4. Mjekësi e Familjes Flashcards
- Mashkull 40 vjeç, ka dhimbje të forta të kockave të këmbëve, zverdhje të syve, urinim me
ngjyrë të errët dhe anemi. Lieni nuk preket. Në serinë e kuqe ka qeliza target dhe në formë drapëri,
si dhe retikulocite të larta. Diagnoza e mundshme:
A) Hepatit viral akut
B) Leukemi akute
C) Drepanocitosis
D) Thalasemi major
C) Drepanocitosis
- Burrë 75 vjec, ka gjendrra të rritura në të gjitha regionet. Shpretka 4 cm, hepari 4cm. Gjaku periferik: er 4000000, HB 12 gr/dl, Tb 230.000 mm³, leukocite 100.000 mm³, Formula:** Limfocite 97%, segmente 3%**. Diagnoza e mundëshme
A) Leukemi limfoblastike akute
B) Mononukleozë infektivi
C) Leukemi limfoide kronike
D) Leukemi mieloblastike akute
C) Leukemi limfoide kronike
- Femër 35 vjeçe, ka anemi, thonjë të thyeshëm, glosit atrofik. Gjaku periferik: hipokromi,
mikrocitozë e eritrociteve. Diagnoza e mundshme
A) Anemi nga mungesa e hekurit
B) Anemi hemolitike
C) Anemi nga mungesa e acidit folik
D) Anemi nga mungesae vit.B12
Anemia nga mungesa e hekurit eshte hipokrome, mikrocitike
- Grua 50 vjeçe, pas një udhëtimi vjen në urgjencë me dhimbje të fortë gjoksi, dispne, hemoptizi.
Ekzaminimi radiologjik normal. ECG takikardi sinusale. Diagnoza e mundëshme:
A) Pneumotoraks spontan
B) Infarkt akut i miokardit
C) Mediastinit
D) Trombemboli pulmonare
D) Trombemboli pulmonare
- Burrë 50 vjeç, duke vrapuar i filloi një dhimbje e fortë gjoksi që u shoqërua edhe me marrje
fryme. Pacienti ndaloj vrapin dhe dhimbja u qetësua. ECG në qetësi normal, TA 130/80mmHg.
Diagnoza e mundëshme:
A) Refluks gastro-esofagal
B) Pleurizi
C) Angina pectoris
D) Kostokondritis
C) Angina pectoris
- Mashkull 60 vjeç, alkolist, paraqitet me hematemezë masive dhe gjendje shoku. Ka ascit dhe
yje vaskulare. Shkaku i hematemezës:
A) Varicet e esofagut
B) Ulçer peptike kronike
C) Cancer i stomakut
D) Sindroma Mallory- Weiss
A) Varicet e esofagut
- Mashkull 40 vjeç, paraqitet me melenë, nuk ka dhimbje barku, nuk ka rënë në peshë. Në
ekzaminim anusi dhe rektumi janë normal. Është alkolist dhe pi duhan. Shkaku i melenës:
A) Ulçera peptike
B) Carcinoma e rektumit
C) Hemorhoidet
D) Sëmundja divertikulare
A) Ulçera peptike
- Pacient 34 vjeç, hera e katërt që vjen me kolika biliare si pasojë e kalkulozës së kolecistës.
Cili është mjekimi i zgjedhur për të sëmurin:.
