10. Nefrologji e Reumatologj Flashcards
-
Artriti tuberkular është tipik:
A) Poliartikular
B) Nuk bën abses
C) Me zhvillim hiperostozues
D) Nuk duket radiologjikisht
E) Monoartikular
E) Monoartikular
- Cila prej alternativave nuk është e vërtetë rreth artritit psoriazik:
A) >70% e pacientëve janë të prekur nga psoriaza e lëkurës shumë vite përpara se të zhvillohet
artriti
B) Në pak raste prek artikualcionin sakro-iliak
C) Kolona vertebrale mund të shfaqë entezit që ngjason me artritin
D) Terapia me metotresat, drejtuar dëmit artikular, përmirëson gjithnjë dhe lezionet e lëkurës
E) Bën pjesë tek Spondiloartropatitë siero-negative
D) Terapia me metotresat, drejtuar dëmit artikular, përmirëson gjithnjë dhe lezionet e lëkurës
- Simptoma më karakteristike e sëmundjes së Horton është:
A) Nuk ndjehet mirë
B) Dhimbje artikulare
C) Cefale intense, parosistike
D) Ambliodipi
E) Marrje mendsh
C) Cefale intense, parosistike
- Në artritin reumatoid cilat janë artikulacionet që preken më shpesh?
A) Të baçinit
B) Tibio-tarsike
C) Artikulacionet e vogla të duarve
D) Bërrylit
E) Temporo-mandibulare
C) Artikulacionet e vogla të duarve
- Mbi bazën e cilëve prej elementëve laboratorik, spondiloartriti konsiderohet si sieronegativ?
A) Mungesa e faktorit reumatoid dhe ANA negativ
B) Indekset aspecifike të inflamacionit negativ
C) ANCA negativ
D) ANA negativ
E) Faktori reumatoid negativ
E) Faktori reumatoid negativ
- Cili prej antitrupave antinukleojanë tipikë për diagnozën e Lupus Eritematoz Sistemik
A) Antiperinuklearë
B) Anti RNP
C) Anti-ADN me helikë teke
D) Anti mukoza gastrike
E) Anti-ADN me dopio helikë
E) Anti-ADN me dopio helikë
- Në artritin reumatoid, përveç artikulacione, cili organ në përgjithësi nuk është i përfshirë?
A) Lëkura
B) Pulmonet
C) Hepari
D) Sistemi nervor
E) Zemra
C) Hepari
-
Glikozaminoklikanet janë:
A) Përbërës normalë të substancës bazë të kartilagjenit artikular
B) Substanca patologjike që gjenden në likidin sinovial kur ka artrit septik
C) Përbërës normalë të membranës sinoviale
D) Produkte të degradimit të fibrave të kolagjenit
E) Përbërës jo normalë të kartilagjenit tek personat me kodrokalçinozë
A) Përbërës normalë të substancës bazë të kartilagjenit artikular
- Cili është kuadri radiologjik tipik i artritit reumatoid?
A) Osteofite
B) Mikrofraktura iuxtartikulare
C) Osteosklerozë subkondriale
D) Geoide diafizare
E) Erozione të epifizës
E) Erozione të epifizës
-
Lumbalgjia ose dorsalgjia nokturne, që zgjon personin në orët e vona të natës, të orienton
drejt diagnozës së:
A) Skolioza
B) Spontiliti ankilozant
C) Spondilolisteza
D) Osteoartroza
E) Artriti reumatoid
B) Spontiliti ankilozant
-
Pozitiviteti për ANCA (antitrupa anti-citoplazëm të neutrofileve) është markues diagnostik
për:
A) Vaskulit sistemik
B) Sarkoidozë
C) Artrit reumatoid
D) Sëmundja mikse e indit lidhor (MCTD)
E) Lupus Eritemaroz Sistemik
A) Vaskulit sistemik
- Cila prej sëmundjeve artikulare mund të prek traktin cervikal të kolonës vertebrale?
