Functional Anatomy Flashcards
Cka eshte anatomia funksionale
Trupi i njeriut ka nje aftesi vetjake levizjeje, dhe per kete eshte ngrit studim ne mes mekanikes dhe anatomise qe quhet anatomi funksionale, perkatesisht sistem lokomotori
Cka studion anatomia funksionale
Anatomia funksionale studion levizjen e trupit ne hapesire dhe pjeseve te tij ne krahasim me poziten e trupit
Cka eshte sistemi kocke-muskul-nyje
Sistemi i nderlikuar kocke-muskul-nyje eshte bartes i levizjes se trupave te gjalle
Kush ben pjese ne pjese pasive dhe kush ne aktive
Pasive:Kockat dhe nyjat
Aktive:muskujt
Cka paraqesin kockat?
Kockat paraqesin substancen e ngurte te trupit te njeriut; diktojne formen i kundervihen shtypjeve te brendshme dhe te jashtme
Cfare lloj te kockave kemi?
Kemi kocka te shkurtra te gjata dhe shpatuke
Ku gjenden kockat e shkurtra
Gjenden ne shuplake te dores ku mundeson funksionin e cdo njerit gisht. Poashtu gjendet tek shputa e kembes ku amortizon goditjet e panevojshme qe formohen me kontaktin e kembes me token. Te boshti kurrizor e rrit amplituden e levizjes ne drejtime te ndryshme
Shpjego vecorite e kockave te gjata
Kockat e gjata i formojne ekstremitetet, pah humusi femuri lleren dhe paralleren. Keto pergjithesisht jane te gjera ne pjeset e skajshme. Sherben per te zvogeluar shtypjen
Cili eshte roli i kockave shpatuke
Luajne rolin e mbrojtjes se organeve te ndjeshme prej veprimeve mekanike dhe jane mbeshtetes te kockave tjere
Cka quajme lloz?
Cdo trup pesha e te cilit mund te mosperfillet, i cili mund te beje levizje rrotulluese rreth nje pike mbeshtetese quhet makine e thjesht-lloz
Cilave forca u nenshtrohet ligji i veprimit ne nje lloz
Ligjit te forcave paralele
Cfare formule ka koeficienti i bartjes se llozit
k=l/d
Si ndahen llozet sipas pozicionit te pikes mbeshtetese
Lloz njekrahesh dhe dykrahesh
Kur kemi lloz nje krahesh
Kur forca F dhe pesha Q q veprojne ne lloz jane ne nje ane nga pikembeshtetja dhe kane kahe te kunderta
Ku ka lloz nje krahesh te trupi i njeriut
Lloz nje krahesh eshte edhe koci i radiusit dhe ulnes, por pozicioni i forces se muskulit nderron poziten e pike veprimit te peshes
Kur kemi lloz dy krahesh dhe ku gjendet ne trup te njeriut
Lloz dy krahesh kemi kur pikembeshtja e tij ndodhet ne mes te dy forcave qe jane paralele. Lloz dy krahesh eshte tek koka e njeriut ne pozite normale, qe forca Q i pergjigjet peshes, qe pikeveprimin e ka ne piken 0 e qe i pergjigjet pikes se rendimit te kokes
Ne baze te koeficientit te bartjes se llozit si ndahen llozet
Si lloz i shpejtesise dhe i forces. Kur k>1 llozi i forces, kur k<1 lloz i shpejtesise
Kur kemi te muskulli lloz te forces e kur te shpejtesise
Kur forca e muskulit eshte me afer pikes se rrotullimit kemi lloz te shpesjtesise, kurse kur kemi forcen e muskulit larg pikes se rrotullimit kemi lloz te forces
Cka jane nyjat
Nyjat jane pjese pasive te sistemit lokomotorik dhe varesisht nga perberja anatomike varet edhe levizshmeria e pjeseve te trupit
Sipas shkalles se levizjes si ndahen nyjat
Nyjat ndahen ne jo levizese, gjysme levizese dhe levizese