Physics Flashcards
Cfare zbulime beri Lincenso Galileo, Poason, Gjilberti, Galvani?
Licenso&Galileo-Maten temperaturen e trupit te njeriut dhe verejten ndreshushmerine e saj
Poason- Hulumtoi rrjedhjen e lengjeve si fenomen ne hemodinamike
Gjilberti- Zbuloi ngarkesat elektrostatike te trupave te ndryshem
Galvani- Zbuloi rrymen ne nervat lumbale te bretkoses si fenomen i fillimit te njohurive ne elektrofiziologji
Cka eshte, kur dhe kush e zbuloi Biofiziken?
Biofizika u zbulua nga Karl Pirson 1892. Si shkence ka per studim sistemet e gjalla ne te gjitha nivelet; molekulare qelizore mbi qelizore deri ne sistemin e biosferes.
Biofizika sqaron proceset fiziko-kimike te qelizes, ligjin e ndarjes se saj, percjellshmerin nervore, shnderrimet energjetike ne mes qelizes dhe rrethines
Nga kush perbehet natyra?
Perbehet nga te gjitha objektet materiale: Substancat dhe fushat fizike.
Kush jane fusha fizike?
Fusha fizike jane fusha elektromagnetike, gravitacionale dhe nukleare
Cka eshte drita?
Drita eshte fushe fizike perkatesisht vale elektromagnetike, e cila del nga atomet ose molekulat qe kane gjende ekscitimi
Cfare strukture ka materia?
Diskrete
Cka eshte morfologjia?
Disiplina qe mirret me studimin e struktures se substancave
Cila eshte vetia e perbashket e paraqitjeve te materies
Perberja diskrete.
Cka eshte vetia si karakteristike?
Vetia si karakteristike qe e vecon substancen eshte rrjedhim i perberjes specifike te substances
Cka eshte sistemi?
Sistemi eshte bashkesia e elemnteve me perberje te cfaredoshme, qe veprojne ne mes veti me rrethinen, duke formuar nje teresi me veti qe shfaq dukuri-fenomene
Cka jane proceset?
Fenomenet ne funksione kohe quhen procese
Kush jane perberesit e sistemit?
Perberesit e sistemit jane elementet e sistemit
Cka quajme sistem te mbyllur e qka sistem te hapur
Sistemi i mbyllur apo i izoluar quhet sistemi qe nuk komunikon me rrethinen e tij. Kurse sistemi i hapur ai qe komunikon me rrethinen e tij
Bashkesia e te gjitha sistemeve quhet…
Sistemi i mirefillte-sistemi universal(universumi). Sistemet e tjera veq e veq jane sisteme parciale
Cilat jane kriteret e elementeve qe e perbejne sistemin?
Se pari duhet njohur funksioni i elementit ne sistem, shkalla e lidhshmerise se tij me sistem. Kur njihet funksioni njihet perberja e tij
Cilat jane komponentet themelore te sistemit?
Elementet e sistemit, kufiri i sistemit dhe kanalet e lidhjeve
Si mund te lidhen elementet ne nje sistem?
Ne lidhje serike. Serike kthyese te drejtperdrejte. Serike kthyese te terthorte. Paralele
Si ndahen kanalet e lidhjeve te sistemit
Kanale materiale(Shkembehet materia) Kanale energjetike(Shkembehet energjia) Kanale informative (Shkembehen sinjale fizike-informacione)
Si komunikojne sistemet me rrethinen?
Me ane te elementeve te veta qe jane ne kufirin e sistemit, duke bere shkembimin e energjise materies e informacionit
Cka quajme veprim te rrethines?
Quhet ndikimi i rrethines ne sistem
Tek rasti i qelizes, kush eshte madhesi hyrese e kush dalese?
Madhesi hyrese: perbersit e perqendrimit te jashte qe depertojne ne qelize prej membranes si temperatura, shtypja e rrethines, potencialet membranore.