A) Sindroma fibromialgjike
B) Sindroma e Reiter
C) Artriti reumatoid
D) Osteoporoza
E) Polimialgjia reumatike
C) Artriti reumatoid
- Antitrupat anti-nukël (ANA) kërkohen kur dyshohet për?
A) Artrit reumatoid
B) Konektiviti
C) Sarkoidoza
D) Osteoartroza
E) Tiroiditi autoimun
B) Konektiviti
- Cila prej simptomave të sëmundjes reumatike haset më rrallë:
A) Temperaturë
B) Endokarditi reumatik
C) Miokarditi reumatik
D) Pleuriti reumatik
E) Takikardi persistuese
D) Pleuriti reumatik
- Kuadri klinik me dhimbje artikulare, të paktën tre artikulacione të enjtura, ngurtësi në mëngjes
>30 min, pozitivitet për faktorin reumatoid ose antitrupat anti-CCP të bën të mendosh për:
A) Artrit gotoz
B) Artrit reumatoid
C) Spondiloartrit
D) Polimialgji
E) Osteoartrozë
B) Artrit reumatoid
- Cila nga zonat është tipike që preket nga frakturat e shkaktuara nga osteoporoza e tipit II?
A) Vertebrat lumbare
B) Vertebrat dorsale
C) Radiusi
D) Qafa e femurit
E) Vertebrat cervikale
D) Qafa e femurit
- Sindroma e Sjogren:
A) Shfaqet kryesisht tek femrat në moshë të mesme
B) Eshtë patlogji pediatrike
C) Eshtë më e shpeshtë tek femrat e reja
D) Nuk shoqërohet asnjëherë me artritin reumatoid
E) Mund të shkaktojë shtim të lotëve
A) Shfaqet kryesisht tek femrat në moshë të mesme
- Cila prej sëmundjeve mund të konsiderohet si “artrit reaktiv” sieronegativ?
A) Gotta (podagra)
B) M. Crohn
C) Diabeti
D) Hepatiti viral
E) M. Paget
B) M. Crohn
- Tek artriti reumatoid, dëmtimi artikular fillon nga:
A) Kartilagjeni artikular
B) Membrana sinovjale
C) Kocka nënkondriale
D) Asnjëra prej përgjigjeve
E) Kpsula artikulare
B) Membrana sinovjale
- Cila prej karakteristikave klinike nuk ndodh tek fibromialgjia?
A) Cefalea e tipit tensiv
B) Emikrania
C) Vaskuliti
D) Vështirësitë konjitive
E) Sindroma e kolonit të irrituar
C) Vaskuliti
- Cfarë është piku i masës kockore?
A) Vlera e densitetit mineral kockor para menopauzës
B) Vlera mesatare e densitetit mineral kockor e gjetur gjatë densimetrisë me rreze X
C) Vlera minimale e densitetit mineral kockor e gjetur në rastin e një frakture
D) Vlera maksimale e densitetit mineral kockor e gjetur gjatë terapisë për osteoporozën
E) Vlera e densitetit mineral kockor e arritur në moshën 25 vjeçare
E) Vlera e densitetit mineral kockor e arritur në moshën 25 vjeçare
-
Alternimi karakteristik i ezofagut në prani të sklerozës sistemike, është:
A) Devijimi i saj në disa drejtime
B) Formimi i divertikujve nga tërheqja
C) Hipotoni dhe ngurtësi të pareteve dhe zgjerim të saj
D) Formimi i divertikujve nga pulsimi
E) Zbrazje e vonuar prej spazmave kardiale
C) Hipotoni dhe ngurtësi të pareteve dhe zgjerim të saj
-
Sëmundja reumatike shkaktohet nga:
A) Streptokoku viridans
B) Enterokoku
C) Pneumokoku
D) Stafilokoku
E) Streptokoku beta-hemolitik i gr A
E) Streptokoku beta-hemolitik i gr A
- Cila prej alternativave nuk është karakteristike e spondilitit ankilozant?