A) Kolecistectomia
B) Përdorimi i gurë shkrirësve
C) Përdorimi i analgjezikëve
D) Përdorimi i spazmolitikëve
A) Kolecistectomia
-
Gravide 30 javë, ka disuri, temperaturë 38, dhimbje mesi. Analiza e urinës, leukocite me
shumicë si dhe bakterie. Urokultura jep antibiotikët sensibël si më poshtë. Zgjidh mjekimin e
përshtatshëm
A) Ceporine
B) Doksacillini
C) Rifampicine
D) Chloramphenicol
A) Ceporine qe i jep xhaxhi e daja
- Femër 60 vjeçe, ka dhimbje koke bitemporale, turbullim të shikimit në një sy, dhimbje të
kokës kur kreh flokët. Eritrosedimenti është i lartë. Shkaku i dhimbjes së kokës:
A) Meningitis
B) Hemoragji suaraknoidale
C) Arterit me qeliza gjigante
D) Spondilozë cervikale
C) Arterit me qeliza gjigante
- Grua multipare, paraqitet me hemoragji uterine në javën e 9 të shtatzanisë. Ostiumi intern
nuk është i dilatuar. Cerviksi është normal. Diagnoza e mundëshme
A) Missed abortion
B) Abort inkomplet
C) Rrezik aborti
D) Abort habitual
C) Rrezik aborti
- Grua hipertonike, është shtatzanë. Zgjidh mjekimin më të përshtatshëm për hipertoninë.
A) Adalat
B) aldomet
C) Enalapril
D) Lasix
B) Aldomet (Methyldopa)
-
Nulipare në javën e 20 të shtatzanisë, ka dhimbje koke, dhe dhimbje epigastrike. Tensioni
arterial është 159/100 dhe ka tendencë të rritet. Diagnoza e mundëshme
A) Shkolitje placente
B) Hydramnios
C) Pyelonefrit
D) Pre-ecalampsi fulminante
E) Inseficiencën mitrale
D) Pre-ecalampsi fulminante
-
Diabetike 40 vjeçare. Gravide në muajin e 7 të shtatzanisë. Zgjidh mjekimin për diabetin.
A) Metforminë+dietë
B) Daonil+dietë
C) Insulinë+dietë
D) Metforminë+daonil
C) Insulinë+dietë
- Femër 35 vjeç, ka kollë, temperaturë, faringitis. Radiografi pulmoni (Ro):zona të përhapura
konsolidimi bilaterale, në trajtë njollash. Testi për aglutinina të ftohta+. Diagnoza e mundëshme
A) mykoplazma pneumonie
B) pneumonia atipike
C) Grip
D) metastaza karcinomatoze
A) mykoplazma pneumonie
- Mashkull 65 vjeç, me kollë kronike produktive, vjen në urgjencë me dispne, dhe i përgjumur.
Pulmone me rale bronkiale, sibilanca, ulje e lëvizshmërisë së pulmoneve. Diagnoza e mundëshme
A) astma bronkiale
B) pneumonia atipike
C) edemë pulmonare akute
D) acarim i bronkitit kronik
D) acarim i bronkitit kronik
- Mashkull 55 vjeç, zgjohet me dispne, kollë me pështymë me shkumë, ka kaluar infarkt akut
të miokardit 3 javë më parë. Ka takipne, cianotik, rale krepitante në pulmone. Diagnoza e
mundëshme
A) astma bronkiale
B) embolia pulmonare
C) edema pulmonare akute
D) acarim i bronkitit kronik
B) embolia pulmonare (shkuma)
- Fëmijë 1.5 vjeç që shkon në cerdhe, ka kollë, wheezing. Ai ka lëvizje të flegrave të hundës
dhe sibilanca bilaterale në auskultim. Diagnozat e mundëshme
A) astma bronkiale
B) pneumoni bakteriale
C) pneumoni atipike
D) bronkiolitis
D) bronkiolitis (te femijet eshte i shpeshte)
- Djalë 10 vjeç, vjen në ambulancë sepse në fiskulturë pati gjenddje “të fikti” me dridhje. Në
eksaminim ka zhurmë të lartë sistolike të ejeksionit që shoqërohet me trill (dridhje). Cila është
diagnoza më e mundëshme
A) Ethe rheumatizmale akute
B) myokardit
C) Stenozë e aortës
D) Insuficienca kardiake kongestive
C) Stenozë e aortës (trill)
- Cila nga karakteristikat e poshtë shënuara nuk u përket konvulsioneve febrile të thjeshta:
