimit akut ne fëmijë,
përveç?
A) Hipertension
B) Oliguri
C) Renie ne peshe >10%
D) Tharje e mukozave dhe lekures
E) Somnolence, asteni
A) Hipertension
- Cilat nga psindromat e mëposhtme është shkaku kryesor i insuficiences respiratore te
fëmijët obeze?
A) Pneumotoraksi
B) Apnea e gjumit
C) Insuficienca cardiake congjestive.
D) Astma
E) Refluksi gastroezofageal.
B) Apnea e gjumit
- Cilat nga etapat e mëposhtë me te zhvillimit psikomotor karakterizojnë një fëmijë 10 muajsh?
A) Te ecurit
B) Te ulet vetem dhe te ngrihet ne kembe duke e ndihmuar
C) Te shkarraviturit me një laps
D) Te folurit
E) Te ndertoje një kulle me 2-3 kuba
B) Te ulet vetem dhe te ngrihet ne kembe duke e ndihmuar
- Cila nga anomalite e mëposhtëme kardiovaskulare është me shpesh e hasur ne sindromin Williams?
A) Stenoze aortale supravalvulare
B) Prolaps i valvules mitrale
C) Difekt ne septumin atrio-ventrikular
D) Koarktacion aorte
E) Stenoze e a.pulmonare
A) Stenoze aortale supravalvulare
- Ne traumat e heparit, cila nga të dhënate mëposhtme diagnostike mund te perdoret?
A) Cistografia
B) Urografia
C) Klizem me barium.
D) TAC cerebrale
E) Ekografia abdominale
E) Ekografia abdominale
- Te gjitha pohimet e mëposhtëme shkojne me diagnozen e sindromit Turner ne një paciente
adoleshente, përveç?
A) Kariotipi 45,X
B) Stature e shkurter
C) LH e rritur dhe FSH e ulur
D) Amenorre primare
E) Koarktacion i aortes
C) LH e rritur dhe FSH e ulur
- Një adoleshent ve re një mase ne forme qese jo te dhimbshme ne anen e majte te skrotumit.
Cila nga diagnozat e mëposhtme është me e mundshme?
A) Hidrocele
B) Epididimit
C) Varikocele
D) Torsion i testikulit
E) Torsion i appendix testis (hydatid Morgagni)
C) Varikocele
- Cili është “standarti i arte”, per diagnostikimin se sëmundjes se Hirschprung?
A) Ph-Metria
B) Klizma opake
C) Manometria anorektale.
D) Echografi abdominale
E) Biopsia rektale
E) Biopsia rektale
- Një nene sjell fëmijën 4 vjeçar tek pediatri sepse ka hemorragji nga hundet cdo dite, një
gjakederdhje e vazhdueshme ne sasi te paket nga nares dexter. Cila nga mundesite e mëposhtme
është shkaku me i shpeshtë i epistaksit ne popullaten pediatrike?
A) Rinit alergjik
B) Semundja Von Willembrand
C) Zakoni i te futurit te gishtave ne hunde
D) Purpura trombocitopenike idiopatike
E) Angiofibrome nasale
C) Zakoni i te futurit te gishtave ne hunde
- Nena e një latanti 2 muajsh është e shqetesuar nga një artikull ne gazete qe flet per SIDS
(Sindromi i vdekjes se papritur) dhe pyet cilet janë faktoret e riskut për këtë patologji.Te gjitha
indikimet qe i jep nënës janë të vërteta, përveç?
A) Ushqyerja artificial
B) Hipertermia ambientale
C) Duhanpirja e nënës ne shtatëzani
D) Anamneze familjare positive per raste te meparshme me SIDS
E) Qendrim permbys ose anash jo i sigurte gjate nates
A) Ushqyerja artificial
- Cili është shkaku me i shpeshtë i hipoglicemise ne një femije < 1 vjec ?
A) Malabsorbimi
B) Hipopituitarizem
C) Hipoglicemia këtotike
D) Deficiti enzimatik i neoglukogenezes
E) Hiperinsulinizem
E) Hiperinsulinizem
- Te gjitha pohimet e mëposhtme mbi renien ne peshe ne ditet e para te jetes janë korrekte,
përveç?
A) Mund te jete deri ne 15% ne prematuret.