A) Dhimbje të kolonës, që përmirësohen gjatë lëvizjes
B) Dhimbje akute të orbitës, unilaterale
C) Fillim i ngadaltë i simptomave
D) Lezione papulo-skuamoze në pëllëmbën e duarve dhe atë plantare
E) Oligoartropati periferike asimetrike
D) Lezione papulo-skuamoze në pëllëmbën e duarve dhe atë plantare
- Lezioni inflamator kronik shkatërrues që prek kërcin nazal është tipike e:
A) Sklerodermi difuze
B) M. Behget
C) Lupus eritematoz sistemik
D) Morphea
E) M. Wegener
E) M. Wegener
(te hapur komplet zgavren e hundes)
- Cila është shfaqje tipike në artritin psoriazik?
A) Perikarditi
B) Luksacioni i radiusit
C) Datiliti
D) Shfaqja e dhimbjes artikulare pas sforcos fizike
E) Fenomeni Raynaud
C) Datiliti
- Cila patologji është përgjegjëse për përfshirjen poliartikulare nga shkaqe inflamatore?
A) Osteoartroza
B) Ethet reumatike
C) Amiloidoza
D) Hemokromatoza
E) Hemofilia
B) Ethet reumatike (ethet shumes poli)
-
Arteriti me qeliza gjigjante (arteriti temporal ose i Horton) është sëmundje e rëndë pasi:
A) Provokon lehtësisht fraktura kockore
B) Lehtëson zhvillimin e neoplazive
C) Nuk ka mundësi kurimi
D) Provokon lehtësisht insufiçencë renale
E) Provokon humbje të shikimit në mënyrë të menjëhershme
E) Provokon humbje të shikimit në mënyrë të menjëhershme
- Cila prej gjendjeve të mëposhtme shoqërohet me praninë e antitrupave antinukel:
A) Sindroma nga lodhja kronike
B) Sindroma nga antitrupa antifosfolipide primitive
C) Poliarteriti nodoz
D) Lupusi sistemik
E) Fibromialgji
D) Lupusi sistemik
- Antigjeni HL-A B27 është i pranishëm në 85% të pacientëve të prekur nga:
A) Spondiliti ankilozant
B) Artriti reumatoid
C) Gotta
D) Artriti psoriazik
E) Ethet akute reumatike
A) Spondiliti ankilozant
- Cila prej sëmundjeve artikulare nuk është me bazë imunologjike?
A) Artropatia nga LES
B) Reumatizmi artikular akut
C) Artropatia e S. Së Felty
D) Artropatia gotoze (podagra)
E) Artriti reumatoid
D) Artropatia gotoze (podagra)
- Tek artriti reumatoid cili është deformimi karakteristik i gishtave të duarve?
A) Në ekstension
B) Devijim në anën ulnare
C) Hiperfleksion i gishtit të vogël
D) Devijim në anën radiale
E) Hiperfleksion i gishtit të mesit
B) Devijim në anën ulnare
- Tek artroza nodujt e gjetur janë:
A) Nodujt Osler
B) Nodujt e Heberden
C) Nodujt Schmorl
D) Nodujt në nënlëkurë
E) Nodujt reumatoid
B) Nodujt e Heberden
- Cila alternativë rreth ostoporozës nuk është e vërtetë:
A) Frakturat vertebrale mund të jenë asimptomatike
B) Frakturat osteoporotike me dhimbje intense dhe të lokalizuar
C) Zona e prekur më shumë nga frakturat është artikulacioni tibio-tasik
D) Rreziku për fraktura rritet me uljen e densitetit mineral kockor
E) Këshillohen ushtrimet fizike për forcimin e kolonës vertebrale
C) Zona e prekur më shumë nga frakturat është artikulacioni tibio-tasik
- Cila prej patologjive nuk bën pjesë tek spondiloartropatitë:
A) Artriti psoriazik