A) Shfaqen në temperaturën >38 gradë celsius
B) Janë toniko klonike
C) Shfaqen në moshën mbi 6 vjeç
D) Nuk lënë deficite neurologjike
C) Shfaqen në moshën mbi 6 vjeç
- Cili nga antibiotikët e poshtëshënuar është zgjedhja e parë për mjekimin e anginave
streptokoksike, nëse pacienti ka alergji nga antibiotikët betalaktamidë:
A) ampicilina
B) eritromicina
C) amikacina
D) gentamicina
B) eritromicina
- Cili nga ushqimet e mëposhtme nuk absorbohet në sëmundjen celiake:
A) Kosi
B) Buka e grurit
C) Orizi
D) Mishi
B) Buka e grurit (gluteni)
-
Sëmundja reumatike shfaqet në përgjithësi:
A) Pas një infeksioni stafilokoksik
B) Disa jave pas një infeksioni streptokoksik
C) Menjëherë pas difterisë
D) Pas një infeksioni nga fruthi
B) Disa jave pas një infeksioni streptokoksik
-
HTAnë radhë të parë dëmton:
A) arteriet cerbrale
B) arteriet koronare
C) arteriet veshkore
D) arteriet periferike
A) arteriet cerbrale
- Kush nuk është ndërlikim madhor i HTA?
A) infarkti i miokardit
B) tromboembolizmi sistemik
C) insuficienca kardiake
D) insulti cerebral
B) tromboembolizmi sistemik
- Në astmën bronkiale të formës së mesme nuk nevojitet për mjekim:
A) Korticosteroidë parenteral
B) B2 mimetikë inhalatorë
C) Kromoloine
D) Ksantina
A) Korticosteroidë parenteral
- Cili nga medikamentet e më poshtëme antihipertensive jep me shpesh konstipacion:
A) propanololi
B) lasiksi
C) aldometi
D) izoptina
D) izoptina
- Femër 30 vjeçe, paraqitet me dhimbje shpine, në regjionin gluteal dhe në anesinë e poshtme.
Ajo ishte duke ngritur objekte të rënda në shtëpi. Ajo qëndron e përkulur në njërën anë dhe ngritja
e këmbës së shtrirë është e kufizuar dhe e dhimbëshme. Diagnoza e mundshme është:
A) Mialgji
B) Spondilozë lumbare
C) Stenozë spinale
D) Prolaps i diskut lumbar
D) Prolaps i diskut lumbar
- Grua 47 vjeçe, astmatike dhe hipertonike për të cilin merr methyldopa, ankon për anoreksi,
dhimbje barku dhe ikter që po theksohet. Diagnoza e mundshme është:
A) Hepatit kronik aktiv
B) Kolecistit akut
C) Pankreatit akut
D) Hepatit viral akut
A) Hepatit kronik aktiv
- Mashkull 20 vjeç, paraqitet me dhimbje kolike periumbelikale, që zhvendosen drejt fosës
iliake të djathtë, temperaturë, humbje oreksi. Diagnoza e mundshme është:
A) Kolecistit akut
B) Divertikulit akut
C) Ulçer peptike e perforuar
D) Appendicitis akut
D) Appendicitis akut
- Grua 78 vjeçe me me anginë të qëndrueshme, 10 ditë pas një operacioni për frakturë të qafës
së femorit ankon për distension masiv të barkut. Diagnoza e mundshm është:
A) Aneurisma e aortës abdominale
B) Ulçer peptike e perforuar
C) Pseudo- obstruksion
D) Kolit Ulçeros
C) Pseudo- obstruksion
- Burrë 60 vjeç, kohët e fundit është trajtuar për tuberkuloz të veshkës, paraqet rënie në peshë,
diarhe, anoreksi, hypotension. Ai paraqet hiperpigmentim të mukozës së gojës dhe vijave të
pëllëmbëve të duarve. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:
A) Glicemi
B) ACTH dhe kortizolin plazmatik
C) ECHO abdominale
D) Testet e funksionit te tyroides
B) ACTH dhe kortizolin plazmatik
- Grua 50 vjeçe, ankon për rënie në peshë, oreks të shtuar, djersitje, palpitacione, preferencë
për mot të ftohtë, ka vapë, duar të djersira si dhe tremor. Cilin ekzaminim do të kërkoni për