Ndryshimet ne madhesi dalese: shpejtsia e qitjes se produkteve metabolike te qelizes, ne vleren e potencialit elektrik te membranes
Cka eshte aftesia zberthyse e kontrollimit? Nga qka varet?
Aftesia zberthyse e kontrollimit eshte ndarja e veprimeve ne hyrje dhe te reaksioneve ne dalje
Sistemet qe kane aftesi zberthyse te madhe jane ato qe ne hyrje reagojne sakte ne cdo shkak, dhe ne dalje japin reaksione te caktuara
Varet nga numri i hyrjeve dhe i daljeve . Ameba ka nje hyrje dhe nje dalje
Kur nje sistem eshte i deteminuar?
Kur i njohim madhesite hyrese, dalese, parametrat, funksionet transmetuse
Si ndahen veprimet?
Ndahen ne veprime fiziko kimike, fiziologjike dhe ne funksione kohe
Si ndahen veprimet fiziko kimike
Ndahen ne veprime fizike(mekanike, te nxehtesise elektrike, drites, akustike, etj) dhe kimike (percjellja e ushqimit, pirja e barerave, veprimet e sub kimike)
Si ndahen veprimet fiziologjike?
Ne veprime adekuate dhe joadekute. Adekuatet shkaktojne reaksione te pritura kurse ato jo adekuatet te papritura psh. rrezatimet radioaktive
Si ndahen veprimet ne funksion kohe?
Ne kercyese shkallore dhe impulsive. Ne kercyse shkallore(Funksion e Heavsideov) ne interval te shkurtet kohor funksioni e rrit vleren e vet per disa here ne forme kercimi shkallor.
Ne funksione implusive, paraqitet kur ne brenda nje kohe te shkurter funksioni e arrit vleren e vet maksimale dhe bien perseri ne zero, psh goditja me cekan
Trego hiearkine e organizmave
Atomi, molekulat e thjeshta,makromolekulat, biostruktura, organelet, qeliza, indet, organet, struktura organike, organizmi
Trego hiearkine e biosferes?
Organizmat njeqelize, organizmat shumeqelizore, popullacionet, biogeocenoza, biosfera
Cka quajme nensisteme apo sisteme te shkalleve te ulta?
Sistemet qe i takojne nje vije lidhese brenda nje strukture te caktuar me fenomene te ndryshme
Si klasifikohen sistemet?
Jane 5kriteriume:
1Sistemet sipas marredhenies me rrethinen
2Sipas bazes se krijimit
3Sipas reaksioneve dhe veprimit te rrethines
4Sipas determinizimit
5Sipas shkalles se abstraktsionit
Si ndahen sistemet sipas marredhenies me rrethinen?
Ndahen ne sisteme te hapura dhe sis te mbyllura.
Sipas bazes se krijimit si ndahen sistemet?
Ne te thjeshta, te nderlikuara dhe shume te nderlikuara. Sistemi i thjesht eshte me pak elemente. Kurse i nderlikuari jane sistemet qe elementet dhe lidhjet e tyre mund te pershkruhen kurse ato shume te nderlikuarat percaktimi i elementeve dhe funksionit eshte i pamundur
Sipas reaksioneve dhe veprimit te rrethines si ndahen sistemet?
Si sisteme statike; Qe nuk e ndryshojme poziten dhe strukturen e tyre brenda kohes se caktuar dhe perkunder veprimit te rrethines she kalimit tee kohes
Si sisteme dinamike; Qe kane reaksione shume aktive ndaj veprimeve te rrethines, duke kaluar nga nje pozite ne tjeter pa interval kohor
Si ndahen sistemet sipas determinizimit?
Si te determinuara ku veprimi dhe interaksioni u pergjigjen rezultateve te caktuara
Si te padeterminuara, ku funksioni mund te percaktohet pjeserisht ne baze te gjases
Si ndahen sistemet ne baze te shkalles se abstraksionit?
Si sis.reale qe paraqesin pjese reale
Si sis.abstrakte, ku bene pjese sistemi mendor i njeriut dhe sistemet matematike
Sistemi i cilit rend eshte statik e cilet dinamik?