B) Polimialgjia reumatike
C) Sëmundja e Reiter
D) Artriti reaktiv
E) Spondiliti ankilozant
B) Polimialgjia reumatike
- Antitrupat anti-ENA:
A) Nuk janë asnjë herë të pranishëm në konektivitin miks
B) Shfaqen në reumatizmin artikular akut
C) Janë gjithnjë të pranishme në nefritin nga lupus
D) Gjenden vetëm në raste të rralla të lupusit
E) Janë markues të sëmundjes
E) Janë markues të sëmundjes
- Cila prej alternativave rreth artritit të podagrës (gotta) nuk është e vërtetë:
A) Fillimi është në përgjithësi monoartikular
B) Terapia hipouricemizante nuk duhet nisur gjatë atakut akut
C) Shifrat e larta të uricemisë kanë pak vlerë për të vendosur diagnozën
D) Shfaqjet artikulare radiologjike nuk janë të tipit eroziv
E) Dieta dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund të jenë të dobishme për të ulur shpeshtësinë
gotoz dhe evitimit të përdorimit të mjekimeve
D) Shfaqjet artikulare radiologjike nuk janë të tipit eroziv
- Tek artriti reumatoid në fazë akute nuk është e këshillueshme:
A) Terapia me FANS
B) Terapia me medikamente biologjike
C) Sinoviektomia
D) Terapia imunosupresive
E) Terapia termale
E) Terapia termale
- Cila prej shenjave radiologjike nuk është karakteristike e osteoporozës vertebrale:
A) Hipertransparencë e trupave vertebralë dhe rritje e kontrastit të kontureve të strukturës
B) Pamje konkave e kontureve të strukturës
C) Rritje e spesorit të kortikales
D) Deformim në formën e pykës e trupave vertebralë
E) Rrallim i imazhit trasekular i kockës spongioze
C) Rritje e spesorit të kortikales
- Cila prej të dhënave laboratorike është karakteristike për osteomalacinë?
A) Hiperkalçemi
B) Rritje të fosfatazës alkaline në gjak
C) Hiperkalçiuri
D) Hiposforemi
E) Hiperfosforemi
B) Rritje të fosfatazës alkaline në gjak
-
Eritema nodoze është karakteristikë e:
A) Pneumonia streptokoksike
B) Skleroza multiple
C) Fruthi
D) Sklerodermia
E) Sarkoidoza
E) Sarkoidoza
(nodoze- Sarkoidoza)
- Lezioni më karakteristik në kocka shkaktuar nga Lupusi është:
A) Fraktura spontane
B) Osteoporoza në formë pullash
C) Nekroza aseptike
D) Osteoskleroza
E) Osteomieliti akut
C) Nekroza aseptike
- Tek polimioziti është e shpeshtë të hasen të gjitha alternimet e mëposhtme, përveç njërës:
A) Rritja e CK
B) Hepatiti
C) Rritje e AST dhe LDH
D) Hiposteni/mialgji i muskulaturës së shpatullave
E) Alternime elektromiografike
B) Hepatiti
-
Alternimi okular karakteristik i sindromës së Sjogren është:
A) Katarrakta
B) Rritja e presionit endookular
C) Keratokongiuntiviti i thatë
D) Atrofia e nervit optik
E) Iridocikliti
C) Keratokongiuntiviti i thatë
- Cili prej alternimeve është tipik për artrozën?
A) Hollimi i kartilagjenit (kërcit)
B) Osteoporoza e përhapur
C) Lacerimi i kapsulës
D) Osteoporoza iuxtaartikulare
E) Hiperplazi e sinoviociteve të tipit A
A) Hollimi i kartilagjenit (kërcit)
- Cila prej formave të artrozës është e trashëgueshme?
