3. Kardiologji Flashcards
-
Krizat lipotimike kanë një incidence të rritur në:
A) Stenozën e aortas
B) Insuficencën e aortas
C) Stenozën e istmusit të aortas
D) Insuficiencën mitrale
E) Steno-insuficiencën mitrale
A) Stenozën e aortas (te kjo e thote incidenca)
- Cfarë kuptoni me termin miokard spongioz?
A) Mungesa e trabekulave normale në pjesën e brendshme të ventrikulit të majtë si pasojë e një
defekti maturimi në jetën intrauterine
B) Ekzistenca e foramen ovale ndërventrikulare pas lindjes
C) Prania e trabekulave në pjesën e brendshme të ventrikulit të majtë si pasojë e një defekti
maturimi në jetën intrauterine
D) Zëvendësimi i miokardit me ind dhjamor
E) Situatë klinike që karakterizohet nga zgjerimi i madh i ventrikulit
C) Prania e trabekulave në pjesën e brendshme të ventrikulit të majtë si pasojë e një defekti
maturimi në jetën intrauterine
-
Rritja e vëllimit qarkullues (volemisë), vjen si pasoje e të gjithë gjendjeve të poshtë shënuara
me përjashtim të:
A) Rritjes të filtrimit glomerular
B) Rritjes të aktivitetit të reninës plazmatike
C) Uljes të sekretimit të ADH
D) Uljes të përthithjes të natriumit
E) Uljes të sekretimit të aldosteronit
B) Rritjes të aktivitetit të reninës plazmatike
- Në infarktin e miokardit cila enzime paraqitet në vlerë më të rritur fillimisht?
A) LDH
B) SGOT
C) Mioglobina
D) CK-MB
E) Troponina
C) Mioglobina
- Në stenozën e valvulës mitrale evidentohen të gjitha këto me përjashtim të:
A) Hipertrofi e arterieve pulmonare
B) Hipertrofi e ventrikulit të majtë
C) Hipertrofi e atriumit të majtë
D) Hipertension venoz pulmonare
E) Zhurmë diastolike në apex
B) Hipertrofi e ventrikulit të majtë
- Cila shenjë nuk zbulohet në stenozën mitrale?
A) zhurmë diastolike me përforcim presistolik
B) zhurmë në hapje të valvulës
C) theksim i tonit të dytë në apex
D) theksim i tonit të dytë në bazë
E) pulsi i shpejtë
E) pulsi i shpejtë
- Cili nga pohimet është i vërtetë për bllokun atrio-ventrikular të grades të II-të tip II?
A) Valë P ndjekur nga komplekse QRS me intervale PR normale ose të alteruar nga vale P që
nuk pasohen me komplekse QRS
B) Zgjatje progresive e intervalit PR në tri komplekse QRS të një pas njëshme, shoqëruar me
mungesë të vales P pasuese të QRS
C) Zgjatje e intervalit PR mbi 0.20 sek për çdo kompleks QRS
D) Nuk ka lidhje midis vales P dhe komplekseve QRS. Frekunca e komplekseve QRS është 30
bpm
E) Mungesa e valëve P të dukshme
A) Valë P ndjekur nga komplekse QRS me intervale PR normale ose të alteruar nga vale P që
nuk pasohen me komplekse QRS
- Në cilën prej këtyre sëmundjeve degjohet një “klik” mezo-sistolik?
A) insuficience mitrale
B) aneurizëm aortale
C) infarkt
D) prolaps i valvulës mitrale
E) defekt interventrikular
D) prolaps i valvulës mitrale
- Në një pacient me fibrilacion atrial kronik cili është niveli i INR në mënyrë të tillë që të
evitohet një iktus embolik?
A) 6
B) 3
C) 4
D) 2
E) 1
D) 2
- Një njeri 57 vjeç, hipertensiv, me hiperkolesterolemi dhe mbipeshë ankon për një dhimbje
shtrënguese në kraharor në sforcime të lehta (si ngjitje shkallëve, dhënia e biçikletës). Cilin
ekzaminim do të kërkonit fillimisht?
A) Shintigrafi me Talium 201
B) Ekokardiograma
C) Koronarografi
D) Cikloergometri
E) TAC
D) Cikloergometri
- Cili nga ndërlikimet e infarktit të miokardit mund të na çojë drejt tamponadës kardiake?
A) Insuficienca mitrale akute
B) Insuficienca kardiake akute
C) Ruptura e septumit interventrikular
D) Ruptura kardiake
E) Insuficienca mitrale
D) Ruptura kardiake
- Cili është ndërlikimi më i rëndë që vërehet në stenozën mitrale?
