12. Mjekësi Interne Flashcards
- Te gjitha gjendjet e mëposhtme mund te sjellin hipoglicemi përveç njeres:
A) Feokromacitoma
B) Deficiti i glukoze-6-fosfatazes
C) Morbus Addison
D) Insulinoma
E) Administrimi i insulines
A) Feokromacitoma
- Te gjitha pohimet e mëposhtme mbi sindromen e dehidrimit janë te sakta përveç njeres:
A) Te vjellat profuze provokojne hipernatremi me acidoze metabolike
B) Gjate diarrese mund te verehet dehidrim hipotonik i shoqëruar me hiponatremi
C) Ne komen diabetike këto acidozike, dehidrimi ndodh si pasoje e humbjeve urinare te Na+
dhe ujit
D) Abuzimi me diuretike mund te provokoje dehidrim hipernatremik, ose me rralle
hiponatremik
E) Ne diabetin e dekompensuar ka humbje urinare te Na+
A) Te vjellat profuze provokojne hipernatremi me acidoze metabolike
- Një ikter i lehte, i zbuluar gjate ekzaminimit te sklerave ne drite natyrale, zakonisht
evidentohet kur vlerat e bilirubines plazmatike janë ndermjet:
A) 1.5-2 mg/dl
B) 3.5-4.5 mg/dl
C) 1-1.5 mg/dl
D) 2.5-3 mg/dl
E) >5 mg/dl
D) 2.5-3 mg/dl
- Cili nga pohimet e mëposhtme ben pjese ne rekomandimet e parashikuara nga guide - line
Nderkombetare?
A) Kryerja e mamografise duke filluar nga mosha 40 vjeç
B) Kryerja e kolonoskopise cdo 5 vjet duke filluar nga mosha 50 vjeç
C) Matja e kolesterolemise totale në moshën 35 vjeç
D) Matja e presionit arterial një here ne vit nga te gjitha moshat
E) Kryerja e ekzaminimit oftalmologjik cdo vit duke filluar nga mosha 50 vjeç
D) Matja e presionit arterial një here ne vit nga te gjitha moshat
- Ne demtimin akut pulmonar raporti PaO2/FiO2 ( ku FiO2 është perqendrimi i O2 ne ajrin e
inspiruar) është:
A) Me pak se 100
B) Midis 200-300
C) Midis 150-200
D) Me pak se 200
E) Midis 100-150
B) Midis 200-300
- Si paraqitet dispnea?
A) Gjithmone inspiratore
B) Pavaresisht neqoftese është inspiratore ose ekspiratore
C) Gjithmone inspiratore dhe ekspiratore
D) Varet nga presionet ne qarkullimin e vogel
E) Gjithmone ekspiratore
B) Pavaresisht neqoftese është inspiratore ose ekspiratore
- Cila nga patologjite e mëposhtme mund te jete shkak i insuficences renale akute postrenale?
A) Pielonefrit
B) Hipertrofi e prostates
C) Obstruksion i arterieve renale
D) Diureze e shtuar
E) Kalkuloze vezikale jo obstruktive
B) Hipertrofi e prostates
-
Cianoza, është e zakonshme ne te gjitha gjendjet e mëposhtme përveç:
A) Poliglobuli
B) Emboli pulmonare masive
C) Anemia grave
D) Ekspozimi i zgjatur ne lartesi te medha mbi nivelin e detit
E) Methemoglobinemia
C) Anemia grave
- Etiologjia e anoreksise nervore është pasoje e:
A) Reduktimit te nivelit te LH-RH
B) Reduktim te nivelit te LH
C) Crregullim i sjelljes se ushqyerjes mbi baze psikike
D) Ulje e funksionit te tiroides
E) Reduktim te nivelit te IGF-I (somatomedina C)
C) Crregullim i sjelljes se ushqyerjes mbi baze psikike
- Cilat janë alterimet hemodinamike ne shokun hipovolemik?
A) Hipotension, bradikardi, rezistenca periferike normale ose te uleta, ulje te presionit venoz
qendror
B) Hipotension, takikardi, rezistenca periferike te reduktuara, presion venoz i ulet
C) TA normal ose i rritur, frekuence kardiake normale ose te ulur, rezistenca periferike te
reduktuara, rritje te presionit venoz qendror
D) Hipotension, takikardi, rritje te rezistencave periferike, ulje te presionit venoz qendror
E) Nuk ka alterime hemodinamike se vihen ne funksion mekanizmat kompensatore
D) Hipotension, takikardi, rritje te rezistencave periferike, ulje te presionit venoz qendror
- Cila nga alternativat e mëposhtme ka një funksion fiziologjik te rendesishem te kriprave
biliare?
A) Konjugim i tyre me toksinat ne menyre qe te favorizohet ekskretimi i tyre
B) Lejimin e eliminimit te produkteve si pasoje e shkaterrimit te hemoglobines
C) Lejon absorbimin e Vit B12
D) Lehtesimin e absorbimit te yndyrnave ushqimore
E) Ruajtja e nivelit normal te pH intenstinal
D) Lehtesimin e absorbimit te yndyrnave ushqimore
-
Versamenti pleural hemoragjik, gjendet ne te gjitha situatat e mëposhtme përveç:
A) Emboli pulmonare
B) Dekompensim kardiak
C) Kancer pulmoni
D) Mezotelioma
E) Kancer gjiri
B) Dekompensim kardiak
- Te gjitha rastet e mëposhtme janë shkak i hipokalcemise përveçse:
A) Hipoparatiroidizmi
B) Hiperparatiroidizmi
C) Rritje e sekretimit te kalcitonines
D) Sindroma Cushing
E) Hipovitaminoza D
B) Hiperparatiroidizmi
-
Embolia gazore nen ujore favorizohet nga:
A) Hiperventilim nga frymemarrja e drejtuar
B) Zhytje ne uje ne periudha kohore te shkurtra
C) Hiperventilimi me O2
D) Aktivitet fizik i pamjaftueshem
E) Raca kaukaziane
B) Zhytje ne uje ne periudha kohore te shkurtra
-
Osteoporoza e tipit te I është pasoje e deficitit te hormonit:
A) Kalcitonine
B) Estrogjenit
C) Testosteronit
D) Parathormonit
E) Hormonit tireotrop
B) Estrogjenit
- Niveli plazmatik i peptidit natriuretik atrial ne një pacient me dekompensim kardiak kronik
është i lidhur me:
A) Graden e demtimit funksional
B) Seksin dhe moshen e pacientit
C) Moshen e pacientit
D) Vlerat e presioni sistolik
E) Nivelin e atherosklerozes te arterieve koronare
A) Graden e demtimit funksional
- Cila nga barnat e mëposhtme është zgjedhja e pare ne parandalimin e fibrilacionit
ventrikular gjate infarktit akut te miokardit?