vendosjen e diagnozës:
A) ACTH dhe kortizolin plazmatik
B) Testet e funksionit të tyroides
C) ECHO abdominale
D) Hemokulturë
B) Testet e funksionit të tyroides
- Grua 70 vjeçe, ankon për rënie në peshë, disfagi progresive, dhe ndjenjën se ushqimet i
ngecin në fyt. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:
A) Skopi me barium
B) Gjak komplet
C) ECHO abdominale
D) Testet e funksionit të tyroides
A) Skopi me barium
- Burrë 65 vjeç, ka fillim të menjëhershëm të diabetit, anoreksi, rënie në peshë, dhimbje
epigastrike dhe shpine. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:
A) Gjak komplet
B) Glicemi
C) Testet e funksionit të tyroides
D) ECHO abdominale
D) ECHO abdominale
- Djalë 17 vjeç, ankon për temperaturë të lartë që dy javë, dhimbje fyti, zmadhim të gjëndrave
në qafë. Në ekzaminim objektiv ka ndjeshmëri në kuadratin e sipërm abdominal të djathtë,
subikter në sklera, SGOT dhe SGPT, lehtësisht të rritura. Cilin ekzaminim do të kërkoni për
vendosjen e diagnozës:
A) Hemokulturë
B) Mantuox
C) Monospot (gjak për MI)
D) ECHO abdominale
C) Monospot (gjak për MI-mononukleoze)
- Burrë 54 vjeç, ka 2 muaj që ka zmadhim të tonsilës së majtë, temperaturë fluktuante, kryesisht
mbas dite ,si dhe zmadhim të limfonodujve në qafë. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen
e diagnozës:
A) Gjak komplet
B) Biopsi e limfonodulit
C) Mantuox
D) CT toraksi
B) Biopsi e limfonodulit
- Femër 25 vjeçe, ndihet sëmurë, ka ethe, poliartralgji, eritemë nodoze. Radiografia e thoraxit
tregon lymphadenopathy mediastinale hilare. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e
diagnozës:
A) Testi Kvein
B) Monospot
C) HIV 1+2
D) Mantuox
A) Testi Kvein
Kveim-Siltzbach test is a skin test used to detect sarcoidosis
- Mashkull 29 vjeç, përdorues droge iv, paraqet temperaturë, adenopati cervikale që rrjedh një
substancë të bardhë si gjizë. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:
A) Testi Kvein
B) Monospot
C) HIV 1+2
D) Mantuox
D) Mantuox (gjiza)
- M 35 vjeç, ka kollë, hemoptizi. Ro: masë në hilusin dex. dhe një zonë konsolidimi në lobin
superior të djathtë, lateralisht. Diagnoza e mundëshme:
A) Tbc
B) Metastazë karcinomatoze
C) Sarkoidozë
D) Granuloma e Wegener
B) Metastazë karcinomatoze
- M 65 vjeç, ka kollë, dispne. Pulmone me rale bronkiale, subkrepitante, sibilanca. Ro: fibrozë
pulmonare difuze, trashje dhe kalcifikime pleurale bilaterale. Diagnoza e mundëshme:
A) Pneumokoniozë
B) Ca bronkial
C) Bronshit kronik
D) Astmë bronkiale
A) Pneumokoniozë
- M 14 vjeç, ka kollë dhe infeksione të përsëritura pulmonare, gishta tamburi, rënie në peshë,
steatorhe. Rodiografi: trashje të mureve bronkiale, hije në formë rrethi të bronkektazisë si dhe
hije të shpërndara në pulmone. Diagnoza e mundëshme:
A) Bronshit kronik
B) Pneumoni atipike
C) Astmë bronkiale
D) Fibroza kistike
D) Fibroza kistike
- Stjuardesë 34 vjeçe, ka 7 ditë me temperaturë, kollë të thatë, dispne, takipne. Në auskultim
respiracion i pastër. Diagnoza e mundëshme:
A) grip
B) Mykoplazma pneumonie
C) Pneumoni atipike
D) Astme bronkiale
C) Pneumoni atipike
- M 65 vjeç me kollë kronike produktive, vjen në urgjencë me dispne, dhe i përgjumur.