A) Embolia sistemike
B) Infarkti pulmonar
C) Infarki miokardit
D) Fibrilacioni atrial
E) Asistolia
A) Embolia sistemike
- Në EKG një ekstrasistol ventrikulare karakterizohet nga:
A) kompleksi QRS i ngushtë ndjekur nga një pauzë kompesatore
B) kompleksi QRS i gjerë pa pauzë
C) kompleksi QRS i gjerë ndjekur nga një pauzë jo kompesatore
D) kompleksi QRS i ngushtë ndjekur nga një pauzë jo kompesatore
E) kompleksi QRS i gjerë ndjekur nga një pauzë kompesatore
C) kompleksi QRS i gjerë ndjekur nga një pauzë jo kompesatore
- Cili është niveli i kolesterolit LDL që duhet të arrij një pacient me infarkt miokardi?
A) < 130 mg/dl
B) < 200 mg/dl
C) < 110 mg/dl
D) < 180 mg/dl
E) < 100 mg/dl
E) < 100 mg/dl
- Cila situatë klinike nuk karakterizohet nga ulja e fraksionit të mbushjes të ventrikulit të
majtë shoqëruar me kongjestion pulmonar?
A) Stenoza mitrale
B) Insuficienca mitrale
C) Tamponada kardiake
D) Kardiomiopatia hipertrofike
E) Infarkti akut i miokardit
B) Insuficienca mitrale
- Efekti inotrop pozitiv në zemër realizohet nga:
A) rritja e hormoneve tiroides
B) acidoza
C) hiperkalemia
D) hipokalemia
E) frenimi beta-adrenergjik
A) rritja e hormoneve tiroides
- Përcaktuesi kryesor i konsumit të oksigjenit nga miokardi është:
A) frekuenca kardiake
B) presioni arterial diastolik
C) kontraktiliteti miokardit
D) presioni arterial sistolik
E) vëllimi ventrikular telediastolik
A) frekuenca kardiake
- Shkaku më i shpeshtë i pamjaftueshmërisë të zemrës është:
A) disfunksioni diastolik i ventrikulit të majtë
B) disfunksioni i ventrikulit të djathtë
C) hipovolemia
D) disfunksioni sistolik i ventrikulit të majtë
E) shoku
D) disfunksioni sistolik i ventrikulit të majtë
-
Raporti ventilim/perfuzion tregon raportin e:
A) kapacitetit vital dhe fluksit të gjakut qarkullues në mushkëri
B) ventilimit dhe fluksit të gjakut qarkullues në njësinë e mushkërisë
C) PCO2 dhe PO2 në gjakun arterial
D) vëllimin e gazeve dhe vëëlimin e gjakut qarkullues në mu
E) kapacitetin pulmonar total dhe prurjen kardiake
B) ventilimit dhe fluksit të gjakut qarkullues në njësinë e mushkërisë
- Cilat janë karakteristikat elektrokardiografike të infarktit subendokardial?
A) subnivelimi i ST dhe mungesa e valës Q
B) supraniveli ST dhe shfaqja e valës Q
C) subnivelimi i ST dhe shfaqja e valës Q
D) subnivelimi i ST dhe shfaqja e valës U
E) ST në vijën izoelektrike dhe shfaqja e valës Q
A) subnivelimi i ST dhe mungesa e valës Q
- Cili nga këta faktorë nuk lidhet me trombfilinë?
A) Defiçiti i proteinës C
B) Defiçiti i antitrombinës III
C) Defiçiti i proteinës S
D) Hiperhomocisteinemia
E) Neoplazia
C) Defiçiti i proteinës S
- Në lidhje me një pacient 65 vjeç, hipertensiv, me fibrilacion atrial kronik të stabilizuar, pa
faktorë të tjerë riskant, janë të vërteta të gjitha pohimet e më poshtme me përjashtim të:
A) Duhet realizuar konvertimi i ritmit
B) Pacient nuk mund të trajtohet vetëm me aspirinë
C) Pacienti duhet të trajtohet vetëm me barna antihipertensiv
D) Me përjashtim të rasteve kur ka një kundërindikacion absolut, terapia do të konsistonte në
përdorimin e antikoagulantëve oral
E) Pacienti duhet trajtuar vazhdimisht me heparinë subcutane
D) Me përjashtim të rasteve kur ka një kundërindikacion absolut, terapia do të konsistonte në
përdorimin e antikoagulantëve oral
- Përkufizohet si “angina nga eforti”:
A) Angina de nuova
B) Angina Prinzmetal
C) Angina e qëndrueshme
D) Angina e qetësisë
E) Angina si pasojë e ngarkesës
C) Angina e qëndrueshme
- Terapia në insuficiencën kardiake përfshin përdorimin e të gjithë barnave të poshtë shënuar
me përjashtim të:
A) beta-bllokuesve
B) ACE-inhibitorëve
C) Eritropoetinës
D) Statinave
E) Diuretikëve
C) Eritropoetinës
-
Refluksi pozitiv hepato-jugular flet në favor të:
A) Obstruksionit të vena cava superior
B) Pamjaftueshmërisë zemrore me natyrë kongjestive
C) Obstruksionit të vena portës
D) Obstruksionit të vena kava inferior
E) Situatë fiziologjike
B) Pamjaftueshmërisë zemrore me natyrë kongjestive
- Cili nuk është efekt anësor i terpaisë me ace-inhibitor?
