Bio-Calorimetry Flashcards
Cka paraqet c tek barazia e sasise se nxehtesise?
c eshte nxehtesia specifike e trupit e cila eshte madhesi fizike numerikisht e barabarte me sasine e nxehtesise qe duhet dhene trupit me mase nje kilogram, per t’i ngrite temperaturen per nje shkalle celsius
Cila eshte njesia per nxehtesi specifike?
J/kgK
Si percjellet nxehtesia prej nje trupi ne nje trup
Percjellet me vale termike, qe kane natyre eletromagnetike
Cka quajme bartje energjie
Kalimi i nxehtesise te trupat, apo kalimi i nxehtesise ne po te njetin trup, pra prej nje skajit te trupit te skaji tjeter quhet bartje energjie dhe lidhet me energjine termike
Cka eshte nxehtesia latente dhe ku paraqitet
Nxehtesia latente paraqitet kur nxehtesia kalon prej nje trupi te trupi tjeter dhe deponohet. Kjo paraqitet te transformimet izotermike
Cka ndodh me rritjen e temperatures se nje cope akullit
Shkatrrohen forcat ndermolekulare
Cka kuptohet nga shembujt kur i rritet temperatura akullit ose kur i ngritet temperatura ujit permbi stufe?
Shihet se nxehtesia eshte pranu, eshte shnderru ne energji kinetike midis molekulave, jane shkaterru forcat ndermolekulare dhe eshte nderru gjendja agregate
Cka eshte energjia e brendshme
Bashkimi i energjise kinetike dhe asaj potenciale
Kur behet ndryshimi i energjise te nje trup
Kur mbi te kryhet pune mekanike ose i jepet nje sasi e energjise. Kete e ka sqaruar edhe Robert Mayeri dhe V.Tomsoni
Cka paraqet ose cka eshte nxehtesia
Nxehtesia paraqet kahun e kembimit te energjise prej trupit te nxehte tek i ftohti
Kush e percakton temeperaturen, perkatesisht shkallen e saj?
Temperaturen, perkatesisht shkallen e saj e percakton momenti i ekuilibrimit te temperatures mes dy trupave
Si perkufizohet temperatura,ne baze te teorise kinetike te gazeve?
Temperatura perkufizohet si shkalle e percaktimit te energjise kinetike mesatare te levizjes translative te molekulave
Sipas shkalles Farenheit kur shkrihet dhe kur vlon uji
Shkrihet ne 32F dhe vlon ne 212 F
Temperatura normale e trupit te njerit ne Farenheit eshte…
96F
Kur eshte pika trefishe e ujit
Ne 273.15 K, kur akulli, uji dhe avulli gjenden ne ekuiliber. Shtypja ne kete pike eshte 0.6106 x 10^3 Pa
Cjane termometra dhe clloje te termometrave ekzistojne
Jane instrumente per matjen e temperatures. Ekzistojne ata gazore, me lengje, bimetale, gjysmeperquese-elektromometra. Ne mjeksi perdoren: me zhive dhe me gjysperques-termistore
Pershkruaj termometrin me zhive
Termometri me zhive ka nje rezervuar te vogel dhe ka nje gyp qelqi te holle(kapilar) i shkallezuar, sipas destinimit prej -39 C deri 300 C. Kur zhiva bymehet arrin nje nivel te caktuar ne gypin e shkallzuar, ku me pas mund te lexohet vlera numerike e temperatures
Ne cfare intervale temperature mat termometri me zhive
Mat prej temperatures -32 deri ne 300. Pas -32 ajo ngrin, kurse ne 375C ajo vlon. Per temperatura me te vogla perdoret termometrat me alkool, sepse kane pike te ngrirjes me te vogel
Ne mjekesi prej ciles temperature jane te shkallezuar termometrat?
Prej temperatures 35 deri me 42 grade Celsius
Pse termometrat ne zhive jane jo te pershtatshem
Sepse zhiva ka nxehtesi shume te larte specifike dhe ngadale reagon. Gjithashtu kerkon kontakt te mire ne mes te saj dhe trupit qe te percaktohet temperatura
Cka quajme termistor
Termometrat prej gjysmeperqusve quhen termistor
Pershkruaj termistoret
Termistoret kane rezistence elektrike te ndjeshme ne funskion te temperatures dhe kane koeficient negativ te temperatures /KNT/; te kundert me vetine e nderrimit te rezistences se metaleve
Kur zvogelohet rezistenca elektrike
Me rritjen e temperatures. Ajo zvogelohet per 10 here nese ka ndryshim temperature prej 0-400C
Me cka lidhen termistoret dhe si duken?