Pulmone me rale bronkiale, sibilanca, ulje e lëvizshmërisë së pulmoneve. Diagnoza e
mundëshme:
A) Ca bronkial
B) Bronshit kronik
C) Pneumokoniozë
D) Astme bronkiale
B) Bronshit kronik
- M 55 vjeç zgjohet me dispne, kollë me pështymë me shkumë, ka kaluar IAM 2 javë më parë.
Ka takipne, cianotik, rale krepitante në pulmone. Diagnoza e mundëshme:
A) Pneumoni atipike
B) Trombemboli pulmonare
C) Edemë pulmonare akute
D) Astme bronkiale
B) Trombemboli pulmonare
- F 25 vjeç, ka adenopati në qafë, temperaturë, djersë natën, rënie në peshë. Biopsia e
limfonodulit: ka qeliza të mëdha me dy bërthama, imazhi i pasqyrës, qelizat e Reed- Sternberg.
Diagnoza e mundëshme
A) Mononukleoza infektive
B) Morbus Hodgkin
C) Leukemi akute
D) Sarkoidoze
B) Morbus Hodgkin
- M 70 vjeç, përdor omnik për adenomën e prostatës. Ka dhimbje mesi dhe kockash, anemi,
insuficiencë renale. Mielograma ka qeliza plazmatike 38 %. Diagnoza e mundëshme
A) Mielome multiple
B) Leukemi akute
C) Metastaza kockore nga ca prostate
D) Leukemi mieloide kronike
A) Mielome multiple
- M 18 vjeç, ka dobësi, zbehje, zverdhje të syve, urinim me ngjyrë të errët dhe anemi. Lieni
preket 10cm. Gjaku periferik, Hb 7 gr/dl. Në serinë e kuqe: hypykromi dhe mikrocitozë e
shprehur, ka qeliza target, anizocitosis dhe poikilocitosis të shprehur si dhe retikulocite të larta.
Diagnoza e mundëshme:
A) Thalasemi major
B) Leukemi akute
C) Hepatit viral akut
D) Drepanocitosis
A) Thalasemi major (qel target)
- F 35 vjeçe, ka anemi, rënie të flokëve, ragade në këndet e buzëve. Gjaku periferik:
hipokromi, mikrocitozë e eritrociteve.
Diagnoza e mundëshme
A) Anemi nga mungesa e acidit folik
B) Anemi nga mungesae vit.B12
C) Anemi hemolitike
D) Anemi nga mungesa e hekurit
D) Anemi nga mungesa e hekurit
- Burrë 75 vjeç, ka dhimbje kockash. Preken, shpretka 14 cm, hepari 7cm. Gjaku periferik: er
4000000, HB 13 gr/dl, Tb 730.000 mmleukocite 300.000 mm?, Formula: ( bl 3%, PM 10%,
MC 17%, MM 20/, SH 10%, Seg 20%, eo7%, Ba 3%, Limfocite 10%. Diagnoza e mundshme
A) Leukemi limfoblastike akute
B) Leukemi mieloide kronike
C) Mononukleoze infektivi
D) Leukemi mieloblastike akute
B) Leukemi mieloide kronike
- Mashkull 23 vjeç, ankon për temperaturë 38 gradë, dhimbje kockash, vështirësi në gëlltitje.
