Bioelectronics Flashcards
Kur u njoft fenomeni i elektricitetit dhe si u pershkrua
U njoft rreth viteve 590 para epokes se re nga Talesi, ku e tregoi aftesine e qelibarit te ferkuar me gezof ose lekur qe arrin t’i terheq disa lecka te lehta. Ky zbulim qendroi me kaq derisa Gjilberti me 1600 gjeti se veti te njejte kane trupat si qelqi,smollat dhe rreshirat e ndryshme. Dhe kjo veti u njoft si veti e qelibarizuar- elektrizim(nga greqishtja, elektron)
Cka beri Galvani me 1789
Kur kapi me shufer bakri nervat lombale te bretkoses verejti se sa here ishin ne kontakt muskujt e brektoses ne parmakun e metalit ata tkurreshin. Shkak i elektrizimit
Cka manifestohet te elektrizimi(cilat gjendje) dhe si mund te jene ato?
Mund te jene gjendja e manifestimit te refuzimit dhe terheqjes. Ky elektrizim mund te jete pozitiv ose negativ
Cili eshte perkufizimi i pare kualitativ i terheqjes se elektrizimit te trupave
Perkufizimi i pare kualitativ eshte se terheqja e trupave te elektrizuar paraqitet te trupat qe kane elektrizime te kunderta
Cili eshte roli i protonit dhe elektronit ne berthame
Protoni eshte bartes i ngarkimit elektrik ne barthame, qe per nga sasia eshte i njejte me ngarkimin elektrik qe ka elektroni dhe njihen si grimca elementare. Elektroni shenohet me e (e=1.6x10^(-19)C) me mase m=9.1x10^-31kg.
Kur jane trupat te elektrizuar
Kur kane mungese apo shtese te numrit te elektroneve
Si i ndajme trupat ne baze te reagimit ndaj elektricitetit
Si trupa qe e percjellin elektrizimin dhe quhen percjelles
Dhe si trupa qe nuk e percjellin elektrizimin dhe quhen jo percjelles apo izolatore, perkatesisht dielektrike
Si ndahen percjellesit e rrymes elektrike
Ndahen ne dy grupe:
Percjelles te rendit te pare: qe kane teprice te elektroneve, te cilat mund te zhvendosen lirisht ne mes te atomeve ose molekulave dhe nuk behet transporti i mases se materies
Percjelles te rendit te dyte: percjellja e elektricitetit behet edhe me transportin e mases(atomet, molekulat e lira-jonet)
Pershkruaj dielektriket
Nuk jane percjelles te elektricitetit. Perbehen prej molekulave te cilat kane sasi te barabarte me ngarkese elektrike pozitive dhe negative ose prej joneve qe nuk mund te zhvendosen brenda dielektrikut. Dielektriket me molekula te polarizuara qe kane momente dipolare te perhershme, kane orientim te ndryshem te momentit te dipolit
Cili eshte fenomeni i pare qe eshte verejtur ne elektrostatike?
Terheqja e e trupave si rrjedhim i bashkeveprimit reciprok te elektrizimit te tyre. Bashkeveprimi eshte trajtuar si veprim ne distance, duke mos perfillur gjendjen e krijuar rreth trupit.
Cka paraqet fusha elektrike
Fusha elektrike paraqet nje gjendje te veqante te materies e cila transmeton veprimin e trupave te elektrizuar ne mes vete
Ne baze te formules se Kulonit nga cka varet intensiteti i forces elektrike
Varet nga ngarkimet elektrike Q1 dhe Q2 dhe ne perpjestim te zhdrejte me distancen mes trupave te elektrizuar
Cka paraqet konstanta e proporcionalitetit
Paraqet vetin e mesit ne te cilen ndodhen trupat e elektrizuar
Nga kush varet intensiteti i fushes elektrike
Varet apo percaktohet nga ligji i bashkeveprimit te trupave te elektrizuar, perkatesisht forca terheqese dhe refuzuese
Cka eshte intensiteti i fushes elektrike
Eshte madhesi fizike numerikisht e barabarte me forcen F qe vepron mbi njesine e ngarkeses pozitive +q0, te vendosur ne ate pike dhe ka drejtimin e forces
Si paraqitet ne menyre grafike fusha elektrike
Me ndihmen e vijave te forces se fushes, ne te cilat vektori i fushes eshte tangjente. Keto vija per pike burimi kane ngarkimet elektrike pozitive,ndersa pike mbarimi kane ngarkimet negative. Ne vendet ku intensiteti i fushes eshte me i madh numri i vijave per njesi siperfaqe eshte me i madh
Cka ndodh nese fusha elektrostatike eshte ne mes jo vakuum
Do te jete me e vogel per konstanten dielektrike te mesit,se sa fusha elektrike ne vakuum
Si ndikon forca ne trupat me ngarkime elektrike
Forcat qe kryejne pune jane forca elektrike, qe trupat e elektrizuar i leviz ne fushe elektrike dhe kahu i levizjes varet nga ngarkimi elektrik. Trupat me ngarkime pozitive, forca i shtyn kah fusha elektrike, kurse ata me ngarkim negativ ne kaj te kundert te fushes elektrike
Cfare madhesie eshte potenciali elektrik
Eshte madhesi skalare ngjashem si shtypja ose temperatura
Cka quajme tension elektrik
Ndryshimi mes dy pikave te fushes elektrike quhet tension elektrik
Me cka eshte i barabarte ndryshimi i potencialit mes dy pikave te fushes
Eshte numerikisht i barabart me punen qe bejne forcat e fushes elektrike, kur zhvendosin ngarkese pozitive njesi, prej nje pike me potencial V2 ne piken tjeter me potencial V1.