A) Lumboartroza
B) Gonartroza
C) Artroza nodoze e gishtave
D) Artroza e shpatullës
E) Artroza e bërrylit
C) Artroza nodoze e gishtave
- Në sindromën hepato-renale:
A) në urinë vihet re hematuri
B) kolesterolemia është e rritur
C) diureza i kalon 1500 ml/ditë
D) diureza është më pak se 300 ml/ditë
E) glikozuria është e vazhdueshme
D) diureza është më pak se 300 ml/ditë
-
Insuficienca renale akut funksionale mund të jetë pasojë e:
A) gurëve në rrugët urinare
B) obstruksionit të rrugëve urinare
C) abuzimit me aminoglikane
D) shterimit të vëllimit jashtëqelizor
E) nekrozës kortikale bilaterale
D) shterimit të vëllimit jashtëqelizor
-
Oliguria hipertonike, acidoza metabolike, hiperkalemia përputhen me kuadrin kliniklaboratorik të:
A) diabetit mellitus të çekuilibruar
B) diabetit insipid
C) insuficiencës renale kronike
D) fazës funksionale të insuficiences renale akute
E) fazës me poliuri të insuficiencës reanle akute
D) fazës funksionale të insuficiences renale akute
-
Fraksioni i ejeksionit të natriumit të filtruar normalisht është:
A) më pak ose baraz me 1%
B) 1.5-3%
C) 3-4.5%
D) 4.5-6%
E) 6.5-8%
A) më pak ose baraz me 1% (me e vogla)
-
Hipokalçemia në insuficiencën renale kronike vjen si pasojë e:
A) hiperkalçiurisë
B) marrjen e pakët të kalçiumit me dietë
C) mungesa e formës aktive të vitaminës D
D) mungesa e PTH
E) hiperparatiroidizëm
C) mungesa e formës aktive të vitaminës D
- Cili prej mikroorganizmave të më poshtëm është shkaktari më i shpeshtë i pielonefritit akut:
A) klebsiella
B) klamidia
C) esherikia
D) pseudomonas
E) candida
C) esherikia
- Janë gurë me natyrë radiotransparente:
A) gurët e përbërë nga fosfati i kalçiumit
B) gurët e përbërë nga oksalati i kalçiumit
C) gurët me përbërje të përzjerë
D) gurët e përbërë nga acidi urik
E) gurët cistik
D) gurët e përbërë nga acidi urik
- Në insuficiencen renale akute të tipit funksional pesha specifike e urinës është:
A) e ulët
B) e ndryshueshme
C) e kushtezuar nga prania e cilindrave
D) e rritur
E) nuk mund të matet
D) e rritur
- Të gjitha pohimet e mëposhtme përfaqësojnë shkaqe të hipokalemisë me përjashtim të:
A) terapisë me ACE-inhibitor
B) alkalozës metabolike
C) sindromës Cushing
D) të vjellave persistente
E) terapisë me diuretik
A) terapisë me ACE-inhibitor
- Në poliurinë hipotonike pesha specifike e urinës është:
A) midis 1020 dhe 1030
B) më shumë se 1030
C) më pak se 1006
D) e barabartë me 1010
E) midis 1010 dhe 1020
C) më pak se 1006
- Për të realizuar një transplant të veshkës, përputhshmëria sipas sistemit ABO:
A) e domosdoshme vetëm nëse egziston përputhshmëria HLA
B) jo e domosdoshme nëse egziston përputhshmëria HLA
C) e panevojshme
D) e domosdoshme
E) e domosdoshme vetëm nëse është realizuar një transplant i mëparshëm
D) e domosdoshme
-
Pielonefrit akut është:
A) një sëmundje që prek kryesisht meshkujt
B) prek kryesisht moshat e treta
C) karakterizohet nga prania e një temperature me natyrë septike
D) paraqitet me vlera normale të ERS dhe PCR
E) paraqitet me një neutropeni të theksuar
C) karakterizohet nga prania e një temperature me natyrë septike
- Sindroma nefrotike:
A) përfaqëson një kuadër klinik të karakterizuar nga hipoalbuminemi e rëndë (< 3 g/dl)
B) paraqitet me një proteinuri mbi 2.5 g/ditë
C) paraqitet me insuficience renale
D) shoqërohet me gjendje hipokoagulimi dhe tendece për hemorragji
E) është gjithmonë një sëmundje parësore e veshkave
A) përfaqëson një kuadër klinik të karakterizuar nga hipoalbuminemi e rëndë (< 3 g/dl)
- Cila nga këto shenja është patognomonike për glomerulonefritin me lezione minimale:
A) proteinuria selektive
B) mikrohematuria
C) hiperazotemia
D) leukocituria
E) cilindruria
A) proteinuria selektive
- Të gjitha sëmundjet e më poshtme mund të çojnë drejt insuficiencës renale me përjashtim
të:
A) LES
B) Diabet mellitus
C) Amiloidozë
D) Mielosklerozë
E) Mieloma multiple
D) Mielosklerozë
- Në një paciente me probleme kardiake e cila trajtohet me furosemid, cili elektrolit duhet
monitoruar me kujdes?