Ka anginë Ulçero-nekrotike, lieni 4 cm. Gjaku periferik anemi, trombocitopeni, leukociti 26.000,
ka 34% blaste. Në disa blaste ka trupza Auer. Diagnoza e mundshme
A) Leukemi limfoblastike akute
B) Leukemi myeloide kronike
C) Leukemi myeloblastike akute
D) Mononukleoze infektive
C) Leukemi myeloblastike akute
(Trupezat Auer ishin te mieloblastet)
- M 20 vjeç, kthehet nga udhëtimi jashtë shtetit. Ka dispne dhe shqetësim në gjoks në anën e
majtë. Radiografia: ka një zonë të vogël në apexin e pulmonit të majtë pa ind pulmonar. Diagnoza
e mundëshme
A) Aneurizëm disecante e aortës
B) Emboli pulmonare
C) Tbc
D) Pneumotoraks nga tensionimi
E) Inseficiencën mitrale
D) Pneumotoraks nga tensionimi
- M 55 vjeç, ka dhimbje të fortë në sternum dhe marrje fryme. Frekuenca kardiake 40/ min.,
ECG: dhëmbë Q dhe rritje të ST në D III, DII, AVF. Mjekimi i mundshëm:
A) Adalat
B) Lanatosid c
C) Atropine
D) Atenolol
C) Atropine
- Grua 60 vjeçe, pasi ngrihet nga banja pati marrje fryme shumë të theksuar, dhimbje të fortë
gjoksi, hemoptizi. ECG takikardi sinusale. Diagnoza e mundëshme:
A) Pneumotoraks spontan
B) Trombemboli pulmonare
C) Infarkt akut i miokardit
D) Mediastinit
B) Trombemboli pulmonare
- Grua 60 vjeçe me artrit rheumatoid ka splenomegali. Në gjakun periferik leukociti 1500
mm3. Diagnoza e mundëshme:
A) Sindroma Felty
B) LMC
C) Lymphomë malinje
D) Cirozë e heparit
A) Sindroma Felty
- M 60 vjeç. Para 15 vitesh ka kaluar hepatit viral B. Paraqitet me hematemezë masive dhe
gjendje shoku. Ka ascit. Shkaku i hematemezes:
A) Ulçer peptike kronike
B) Cancer i stomakut
C) Varicet e esofagut
D) Sindroma Mallory- Weiss
C) Varicet e esofagut
- Grua 50 vjeçe, njihet se vuan nga karcinoma e gjirit. Ajo paraqet të përziera dhe të vjella
akute, polidipsi, konfusion, përgjumësi. Cilin është eksaminimi më dallues për diagnozë:
A) Calcemi
B) Glicemi
C) Azotemi, kreatinine, elektolitë
D) Testet e tyroides
A) Calcemi
- Mashkull 30 vjeç, ka vite që në pranverë dhe vjeshtë ka dhimbje barku sidomos nga mesi i
natës që e zgjojnë nga gjumi. Aktualisht ka dhimbje epigastrike shumë të fortë, të menjëhershme,
dhimbje në shpatullën e majtë dhe të vjella. Nuk dëgjohen zhurma perisaltike. Cili është ekzamini
më dallues për diagnozë:
A) Azotemi, kreatinine, elektolitë
B) Gjak komplet
C) ECHO abdominale
D) Eksaminim radiologjik i toraksi në pozicion vertikal
D) Eksaminim radiologjik i toraksi në pozicion vertikal
- Djalë 25 vjeç, ankon për dhimbje anale, shkarkime me gjak dhe mukus. Në eksaminimin
objektiv ka cikatrice të shumta punktiforme rreth anusit. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Fistula në sëmundjen e Chron´s
B) Fisura në anus
C) Koliti Ulçeros