Kur eshte puna zero
Puna eshte zero kur ndryshim ii potencialit te pikes fillestare dhe perfundimtare eshte zero
Cila eshte lidhja mes fushes elektrike homogjene dhe potencialit
Shprehet si gradient i fushes per distancen mes niveleve ekuipotenciale
Cila eshte njesia e fushes elektrike dhe trego shembullin e fushes neper nje membrane qelizore
Njesia e fushes e elektrike V/m.
Membrana qelizore e trashe dl=7nm =7• 10^-9m, ka potencial ne skaje te membranes Eshte 50mV=5*10^-2 V
Cfare strukture ka dipoli elektrik
Dipoli elektrik ka strukture te perbashket te dy ngarkimeve elektrike me shenja te kunderta dhe te larguara njera me tjetren per largesine l te perhershm. Vija qe i bashkom qendrat e ngarkimeve quhet bosht i dipolit.
Cka eshte momenti i dipolit
Momenti i dipolit merret si madhesi karakteristike e dipolit qe paraqet prodhimin e ngarkeses elektrike te dipolit me distancen ne mes te ketyre ngarkimeve
Cfare mund te jene dipolet elektrike
Mund te jene te perhershem por edhe te indukuar nga intensiteti i fushes se jashtme elektrike. Si rezultat i kesaj fushe elektronet zhvendosen ne trajektore dhe formojne dipol elektrik
Me cka eshte proporcional momenti i dipoleve te indukuara
Me intensitetin e fushes elektrike, e ky intensitet eshte disproporcional me kubin e distances
Nga kush varet intensiteti i fushes se dipolit
Varet nga pozicioni se ne cilen pike ndaj boshtit te dipolit caktohet intensiteti i fushes.
Cka eshte momenti i rrotullimit te dipoli
Eshte prodhimi vektorial ne mes te rrotullimit te dipolit dhe fushes elektrike. Ky momenti i dipolit mundson qe dipoli elektrik kur eshte ne fushe elektrike te ze pozite sa me stabile
Cfare shprendarje te ngarkesave mund te kemi te trupat e elektrizuar
Shprendarje vellimore kur ndodhen ne te gjitha pjeset e trupit nga brendia deri ne siperfaqe. Kjo shqyrtohet si densitet vellimor i ngarkimeve elektrike. Shprendarje siperfaqsore(njihet si densitet siperfaqsor) Shprendarje lineare kur ngarkimet elektrike jane te shprendara neper nje vije te vetme
Cila eshte rendesia e matjeve te potencialeve dhe pershkruaj si behet
Matja e potencialeve behet kur jane perhere ne distance prej burimeve te potencialeve. Matja e potencialit nevojitet per diagnostifikim
Kur kemi shprendarje lineare elektrike e kur te fletezave
Shprendarje elektrike lineare kemi tek fijet nervore, kurse te fletezave te membranat qelizore
Nga kush varet potenciali i dipolit elektrik
Varet nga kendi i koordinates polare dhe largesise se r te pikes nga diooli. Vlera e cosinusit shtrihet nga -1 deri +1. Potenciali ka vlere pozitive vetem per kend te ngushte
Membranat qelizore qe trajtohen si fleteza te holla, me trashesi d, qe brenda jane negative kurse nga jashte me ngarkim elektrik pozitiv. Cka perfaqson kjo trashesi
Perfaqson strukturen dielektrike te membranes . Kur ndahet siperfaqen ne pjese te vogla ne pjese shume te vogla ds, aty konsiderohet si dipol elektrik
Sa eshte vlera maksimale e kendit te ngurtesise
Eshte 4pi
Nga kush varet potenciali i pikes A
Nga fuqia e fletes dhe kendi i ngurtesise
Si krijohet kapaciteti elektrik i percjellsit
Kapaciteti elektrik i percjellsit eshte procesi i mbushjes se trupit me elektricitet. Njesia e kapacitetit eshte Faradi 1C/1V
Nga kush varet kapaciteti elektrik
Varet nga pozicioni i trupave qe rrethojne
Si formohen kondensatoret
Kondensatoret formohen kur dy percjelles jane njeri tjetrit, te ndare me dielektrik e qe kane potenciale, perkatesisht ngarkime elektrike
Varesisht nga forma si ndahen kondensatoret
Varesisht nga forma ndahen ne kondensatore te rrafshet, sferik, cilindrik dhe te cfaredo forme
Ne baze te kapacitetit si ndahen kondesatoret
Ndahen ne kondensatore me kapacitet konstant dhe te nderruar. Ne menyre simbolike paraqiten me dy vija paralel, te trasha e te gjata
Si formohen kondensatoret siperfaqsor
Kondensatoret siperfaqsor jane kur percjellsit i kan pllakat metalike perball njera tjetres, te ndara me dielektrik e kane potencial elektrik
Sa eshte kapaciteti i kondesatorit te rrafshet
Kapaciteti i kondesatorit te rrafshet eshte me i madh sa me te medha jane siperfaqet efektive perball njera tjetres, e sa me e vogel eshte distanca ne mes tyre. Sa me e madhe konstanta dielektrike e dielektrikut ne mes pllakave aq me i madh eshte kapaciteti i kondensatorit te rrafshet
Si mund te lidhen kondensatoret ne qarqe elektrike
Ne menyre serike dhe paralele ose serike-paralele ne te njejten kohe
Si mund te lidhen me lidhje paralele e si me serike kondensatoret
Lidhja paralele paraqitet kur te gjithe kondenstaoret jane te lidhur ne dy pika te vetme qe jane potenciale V1 dhe V2.