Sistem statik eshte sistemi i rendit Zero kurse te tjeret jane dinamik
Kur nje sistem eshte i rendit zero
Kur fenomeni i sistemit mund te paraqitet me nje funksion e te mos kete diferencial eshte sistem i rendit zero
Me cilin ligj lidhet sis i rendit zero
Me ligjin e Hukut per elasticitet(Shembull spiralja me veti te persosur elastike)
Fomula e funksionit transmetus te sistemit te rendit zero?
F(s)=1/k
Kur nje sistem eshte i rendit te pare?
Nese fenomenet e sistemit paraqiten me barazine lineare diferencial te rendit te pare atehere edhe sistemi eshte i rendit te pare
Trego nje shembull te sistemit te rendit te pare
Psh funksioni i gjendrave te djersitjes. Kur njeriu ne klime mesatare papritmas ndodhen ne nje vend me temp. te larte, ndodh nje ndryshim si funksion kercyes dhe organizmi jep djerse. Se pari liron 1.5l/h por pas 6muajve vlera rritet 2.5here me shume
Kur nje sistem eshte i rendit te dyte?
Kur per te pershkruar nje fenomen te sistemit kalohet ne zgjidhje matematikore me ekuacion diferencial te rendit te dyte themi se ky sistem i takon rendit te dyte
Trego nje shembull te sistemit te rendit te dyte
Shembull eshte potenciali aksional i neuronit. Gjate stimulimit njehere neuroni depolariozohet e pastaj kthet ne gjendjen e meparshme. Membrana ka potencial -83mV. Por kur depolarizohet arrin +55mV. Kur hapet qarku ajo repolarizojet dhe e perserit gjendjen e meparme duke u kthyer ne potencialit te perhershem
Kur kemi hiperpolarizim?
Kur sistemi qendron per nje kohe te gjate ne gjendjen -85mV
Kush eshte themelues i kibernetikes?
Themelues eshte Norbert Wiener. Ai publikoi librin ne 1948 Kibernetika- Udheheqja dhe komunikimi me krijesa te gjalla dhe makina
Cka eshte kibernetika
Kibernetika eshte shkence mbi ligjet e pergjithshme, principet dhe metodat e perpunimit te informatave, drejtimin e sistemeve te nderlikuara. Eshte ideja e qasjes se pergjithshme te procesve te ndryshme, shqyrtimit te sistemeve ekzistuese dhe formimit te burimeve te reja brenda per brenda sistemit dhe te atij me rrethine
Sipas Platonit dhe Amperit cka eshte kibernetika
Sipas platonit kibernetas eshte drejtimi i anijes, kurse sipas Amperit shkence mbi udheheqjen e shoqerise
Cilat jane pjeser perberese te sistemeve kibernetike?
Komploti drejtus- Nensistem i sistemit kibernetik qe ne baze te impulseve qe i merr nga rrethina, e drejton objektin qe duhet drejtuar
Objekti i drejtuar- nensistem i ketij objekti. Eshte perhere brenda sistemit kibernetik me komplotin drejtus dhe kanalet e lidhjes
Kanalet e lidhjes
Pse themi se sistemet kibernetike jane stohastike?
Sepse gjate udheheqjes kane shume mundsi alternative dhe duhet zgjedh ajo qe eshte me e suksesshmja
Kur linja kthyse eshte pozitive e kur negative?
Kur gjendja e parashikuar eshte permbushur linja eshte kthyse negative. Kurse kur gjendja e parashikuar nuk eshte permbush, linja kthyse eshte pozitive
Shembull i sistemit kibernetik me linje kthyese?
Makina me avull, qe ka rregullim automatik. Kur zmadhohet sasia e avullit ne kazan atehere rritet shtypja ne kazan. Vetrregullatori i shtypjes reagon dhe ruan shtypjen konstante. Njejte eshte edhe rasti i termostatit hipotalamik. Kur organizmit i ngritet temperatura, hipotalamusi kryen akordimin termostatik hipotalamik te ri
Shembull te modelimit?