D) Karcinoma e rektumit
A) Fistula në sëmundjen e Chron´s
- Burrë 70 vjeç, paraqet hemoragji rektale të pa dhimbëshme. Gjaku është në formën e rremave
në fece. Ai ankon për tënesma. Në tushe rektale palpohet një masë e butë, e fiksuar, e pa
dhimbëshme. Nuk preken limfonoduj inguinalë. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Karcinoma e kolonit
B) Karcinoma e rektumit
C) Hemorhoidet
D) Karcinoma e anusit
B) Karcinoma e rektumit
- Burrë 75 vjeç, ankon për dhimbje epigastrike dhe defekim me ngjyrë të zezë (melenë) me
fece pothuajse të formuara, ka rënë në peshë. Ka një lifonodul të zmadhuar në regionin
supraklavikular të majtë. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Karcinoma e kolonit
B) Ulçer e stomakut
C) Ulçer e duodenit
D) Karcinoma e stomakut
D) Karcinoma e stomakut
- Femër 30 vjeçe, ankon për dhimbje shumë të fortë të menjëherëshme të shpinës. Ajo udhëton
me skoliozë kompesatore. Në eksaminim, ajo ka dhimbje nga gluteusi tek kyci i këmbës, humbje
të ndjeshmërisë së shputës, dhe pulpës së këmbës së majtë. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Prolaps lumbar dhe sciatica
B) Stenoza spinale
C) Mieloma multiple
D) Spondilolistesis
A) Prolaps lumbar dhe sciatica
- Burrë 50 vjeç, ankon për dhimbje të shpinës që përhapet drejt të dy anësive. Dhimbja
përkeqësohet nga ecja dhe qetësohet nga pushimi dhe përkulja përpara. Në eksaminim, ai ka
kufizim të ngritjes lart të këmbës së shtrirë dhe mungesë të reflekseve të kyceve të këmbës.
Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Stenoza spinale
B) Osteoartrit
C) Prolaps lumbar dhe sciatica
D) Spondiliti ankilozant
A) Stenoza spinale
- Grua 50 vjeçe, ankon për dhimbje shpine. Ajo ka anemi normokrome, normocitare me
sediment shumë të lartë. Proteina totale 11 gr/dl. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Stenoza spinale
B) Mieloma multiple
C) Prolaps lumbar dhe sciatica
D) Spondiloarthrosis
B) Mieloma multiple
- Burrë 67 vjeç, ka dhimbje mesi sidomos gjatë ecjes. Është i zbehtë, ka azotemi të lartë.
Proteinuria Bence -Jonce pozitiv. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Prolaps lumbar dhe sciatica
B) Stenoza spinale
C) Mieloma multiple
D) Metastaza kockore
C) Mieloma multiple
- M 60 vjeç, ankon për dhimbje të kockave, të shpinës në regionin lumbar dhe në kofshët e tij.
Fosfataza alkaline serike 1000 u/L. Calciumi dhe phosphori janë normal. Pacienti ka vështirësi
me dëgjimin. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Sëmundja e Paget
B) Stenoza spinale
C) Prolaps lumbar dhe sciatica
D) Mieloma multiple
A) Sëmundja e Paget
- M 50 vjeç, ankon për dhimbje të forta të kockave sidomos të shpinës që e zgjojnë nga gjumi.