Lidhja serike kryhet kur kondensatoret lidhen njeri pas tjetrit dhe te gjithe kane ndryshim potenciali te ndryshem ne saka te ndryshme
Te kondensatori i rrafshet cka ka ne mes te pllakave?
Ne mes te pllakave te kondensatori ka fushe elektrike qe pershkon membranen dhe zvogelohet me rritjen e konstantes dielektrike, poashtu zvogelohet me zvogelimin e ngarkimit siperfaqsor
Cka eshte rryma elektrike
Levizja e elektroneve ne nje kah te caktuar quhet rryme elektrike
Cfare strukture kane metalet
Metalet kane strukture kristalore me rrjete hapesinore te caktuar ne mesin e te cilave ka elektrone te lira -gaz elektronik
Si levizin elektronet ne efekte termike
Elektronet ne efekte termike levizin pa nderprere ne percjelles, por zhvendoska e elektroneve nga pika fillestare eshte zero. Kur ne skaje te percjellesit jepet diference potenciali, atehere ne percjelles vendoset fusha elektrike qe ushtron force mbi ngarkimet elektrike. Nen veprimin e kesaj force, elektronet fillojne te levizin ne nje kah te vetem.
Me ke eshte proporcionale shpejtesia e levizjes se elektroneve
Me intensitetin e fushes elektrike
Kush jane elektrolit bartes te rrymes te metalet e kush te lengjet
Te metalet jane vetem ngarkesat elektrike negative-elektronet, kurse te lengjet apo tretjet jane edhe jonet pozitive edhe ato negative
Kush jane madhesite qe e karakterizojne rrymen elektrike nga pikepamja kuantitative
Intensiteti i rrymes elektrike
Densiteti i rrymes elektrike
Cka eshte intensiteti i rrymes elektrike
Eshte shpejtesia me te cilen kalon sasia e ngarkimit elektrik neper nje siperfaqe perpendikulare te percjellsit per kohen deltat. Kjo quhet rryme e vazhduar nje kahore sepse ka kah te caktuar
Si percaktohet intensiteti i rrymes elektrike per elektrolit
Percaktohet per shume e joneve pozitive dhe negative qe kalojne ne te njejten kohe t, neper nje siperfaqe normale me kahun e levizjeve te joneve
Cka paraqet densiteti i rrymes
Paraqet intensitetin e rrymes per njesi siperfaqejeje dhe shenohet me J
Cka ndodh kur densiteti i rrymes nuk eshte homogjen ne tere siperfaqen
Meqenese eshte funksion pozite, atehere kalohet ne vlere limite qe jep nderrimin e densitetit prej nje pike ne nje pike te siperfaqja S
Cila eshte njesia per densitet te rrymes elektrike
Eshte amper/meter katror
Cka eshte rryma stacionare
Kur rryma elektrike ka shpejtesi rrjedhje konstante ne nje pike te percjellsit quhet rryme konstante
Termi fushe e rrymes cka nenkupton
Nenkupton mesin material ku perhapet rryma elektrike
Cka quajme rryme alternative
Kur tensioni nderron sipas polaritetit,i bie qe edhe fusha elektrike qe e pershkon percjellsin nderron kahun teresisht, atehere edhe rryma elektrike nderron kah dhe drejtim e quhet rryme alternative
Kur rryma eshte pulsive
Rryma eshte pulsive kur tensioni eshte i shkeputshem ne kohe, por kercyes, atehere edhe rryma eshte pulsive. Pulset rrymore mund te jene tipe te formave katerkendeshe trekendeshe ose forma te ngjajshme
Cfare marredhenie gjeti Ohmi ne vitin 1826?
Marredhenien ne mes te intensitetit te rrymes, diferences se potencialit dhe rezistences elektrike
Si mund te perkufizohet tjeter ky ligj i Ohmit
Mund te perkufizohet me densitetin e rrymes J dhe fushen elektrike E
Nga kush varet rezistenca specifike e materialit
Nga n, e dhe ‘ni’
Cila eshte vlera reciproke e rezistences specifike
Eshte percjellshmeria specifike.
Nga kush varet rezistenca elektrike
Varet nga parametrat fizik te materialit dhe temperatures(me rritjen e temperatures rritet rezistenca)
Cila eshte njesia per intensitet te rrymes, cila eshte per rezistence elektrike e cila per rezistence specifike
Intensitet rryme Amperi
Rrezistence elektrike Ohmi
Rrezistence specifike Ohmxmeter
Cila eshte vlera reciproke e rezistences omike
Percjellshmeria elektrike dhe shenohet G=1/R
Cka eshte burimi i rrymes apo gjeneratori
Eshte pajisja qe jep ndryshim te potencialit dhe prej saj rrjedh rryme elektrike
Cka eshte forca elektrovizore
Eshte energji e shnderruar ne sasi elektrike qe percjellet ose puna per njesi te sasise se elektricitetit
Cila eshte njesia e forces elektrovizore
Volti.
Si shenohet forca elektrovizore e burimit
Shenohet ne menyre simbolike me dy vija. Nje vije e holle e gjate qe paraqet polin pozitiv, ndersa tjetra edhe me e shkurt dhe me e trashe qe paraqet polin negativ. Ka force maksimale kur nga ajo nuk merret rryme dhe shpesh quhet paratension ose tension i hapit te zbrazte
Cfare ishin burimet e para te rrymes elektrike
Ishin kimike dhe quheshin burime galvanike
Cka eshte kapaciteti i burimit te rrymes elektrike
Eshte sasia e rrymes elektrike qe nxjerret nga burimi ne kohe. Prodhim i sasise se rrymes dhe kohes (A•h=3600C)
Nga cka eshte i perbere qarku elektrik
Eshte i perbere nga burimi i rrymes, rezistencat elektrike dhe nderpreresi. Ne qark ekzistojne lidhje te rezistencave dhe te burimeve te forcave elektrovizore
Si mund te lidhen rezistencat apo burimet ne qark?