Rregullori centrifugal i makines me avull dhe termostati hipotalamik qe sigurojne temperature konstante
Cka jane sistemet izomorfe e cka ato heteromorfe?
Sisteme izomorfe jane qe kane numer te njejte te hyrjeve dhe ne hyrje kane veprime te njejta si sistemi real
Sisteme heteromorfe jane kur n fenomenet e sis.(A) jane edhe tek sistemi B qe mund te kete edhe fenomene tjera
Si klasifikohen modelet?
Si modele materiale(gjeometrike,fizike dhe analoge) dhe modele ideale(matematike deskriptive e kuptimore)
Trego nje model biofizik?
Nderrimi i temperatures se trupit te njeriut
Si ndahen sistemet e komunikimit?
Sistemet e komunikimit ndahen ne natyrore (krijesat e gjalla) dhe artificiale(ato qe njeriu i ka kriju dhe pershtat per nevojat e veta)
Nga kush perbehet sistemi informativ?
Sistemi informativ perbehet nga:
- Burimi informates
- Koderi i burimit
- Koderi i kanalit
- Linja e lidhjes
- Pengesa(zhurma)
- Dekoderi i kanalit
- Dekoderi i burimit
- Shfrytezuesi
Ceshte burimi i informates?
Eshte ndonje objekt emetues, operator, korrospodent, diqka qe gjeneron porosi te shfrytzuesi
Cka eshte koderi i burimit?
Koderi i burimit ben transformimin e porosise informates ne nje gjuhe te ndonje alfabeti qe quhen kode, dhe procesi quhet kodim
Cka eshte koderi i kanalit?
Koderi i kanalit sherben qe porosine e koduar prej koderit tburimit ta kodoj per linje te komunikimit
Funksioni i linjes se lidhjes?
Linja e lidhjes ndodhet mes burimit dhe shfrytzusit dhe e bart porosin ne forme sinjali
Kur shfaqet apo cka eshte pengesa?
Pengesa(zhurma) shfaqet gjate bartjes se sinjaleve ne linjes e komunikimit ne mes burimit dhe marresi, duke ndikuar ne cilesine e informates qe mund te jene te natyres teknike dhe semantike
Cka sherben dekoderi i kanalit?
Sherben qe porosine e koduar nga kanali i lidhjes ta shnderroj ne sinjal te formes se koderit te burimit
Crol ka dekoderi i burimit?
Ka rol qe porosine e koduar ta shnderroje ne formen e fillimit si ne burim
Roli i shfrytzuesit?
Duhet ta merr porosine ne formen burimore dhe ta kuptoj semantiken e saj
Cilat jane tri pytjet themelore te problemi i komunikimit?
1 me sa saktesi eshte kodu informata ne simbole
2 cila eshte saktesia e simbolit te bartur ne linje qe informata te kete kuptim
3 me sa saktesi informata e bartur eshte marre ne kuptimin e saj themelor
Cka eshte teoria e komunikimit?
Eshte disipline shkencore qe merret me problematiken e matjes, bartjes dhe ruajtjes se informates
Cka eshte entropia?
Entropia eshte ‘mjet’-madhesi ne baze te se ciles mund te gjykojme per mireqenien e nje sistemi dhe funksionimjn e tij . Entropia e zvogluar sistemi ka gjendje te mire dhe anasjelltas
Kush e mati informaten per here te pare?
Perpjekjes e pare e beri Hartley 1928, por bazat teorike te sistemit te informimit i vuri Claude Chenon 1948, kur publikoi teorine matematikore te komunikimit.
Cka eshte informata?
Informata eshte sasia e te dhenave, njohurive te reja, ne percaktimin e fenomenit te ndonje sistemi.
Cka zberthen informata?
Informata zberthen kompleksitetin e sistemit, por nuk eshte veti e sistemit
Cka eshte informata sipas Shenonit dhe Vienerit?