B) Vjen nga humbja e shprehur e mekoniumit dhe lengjeve
C) Pesha e lindjes duhet te rekuperohet brenda dites se 5 te jetes
D) Vjen nga mungesat relative kalorike ne 2-3 ditet e para
E) Konsiderohet fiziologjike një humbje rreth 10% te peshes se lindjes
C) Pesha e lindjes duhet te rekuperohet brenda dites se 5 te jetes
- Diagnoza e sëmundjes Werding-Hoffman është shumë e mundshme në një fëmijë me
hipotoni te rende qe manifestohet me cilën prej shenjave te mëposhtëme?
A) Reflekset tendinoze te thella normale
B) Fashikulacion (dridhje) e gjuhes
C) Konvulsione
D) Temperatura te herepas’hereshme
E) Atrofi e nervit optik
B) Fashikulacion (dridhje) e gjuhes
- Gjaku komplet i një pacienti tregon ulje te vellimit korpuskular dhe ulje te numrit te
retikulociteve. Cila nga diagnozat e mëposhtëme është me e mundshme?
A) Anemia ferriprive.
B) Talasemia major
C) Anemia ne sëmundjet kronike
D) Profil talasemik
E) Anemia nga deficit i acidit folik
C) Anemia ne sëmundjet kronike
- Një fëmijë 3 vjeç paraqet Temperaturë 39 C, rigiditet nukal prej 3 ditesh. Ne ekzaminimin
objektiv vihet re hiperemi e farinksit, shtim te konsistences se limfonodujve cervical anterior dhe
posterior si dhe rritje te rezistences gjate fleksionit te qafes.
A) Tampon faringeal dhe peniciline per 10 dite nga goja
B) Test per anticorpet heterofile
C) Tampon faringeal dhe peniciline per 7 dite nga goja
D) Punksioni lumbar
E) Tampon faringeal, formule leukocitare dhe rivleresim pas 24 oresh
D) Punksioni lumbar
- Te gjithe faktoret e mëposhtëm janë te perfshire ne patogenezen e bronkodisplazise, përveç:
A) Infeksioni
B) Ikteri i parakohshem
C) Prematuritet
D) Oksigjenoterapia
E) Ventilimi mekanik
B) Ikteri i parakohshem
- Një vajzë 9 vjeçe ishte ne gjendje shendetesore shumë te mirë para 10 oresh, kur filloi te
shfaqte letargji, te vjella, te qara intermitente me retraktim te gjymtyreve te poshtme ne nivel te
barkut. Ne qendren ambulatore defekon fece me pak gjak dhe xhelatinoze. Diagnoza me e
mundshme është:
A) Stenoze pilori
B) Invaginim intestinal
C) Infeksion i rrugeve urinare
D) Apendisitis
E) Ulçer duodenale
B) Invaginim intestinal
- Vleresimi klinik per te percaktuar pikezimin Apgar behet ne:
A) 1min,3min ,6min
B) 1min,5min,10min
C) 1min,6min ,8min
D) 3min,6min,9min
E) 3min,10min,20min
B) 1min,5min,10min
-
Traumat abdominale mund të jenë shkak i abdomenit akut:
A) Po, gjithmone
B) Vetem nese shoqerohen me trauma kraniale
C) Po, ndonjehere
D) Vetem nese shoqerohen me trauma torakale
E) Vetem ne prani te frakturave te gjymtyreve te poshtem
C) Po, ndonjehere
- Cila nga pohimet e mëposhtme mbi sindromin Berger është korrekte:
A) Nivelet serike te C3 janë te ulura
B) Depozitimet mezangiale janë kryesisht te perbera nga IgG
C) Është me e shpeshtë ne femra
D) Proliferimi mezangial është I dokumentuar ne mikroskop optic
E) Trajtimi nuk mund te behet me imunosupresore
D) Proliferimi mezangial është I dokumentuar ne mikroskop optic
- Cila nga shenjat e mëposhtëme është e nevojshme per te bërë një diagnoze te ADHD
(crregullim i hiperaktivitetit dhe deficit i vemendjes):
A) Impulsivitet
B) Paaftesi per te mesuar
C) Shfaqje para moshes 10 vjeç?
D) Anamneze per trauma ne lindje
E) Moter/vella me diagnoze te ADHD
A) Impulsivitet
- Një fëmijë me fibroze kistike ka pneumoni te shkaktuar nga Staphylococcus aureus. Femija
pa pritur ben një detres respirator, zbehje te zhurmave respiratore ne anen e majte te toraksit dhe
devijim te trakese ne te djathte. Cila nga pohimet e mëposhtëme është diagnoza me e mundshme:
A) Emfizeme
B) Versament pleuritik
C) Infarkt pulmonar.