Lidhjet mund te jene paralele, serike,ose edhe te kombinuara serike-paralele
Me cilat rregulla lidhet elektrokinematika e rrymave ne qark dhe cilat jane ato ?
Me dy rregullat e Kirkhofit
- Shuma algjebrike e rrymave ne nje nyje te qarkut eshte zero
- Shuma algjebrike e forcave elektrovizore dhe elektromotore eshte e barabarte me zero
Si mund te llogaritet rezistenca omike ne organizmin e njeriut
Mund te llogaritet ne kahun dore-dore ose kembe-koke ose si e tere, duke perdore mundsin e kombinimeve seri-paralele te rezistorve
Ku lidhet ligji i Xhulit me rezistencen omike
Ku ka rezistence omike, me kalim te rrymes lirohet nxehtesi
A mund te shnderrohet rryma ne pune
Po ka energji te shnderrohet ne pune. Puna qe pajisjet elektrike e kryejne eshte proporcionale me tensionin U, intensitetin e rrymes dhe kohes per te cilen kryen pune
Njesia per fuqi
Fuqia eshte shpejtesia me te cilen kryhet kjo pune. Njesia eshte voltamperi ose vati
Cka pason kur rryma kalon ne percjells
Percjellsit nxehen si rezultat i shnderrimit te energjise elektrike ne nxehtesi
Dendesia e fuqise se rrymes elektrike si eshte e barabarte
Eshte e barabarte me sasine e nxehtesise deltaQ e liruar ne njesi te vellimit per njesi kohe
Cili efekt paraqitet te sistemet biologjike
Efekti i Xhulit, por keto sisteme sipas aftesise se percjelljes se rrymes elektrike jane heterogjene, perkatesisht te madhesise-konstantes dielektrike dhe percjellshmerise elektrike
Kur aftesia e percjelljes se rrymes mund te jete homogjene
Te kockat e ekstremiteteve si pjese homogjene e organizmit, jane te mbeshtjellura me muskuj poashtu si pjese homogjene dhe perfundimisht lekura qe mbeshtjelle keto teresi
Cka eshte disocimi elektrolitik
Zberthimi i bazave kriperave dhe acideve si tretje, ne jone. Keto kur jane ne fushe te paelektrike te pandryshuar ato levizin ne kah te caktuar si rezultat i forcave elektrike dhe themi se ne elektrolit rrjedhe rryme elektrike
Cka ben rryma elektrike ne lengje
Bene transport te mases per ne elektroda ose pergjate fushes elektrike. Bartes jane jonet pozitive dhe negative
Kur kemi kation e kur anion
Kation- kur joni shkon ne kahun e fushes elektrike
Anion- Kur joni shkon ne kahun e kundert te fushes elektrike
Cfare procese kryhen kur ne elektrode prej platine ka CaSO4
Joni bakrit=katode Joni SO4(-2) anode (ne prezence pastaj me ujin) Oksigjeni=katode ne tretje acidi sulfurik Procesi sekondar-Njehere ishte SO4 ne katode e pastaj oksigjeni
Ligji i pare i Elektrolizes
Masa e depozituar ne elektrode eshte proporcionale me sasine e elektricitetit Q dhe konstanten elektrokimike. Ose masa e depozituar ne elektrode eshte proporcionale me intensitetin e rrymes I, kohes se bartjes se procesit dhe konstantes elektrokimike
Ligji i dyte i Elektrolizes
Konstanta elektokimike eshte proporcionale me ekuivalentin kimik A/Z
Qka paraqet barazia e Danonit
Kalimin e joneve difuzabile nga te dy anet e membranes qelizore
Cilat kushte duhen te plotesohen gjate kalimit te joneve neper membrana
- fluksi i kalimit te joneve pozitive dhe atyre negative ne te dy kahet e kalimeve neper membrane duhet te jete i barabarte me zero
- produkti i perqendrimit te joneve difuzabile nga njera ane e membranes te jete i barabarte me produktin e joneve difuzabile ne anen tjetes te membranes
Cka quajme polarizim?