Eshte diqka qe e eviton ose e zvogelon papercaktueshmerine
Sipas aspektit semantik, si veprohet me informaten?
Sipas aspektit semantik, informatat duhet kuptuar sakte ne kuptimin e permbajtjes dhe te rradhiten sipas rendesise, sepse jo te gjitha informatat jane te barasvlefshme per shfrytzusin
Sipas aspektit pragmatik, shqyrtohet vlera e informates sipas kohes se marrjes se saj, qe kjo eshte shume e rendesishme sepse sipas kohes se marrjes se saj behet edhe veprimi
Cka eshte teoria e gjases?
Teoria e gjases eshte baze per percaktimin e entropise, gjendjes se sistemeve qe eshte lidhur ne informate.
Nga kush varet entropia e sistemit?
Entropia e sistemit varet nga numri i mundshem i gjendjeve te sistemit (i) dhe shprendarjes se gjases se gjendjeve.
Cka eshte negaentropia?
Negaentropia eshte proces i kundert me entropine, si proces i organizimit te sistemeve qe e ruajne gjendjen e mire nepermes punes dhe informatave
Lidhur me negentropine cka eshte organizimi i sistemeve biologjike?
Eshte mbrojtja nga shkalla e deorganizimit te tij, dhe keshtu nga rrethina pa nderprere energji materi dhe informacione
Cka ndodh me rritjen e entropise
Sistemet nuk mund te shfrytzohen, perkatesisht shkaterrohen
Qka paraqet sasia e informates I?
Sasia e informates I, paraqet ndryshimin e dy gjendjeve entropike te sistemit(para dhe pas marrjes se informates)
Si quhet njesia e informates?
Quhet bit. Nga gjuha angleze binary-digit, quhet shenje binar
Cka jane sinjalet?
Sinjalet jane madhesi te proceseve te vecanta fizike qe ne vete mbajne porosi
Si ndahen sinjalet?
Ndahen ne sinjale diskrete dhe sinjale kontinuale
Cka jane sinjalet diskrete?
Sinjalet diskrete si madhesi fizike paraqiten si rende te shume elementeve me numer te kufishem e vlera te caktuara
Cka jane sinjalet kontinuale
Sinjalet kontinuale jane ato sisteme qe marrin vlerat e mundshme ne mes dy vlerave kufitare A1 dhe A2 qe jane vlera te pashkeputshme
Si ndahen sinjalet ne baze te natyres se shfaqjes?
Ndahen ne sinjale te determinuara dhe te padeterminuara
Si behet analiza e sinjaleve?
Behet me zberthimin e funksioneve perberese qe kane sinjalet e qe jane harmonik te caktuar. Behet duke analizuar amplitudat ose fazat, pra perberesit e sinjalit
Funksionet harmonike si mund te jene?
Funksionet harmonike mund te jene periodike dhe aperiodike. Funksionet periodike analizohen me rende Furie kurse ato aperiodike me transformime Furie
Si quhet analiza e sinjaleve elektrike te zemres, trurit, muskulit syrit?
Analiza e sinjaleve magnetike e zemres trurit
Analiza elektrike e zemres EKG, e trurit EEG, muskulit EMG, syrit ERG
Analiza magnetike e zemres MKG e trurit MEG
Si behet zgjidhja e problemeve te disiplinave te ndryshme shkencore. Shpejgoni ato!
Behet ne menyre analoge dhe digjitale
Ne menyre analoge, madhesite matematikore shprehen ne madhesi fizike qe merren si madhesi kontinuale ne funksion te kohes
Per menyren digjitale ska shpjegime
Cka eshte bauda?
Bauda eshte njesi qe paraqet shpejtesine e modulimeve me vlere reciproke 1/T, ku T eshte koha elementare e intervalit ne sekond e shpesh milisekond
Cka paraqet shpejtesia e dergimit te informates?
Shpejtesia e bartjes se informates C paraqet heresin ne mes sasise se informates dhe kohes se dergimit te nje simboli digjital
C=S/T