Lidhen me ure te Varolit. Kane forme sferike, me rreze te vogel dhe mas 1-2mg
Si matet temperatura me termistor?
Me termistor temperatura matet duke e perdor nje dege te ures se Varolit, me gjysmeperques, ndersa rezistencat e tjera zgjidhen ne ate menyre qe ne temperature fillestare 0grade te mos kete rryme ne qark dhe instrumenti mates i rrymes nuk reagon.
Me qka punojne termografet?
Punojne ne baze te gjatesive valore termike
Cila dukuria vizuale qe vjen si pasoje e nxehjes se trupave. Trego shembuj
Eshte nderrimi i dimensioneve te trupave. Shembull eshte ndryshimi i gjatesise se telave gjate kalimit te stineve dhe eksperimenti me aparaturen e Granvnsandit kur nxeh sferen metalike
Cfare njesie ka koeficienti i bymimit termik linear?
1/C (Celsius)
Me cka eshte i barabarte koefiencti i bymimit termik siperfaqsor?
B=2L (beta=2alfa)
Me cka eshte i narabarte koeficienti i bymimit termik vellimor?
S=3L (gama=3alfa)
Cka perdoret per shqyrtimin e bymimit te lengjeve ?
Per shqyrtimin e bymimit te lengjeve perdoret dilatometri. Perbehet nga nje gyp ku ndodhet lengu qe i caktojme bymimin vellimor. Ne fillim vellimi i lengut bien, per shkak te bymimit te enes. Me vazhdimin e nxehjes se enes, vjen ekuilibri termik, e me pas lengu fillon te ngritet ne gyp te ngusht te dilatometrit
Kush bymehet me shume lengjet apo trupat e ngurte?
Lengjet bymehet gati 20 here me shume se trupat e ngurte
Cndodh kur bymehen kristalet
Kristalet si materiale anizotrope kane bymime te parregullta. Psh nje sfere monokristali e punuar ne 15gradeC, kur i ngritet temperatura deri ne 100C merr forme elipsoide
Per cka perdoren kalorimetrat?
Perdoren per percaktimin e sasise se nxehtesise; perkatesisht nxehtesise specifike dhe jane te llojllojshem
Cfare lloj kalorimetrash kemi?
Me perzierje, me rrjedhje stacionare dhe biokalorimeter i percaktimeve te vlerave kalorike te lendeve ushqyese
Pershkruaj kalorimetrin me perzierje?
Perbehet nga nje ene qelqi ne te cilen mund te qitet lengu dhe trupi i ngurte ne ate leng. Trupi eshte i patretshem ne leng. Ena ndahet nga ambienti me material termoizolues. Ne base vendoset tapa termoizolatore. Ne ene te qelqit termometri dhe perzieresi. Ketu si perfundim ujit i ngritet temperatura nga t0 ne tm, dhe trupit i zvogelohet nga tl ne tm. Pra paraqitet ruajtja e sasise se energjise. Nxehtesi pranon perzieresi, ena e qelqit dhe termometri
Pershkruaj kalorimetrin me rrjedhje stacionare
Perbehet nga nje tub neper te cilin rrjedh lengu, ne te cilin ndodhet nje nxehes elektrik qe e nxehe ujin
Trego vlerat e nxehtesise specifike te uji ne 19C, gjaku, kockat dhe tek trupi i njeriut
Uji: 4.18 x 10^3 J/kgK
Gjaku: 3.89 x 10^3 J/kgK
Kockat: 1.26-1.67 z 10^3 J/kgK
Trupi i njeriut: 3.35 x 10^3 J/kgK
Shenja ^ nenkupton fuqine
Cka quajme vlere kalorike dhe me cka percaktohet?
Vlere kalorike quhet vlera e nxehtesise e cila lirohet me rastin e djegjes- shpenzimit te nje kilogramite cfaredo substance ne organizem. Percaktohet me biokalorimeter
Si e shprehim energjine e liruar ne trup (njesia)
J/kg
Sa kalori lirohet per 1l oksigjen
4.825 kcal
Pershkruaj biokalorimetrin
Eshte i perbere nga nje ene hermetike e mbyllur me mure termoizolatore. Ena eshte e mbyshur me oksigjen me shtypje prej disa atmosferesh. Materiet ushqyese jane te vendosura ne elektroda , dhe keshtu bejne djegjen e materies ushqyese
Trego vlerat kalorike te yndyrnave, albuminave dhe hidrateve te karbonit
Yndyrna- 38900kJ/kg
Albumina-17100kJ/kg
Hidratet e karbinit 23400kJ/kg
Sa ndryshon temperatura perkunder lirimit te sasise se energjise
+ ose - 0.5 C
Sa kalori i duhen nje njeriut qe punon e sa atij qe nuk punon
Atij qe NUK PUNON i duhen 4186J kurse atij qe PUNON 4 here me shume
Si e liron njeriu energjine
Nje pjese ne forme nxehtesie, e nje pjese per te kryer pune
Trego humbjet e energjise per 24h
Gjate 24njeriu liron 7.1 kJ. 20%(1.4kJ) me konveksion 50%(3.6kJ) me rrezatim 30%(2.1kJ) me avullim Kur ksaj i shtohet edhe energjia e nxehtesise- vlera 2.5-3.3kJ fitohet sasia Q=9,6-10,5 kJ
Sa avull uji liron njeriu gjate 24h?