Polarizim quajme dukurine e cila shfaqet kur elektrodat zhyten ne elektrolit dhe lidhen per burim te rrymes njekahore e vjen deri tek nderrimi i mases se tyre dhe forces elektrovizore, si rezultat i depozitimjt te materialit elektrolitik ne elektroda
Cka pason pas polarizimit se elektrodave
Nderrimi i rezistences se tyre, por kjo varet edhe nga lloji i materialit te tyre
Kur do te kemi rryme e kur sdo te kemi rryme te rasti i polarizimit
SKEMI rryme: nese lidhim ne kah te kundert per ta mate intensitetin ne ampermeter, ne qark sdo te kete rryme perderia forca elektrolevizore te mos ngritet mbi forcen e kundert elektrolevizore te polarizimit te elektodes
KEMI rryme: kur e lidhim shkurt qarkun e jashtem, pa burim rryme, do te rrjedh rryme por me kah te kundert me burimin e jashtem. Kjo vjen si shkak i forces elektromotore te polarizimit
Cili eshte roli i polarizimit te elektrodave
Eshte pengues ne matje ne sisteme biologjike
Per cka perdoren elektrodat ne elektrofiziologji
Perdoren si percjelles metalik, qe percjellin sinjalin elektrik deri ne aparat per regjistrim si intensitet rryme ose potencial elektrik. Prandaj elektrodat duhen te jene te papolarizuara
Kur nje elektrode eshte e papolarizuar
Eshte kur ne mes te indit dhe elektrodes metalike vendoset elektrolit me perberje te tretjes ujore te kripes nga e cila eshte e perbere elektroda metalike. Ketu kryhen vetem procese primare, sepse nuk lejohet polarizim elektrode si rezultat i proceseve sekondare
Cfare jane elektrodat kontakte qe perdoren ne sisteme biologjike
Jane metalike dhe kane siperfaqe te caktuar kontaktuese
Cfare jane elektrodat qe perdoren ne elektrokardiografi
Jane me forme rrethore me dimensione 5cm, te punuara prej argjendi ose materiale te argjendosura
Cfare jane elektrodat qe perdoren ne encefalografi
Jane me forme rrethore te shpuara ne mes
Cfare elektroda perdoren ne elektromiografi
Elektrodat e implantimit, qe jane te punuara si gjilpera hipodermale dhe kane trashesi 20-30um(mikro) dhe kur perdoren per hulumtime ne thellesi, per te percjelle aktivitetin e trurit, perdoren me te trasha 80-120um(mikro)
Ku perdoren elektrodat intracelulare
Perdoren per percaktimjn e niveleve te biopotencialeve te qelizave. Diametri eshte qindra here me i vogel se ai i qelizes. Jane dy lloje; metalike dhe jometalike
Cka eshte rryma alternative
Perveq rrymes njekahore eshte edhe rryma qe e nderron kahun dhe intensitetin gjate kohes se paraqitjes dhe quhet RRYME ALTERNATIVE
Kur formohet kjo rryme alternative apo si formohet
Kjo rryme formohet kur nje kornize rrotullohet ne fushe magnetike. Ne skaje te kornizes indukohet tension alternativ,perkatesisht force elektromotore e indukuar alternative duke nderruar kahun dhe intensitetin e vet. Kur keto skaje lidhen per percjells ajo jep rryme alternative
Sa eshte frekuenca e rrymes alternative ne Evrope e sa ne Amerike
F=50Hz per Evrope dhe f=60Hz per Amerike
Cilat jane dy komponentet shtese qe paraqiten te rryma alternative
Kondensatori dhe bobina qe shfaq induktivitet
Cka quajme qark termogjen te rrymes alternative
Qarkun elektrik qe ka vetem rezistencen omike
Cka ndodh kur ne qark eshte vendos kondensatori e cka me pas kur leshohet rryma elektrike alternative
Kur ne qark vendoset kondensatori C, te rryma e vijuar njekahore shfaqet ngarkimi i kondensatorit dhe paraqet rrezistence infinite te madhe
Kur ne qark leshohet rryma elektrike alternative, ajo rrjedh panderprere dhe keshtu kondensatori i rrymes jep rezistence kapacitive
Kur paraqitet rezistenca induktive dhe kapacitive
Vetem te rasti i rrjedhjes se rrymes elektrike dhe alternative dhe kane njesin ohm. Keto bashke quhen reaktance
Cka eshte impedanca elektrike
Eshte rezistenca e pergjithshme qe permban rezistencen induktive, kapacitive dhe omike. Vlera e saj reciproke Z dmth 1/Z quhet admidance dhe shenohey me Y=1/Z
Ku formohen dhe si lekundjet elektromagnetike
Lekundjet elekktromagnetike formohen ne qarkun elektrik, qe permban vetem rezitencat reaktive, bobine induktive dhe kondensatorin perkatesisht Rl dhe Rc qe jane te lidhura ne menyre serike ne qarkun elektrik
Kur paraqitet rezistenca induktive dhe kapacitive
Vetem te rasti i rrjedhjes se rrymes elektrike dhe alternative dhe kane njesin ohm. Keto bashke quhen reaktance
Cka eshte impedanca elektrike
Eshte rezistenca e pergjithshme qe permban rezistencen induktive, kapacitive dhe omike. Vlera e saj reciproke Z dmth 1/Z quhet admidance dhe shenohey me Y=1/Z
Ku formohen dhe si lekundjet elektromagnetike
Lekundjet elekktromagnetike formohen ne qarkun elektrik, qe permban vetem rezitencat reaktive, bobine induktive dhe kondensatorin perkatesisht Rl dhe Rc qe jane te lidhura ne menyre serike ne qarkun elektrik
Nga kush varet frekuenca te oscilatori elektrik
Varet ne perpjestim te zhdrejte prej kapacitetit te kondensatorit dhe induktivitetit te bobines
Kur shfaqet procesi i lekundjes
Shfaqet me momentin e mbylljes se qarkut, kur formohet rryma elektrike nga rrjedhja e ngarkimit elektrik qe eshte ne kondensator, ku energjia elektrike kalon ne magnetike si shkak i rrymes ne bobine
Cka ndodh kur hiqet ngarkimi nga kondensatori
Kondensatori ka potencial elektrik zero, ndersa ne bobine intensiteti i rrymes elektrike arrin vlere maksimale
Nga kush varet frekuenca te oscilatori elektrik
Varet ne perpjestim te zhdrejte prej kapacitetit te kondensatorit dhe induktivitetit te bobines
Kur shfaqet procesi i lekundjes
Shfaqet me momentin e mbylljes se qarkut, kur formohet rryma elektrike nga rrjedhja e ngarkimit elektrik qe eshte ne kondensator, ku energjia elektrike kalon ne magnetike si shkak i rrymes ne bobine
Cka ndodh kur hiqet ngarkimi nga kondensatori
Kondensatori ka potencial elektrik zero, ndersa ne bobine intensiteti i rrymes elektrike arrin vlere maksimale
Cka rrjedh pas rregulles se Lencit edhe pas ne qark eshte potenciali zero
Rryma vazhdon duke e ngarkuar kondensatorin me ngarkim elektrik, por nga ana e kundert qe do te thote se te pllaka e kondensatorit do te ngarkohen me elektricitet me shenja te kunderta, krahas rastit te fillimit
Me cka eshte analoge dukuria e lekundjeve ne fushe elektromagnetike
Eshte analoge me lavjerrsin matematik ku kemi shnderrim te energjise kinetike ne ate potenciale dhe e kunderta
Energjise kinetike te lavjerrsit i pergjigjet energjia elektromagnetike e bobines, kurse asaj potenciale i pergjigjet energjia elektrostatike e kondensatorit. Ketu qenka shnderimi i energjise potenciale ne elektrike dhe anasjelltas.