A) Hipotensioni
B) Hiponatremia
C) Ndryshimet në shije
D) Kolla e thatë
E) Edema angioneurotike
B) Hiponatremia
-
Zhurma e Flint dëgjohet në:
A) fibrilacion atrial
B) insuficiencë mitrale
C) stenozë aortale
D) duktus Botalli
E) insuficiencë aortale
E) insuficiencë aortale
- Në pacientin hipertensiv graviteti i dëmtimit organor lidhet ngushtësisht me:
A) presionin arterial të monitoruar për 24 orë
B) presionin arterial të monitoruar në shtëpi
C) presionin arterial të monitoruar dy herë në ditë
D) presionin arterial të monitoruar në klinikë
E) presionin arterial të monitoruar gjatë natës
A) presionin arterial të monitoruar për 24 orë
- Nga pikëpamja klinike fibrilacioni ventrikular karakterizohet nga:
A) dispnea e rëndë
B) infarkti akut
C) cianoza
D) arresti kardiocirkulator
E) gishtat si shkop tamburi
D) arresti kardiocirkulator
- Cili është elementi që haset më shpesh në kuadrin klinik të stenozës mitrale?
A) iktus
B) hemoptizia
C) dispnea
D) prekordialgia
E) ngjirja e zërit
A) iktus
- Cili lloj i infarktit akut të miokardit (IAM) mund të shoqërohet me një aktivizim vagal?
A) IAM septal
B) IAM lateral
C) IAM diafragmatik
D) IAM anterior
E) Asnjë nga këto
C) IAM diafragmatik
- Cili prej elementëve të mëposhtëm mund të përdoret për të diferencuar insuficiencen
ventrikulare të majtë nga insuficienca ventrikulare e djathtë?
A) Rritja e enzimave hepatike
B) Asciti
C) Edema pulmonare
D) Edema periferike
E) Tendosja e venave jugulare
C) Edema pulmonare
- Cili duhet të jetë bari që i duhet dhënë fillimisht një pacienti me hiperkalemi dhe komplekse
QRS të zgjeruar ne EKG?
A) kayexalate
B) klorur kalçiumi
C) digoksin
D) furosemid
E) bikarbonat natriumi
B) klorur kalçiumi
- Cili është ndërlikimi më i rëndë që vërehet në stenozën mitrale?
A) Fibrilacioni atrial
B) Infarkti pulmonar
C) Infarki miokardit
D) Asistolia
E) Embolia sistemike
E) Embolia sistemike
-
Angioplastika koronare percutane indikohet në:
A) amiloidozën kardiake
B) insuficiencën kardiake
C) difektin interatrial
D) artropatinë e anësisë të poshtme
E) stenozën koronare
E) stenozën koronare
- Në disekacionin e aortës e dhëna semiotike më e rëndësishme është:
A) bllok i degës së djathtë
B) hipokratizmi digitalik
C) cianoza
D) mungesa e pulseve arterial
E) pectus excavatum
D) mungesa e pulseve arterial
-
Hipertensioni arterial në insufiçencën renale kronike vjen si pasojë e:
A) stenozës të arteries renale të njërës veshkë
B) stenozës të arteries renale në të dy veshkat
C) hiperaldosteronizmit primar
D) rritjes të vëllimit jashtëqelizor si pasojë e retensionit sodik
E) sindromës Barter
D) rritjes të vëllimit jashtëqelizor si pasojë e retensionit sodik
- Cili nga këta faktorë nuk lidhet me vdekshmërinë e rritur të një pacienti me
pamjaftueshmëri kardiake?
A) Ulja e intervlait RR
B) Rritja e BNP (brain natriuretik peptide) qarkulluese
C) Përdorimi i ACE-inhibitorëve
D) Ventrikuli i majtë merr formë sferike
E) TA më pak se 80/60 mmHg
C) Përdorimi i ACE-inhibitorëve
- Shkaku më i shpeshtë i stenozës të valvulës aortale është:
A) Sëmundje të lindura
B) Sëmundje reumatizmale
C) Endokarditi infektiv
D) Degjenerimet fibrokalçike të valvulës aortale bikuspidale
E) Degjenerimet fibrokalçike të pleqërisë
E) Degjenerimet fibrokalçike të pleqërisë
- Cili është simptomi i menjëhershëm i rupturës të aneurizmës të aortës?
A) Anuria
B) Melena
C) Hematemeza
D) Dhimbja e menjëhershme dhe/ose shoku
E) Zhdukje e pulseve periferike
D) Dhimbja e menjëhershme dhe/ose shoku
- Pulsi “parvus et tardus” është i pranishëm në:
A) Stenozën mitrale
B) Stenozën aortale
C) Insuficiencën e valvulës pulmonare
D) Insuficiencën e valvulës aortale
E) Inseficiencën mitrale
B) Stenozën aortale
- Në një pacient me kardiopati ishemike dhe diabet cila është vlera që duhet të ketë tensioni
arterial që të quhet optimale?
A) = 100/80
B) = 120/80
C) = 130/80
D) < 120/80
E) < 130/80
E) < 130/80