D) Sindrom i detressit respirator tek i rrituri
E) Rupture e një pneumatocele nen trysni
E) Rupture e një pneumatocele nen trysni
- Cili është ‘‘shkaku me “i shpeshtë ne hipotiroidizmin juvenile?
A) Mungesa ne jod
B) Tiroiditi subakut
C) Tiroiditi Hashimoto
D) Struma e thjështë
E) Karcinoma tiroidiene
C) Tiroiditi Hashimoto
- Cili nga barnat e mëposhtëm mund te shkaktoje rash morbiliform ne mononukleozen
infective?
A) Meticilina
B) Tetraciklina
C) Eritromicina
D) Ampicilina
E) Difenilhydantoina
D) Ampicilina
- Një fëmijë 3 vjeç paraqet temperaturë, rash kalimtar, artrit, hepatosplenomegali, versament
perikardiak, eritrosedimentacion te rritur, leukocitoze, neutrofili. Cila nga alternativat e
mëposhtëme është me e mundshme?
A) Ethe reumatizmale acute
B) Artrit rheumatoid juvenile
C) Lupus eritematoz sistemik(LES)
D) Semundja Lyme
E) Spondiliti ankilozant
B) Artrit rheumatoid juvenile
- Cila nga karakteristikat klinike te mëposhtëme është tregues i një urgjence neurologjikeneurokirurgjike në një fëmijëme cefale akute?
A) Prania e shenjave neurologjike shoqeruese
B) Lloji i dhimbjes
C) Prania e fotofobise
D) Intensiteti i dhimbjes
E) Zgjatja e dhimbjes
A) Prania e shenjave neurologjike shoqeruese
- Cila nga këto crregullime elektrolitike është tipike per fibrozen kistike?
A) Acidoza metabolike
B) Alkaloze e kompensuar
C) Alkaloza hiperkloremike
D) Alkaloza hipokloremike
E) Acidoze respiratore
D) Alkaloza hipokloremike
- Cila nga gjendiet pasuese karakterizon sindromin TURNER?
A) Hirsutizmi
B) Vonese mendore
C) Incidence e larte per sëmundje autozomike
D) Incidence e larte per hipotiroidizem congenital
E) Rrisk i larte per obezitet
C) Incidence e larte per sëmundje autozomike
- Një latant tre javësh prezanton mikrocefali, kalcifikime cerebrale ne radiografine e kokes
dhe verberi. Cila nga patologjite e mëposhtme është me e mundshme per te shpjeguar këto
simptoma?
A) Hemoragji subdurale bilaterale
B) Agenezi cerebrale
C) Eritroblastoze
D) Infeksion nga citomegalovirusi
E) Mikrocefali primitive
D) Infeksion nga citomegalovirusi
- Cila nga anomalite kongenitale te mëposhtme haset me shpesh?
A) Mielomeningocele
B) Palatoskizi
C) Fokomelia
D) Hipospadia
E) Deformime te kembeve
D) Hipospadia
- Cila nga pohimet e mëposhtme duhet ndjekur se pari ne ekzaminimet e femijes me traume
te kraniumit?
A) Inspeksion dhe palpacion te kokes
B) Anamneze mbi rrethanat e traumes
C) Kontroll i ekuilibrit acido-bazik
D) Vlersimi i funksioneve jetesore
E) Radiografi e kafkes
A) Inspeksion dhe palpacion te kokes
- Per një rritje normale ne gjashte muajt e pare te jetes, cila nga vlerat e mëposhtme është
me afer marrjes ditore te rekomanduar te proteinave?
A) 0.2 g/kg
B) 1.0 g/kg
C) 10.0 g/kg
D) 5.0 g/kg
E) 2.0 g/kg
E) 2.0 g/kg
- Cila nga manifestimet e mëposhtme do te pritej te gjendej në një fëmijëgjashte muajsh me
një defekt te madh te septumit ventricular?
A) Cianoze
B) Predominim te hipertrofise se ventrikulit te djathte ne EKG.
C) Zhurme e vazhdueshme
D) Ulje te vaskularizimit pulmonar ne radiografi
E) Zemer e zmadhuar
E) Zemer e zmadhuar
- Cila është neoplazia malinjë me e shpeshtë tek fëmijët me te vegjel se pesembedhjete
vjeçe?