Me cka eshte analoge dukuria e lekundjeve ne fushe elektromagnetike
Eshte analoge me lavjerrsin matematik ku kemi shnderrim te energjise kinetike ne ate potenciale dhe e kunderta
Energjise kinetike te lavjerrsit i pergjigjet energjia elektromagnetike e bobines, kurse asaj potenciale i pergjigjet energjia elektrostatike e kondensatorit. Ketu qenka shnderimi i energjise potenciale ne elektrike dhe anasjelltas.
Njeriu ju ekspozohet ndikimeve magnetike e elektrike qellimshem dhe jo qellimshem. Trego kur ndodh qellimshem
Qellimshem i ekspozohet ndikimeve elektrike per qellime mjekesore
Cilat fusha veprojne te njerzit
Fusha elektrike, magnetike dhe elektromagnetije konstante ose e nderruar
Kur rrjedh rryme neper trupun e njeriut
Rrjedh rryme kur i eshte kontaktuar se paku dy pika qe kane potenciale elektrike te ndryshme, ose kur trupi ndodhet ne nje fushe elektrike ose magnetike. Rryma elektrie neper trup leshohet qellimshem, per qellime diagnostifikimi, stimulimi ose terapie.
Kur leshohet rryma jo qellimshem
Kur punohet ne menyre jo profesionale, me instrumente te prishura ose ndonje rast aksidencial nga moskujdesi
Cfare jane fushat elektrike dhe magnetike qe veprojne ne trupin e njeriut
Jane fusha elektrike te ngarkimeve qe jane ne qetesi ose qe kane nje nderrim te ngadalshem te fushave elektrike ne atmosfere, fushes magnetike te tokes, fushave elektromagnetike te zbrazjeve ne atmosfere e deri te jonizimi elektromagnetik natyror.
A ka fusha te krijuara nga vet njeriu
Po, jane fushat elektromagnetike te percjellsve elektrik, instrumente te ndryshme elektrike dhe elektronike dhe numer i madh i radareve, emetuesve televiziv dhe antenave si dhe monitoreve te ndryshem
Si behet matja per elektricitet te trupi i njeriut
Behet me modelet ose shembujt e indeve, me eksperiment mbi shtazet ose edhe drejtperdrejt tek individet ose te ndonjeri rast qe mund te ndodh rryme elektrike. Te dhenat paraqiten me modulime matematike ose tabela apo skeme
Cilat efekte fiziologjike i jep rryma kur kalon te trupi i njeriut
Efektin termik- Rryma shnderrohet ne nxehtesi, siq ndodh te te gjithe percjellsit. Ketu ngritet temperatura e indit, por edhe e gjithe trupit, aty ku kalon rryma elektrike, mund te shkaktoje djegjen e indit
Efekti biokimik- Proces elektrolize ne lengjet e indeve ose te organeve apo qelizave
Efektet motoro-mekanike- Rrjedhim i veprimeve biokimike ne muskuj dhe sistem nervor, duke dhene efektin e kontraksionit, ngacmimeve nervore dhe percjelljeve te informacionit
Ne baze te percjellshmerise elektrike cfare trupi konsiderohet organizmi i njeriut
Konsiderohet diku si gjysmepercjelles, per shkak te perberje heterogjene nuk e percjell mire rrymen elektrike. Krahasuar me metalet eshte percjells shume i dobet, por shume me i mire krahasuar me dielektriket
Cfare rezistenca hasen te trupi i njeriut
Rezistenca omike dhe kapacitive, ndersa nuk ka rezistence induktive
Trego percjellshmerine te disa pjese te trupit
Lengu cerebralospinal ka percjellshmeri me te mire, pastaj plazma e gjakut, muskujt
Lekura ka percjellshmeri te dobet, rezistence te madhe
Kockat kane percjellshmeri shume te vogel- si dielektriket
Cilat jane dukurite bioelektrike qe zhvillohen ne organizem te njeriut
Kalimet neper membrana, bartja e informacioneve ne sistemin nervor etj
Cka eshte vertetu per levizjen e vleres se rrymes elektrike sipas ligjit te Ohmit
Se rryma kur kalon te nje trup ka vlere maksimale dhe pastaj shkon duke u zvogeluar, keshtu qe pas nje kohe do te bjere ne nje intensitet konstant, qe eshte 100 here me i vogel se ne qastin e fillimit
Nga cka varet rezistenca e lekures se trupit te njeriut dhe trego vlerat per lekur te terur dhe te lagur
Rezistenca e lekures se trupit varet nga Individi, Pjesa e trupit, Temperatura, Lageshtia, Ndryshimet e Tensionit
Lekure e lagur–> 0.7kOhmcm^2 - 1kOhmcm^2
Lekure e terur–> 70kOhmcm^2 - 100kOhmcm^2
Si bien rezistenca e trupit te njeriut
Rezistenca bien per rritjen e tensionit. Keshtu rezistenca e matur me tension te disa volteve, dhe ne tension prej 220V bie per gjymse te vleres. Te rryma alternative rezistenca eshte me e ulet
Cila eshte dobia e matjes se rezistences
Behet diagnostifikimi i semundjeve te ndryshme. Rezistenca rritet aty ku ka semundje tumorike. Pra kjo perdoret per te diagnostifikuar tumoret dhe demtimet regjionale te nervave. Keshtu gjinden edhe semundjet e eneve te gjakut si dhe sherimi i tyre. Tumoret ne mushkri, sepse ne demtime tumorike nderron rezistenca
Cilat efekte vijne nga tensionet njekahore
Efektet biomekanike dhe motoro-mekanike qe me rritjen e frekuencave keto dobesohen
Kur arrihet efekti i nxehjes
Ne frekuence 100kHz
Ku kalojne rrymat pas frekuencave mbi 1MHz
Rrymat kalojne sipas skin efektit, vetem neper siperfaqe dhe efekti i nxehjes, termik mbetet shume i dobet
Cka eshte skin efekti
Efekti i lekures është një tendencë që rryma alternative te rrjedhë kryesisht pranë sipërfaqes së jashtme të një përcjellësi elektrik, siç është teli metalik.