A) Digoksina
B) Lidokina
C) Kinidina
D) Flekainidi
E) Propanololi
B) Lidokina
- Gjate polisonografise mund te vleresohen te gjithe parametrat e mëposhtëm përveç nje:
A) Elektroencefalograma
B) Elektrokardiograma
C) Saturimi i O2
D) Elektromiografia tibiale
E) Diureza
E) Diureza
- Si konstatohet prania e edemes ne një gjymtyre?
A) Palpimi siperfaqesor i zones se dyshuar
B) Manovra e Perth
C) Vleresimi manual i Temperaturës lokale
D) Kompresioni digital mbi zonen kockore
E) Palpimi i pulsit arterial
D) Kompresioni digital mbi zonen kockore
- Cila nga anomalite elektrolitike te mëposhtme vihen re me shpesh ne morbus Addison?
A) Hiperglicemi
B) Hipokalcemi
C) Hipokalemi
D) Hiponatremi dhe hiperkalemi
E) Hipernatremi dhe hipokalemi
D) Hiponatremi dhe hiperkalemi
-
IgA prodhohen nga:
A) Pneumocitet e tipit te I
B) Pneumocitet e tipit te 2
C) Qelizat endoteliale
D) Makrofaget alveolare
E) Qelizat e epitelit bronkial
E) Qelizat e epitelit bronkial
-
Acidoza respiratore e dekompesuar, ne hemogazanalize, karakterizohet nga:
A) Rritje e Ph, rritje PaO2, ulja e PaCO2
B) Rritje e Ph, ulja PaCO2, BE negative
C) Ulja e Ph, ulja e PaCO2
D) Ulja e Ph, rritje e PaCO2
E) Ph normal, ulje e PaCO2, BE negative
D) Ulja e Ph, rritje e PaCO2
-
Rreziku kardiovaskular rritet mbi te gjitha kur:
A) Rritet e indit adipoz subkutan
B) Rritet e indit adipoz kaf
C) Rritet e indit adipoz visceral
D) Ulja e indit adipoz te bardhe
E) Ne asnje nga rastet e alternativave
C) Rritet e indit adipoz visceral
- Cila nga shenjat e mëposhtme nuk është tipike e arrestit cirkulator?
A) Frymemarrje agonike (gasping)
B) Mungese te toneve kardiake ne askultim
C) Midriaza
D) Kriza mioklonike
E) Mungese e pulsit arterial periferik
D) Kriza mioklonike
- Ne cilën nga rastet e mëposhtme, ka me shumë probabilitet, shfaqja e edemes vetem ne një
nga gjymtyret inferiore?
A) Arteriopatia kronike obliterante
B) Hipoproteinemia
C) Nefriti
D) Insuficenca kardiake
E) Flebiti
E) Flebiti
- Te gjitha pohimet e mëposhtme rreth sëmundjes se Alzheimer janë të vërteta, përveç:
A) Gjetjet patologjike perfshijne nderthurjen neurofibrilare dhe degjenerimin neuronal
B) Simptomat fillestare shpesh stimulojne depresionin
C) Aktiviteti kortikal cerebral i colin-acetiltransferazes, është i reduktuar
D) Pjesa me e madhe e rasteve janë familjare
E) Nuk ka hetime specifike laboratorike patologjike
D) Pjesa me e madhe e rasteve janë familjare
- Ne sindromen hepatorenale:
A) Diureza është me pak se 300 ml ne dite
B) Kolesterolemia është e rritur
C) Diureza i kalon 1500ml ne dite
D) Urina është padyshim hematurike
E) Glukozuria është gjithmone e pranishme
A) Diureza është me pak se 300 ml ne dite
- Ne oftalmopatine Bazedoviane te gjitha pohimet e mëposhtme janë të vërteta përveç:
A) Mund te paraprije ose te ndjeke disfunksionin e tiroides
B) TSH është i ulur ne morbus Graves
C) Prek me shpesh femrat se sa meshkujt
D) Fibroblastet prodhojne acid hialuronik dhe si rezultat kemi trashje ne indit retrobulbar
E) Normalizimi i funksionit te tiroides ka si rezultat permirësimin e oftalmopatise Bazedoviene
E) Normalizimi i funksionit te tiroides ka si rezultat permirësimin e oftalmopatise Bazedoviene
- Ne fazen paraprirese te okluzionit intestinal mekanik te kolonik kuadri klinik karakterizohet
nga:
A) Dhimbje abdominale ne forme krampesh
B) Te vjella fekaloide
C) Mbrojtje abdominale e gjeneralizuar
D) Mungese e peristatikes
E) Temperaturë e larte
A) Dhimbje abdominale ne forme krampesh
- Te gjitha shkaqet e mëposhtme janë shkaktare te arrestit kardiak, përveç:
A) Takikardi ventrikulare
B) Disfunskion elektrik
C) Asistoli
D) Blloku atrio-ventrikular i grades III-te
E) Shoku kardiogjen
D) Blloku atrio-ventrikular i grades III-te
- Te gjitha indikimet e mëposhtme ne terapine e flebotrombozes se thelle ne një grua shtatzane
janë te gabuara përveç:
A) Heparina me peshe molekulare te ulet është e kunderindikuar ne tremujorin e trete te
shtatzanise
B) Terapia me warfarine është e kunderindikuar gjate gjithe shtatzanise, por jo gjate periudhes
se laktacionit
C) Terapia me warfarine është e kunderindikuar vetem ne tremujorin e pare te shtatzanise
D) Terapia me warfarine është e kunderindikuar si ne periudhen pre-partum dhe ne ate postpartum
E) Te gjitha masat terapeutike qe aplikohen ne një grua jo shtatzane përdoren dhe ne një grua
shtatzane
B) Terapia me warfarine është e kunderindikuar gjate gjithe shtatzanise, por jo gjate periudhes
se laktacionit
- Cili nga te mëposhtmit, është një faktor risku per kancerin e vesikes urinare?
A) Trajtim i zgjatur me ciklofosfamid
B) Ekspozimi kronik ndaj alkoolit
C) Karcinome renale ne antecedent
D) Histori familjare per karcinomen vesikale
E) Infeksion nga Schistosoma Mansoni
A) Trajtim i zgjatur me ciklofosfamid
- Një pacient paraqitet me likid te lire peritonal,splenomegali, hemoroide, hiperaldosteronizem,
deficit te faktoreve te koagulacionit dhe hipoalbuminemi. Rreth ciles prej patologjive te
mëposhtme duhet te orientoheni?
A) Dekompesim kardiak kongjestiv
B) Neoplazi abdominale
C) Sindromi nefritik
D) Sëmundje limfoproliferative
E) Cirroze hepatik
E) Cirroze hepatik
- Një grua e re 33-vjeç është diagnostikuar me anemi hipokrome mikrocitare (me Hb 7,3 g/dl,
hipoferitinemi), pas dy shtatzanive ne tre vitet e fundit dhe mestruacione ne sasi te madhe prej
dhjete muajsh. Ne dy muajt e fundit mjekohet per os me 40 mg Fe te thjështë ne formen e
kriperave te hekurit. Perse ne kete rast kemi një deshtim te pergjigjes ndaj terapise?