A) Leukemia
B) Neuroblastoma
C) Morbus HODGKIN
D) Retinoblastoma
E) Hepatoblastoma
A) Leukemia
- Një bebe mashkull lindi ne javen e tridhjete e nente te shtatzanise me një peshe trupore
4500g. Te gjitha pohimet e mëposhtme mund të jenë shkak, përveç:
A) Sindomi i Beckwith wiedman (hipoglicemia nga hiperinsulinemia, makroglosia etj)
B) Diabet mellitus i nënës
C) Pirja e duhanit nga nena
D) Hidrops fetal
E) Predispozite gjenetike
C) Pirja e duhanit nga nena
- Shkaku me i shpeshtë i hipotiroidizmit congenital tek fëmijët është:
A) Hipotiroidizem sekondar
B) Deficit hipotalamik I TRH
C) Defekt ne hormonogjeneze
D) Diskinezia glandular
E) Mungesa e jodit
D) Diskinezia glandular
- Te gjitha shkaqet e mëposhtme janë pohime korrekte per anemine megaloblastike përveç:
A) Malabsorbim intestinal
B) Rezeksion i gjysmes distale te ileumit
C) Dieta vegjetariane integrale
D) Perdorim i zgjatur i trimetoprimes
E) Hemoragji gastrointestinale
E) Hemoragji gastrointestinale
- Si vihet diagnoza e Sëmundjes se Celiakise?
A) Dozim i antiorpeve anti-Gliadine
B) Me biopsi duodenale
C) Dozimi i antikorpeve anti-Transglutaminaze
D) Me vleresimin e HLA
E) Dozimi i antikorpeve anti-muskulature te lemuar
D) Me vleresimin e HLA
- Cila nga kombinimet e mëposhtme është me i pershtashem per per një fëmijë shtate vjeç i
diagnostikuar prej një viti me diabet melitus tipi pare?
A) Hipoglicemiant oral dhe diete hipokalorike
B) Insulinoterapi dhe permbajtje e larte fibrave ne diete
C) Insulinoterapi me diete te balancuar normokalorike
D) Insulinoterapi dhe perjashtim i sheqernave nga dieta
E) Insulinoterapi ose antidiabetik oral dhe diete hiperproteinike
C) Insulinoterapi me diete te balancuar normokalorike
- Ne cilat nga patologjite e mëposhtme indikohet perdorimi i naloksonit:
A) Sindrome bipolare
B) Depresion
C) Abuzimi nga droga
D) Skizofrenia
E) Eneurezis
C) Abuzimi nga droga
- Cila nga manifestimet e mëposhtme karakterizon sindromin e X-te thyeshem
A) Vonese mentale
B) Plage qe sherohen me veshitiresi
C) Fraktura multiple te kockave te gjata
D) Testikuj te vegjel
E) Infeksione bakteriale rekurente
A) Vonese mentale
- Terapia kirurgjkale ne hernien inguinale tek femija konsiston ne
A) Mbyllje te kanalit umbilikal
B) Vendosje te patchit ne zonen ehernies
C) Mbyllje te unazes inguinale te jashtme
D) Mbyllje te kanalit pertoneo-vaginal
E) Vendosje te patchit ne skrotum
D) Mbyllje te kanalit pertoneo-vaginal
- Prania e cianozes ne lindje mund te jete pasoje e te gjitha shkaqeve te mëposhtme përveç:
A) Tetrades Fallot
B) Transpozicionit te eneve te medha te gjakut
C) Hipertension pulmonar persistem
D) Atrezi trikuspidale
E) Duktus arterioz hapur
E) Duktus arterioz hapur
- Ne hernien inguinale te inkarceruar mund te pasohet me nje:
A) Një splenektomi
B) Një gastroektomi
C) Një nefroektomi
D) Një gonadoektomi
E) Një vezikostomi
D) Një gonadoektomi
- Trajtimi këtoacidozes diabetike perfshin te gjitha masat e mëposhtme përveç:
A) Dhenia e insulines sukutan nese femija ushqehet
B) Dhenies se insulines ne fazat e para me 0.1 unite per kg ne ore
C) Infuzionit te glukozes 5% ne rruge intravenoze nese glicemia është me e vogel se 250 mg/dl
D) Dhenies se parakohshme te kaliumit nese ka acidoze
E) Dhenies se bikarbonatit nese ph është me i vogel se 7.15
E) Dhenies se bikarbonatit nese ph është me i vogel se 7.15
-
Diarreja akute te latantet duhet te trajtohet me:
A) Antibiotike
B) Probiotike
C) Prebiotike
D) Rehidrim endovenoz
E) Rehidrim oral
E) Rehidrim oral
- Një fëmijë 5 vjeç vjen pasi është vizituar per një faringit akut dhe pas marrjes se tamponi
faringeal per mbjellje trajtohet me amoksiciline. Ne harkun kohor 24-48 ore, ai zhvillon një
egzanteme dhe tamponi faringal rrezulton negative. Cila nga dg e mëposhtme është me e
mundshme?