A) Natrium
B) Klor
C) Kalium
D) Kalçium
E) Magnesium
C) Kalium
- Cila nga terapitë e më poshtme konsiderohet si mjekim i zgjedhur në trajtimin mbajtës të
një pacienti me artrit reumatoid të diagnostikuar për herë të parë?
A) AIJS
B) prednizon 40 mg/ditë
C) metotraksat (10 mg/javë) + AIJS + kortikosteroid me doza të ulta
D) AIJS + minociklina
E) paracetamol sipas nevojës
D) AIJS + minociklina
-
Fenomeni Raynaud mund të shoqërohet me:
A) erizipelë
B) sklerodermi
C) dermatit
D) tromboflebit
E) limfoadenit
B) sklerodermi
-
Arteriti Horton mund të ndërlikohet me:
A) aneurizëm të aortës abdominale
B) disekim të harkut të aortës
C) bllokim të arteries subklave
D) klaudikacio të përtypjes dhe të kafshimit
E) të gjitha janë të vërteta
E) të gjitha janë të vërteta
-
Polimialgjia reumatizmale:
A) është një sinovit jo eroziv i artikulacionit skapulohumeral dhe strukturave përreth
B) prek kryesisht meshkujt < 40 vjeç
C) shkaktohet nga infeksione të shpeshta streptokoksise të tonsilave
D) shoqërohet me purpurën Schonlein-Henoch
E) karkaterizohet nga antikorpi JO1 pozitiv
A) është një sinovit jo eroziv i artikulacionit skapulohumeral dhe strukturave përreth
- Cili nga këto barna përdoret në terapinë e podagrës?
A) penicilamina
B) klofibratet
C) kolestiramina
D) kortizoni
E) alopurinoli
E) alopurinoli
- Në cilën patologji vihet re kuadri radiologjik i “shkopit të bambusë”?
A) Sindroma Reiter
B) Artriti Reumatoid
C) Spondilit ankilozant
D) Enteroartriti
E) Sindroma Sjogren
C) Spondilit ankilozant
- Në moshat e treta, verbëria mund të jetë pasojë e:
A) infarktit të miokardit
B) arteriopative periferike
C) arteritit Horton
D) kolitit ulçeroz
E) hernies hiatale
C) arteritit Horton
- Në artritin reumatoid nuk preket një nga këto artikulacione:
A) talokrurali
B) radiokarpali
C) skapulohumerali
D) bërryli
E) sakroiliaku
E) sakroiliaku
- Të gjithë faktorët e më poshtëm janë faktor rreziku për të zhvilluar osteoporozë me
përjashtim të:
A) menopauzës të parakohshme kirurgjikale
B) duhanpirjes
C) terapisë me fenobarbital
D) jetës sedentare
E) obezitetit
E) obezitetit
- Në cilën prej patologjive të mëposhtme janë specifik antitrupat anti-CCP?
A) Spondilit ankilozant
B) LES
C) Artrit reumatoid
D) Sëmundja Behçet
E) Artrit psoriatik
C) Artrit reumatoid