A) Prania e humbjeve te tjera hematike
B) Doze epamjaftueshme e hekurit te dhene.
C) Absorbim i demtuar intestinal i hekurit
397
D) Formula kimike e hekurit te dhene
E) Indikimi terapeutik i gabuar
B) Doze epamjaftueshme e hekurit te dhene.
- Cila është menyra me korrekte ne menaxhimin e shokut?
A) Mbajtja nen vezhgim e pacientit deri sa te shfaqen komplikacionet e para per te cilat duhet
trajtuar menjehere
B) Te mos nderhyhet me asnjë trajtim terapeutik, pa u identifikuar shkaku primar
C) Njohja e shpejte e simptomave te para- ruajtja e funksioneve vitale- identifikimi i
menjehershem i shkakut primar- korrigjimi i shkakut- menaxhimi i komplikacioneve
D) Kufizimi ne një trajtim simptomatik per te evituar demtimet e hipoperfuzionit
E) Transferimi i menjehershem ne reanimacion
C) Njohja e shpejte e simptomave te para- ruajtja e funksioneve vitale- identifikimi i
menjehershem i shkakut primar- korrigjimi i shkakut- menaxhimi i komplikacioneve
-
Insuficenca renale akute funksionale mund te jete pasoje e:
A) Kalkulozes se rrugeve urinare
B) Obstruksion i rrugeve urinare
C) Ulja e volumit ekstra qelizor
D) Abuzim me aminoglukozidik
E) Nekroze kortikale bilaterale
C) Ulja e volumit ekstra qelizor
-
Granulomatoza e Inflamuar është karakteristike e:
A) Lupusi eritematoz sistemik (LES)
B) Arteriti Takayasu
C) Panarteriti nodoz
D) Sklerodermia
E) Sindromi Sjogren
B) Arteriti Takayasu
- Ne pacientet me emfizeme pulmonare nga SPOK gjate spirometrise verehen alterimet e
mëposhtme, përveç:
A) Rritja e kapacitetit pulmonar total
B) Rritja e kapacitetit vital
C) Rritja e volumit residual
D) Reduktim i FEV 1
E) Demtim i difuzionit gazor
B) Rritja e kapacitetit vital
- Te gjithe faktoret e mëposhtëm favorizojne formimin e edemave, përveç:
A) Rritja e presionit arterial
B) Rregjim shtrati i zgjatur
C) Rritja e presionit venoz
D) Clirimi lokal i kininave
E) Staza limfatike
A) Rritja e presionit arterial
- Një pacient 41 vjeçar i shëndetshëm deri 5 dite me pare kur iu shfaq një dhimbje therese ne
1/3 e poshtme te hemitoraksit te djathte, qe forcohet me teper nga inspirimi i thelle, kolle dhe
Temperaturë. Ritmi dhe frekuenca kardiake normale, pa zhurma kardiake ose vaskulare. Pa turgor
venoz jugular. Pas disa ditesh dhimbja ne hemitoraks zbutet dhe ne ekzaminim fizik verehet
reduktim i FVT-se, mbytje dhe reduktim i zhurmave respiratore ne hemitoraksin e djathte,
hemitoraksi i majte normal. Cila nga situatat patologjike pershtatet me teper me ekzaminimin
fizik te pershkruar me siper?
A) Pneumotoraks
B) Versament pleural
C) Empieme pleurale
D) Emboli pulmonare
E) Bronkopneumoni
B) Versament pleural
- Ne rastet me angina pectoris te paqendrueshme, cila duhet konsideruar terapia baze, përveç
atyre qe janë te nevojshme per te kontrollaur simptomat e angines?
A) Aspirin 100 mg/dite
B) Verapamil 240 mg + nifedipine 40 mg/ dite
C) Diltiazem 360 mg/ dite
D) Aspirin 325 mg/dite + kalciparina 0,5 mg/ dy here ne dite
E) Trinitrine sublingual sipas nevojes
D) Aspirin 325 mg/dite + kalciparina 0,5 mg/ dy here ne dite
- Cila nga teknikat e mëposhtme sherben per ekzaminimin invaziv te aparatit kardiovaskular?
A) RMI
B) Angiokardiografia
C) Ekokardiografia
D) EKG
E) CT me 64 shtresa
B) Angiokardiografia
- Te gjitha klasat e mëposhtme përdoren ne trajtimin e angina pectoris te paqendrueshme,
përveç:
A) Nitrateve
B) Beta bllokuesve
C) Digoksina
D) O2 terapi
E) Kalci bllokuesit
C) Digoksina
- Një grua 52 vjeç paraqitet me psoriazis te gjeneralizuar. Kesaj situate mund t’i bashkangjiten
te gjithe patologjite e mëposhtme, përveç:
A) Pleurit
B) Artrit
C) Uveit anterior
D) Hiperuricemi
E) Carje e thonjve
A) Pleurit
- Cila nga pohimet e mëposhtme prezanton informacionin me te sakte mbi prognozen e fazes
malinjë te hipertensionit?
A) Niveli presionit sistolik
B) Alterimet e funksionit renal
C) Ndryshimet ne ekzaminimin e fundus okulit
D) Niveli i presionit diastolik
E) Dimensionet kardiake
B) Alterimet e funksionit renal
- Janë shkaqe te shpeshta te temperaturës, interpretuar ne fillim si temperaturë ne rastet e
mëposhtme, përveç:
A) Tiroidit subakut
B) Limfoma Hodgkin
C) Granulomatoza Vegener
D) Hepatit viral akut i tipit B
E) AIDS
D) Hepatit viral akut i tipit B
-
Oligouria hipertonike, acidoza metabolike, hiperkalemia, konfigurojne kuadrin kliniklaboratorik te:
A) Diabetit mellitus te dekompesuar
B) Diabetit insipid
C) Fazes funksionale te insuficences renale akute
D) Insuficences renale kronike
E) Faza poliurike e insuficences renale akute
E) Faza poliurike e insuficences renale akute
- Prej disa muajsh pacienti ankon per dispne nga sforcimet fizike te moderuara fillimisht te
toleruara mirë por qe me pas agravohen. Prej disa javësh zgjohet shpesh naten me ndjesine e
mungeses se ajrit. Prej disa kohesh fle me dy jasteke te medhenj. Cilat nga sindromat e
mëposhtme korrespondon me kuadrin klinik te pershkruar?