Sa volt perdorim kur tensioni ka kufirin e eperm
Ka tension 120V , por te rryma alternative me frekuence prej 50Hz, kufiri eshte 50V. Tensionet nen 50V jane te pademshme
Sipas cilave madhesi paraqiten veprimet e fushes elektrike dhe magnetike
Intensitetit te fushes elektrike E(V/m)
Induksionit magnetik B(T)
Dendesine e rrezatimeve ¥(Ë/m^2)
Frekuencen f(Hz), perkatesisht gjatesine valore llanda(m)
Cka quajme absorbim specifik te fuqise (W/kg)
Quajme madhesine qe paraqet fenomenin e absorbimit te energjise ne trup
Cili eshte veprimi i fushes elektromagnetike ne trupin e njeriut
Nxehja e indeve, disa reaksione biokimike, njeri nder ta eshte humbja e kalciumit, mikroshoku ne organizem dhe ngacimimi i nervimeve
Kur shfaqet fenomeni i ngrohjes se trupit
Te fusha elektromagnetike me shume se 100kHz
Kur shfaqet diatermia vale shkurter DVSH dhe kur diatermia mikrovalore DMV
DVSH me frekuenca 27.12 MHz kurse ajo DMV me frekuenca 2.45 GHz
Sa e kane vleren rrezatimet elektromagnetike ne natyre
10kHz deri 100Mhz me fuqi absorbuse 10^(-10) deri 10^(-17) W/m^2Hz
Sa eshte vlera e dendesise se rrezatimeve te fuqise mbi te cilat shfaqet rreziku i demtimeve fiziologjie
0.01W/cm^2, ndersa per vendin e punes duhet te jete dhjetra here me e vogel .
Doza vdekjepruse per sisor per 10-20min eshte 0.2-0.5 W/cm^2
Te rasti i diatermise te trupi i njeriut perdoret vlere prej 0.1W/cm^2, kurse pjeset e tjera te trupit rrezatohen me pak se 0.025W/cm^2
Si jane te ndara aksonet dhe cka mundson kjo ndarje
Aksonet ne fije nervore jane te ndara nga njera tjetra me substance izoluse, kjo ndarje mundson bartjen e ngacmimeve perkatesisht sinjaleve ne organizem, ne dy drejtime, prej jashte brenda ne aksone, sinjalet senzorike, dhe prej brenda jashte, sinjalet motorike
Rezultat i kujt eshte potenciali elektrik membranor te qelizat nervore
Eshte rezultat i altivitetit te joneve neper membrane dhe difuzionit te joneve si ndryshim i perqendrimeve te tyre, ne brendi dhe jashte saj, qe gjithashtu formon ekuilibrin jonik
Kush e shkakton eksitimin te qelizat nervore
Efektet elektrike, mekanike, te nxehtesise, kimike etj. Ne pozicionin e ngacmimit shfaqen nderrime fiziko-kimike, ndryshime te shkurta te potencialeve dhe varesisht nga lokacioni i shfaqjes, lloji i tyre ato emertohen
Cka eshte potenciali aksional-veprimit
Eshte impuls elektrik i cili ben nderrimin e potencialit te qetesise se membranes, me rastin e nderrimit te leshushmerise se saj per jone te natriumit. Ky nderrim zgjat per disa pjese te sekondes dhe membrana prape kalon ne potencial te qetesise duke u repolarizuar
Me sa shpejtesi leviz potenciali aksional pergjat aksonit
30m/s, ne krahasim me shpejtesine e perhapjes se rrymes elektrike ne percjelles 3*10^-8 m/s.