Normalisht me frymemarrje 350g avull uji, kurse me lekure ne temperature 16-18C liron 500g avull uji
Si ndryshon temperatura e trupit te njeriut
Ndryshon si rezultat i punes se muskujve dhe temperatures se rrethines.
Cka eshte lekura ne aspektin e percjelljes se nxehtesise
Eshte izolatore sidomos indi dhjamor qe dobeson 1/3 ne krahasim me indet tjera. Paraqitet me shume te femrat
Si veprojne shtazet qe jetojne ne zona te ftohta ta ruajne nxehtesine
E rrisin aktivitetin metabolik 100-500 here
Pse nje njeri per 20-30 min ne uje te akullt mund te vdes
Per shkak te fibrilimit te zemres(nese nuk merret mase vdes)
Kur hipotalamusi e humb funskionin e rregullimit te temperaturez
Nese temperatura ulet nen 29C ose kalon 42C, ku ndryshojm funksionet e qelizave, humb aftesia per prodhim te nxehtesise, paraqitet gjumesia ose koma
Pse per uljen e temperatures trupore perdorim lengje kryesisht duke lagur trupin?
Sepse lengjet kane nxehtesi specifike me te vogel dhe e marrin nxehtesine, psh alkooli
Cilat madhesi jane paresore ne percaktimin e nxehtesise specifike te gazeve
Shtypja dhe vellimi. Sepse kur i jepet nxehtesi gazit i rritet vellimi ose shtypja
Kur percaktohet nxehtesia specifike
Kur gazi nxehet dhe ruan vellimin konstant (cv) dhe ruan shtypjen kontante(cp)
Cka ndodh kur vellimi eshte konstant te gazet
E gjithe energjia shkon per ndryshimin e energjise se brendshme U
Cka ndodh kur shtypja eshte konstante te gazet
Kur shtypja eshte konstante e vellimi nderron, nxehtesia e gjitha shkon per te kryer pune ndaj sistemit te forcave te jashtme dhe per enegji te brendshme, ku pas derivimit te punes, kjo nxehtesi specifike eshte e barabarte me shume e nxehtesise specifike ne vellim konstant dhe konstantes se gazeve
Kush eshte konstant te p.izotermik , izobarik dhe izohorik
P.izotermik=temperatura
P.izobarik= shtypja
P.izohorik=vellimi
Me cilen formule eshte e lidhur shtypja dhe vellimi per gjendjen e gazeve
Me formulen e Kllajperonit pV=RT
Gjate cilit proces gazet nuk kryejns pune, dhe ku e hasim ne proceset biofizike?
Procesi izohorik. E hasim te rasti i kalimit te materieve ushqyese neper membrane qelizore
Cka jane sistemet termodinamike
Sistemet termodinamike jane sisteme materiale qe kane dhe marrin veprime nga rrethina
Cka quajme sistem adiabatik
Sistemi i cili eshte i mbyllur vetem per nxehtesine
Cka quajme koordinata termodinamike dhe cilat jane ato
Jame madhesi fizike vlerat e te cilave percaktojne gjendjen e nje sistemi. Ato jane shtypja dendesia temperatura etj
Cka quajme ekuiliber termodinamik apo gjendje stacionare?
Gjendje e ekuilibrit te nje sistemi eshte kur koordinatat qe i ka sistemi kane vlera te caktuara, e qe pa u ndikuar nga shkaqet e jashtme mbeten te pandryshuara per nje kohe sa do te gjate
Kur sistemi eshte i joekuilibruar?
Kur koordinatat nderroje, njera apo te gjithat
Si ndahen sistemet termodinamike sipas perberjes?
Si homogjene qe jane sisteme njefazeshe me veti te njejta kimike e fizike, dhe heterogjene qe jane sisteme shumefazeshe, me perberje te ndryshme kimike e fizike
Cka quajme barazi te gjendjes?