A) Skarlatine
B) Semundja Kawasaki
C) Sëmundje e “gjashte”
D) Mononukleoze
E) Purpura Schonlein-Henoch
D) Mononukleoze
- Cila nga sëmundjet e mëposhtme është shkaku me i shpeshtë i malabsorbimit te fëmijët e
moshes shkollore?
A) Divertikuli meckelit
B) Semundja e crohnit
C) Fibroza kistike
D) Celiakia
E) Koloni irritable
C) Fibroza kistike
- Një fëmijë 4 javësh paraqitet qe prej 10 ditesh me perkeqesim te te vjellave te cilat janë
jobiliare. Ka uri, është aktiv dhe ka renie ne peshe. Cila nga dg e mëposhtme është me e
mundshmja?
A) Stenoze hipertrofike e pilorit
B) Obstruksion i zorres se holle
C) Gastroenetrit
D) Invaginacion
E) Neoplazi cerebrale
A) Stenoze hipertrofike e pilorit
-
Komplikacioni me i shpeshtë i një etheje reumatizmale te patrajtuar ose te trajtuar jo
mjaftueshem është:
A) Kardiopati kronike
B) Insuficensa renale
C) Vonese ne stature
D) Uveitis
E) Artropati kronike
A) Kardiopati kronike
- Te gjitha pohimet e mëposhtme janë të vërteta ne lidhje me pneumonine nga Mycoplazma
pneuomonie, përveç:
A) Manifestohet me Temperaturë,dhimbje fyti dhe kolle te thate.
B) Rezultat normal i rruazave te bardha te gjakut qarkulluese
C) Prezence e aglutinit ne te ftohte te serumit
D) Radiografi e toraksit me infiltracion te 1 ose 2 lobeve se bashku
E) Është me e shpeshtë në moshën parashkollore
E) Është me e shpeshtë në moshën parashkollore
- Një djale 14 vjeç qe luan shpesh basketboll, sillet ne pediatri per calim dhe dhimbje ne gju.
Dhimbja forcohet nga vrapi, kercimet, ngjitja e shkalleve. Tuberoziteti tibial është i enjtur por pa
grumbullim te likidit sinovial apo prezence te trashjes se kavitetit te gjurit. Cila nga dg e
mëposhtme është me e mundshme?
A) Semundja e Pertes
B) Renie e epifizes se kokes se femurit
C) Artriti septic i gjurit
D) Semundja Osgood Schlatter
E) Kondromalacia e kupes se gjurit
D) Semundja Osgood Schlatter
- Një fëmijë 4 vjeç ka temperaturë 40 grade celcius prej 4 ditesh. Egzaminimi objektiv paraqet
konjuktivit, rash eritematoz, adenopati cervikale dhe edeme te duarve dhe kembeve.
Egzaminimet laboratorike tregojne leukocitoze me predominim te leukociteve, trombocite ne
norme, ERS i rritur. Cila është diagnoza me e mundshme?
A) Sindromi Kawasaki
B) Ethe reumatizmale
C) Periarterit nodoz
D) Lupus eritematoz i diseminuar
E) Skarlatina
A) Sindromi Kawasaki
- Një djale 8 vjeç me zona multiple alopecie. Ne ekzaminim me llampen e Wood-it shihet një
fluoroshence blu ne te verdhe. Cili nga patogjenet është me i mundshem?
A) Mikrosporom canis
B) Epidermophyton floccosum
C) Candida albicans
D) Tricophyton tonsurans
E) Aspergillus
A) Mikrosporom canis
- Femija 1 vjeç peshon:
A) 13-14 kg
B) 9-11 kg
C) 16-17 kg
D) 19-20 kg
E) 8-9 kg
B) 9-11 kg