Membrana e aksonit ka veti dielektrike shume te madhe 10^8 V/m, 300 here me te madhe se ajri i thate
Si behet matja e potencialit te membranes qelizore
Duke vendosur nje elektrode ne forme gjilpere ne brendi te aksonit, ndersa tjetren ne lengun ekstracelular, me ndryshim potenciali 90mV. Elektroda brenda ka ngarkim negativ kurse ajo jashte pozitiv
Si ndodh depolarizimi i membranes
Manifestimi i paraqitjes se potencialit aksional eshte fillimi i depolarizimit te nje pike qe quhet pike ndezese dhe behet rrymim nga jashte brenda i joneve Na+ dhe nga brenda jashte i joneve K+
Si paraqitet potenciali aksional i qelizave te muskulit te zemres
Ketu repolarizimi nuk fillon pernjehere pas depolarizimit te plote, por potenciali mbetet ne nje maksimum, peraferisht disa te dhjetat e sekondes
Shkak i kujt shfaqet potenciali me nje maksimum te rrafshet-plato
Shfaqet si shkak i veprimeve te perbashketa te disa faktoreve
- Vonesa e interaktivimit te joneve te kaliumit qe te kalojne jashte membrane, dhe kalojne me pak 5%, e qe ju mundsojne joneve te natriumit te hyjne
- Prezenca e nje rryme te vogel te joneve te Ca+ qe rrjedh ne nje fije nervore
Kur kemi stimulues te dobet e kur stimulues te madh
Stimulues i dobet eshte kur impulsi i prodhuar gjate perhapjes neper akson do te zvogelohet
Stimuluesi i madh ben qe potenciali i membranes te shkoje deri ne 20mV, te krijoje impuls te qendrushem i cili perhapet ne te dy kahet pa u dobesuar
Si shkak i nxerrjes se acetilkolines cka dalin
Kur impulsi vjen ne fund te fijes nervore, e mberrin ne sinapse, shkaktohet nxjerrja e acetilkolines, qe keshtu nxirren 10^7 molekula. Ato kalojne ne nderhapesire me gjeresi 1mu(milimikron) dhe mberrijne deri te siperfaqet receptore qe jane ne kontakt me fijen nervore. Ketu mblidhen molekulat qe e nderrojne leshushmerine e membranes
Cili enzim i shkatrron molekulat e acetilkolines
Acetilkolin-stearaza
Kur behet mbledhja e impulseve me ane te sinapses
Vetem atehere kur te sinapsa mberrin impulsi shume i dobet prandaj eshte i nevojshem nje numer i caktuar perfundimisht mund te krijohet kulmi potencial. Proceset ne sinapse jane JOLINEARE
Si quhet sinapsa ne mes te fijes nervore dhe asaj muskulore
Lidhese neuro-muskulare(mio-neurale)
Pse behet kalimi i impulsit elektrik neper lidhes neuro-muskulare?
Sepse neper fijen muskulore perhapet impulsi i ngjashem me ata ne fijet nervore, por se koha e zgjatjes se impulsit eshte shume e gjate. Poashtu fijet muskulore nuk jane te izoluara, keshtu behet kalimi i potencialit neper fijen fqinje muskulore
Cka jane organet proporioceptere
Organet proporioceptere jane te ashtuquajturat organe qe vendosen ne muskujt e kockave, nga te cilat sistemi nervor e percakton cdo pjese te trupit
sa peshon zemra e te rriturit
250g-350g. E vendosur ne mediastin
Cka e ben gjakun te ket kah te caktuar te qarkullimit
Tkurrjet e saj periodike dhe automatike, si dhe prania e serise se valvulave njedrejtimore . Zemra trajtohet nga ana elektrike si dipol elektrik
Nepermjet kujt lidhen valvulat me muret e ventrikuleve
Me ane te kordeve tendine dhe muskujve papilar
Cka quajme sistol e qka diastol te zemra
Sistol- Faza e ciklit gjate te ciles tkurret miokardi
Diastoli- Faza e ciklit kur leshohet miokardi
Cka quajme sinuse te nyjes arterike
Quajme pulsimet ritmike qe ne cdo minute jep 76impulse qe formohen e shkojne nga ana e brendshme e arteries deri te nyja e arteries ventrikulare AV. Ky impuls jep nje impuls te ri neper zemer qe quhet tubi arterioventrikular. Kah fundi i ketij tubi impulsi hapet neper muret e barkushes dhe aty ndodh kontraksioni
Si fitohet elektrokardiogrami
Se a jane bartur potencialet elektrike te formulara ne zemer, ne perifieri te trupit, konstatohet kur ne trup vendosim elektroda dhe me ndihmen e amplifikatoreve, bejme zmadhimin e potencialeve dhe keshtu fitohet EKG
Cilat jane kushtet qe duhet kryer EKG
Pacienti duhet tjetee i shtrire e te mos levize. Ne kete rast regjistrohen ndryshimet e potencialit ne mes te dy pikave te ndryshme te trupit, te nje rendi 0.1mV
Pershkruaj metoden skalare te EKG
Vendosen tri elektroda. Dy ne duar nje ne kemben e majte.
Pershkruaj metoden vektoriale te EKG
Diagrami qe fitohet me EKG mundeson qe te diagnostifikohen semundje te ndryshme. Ne kete kohete fundit pacientit i vendosen 12 elektroda ne vens te 3. Metoda me precize
Per cka sherben elektromiografia
Sherben per regjistrimin e aktivitetit elektrik te muskujve. Keshtu elektroda e veqante vendoset mbi muskulin e percaktuar dhe matet ndryshimi i potencialit ne mes te kesaj elektrode dhe nje elektrode tjeter neutrale
Cila metode perdoret ne elektromiografi
Metoda me elektrode ne forme gjilpere qe e shpon muskulin
Cfare rezultate jep elektromiografia
Jep rezultate per ato semundje te cilat sulmojne sistemin e neuroneve motorike periferike, lidhese mio-neurale dhe muskujve te skeletit