A) Insuficence e arterieve koronare
B) Dekompesim kardiak i djathe
C) Kriza paniku
D) Astma bronkiale
E) Insuficence ventrikulare e majte
E) Insuficence ventrikulare e majte
-
Fraksioni i eskretimit te natriumit te filtruar normalisht është:
A) 1,5-3%
B) Me i vogel ose e barabarte me 1%
C) 3-4,5%
D) 4,5-6%
E) 6,5-8%
B) Me i vogel ose e barabarte me 1%
- Ne shokun hipovolemik, ne baze te fispatologjise te tij, cilat nga parashikimet e mëposhtme
është jo i sakte?
A) Administrimi i vazokonstriktoreve per mbajtjen e presionit arterial
B) Vendosja e pacientit ne pozion me koken poshte
C) Administrim i oksigjenit
D) Administrimi i solucioneve koloidale endovenoze
E) Monitorimi i presionit venoz qendror
A) Administrimi i vazokonstriktoreve per mbajtjen e presionit arterial
- Cili është vendi më i zakonshëm i tumorit gjigando-qelizor të kockës (osteoklastoma)?
A) Ekstremiteti distal i femurit
B) Mandibula
C) Kafka
D) Kolona vertebrale
E) Falanget e gjymtyreve te siperme
A) Ekstremiteti distal i femurit
- Cili do te ishte menaxhimi korrekt ndaj një subjekti qe ekspozohet aksidentalisht ndaj virusit
te hepatitit viral B, i cili nuk është i vaksinuar?
A) Administrimi i një doze te imunoglobulinave specifike
B) Fillimi i vaksinimit
C) Administrimi vetem i një doze te vaksinimit
D) Administrimi i një doze antibiotiku
E) Administrimi si i një doze te vaksinimit dhe i një doze te imunoglobulinave specifike
E) Administrimi si i një doze te vaksinimit dhe i një doze te imunoglobulinave specifike
- Cila nga variantet e mëposhtmet do te ishte procedura me urgjente ndaj një subjekti 21 vjeçar
me astme bronkiale, i trajtuar ambulatorisht me beta agonist, teofiline, steroid i/v, simptomatik
prej disa oresh, qe prezantohet në urgjencëme djerse profuze, teper i axhituar, i paafte per te folur,
qe heq shpesh masken e oksigjenit, me hipoventilim, dhe dispne sibilante te dobesuar?
A) Trajtimi sistematik me kortikosteroid
B) Pergatitje per intubim endotrakeal
C) Kontakt telefonik me mjekun personal mbi ndryshimet e fundit ne anamneze
D) Kromoglikat te natriumit me rruge inhalatore
E) Ipatropium bromidi ne rruge inhalatore
B) Pergatitje per intubim endotrakeal
- Per vendosjen e diagnoses te Aspergilozes bronkopulmonare alergjike, ne një person me
astme bronkiale dhe infiltrat pulmonar rekurente, cilet nga testet e mëposhtëm do te ishte me i
pershtatshem?
A) Testi kutan i vonuar (i ngjashem me tuberkulinen) Aspergilus Fumigatus
B) Reaksion kutan i shpejte i Aspergilus fumigatus
C) Prania e eozinofileve
D) ANA-pozitive
E) Prania e neutrofileve ne lavazhin bronko-alveolar
B) Reaksion kutan i shpejte i Aspergilus fumigatus
- Cilat nga grupet e markuesve është tipik ne periudhen fillestare te hepatit B?
A) HBsAg, HBcAg; anti HBe
B) HBsAg; anti HBc IgG
C) HBsAg,HBeAg ;anti HBc-IgM
D) HBsAg; anti HBe
E) Anti HBs; anti HBc
C) HBsAg,HBeAg ;anti HBc-IgM
-
Tamponada kardiake është emergjence mjeksore qe ndodh si pasoje:
A) Nga një goditje e forte torakale
B) Nga një stenoze mitrale severe
C) Aksident rrugor
D) Nga akumulimi i likidit nen presion, ne kavitetin perikardial
E) Stenoze aortale severe
D) Nga akumulimi i likidit nen presion, ne kavitetin perikardial
- Ne mungese te antibiogrames, cilin nga keta antibiotike do te zgjidhni si me efektiv kunder
stafilokokut?
A) Amoksiciline + Ac. Klavulonik
B) Piperacilline
C) Ceftazidime
D) Klaritromicine
E) Metronidazol
A) Amoksiciline + Ac. Klavulonik
-
Feokromocitoma është një neoplazi e ciles prej strukturave te mëposhtme:
A) Korteksit surrenal
B) Medules renale
C) Timus
D) Hipofizes
E) Medules surrenale
E) Medules surrenale
-
Fenomeni Raynaud mund te lidhet me:
A) Erisipelen
B) Dermatitin
C) Sklerodermine
D) Tromboflebitin
E) Limfadenitin
C) Sklerodermine
- Nga zbulimi ne një analize rutine i rritjes se perqendrimit plazmatik te CPK-se, cila nga
gjendjet e mëposhtme duhet te konsiderohet ne plan te pare?
A) Praktimi i body building
B) Konstipacion te rende
C) Diete hiperproteinemike
D) Atak paniku
E) Kolelitiaza
A) Praktimi i body building
-
Hipertiroidizmi subklinik lidhet me:
A) Nivel te ulet te TSH-se dhe nivel normal te FT4
B) Nivel te ulet te rT3
C) Nivel te larta te TSH-s
D) Nivel te ulet te TSH-se dhe nivle te larte te FT4
E) Rrritje te titrit te antikorpeve
A) Nivel te ulet te TSH-se dhe nivel normal te FT4
SUBKLINIK- pra FT4 NORMALE
- Cilat nga te mëposhtmet, nuk është shkak i drejtperdrejte i anemise?
A) Hemoragjia
B) Dekompesimi kardiak
C) Insuficence e eritropoezes
D) Gastrektomia totale
E) Hemoliza e shtuar
B) Dekompesimi kardiak
- Cili nga hormonet e mëposhtme mund te jape hiponatremi ne qofte se është shtuar sekretimi
tij?
A) Vazopresina
B) ANP (peptidi natriuretik atrial)
C) Angiotensina II
D) Aldosteroni
E) Testosteroni
A) Vazopresina
- Cili nga faktoret e riskut per sëmundje kardiovaskulare është edhe faktor risku per
disfunfuksion erektil:
A) Duhanpirja
B) Dislipidemia
C) Diabeti Melitus
D) Jeta sedentare.
E) Te gjitha pergjigjet
E) Te gjitha pergjigjet
- Cila nga demtimet e mëposhtme karakterizon cor-in pulmonar?