Ka të përziera, të vjella. Objektivisht, në palpim epigastri duket i zënë. Në eksaminimin
radiologjik duke dëmtime osteolitike të vertebrave. Fosfataza alkaline dhe Eritrosedimenti janë
i lartë. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Mieloma Multiple
B) Metastaza në kocka
C) Stenoza spinale
D) Spondilolistesis
B) Metastaza në kocka
- M 68 vjeç, ankon për dhimbje shpine dhe kockash. Ka djegie gjatë urinimit dhe vështirësi
në urinim. Urina komplet nuk ka shenja të infeksionit. Fosfataza alkaline e lartë. PSA e rritur. Gjaku komplet: leuko-erithroblastik, sediment i lartë. Cila është diagnoza më e mundëshme:
A) Sëmundja e Paget
B) Mielomë multiple
C) Prolaps lumbar dhe sciatica
D) Metastaza kockore nga ca prostat
D) Metastaza kockore nga ca prostat
- Burrë 60 vjeç, paraqet tremor, djersë dhe gjendje të fikti në mëngjes. Zgjidh eksaminimin
më dallues për diagnozë:
A) Tensioni arterial
B) ECG me 12 lidhje
C) glicemi
D) CT e kokës
C) glicemi
- F 65 vjeç, me insuficiencë renale kronike, paraqet kriza tetanie dhe të fikët. Ajo ankon për
krampe në anësi dhe mpirje rreth gojës. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:
A) glicemi
B) gjak komplet
C) kalcemi
D) urinë komplet
C) kalcemi
- F 40 vjeçe, ka fibromë të ovarit, hidrotoraks të djathtë dhe ascites. Cila është diagnoza më e
mundshme:
A) Sindromi Budd-Chiari
B) Pseudomiksoma peritoneale
C) Sindromi Meig´s
D) Peritonit tuberkular
C) Sindromi Meig´s
Meigs syndrome is characterized by the presence of a benign solid ovarian tumor associated with ascites and right hydrothorax that disappear after tumor removal .
- F 25 vjeçe, ka të përziera, të vjella, dhimbje abdominale. Objektivisht ka hepatomegali të
dhimbëshme dhe ascit. Kohët e fundit ajo ka filluar përdorimin e kontraceptivëve oralë.
Cila është diagnoza më e mundshme:
A) Sindromi Meig´s
B) Sindromi Budd-Chiari
C) Trombozë e venës porta
D) Peritonit tuberkular
B) Sindromi Budd-Chiari
a rare liver disease, It involves clotting of blood in the hepatic veins,blood is prevented from flowing out of the liver and returning to the heart.
- M 30 vjeç, zhvillon ascites dhe dhimbje kolike në kuadratin e djathtë të poshtëm. Likidi
ascitik ka natyrë viskoze dhe mukoide. Cila është diagnoza më e mundshme:
A) Pseudomiksoma peritoneale
B) Shtypja e venës porta nga limfonodujt
C) Pamjaftushmëri e zemrës së djathtë
D) Peritonit tuberkular
A) Pseudomiksoma peritoneale
is a rare tumour that grows slowly and causes a build-up of mucin (a jelly-like substance) in the abdomen and pelvis, giving rise to the name “jelly belly”. PMP often starts in the appendix but can also start in other organs such as the large bowel and ovary
- F 40 vjeçe, ka ascit. Në anamnezë, ka kaluar ethe rheumatizmale. Në auskultim, ka një ton të
dytë pulmonar të lartë. Volumi i pulsit në arteriet periferike i ulët. Cila është diagnoza më e
mundshme:
A) Cirrhosis
B) Shtypja e venës porta nga limfonodujt
C) Pamjaftushmëri e zemrës së djathtë si pasojë e stenozës mitrale
D) Peritonit tuberkular
C) Pamjaftushmëri e zemrës së djathtë si pasojë e stenozës mitrale
- F 50 vjeçe, ka ascites, dobësi. Ajo ka puls të crregullt, të shpejtë, me volum të vogël.
Eksaminimi radiologjik tregon zemër të vogël me kalcifikime që duken në projeksionin lateral.
ECG demonstron QRS me voltazh të ulët dhe valë T të invertuara. Cila është diagnoza më e
mundshëme:
A) Pamjaftushmëri e zemrës së djathtë si pasojë e stenozës mitrale
B) Cirrhosis
C) Perikarditi constriktiv
D) Peritonit tuberkular
C) Perikarditi constriktiv (kalcifikime)
- F 40 vjeçe, pas lëvizjes së një tavoline të rëndë ka dhimbje të shpinës; ajo nuk ka shenja të
prekjes së rrënjës nervore. Cili është trajtimi më i përshtatshëm:
A) Referim urgjent te ortopedi/ neurukirurgu
B) Dy ditë pushim + analgjezikë
C) Regjim shtrati për dy javë
D) Radiografi toraksi
B) Dy ditë pushim + analgjezikë