Barazi e gjendjes quhet barazia matematike qe jep marredhenien mes koordinatavs termodinamike dhe paraqet gjendjen e sistemeve. Psh te gazet ideale barazia e gjendjes eshte pV=nRT
Cka quajme procese termodinamike dhe si i ndajme ato?
Procese termodinamike quajme ato dukuri fizike perkatesisht termodinamike, te te cilat nderrojne koordinatat e gjendjes se ekuilibrit te sistemit. Ndahen ne kthyese dhe jokthyese
Kur proceset jane kthyese dhe kur jokthyese?
Kthyese jane kur procesi duke kaluar neper pikat koordinative shume te peraferta,pa bere ndryshime ne sistemin e trupave te jashtem e qe kthehen perseri ne gjendje fillestare.
Jokthyese jane kur koordinatat nderrojne ashtu qe sistemi nuk mundet assesi te kthehet ne gjendje te meparshme
Jep shembull per proces kthyes dhe proces jokthyes
Proces kthyes eshte procesi i nderrimit te gjendjes se nje gazi ideal ne nje ene cilindrike. Proces jokthyes eshte psh reniame trupit nga lartesia
Ku shfaqen proceset spontane
Proceset spontane paraqiten kur sistemet nuk jane ne ekuiliber dinamik qe dmth energjia nuk e ka arrit gjendjen minimale
Cka percaktohet me rregullen e fazes
Percaktohet numri i faktoreve qe me nderrimet e tyre nuk e ndryshojne ekuilibrin e fazave te sistemit
Kush merren variabla te fazat e sistemet
Perqendrimi i komponenteve, shtypja dhe temperatura
Cka jane madhesite intensive dhe ekstensive
Madhesi intensive eshte ajo madhesi termodinamike qe nuk varet nga vlera e mases, psh shtypja temperatura perqendrimi, potenciali kimik qe per nje sistem jane ne ekuiliber
Madhesi ekstensive eshte ajo madhesi termodinamike qe eshte e lidhur per mase te sistemit, psh vellimi energjia e brendshme
Cka quajme potencial termodinamik?
Potencial termodinamik quhet vlera energjetike e fituar nga shumezimi i vleres se ndryshimit te madhesive ekstensive me madhesi termodinamike
Cka paraqesin funksionet e gjendjes?
Sistemet termodinamike kane funksionet e gjendjes qe paraqesin parametrat termodinamik qe japin vlere per gjendjen e sistemit ne gjendje ekuilibri
Kush bene pjese ne grupin e funskioneve termodinamike?
Energjia e brendshme, entalpia, entropia, kapaciteti termik. Per sisteme te hapura eshte edhe potenciali kimik dhe elektrokimik
Me ke lidhet ligji i pare i termodinamikes?
Paraqet zgjerimin e ligjit te ruajtjes se energjise nga mekanike edhe ne termodinamike
Cka thot ligji i pare i termodinamikes
Ndryshimi i energjise se brendshme eshte i barabarte me ndryshimin e sasise se nxehtesise qe i jepet sistemit dhe punes qe ai e kryen ndaj sistemit
Kur eshte te gazet energjia e brendshme zero
Kur temperatura termodinamike eshte zero
Cka thot parimi i dyte i termodinamikes?
Thote se nuk ka proces gjate te cilit nxehtesia do te shnderrohet ne pune mekanike pa procese tjera. Dmth qe puna e nxjerre te jete e vetmja ne kurriz te nxehtesise
Qka quajme koeficient te rendimentit te makines termike?
Raporti i punes se dobishme dhe nxehtesise qe i komunikohet sistemit punues
Qka quajme entropi?
Degradimi i energjise mes dy gjendjeve te sistemit eshte proporcional me madhesine S (deltaS)
Cka paraqet entalpia
Shumen e energjise se brendshme dhe punes se jashtme te nje sistemi
Qka quajme princip te paarritshem adiabatik
Kur sistemi kryen pune dhe dQ<0 atehere nuk shfrytzohet e tere energjia e brendshme dhe quhet princip i paarritshem adiabatik
Cka quajme energji te lidhur
Energjia e lidhur eshte ajo pjese e energjise, e cila me kusht te caktuar nuk arrin te shnderrohet ne pune
Me qka eshte e barabarte entalpia e lire?
G=H-TS
G funksioni i Gibbsit apo potenciali termodinamik
Si bartet nxehtesia
Bartet me konduksion(trupat e ngurte) konveksion (gazet dhe lengjet) dhe rrezatim(cdo trup merr energji me ane te rrezatimit termik, me gjatesi valore te rendit 7,5 x 10^-4 mm deri 3,4 x 10^-1 mm