A) Sindromi Claude-Bernard-Horner
B) Dilatacion i ventrikulit te majte
C) Shunti interventrikular nga e majta ne te djathte
D) Persistenca e Ductus Botali apertum
E) Hipertrofi e ventrikulit te djathte
E) Hipertrofi e ventrikulit te djathte
- Shkaku kryesor i obstruksionit te rrugeve te frymemarrjes ne pacientin pa koshience është:
A) Obstruksioni i peshtymes
B) Fleksioni i epiglotisit
C) Bronkospazma
D) Renia e gjuhes
E) Kolapsi i trakese
D) Renia e gjuhes
- Cila nga pohimet e mëposhtme ne lidhje me interesimin renal ne dekursin e LES është i
sakte:
A) Semundja renale klinikishtb e rendesishme prek gati 90% te pacienteve me LES
B) Biopsia renale mund te mos jete e nevojshme ne pacientet me sediment te rritur dhe me
perkeqesim progresiv te funksionitn renal
C) Nefriti është një gjetje e rralle ne biopsine renale
D) Interesimi renal është i rralle ne pacientet me titer te larte te antitrupave anti ADN me helike
dyfishe
E) Ekzaminimi urines ne LES zakonisht zbulon proteinuri por jo hematuri ose crregullime te
tjera te sedimentit urinar
A) Semundja renale klinikishtb e rendesishme prek gati 90% te pacienteve me LES
- Ne insuficiencen respiratore te obezit:
A) Demtimi funksional është kryesisht gjate fazes inspiratore
B) Demtimi funksional është kryesisht gjate fazes ekspiratore
C) Është i demtuar shkembimi alveolo-kapilar i gazeve
D) Te dyja fazat e ventilimit janë te kompromentuara
E) Rritet volumi rezidual
D) Te dyja fazat e ventilimit janë te kompromentuara
-
Hipokalcemia ne insuficencen renale kronike shkaktohet nga:
A) Mungesa e vitamines D aktive
B) Marrjet e pakta te kalciumit nga ushqimi
C) Hiperkalciuria
D) Mungesa e PTH
E) Hiperparatiroidizmi
A) Mungesa e vitamines D aktive
- Pasojat klinike me te shpeshta te Tiroiditit te Hashimotos:
A) Hipertiroidizmi subklinik
B) Galaktorrea
C) Hipoparatiroidizmi
D) Sëmundje te tjera autoimune
E) Hipertiroidizem ne fazen e pare dhe hipotiroidizem me pas
E) Hipertiroidizem ne fazen e pare dhe hipotiroidizem me pas
- Te gjithe antihipertensivet e mëposhtëm janë te kunderindikuar ne shtatzani me perjashtim
te:
A) Beta-bllokues
B) Frenuesit e enzimes se konversionit
C) Diuretiket
D) Nitratet
E) Calci antagonistet
E) Calci antagonistet
-
Balloni aortik:
A) Të gjitha
B) Përmirëson perfuzionin coronar gjatë diastoles
C) Redukton pasngarkesën në sistol
D) Vendoset në aorten torakale
E) Është një pajisje që mban qarkullimin në kushtet e debitit të ulur
A) Të gjitha
-
Hipertensioni arterial ne insuficencen renale kronike shkaktohet nga:
A) Stenoza e arteries renale unilaterale
B) Rritja e volumit jashteqelizor nga retensioni Na
C) Stenoza e e arterieve renale bilaterale
D) Hiperaldosteronizmi primar
E) Sindromi Barter
B) Rritja e volumit jashteqelizor nga retensioni Na
- Te gjitha pohimet e mëposhtme janë karakteristike te detresit respirator te te rriturit me
perjashtim te:
A) Reduktimi i pO2 me rritje pCO2
B) Demtimi alveolar
C) Takikardia
D) Rritja e debitit kardiak
E) Dilatacioni rrugeve te frymemarrjes
E) Dilatacioni rrugeve te frymemarrjes
- Te gjitha shkaqet infektive janë shkaqe te mundshme per hemoptizi vec:
A) Murtaja
B) Abcesi pulmonar
C) Bronkoekatzine
D) TBC miliar
E) Pneumonia stafilokoksike
D) TBC miliar
- Një djale 23 vjeç ka patur hematuri te përsëritura vitin e fundit. Cdo episod është paraprire
nga infeksion i rrugeve te siperme te frymemarjes. Egzaminimi objektiv dhe ai i funksionit renal
janë normal. Egzaminimi i urines tregon hematuri e gjurme proteine. Çfarë ka me shumë mundesi
te tregoje biopsia renale:
A) Proliferim extrakapilar te gjere
B) Proliferim mezangial difuz
C) Sëmundje polikistike renale
D) Depozitim ne kapilar te C3 ne imunofluorereshence
E) Depozitim difuz te IgA ne imunofluoreshence
E) Depozitim difuz te IgA ne imunofluoreshence
- “Semundja nga djegja” percaktohet nga prania e
A) Perfshirje ne masen mbi 5% te trupit te femijes
B) Perfshirje ne masen mbi 20% te trupit te adultit
C) Shoku septik
D) Hemoragjia gastrike
E) Komplikacione Pulmonare
B) Perfshirje ne masen mbi 20% te trupit te adultit
- Cili nga e mëposhtëm është me shpesh përgjegjës per Pyelonephritin Acut?
A) Escherikja Coli
B) Chlamidia
C) Klebsiella
D) Pseudomona
E) Candida
A) Escherikja Coli
-
Edemat e gjymtyreve manifestohen ne te gjitha këto raste klinike me perjashtim te:
A) Insuficience venoze e ekstremiteteve inferiore
B) Cirhozis Hepari
C) Insuficienca Kardiake
D) Sindroma nefrotike
E) Hepatit alkoolik
E) Hepatit alkoolik
- Një mase pulmonare e zbuluar nga Ra-Grafia Torakale mund te jete shprehje e një prej ketyre
patologjive, përveç:
A) Tuberkulozi post-primar
B) Mycetoma
C) Pneumonia nga stafilokoku
D) Pneumoniti nga pneumocisti carini
E) Pneumonia nga mycoplazma pneumonie
E) Pneumonia nga mycoplazma pneumonie
-
Ateroskleroza është:
A) Një ngjarje me etiologji multifaktoriale
B) Një patologji ne proporcion te drejte me rritjen e nivelit te kolesterolit ne gjak
C) Një fenomen fiziologjik i lidhur me moshen e pacientit
D) Ka ne menyre ekskluzive si moment te pare, fenomene te tipit infeksioz ne dem te arterieve
me kaliber te mesem e te madh.
E) Një patologji qe nuk lidhet me diabetin e cregullimet metabolike
A) Një ngjarje me etiologji multifaktoriale
- Te gjithe agjentet patogene te mëposhtëm janë shkak i shpeshtë per shock septik përveç:
A) Koket gram pozitive (Stafilokok Enterokok)
B) Pseudomonas spp
C) Enterobacteret
D) Leptospiroza
E) Neisseria meningitis
D) Leptospiroza
- Cili nga cregullimet elektrolitike te mëposhtme jep shfaqjen e një zgjatje te QT dhe pranine
e vales U ne EKG.
A) Hiperkalemia
B) Alkaloza
C) Hipercalcemia
D) Hipokalemia
E) Hiponatremia
D) Hipokalemia
- Cila nga klasat farmakologjike te mëposhtme nuk i jepet pacienti me bllok A-V me te madhe
se grada e I ose me Sindrom te Sinusit te Semure
A) ACE-Inhibitoret
B) Diuretike te Anses
C) ARB
D) Beta- bllokuesit
E) Calci-bllokuesit
D) Beta- bllokuesit
-
Arteriti i Hortonit mund te kete komplikacion shfaqjen e:
A) Aneurizem te aortes abdominale
B) Te gjitha janë të vërteta
C) Obstruksion te Arteries Subclavia
D) Amaurozis
E) Disekacion te harkut te aortes
B) Te gjitha janë të vërteta
-
Cistet granulare provokojne lezione te mukozes:
A) Orofaringeale
B) Nazale
C) Ezofageale
D) Auricolare
E) Rectale
A) Orofaringeale
- Me Eriteme kuptojme:
A) Skuqje te lekures me vezikula
B) Skuqje te lekures qe nuk zhduket nga presioni dixhital
C) Skuqje te lekures qe zhduket nga presioni dixhital
D) Ngritjes te një zone te lekures e rrethuar me edeme
E) Skuqje te lejures me prurit te shprehur
C) Skuqje te lekures qe zhduket nga presioni dixhital
-
Dieta Hipo sodike pershkruhet:
A) Ne te gjithe pacientet me IRK me terapi konservative
B) Vetem ne pacientet uremike ne Hemodialize
C) Vetem ne pacientet me IRK si pasoje e GNK
D) Vetem ne pacientet me IRK nga Pyelonefriti Chronik
E) Vetem ne pacientet me IRK, Hipertension Arterial e Edema
E) Vetem ne pacientet me IRK, Hipertension Arterial e Edema
- Te gjithe pohimet e mëposhtme per limphomen Hodgkiane janë te sakta përveç:
A) Semundja shfaqet ne disa paciente vetem me prurit te gjeneralizuar
B) Është karakteristike limphoadenomegalia e vetme ose e shumfishte jo dhimbshme
C) Limphoma e Hodgkinit është zakonisht rezistente ndaj Radioterapise
D) Trajtimi e prognoza varen nga stadi klinik
E) Ethe, djersitje dhe humbje te peshes mbi 10%, te pranishme njekohesisht, keqesojne
dukshem prognozen
C) Limphoma e Hodgkinit është zakonisht rezistente ndaj Radioterapise
-
Polimialgjia Rheumatizmale:
A) Shoqerohet me pozitivitetin e anitikorpit JO1
B) Prek me shumë burrat nen 40 vjeç
C) Shkaktohet nga infeksionet e përsëritura streptokoksike te Tonsilave
D) Shoqeron purpuren Schonlejn-Henoch
E) Është një sinovit jo-eroziv i artikulacioneve te shpatullave e te strukturave periartikulare
E) Është një sinovit jo-eroziv i artikulacioneve te shpatullave e te strukturave periartikulare
- Cili nga diuretiket e mëposhtëm nuk është një Kalikursyes
A) Acidi Etacrinik
B) Spironolactoni
C) Triamtereni
D) Amiloridi
E) Metoprololi
A) Acidi Etacrinik
- Te gjitha anomalite imunologjike te mëposhtme lidhe me infeksioni nga HIV me perjashtim
te:
A) Ulje e numurit qarkullues te limfociteve T4
B) Rritje te funksionit te beta2- microglobulines
C) Alergjia Kutane ndaj antigeneve te zakonshem per teste Kutane
D) Ulje e funsiont te qelizave T citotoksike
E) Raporti i limfociteve T4 e T8 (supresor) >1
E) Raporti i limfociteve T4 e T8 (supresor) >1
- Te gjithe kushtet e mëposhtme janë shkaqe tipike te Insuficiences Kardiake Diastolike
përveç:
A) Hipertensioni Arterial me hipertrofi te ventrikulit te majte
B) Miokarditi Viral
C) Hipertireoza
D) Takiaritmia
E) Fibroza e Miokardit
B) Miokarditi Viral
- Çfarë shenjë nuk gjendet ne Stenozen Mitrale:
A) Zhurme diastolike me theksim presistolik
B) Theksim te tonit te dyte ne maje
C) Puls i shpejte
D) Theksim te tonit te dyte ne baze
E) Toni i forte i hapjes
C) Puls i shpejte
- Cili nga te mëposhtmet është shkaku me i shpeshtë i Embolise Pulmonare
A) Tromboze e venave siperfaqesore te gjymtyreve inferiore
B) Tromboze e atriumit te djathe
C) Endokarditi bakterial
D) Tromboze e venave te thella te gjymtyreve te poshtme
E) Emboli gazore nga frakturat
D) Tromboze e venave te thella te gjymtyreve te poshtme
- Cila nga barnat e poshteshenuara janë te indikuar ne terapine e krize se gutes?
A) Allopurinol
B) Klofibratet
C) Kolestiramina
D) Kortizoni
E) Penicilina
A) Allopurinol
- Cili nga barnat e mëposhtme është i kundraindikuar ne një pacient i diagnostikuar rishtaz,
rastesisht me ane te një EKG-je me fibrilacion atrial?
A) Beta bllokues +ACE inhibitor
B) Digoxina
C) Kalci-antagonistet
D) Acenokumaroli
E) Beta stimulues
E) Beta stimulues
- Janë te gjitha shkaqe te deficitit te Vit 12 përveç:
A) Ulçer ezofageale
B) Absorbim i pamjaftueshem
C) Ekskretimi rritur
D) Diete e papershtatshme ( psh vegjetarizmi)
E) Perdorimi i pamjaftueshem
A) Ulçer ezofageale
- Cila nga sëmundjet infektive te mëposhtme kanë transmetim orofekal
A) Difteria
B) Tifo
C) Varicela
D) Sifilizi
E) Malaria
B) Tifo
- Te gjitha pohimet e mëposhtme rreth astmes bronkiale janë korrekte, përveç:
A) Është një sëmundje inflamatore e mukozes bronkiale
B) Është një sëmundje kronike me shperthime riakutizuese nga faktore te ndryshem
C) Është një sëmundje qe shoqerohet me dekompensim kardiak
D) Është një sëmundje e karakterizohet nga bronkospazma reversibile
E) Është një sëmundje qe karakterizohet nga dispne dhe ndjesia e mbytjes torakale
C) Është një sëmundje qe shoqerohet me dekompensim kardiak
- Ne hiperaldosteronizmin primitiv verehet:
A) Rritje e renines dhe aldosteronit plazmatik
B) Hipokalemi dhe acidoze metabolike
C) Rritje e ekskretimit urinar te Na dhe Cl
D) Ulje e renines dhe rritje e aldosteronit plazmatik
E) Ulje e ekskretimit te K dhe Cl
D) Ulje e renines dhe rritje e aldosteronit plazmatik
Hiperaldosteronizem- do rritet aldosteroni, por renina do ulet
- Cila nga opsionet e mëposhtme te ben te mendosh se nuk kemi te bejme me një sinkop,
por me krize epileptike?
A) Zgjatja mbi 10 sekonda
B) Një plage ne skalpin e kokes
C) Parandjenja e episodit
D) Pergjumja ne momentin e berjes koshient
E) Urinimi i pavullnetshem
D) Pergjumja ne momentin e berjes koshient
-
Nivelet e larta te prolaktines mund:
A) Te bllokojne sekretimin pulsatil te GnRH
B) Te gjitha janë te sakta
C) Shkakton ulje te libidos
D) Te shkaktoje ulje te nivelit te testosteronit
E) Te provokoje amenorre
B) Te gjitha janë te sakta
- Pacientet me trauma (kontuzion) kardiake mund te trajtohen me te gjitha medikamentet e
mëposhtme përveç se me :
A) Antiaritmike
B) Antikoagulante
C) Anksiolitike
D) Analgjezike
E) Antibiotike
B) Antikoagulante
- Ne pacientet me këto acidoze diabetike është me e rendesishme te normalizohet:
A) Niveli i fosfatit
B) Bikarbonatet
C) Kaliumi
D) Kalciumi
E) Magneziumi
C) Kaliumi
- Pacientia 73 vjeç, me diabet tip II, qe trajtohet me insuline, gjendet nga familjaret pa ndjenja
para TV dhe dergohet ne urgjence. Aty regjistrohen këto te dhena: pacientja ne gjendje kome, qe
i pergjigjet vetem stimujve te dhimbshem, TA 90/70 mmHg, pulsi i rregullt me frekuence 34
rr/min, frekuenca respiratore 20/min. Lekura e ftohte dhe pak e djeresitur. Sat.i O2, 94% ,
glicemia 64mg/dl. Ne EKG vihet re bllok atrio-ventrikular i grades se trete. Cila nderhyrje
terapeutike është me urgjente?
A) Intubimi i pacientes dhe ventilimi mekanik
B) Infuzioni venoz i 50ml glukoze 20%
C) Infuzioni me solucion NaCl 0.9%, 2l/ore
D) Vendosja e një pace-maker te perkohshem ne pritje te atij perfundimtar
E) Infuzioni i dopamines 7mcg/kg/min
D) Vendosja e një pace-maker te perkohshem ne pritje te atij perfundimtar
-
Pulsi i dobet është karakteristike e te gjitha sëmundjeve te mëposhtme përveç:
A) Shokut kardiogjen
B) Stenozes se aortes
C) Hipertensionit arterial sistolo-diastolik
D) Perikarditit
E) Infarktit akut te miokardit
C) Hipertensionit arterial sistolo-diastolik
- Cili nga elementet e mëposhtëm perben kunderindikacion relative ne terapine me
digitalike?
A) Terapia me kortikosteroide
B) Hemiblloku anterior i majte
C) Hipertireoza
D) Hipokalemia
E) Terapia me spironolakton
D) Hipokalemia
- Ne klasifikimin NYHA ne dekompensimin kardiak janë të vërteta te gjitha theniet e
mëposhtme përveç njeres:
A) Ne shkallen e pare nuk ka kufizim te aktivitetit fizik
B) Prania e dhimbjeve anginoze rrit shkallen NYHA nga III ne IV
C) Edema e kaviljeve nuk perben kriter klasifikimi
D) Ne shkallen IV shenjat e dekompensimit kardiak janë te pranishme edhe ne qetesi
E) Ne shkallen II pacientet janë asimptomatik ne qetesi
B) Prania e dhimbjeve anginoze rrit shkallen NYHA nga III ne IV
- Metoda me e mirë per te diagnostikuar steatorrene është:
A) Testi i sakarozes
B) Testi i ksilozes
C) Dozimi i kriperave biliare
D) Biopsia intestinale
E) Dozimi i yndyrnave ne fece
E) Dozimi i yndyrnave ne fece
-
Diabeti tip I karakterizohet nga te gjitha theniet e mëposhtme përveç:
A) Rritja ne peshe
B) Polifagi
C) Poliuri
D) Polidipsia
E) Dhimbje abdominale
A) Rritja ne peshe
-
Akromegalia është:
A) Një osteopati e artikulacioneve
B) Hipersekrecion kronik i GH, pas pubertetit
C) Një organomegali ne lartesi te medha
D) Një forme e rende hipomaniakale
E) Policitemia e aviatoreve
B) Hipersekrecion kronik i GH, pas pubertetit
- Një burre 75 vjeç, vdes nga dekompenimi i insuficiences kardiake kongjestive. Ne anamneze
ka histori te hipertensionit arterial per një kohe te gjate dhe ndonjë episodi anginoz ne efort. Ne
autopsi u vu re hipertrofi koncentrike e ventrikulit te majte, ne miokard vihen re njolla te vogla
me diameter disa mm, me ngjyre te bardhe. Ne arteriet koronare vihen re stenoza mbi 75% ne te
3 deget e medha. Cila nga diagnoza perputhet?
A) Perfundimi ciktricial i një infarkti te miokardit
B) Prolapsi mitral
C) Kardiomiopatia aritmogjene
D) Kardiomiopatia e dilatuar
E) Kardiopatia iskemike kronike
E) Kardiopatia iskemike kronike
- Ne cilën nga patologjite e mëposhtme vihet re dyfishium i toneve kardiake?
A) Ne hipertensionin pulmonar
B) Ne stenozen e aortes
C) Ne stenozen mitrale
D) Ne prezence te bllokut te deges se djathte
E) Ne aneurizmen e aortes ascendente
D) Ne prezence te bllokut te deges se djathte
- Ne cilën nga patologjite e mëposhtme vihet re ne kuadrin radiologjik te kolones vertebrale,
imazhi tipik i shkopit te bambuse?
A) Sindromin Reiter
B) Spondilitin ankilozant
C) Artritin rheumatoid
D) Enteroartritin
E) Sindromi Sjogren
B) Spondilitin ankilozant
- Ne cilën nga këto sëmundje vihen re eritrocite ne formen e tabeles se qitjes?
A) Anemia hemolitike autoimmune
B) Morbus Addison
C) Leukemia akute
D) Limfoma non Hodgkin
E) Talasemia
E) Talasemia
- Tek një burre 35 vjeç, alkolist kronik , me diabet mellitus, me hepatosplenomegali,
hiperpigmentim kutan dhe insuficience kardiake, cila nga këto diagnoza është me e mundshme?
A) Pankreatiti akut
B) Hemokromatoza
C) Morbus Addison
D) Cirroza biliare primare
E) Neoplazia endokrine multiple tip I (MEN I)
B) Hemokromatoza
hiperpigmentim kutan
-
Specifiteti i një testi diagnostik do te thote:
A) Te japi te njejtin rezultat ne kampione te ndryshem
B) Mosdhenia e rezultateve fals negative
C) Mosdhenia e rezultateve fals pozitive dhe negative
D) Mosdhenia e rezultateve fals positive
E) Te qenit specifik per ate lloj dyshimi
D) Mosdhenia e rezultateve fals positive
- Ekzaminimi i cili përdoret per konfirmimin e angines se qendrueshme është:
A) EKG
B) Koronarografia
C) Kateterizimi i arterive koronare
D) Ventrikulografia
E) Testi i efortit
E) Testi i efortit
- Te gjitha theniet e mëposhtme janë të vërteta per karcinomen e ezofagut përveç:
A) Hernia hiatale perben qarte një faktor risku
B) Prek me shpesh segmentin inferior te ezofagut
C) Incidence me e madhe është tek meshkujt (raporti mashkull/femer - 3/1)
D) Disfagia progressive është shpesh prezente
E) Risku me i larte per tu prekur është tek fumatoret se sa tek jofumatoret
A) Hernia hiatale perben qarte një faktor risku
- Një burre 39 vjeç referon një dhimbje ne fjankun e majte pak ore pas një trauma ne
hipokondrin e majteekzaminimi objektiv rezulton normal. TA 100/65 mmHg, Frekuenca
kardiake 86/min, ne analizat e urines vihet re prania e eritrociteve 6-7/fushe. Cili nga këto
ekzaminime është me i pershtatshem?
A) Qendrimi ne pritje
B) Urografia
C) Ekografia renale
D) CT
E) Shintigrafia
C) Ekografia renale
- Pacienti 35 vjeç, alkolist paraqitet në urgjencë me dhimbje te forte periumbilikale dhe
epigastrike e cila irradiohet deri ne nivelin e 1/3 se poshtme te toraksit. Cila nga diagnozat
hipotetike është me e mundshme:
A) Ulçera gastrike
B) Sëmundje e kolonit transvers
C) Ulçera duodenale
D) Sëmundje te kolonit descendent
E) Pankretiti akut
E) Pankretiti akut
- Ne anemine e shkaktuar nga mungesa e hekurit cila nga ekzaminimet vlereson gjendjen e
depozites se hekurit ne organizem:
A) Ferritinemia serike
B) Hemoglobinemia
C) Hemoglobina korpuskulare e mesme
D) MCV
E) Transferina serike
A) Ferritinemia serike
- Ne te moshuarit mund te shkaktoje ulje te degjimit:
A) Infarkti i miokardit
B) Arteropatia obliterante e anesive inferiore
C) Hernia hiatale
D) Koliti Ulçeroz
E) Arteriti i Hortonit
E) Arteriti i Hortonit
- Tek policitemia vera vihet re:
A) Ulje e nivelit te hemoglobines dhe nr. te eritrociteve
B) Rritja ose ulja e nivelit te hemoglobines dhe zvogelim i mases se eritrociteve
C) Ulja e nivelit te hemoglobimes dhe zvogelim i mases se eritrociteve
D) Rritja e nivelit te hemoglobines dhe zvogelim i mases se eritrociteve
E) Rritja e nivelit te hemoglobines dhe nr. te eritrociteve
E) Rritja e nivelit te hemoglobines dhe nr. te eritrociteve
- Ne diagnozen etiologjike te hipotiroidizmit është e nevojshme te vleresohet:
A) Estradioli
B) Tireoglobulina
C) Autoantikorpet antitireoglobuline e anti TPO
D) fT3
E) rT3
C) Autoantikorpet antitireoglobuline e anti TPO
- Ne me te shumten e rasteve këto acidoza shfaqet si komplikacion i:
A) Diabetit insipid
B) Diabetit tip 2
C) HTA
D) Diabetit tip 1
E) Hipertiroidizmit
D) Diabetit tip 1
- Një femer 23 vjeçare diagnostikohet me anemi mikrocitare. Cilat nga shkaqet e
mëposhtme është me e mundshme?
A) Alfa talasemia
B) Beta talasemia major
C) Hemoragjia kronike
D) Deficit i folateve
E) Deficit i vit B12
C) Hemoragjia kronike
- Përveç PaO2 qe është faktor determinant ne saturimin e Hb ne nivel te gjakut arterial, cili
është faktor tjeter determinant?
A) Perqendrimi i O2 ne ajrin e inspiruar (FiO2)
B) pH, glicemia, perqendrimi i 2,3 DPG ne rruazat e kuqe
C) pH, Pa CO2, Temperaturë, perqendrimi i 2,3 DPG ne rruazat e kuqe
D) FiO2, ventilimi, difuzioni dhe perfuzioni
E) FiO2, ventilimi, raporti ventilim- perfusion
C) pH, Pa CO2, Temperaturë, perqendrimi i 2,3 DPG ne rruazat e kuqe
- Te gjitha situatat e mëposhtme mund te shkaktojne hipernatremi, përveç:
A) Ushqimi me sonde
B) Diabeti insipid
C) Diuretiket e tepert
D) Hipokortikosurenaloma
E) Polidipsia e te moshuarit
D) Hipokortikosurenaloma
- Ne insuficiencen renale akute te tipit funksional pesha specifike e urines është:
A) E ulet
B) E ndryshueshme
C) E rritur
D) Kushtezohet nga prania e cilindrave
E) E pamatshme
C) E rritur
- Një grua 52 vjeç , alkoliste prej shumë vitesh, ankon per dhimbje abdominale rekurente këto
muajt e fundit. CT tregon pranine e një mase kistike me diameter 7-8cm ne bishtin e pankreasit.
Cila është diagnoza me e mundshme?
A) Pankreatit akut
B) Karcinoma metastatike
C) Adenokarcinoma e pankreasit
D) Pseudokiste pankreatike
E) Adenoma insulare
D) Pseudokiste pankreatike
Mase kistike
- Ne leucemine limfatike kronike gamaglobulinat janë:
A) Normale
B) Mungojne
C) Te ulura
D) Te rritura
E) Shumë te rritura
C) Te ulura
- Një burre 30 vjeç, paraqitet në urgjencëme shenjat e abstinences nga heroina ose opiate te
tjera. Ka te gjitha shenjat e mëposhtme përveç njeres:
A) Diarre
B) Dhimbje muskulare
C) Rinorrea
D) Hipertermi
E) Mioze
E) Mioze
- Cili nga komplikacionet renale mund te shfaqet gjate dekursit te amiloidozes?
A) Insuficienca renale
B) Ptoza renale
C) Kalkuloza renale
D) Karcinoma renale
E) Sindromi nefrotik
A) Insuficienca renale