Fluids Flashcards
Pse arrijne fluidet ta marrin formen e enes ku gjenden
Si shkak i forcave ndermolekulare, qe kane intensitet te dobet, e ku molekulat jane pjeserisht te lira dhe mund te levizin. Te lengjet keto forca jane me te medha se te gazet, por me te vogla se te trupat e ngurte
Cka eshte ferkimi i jashtem
Ferkimi i brendshem eshte viskoziteti, kurse i jashtmi eshte forca qe shfaqet gjate rrjedhjes se lengut me mure te enes
Dallimi mes lengjeve edhe gazeve
Lengjet e marrin formes e enes por ato nuk e ndryshojne vellimin edhe nen ndikimin e shtypjeve e jashtme. Kane siperfaqe te lire. Molekulat e ruajne perhere distancen mes vete dhe nuk durojne terheqje.
Gazet nuk kane vellim konstant dhe e marrin vellimin e ambientit ku perhapen. Nuk kane siperfaqe te lire
Cka quajme lengje ideale e cka reale
Lengje ideale quajme lengjet te te cilat nuk shfaqet viskoziteti,nuk ngjeshen dhe molekulat kane forme sferike
Lengje reale jane ato qe nuk i permbajne keto veti ne teresi
Cka quajme tretje dhe si ndahen ato
Lengjet qe perbehen nga dy e me shume komponente quhen trejte dhe ndahen ne ideale (madhesia e grimcave te tretura 0.1nm) dhe koloidale(grimca me te medha se 0.1pikom)
Shpjego tretjet ideale dhe koloidale
Tek trejtjet ideale substanca e tretur e ka madhesine e molekules ose jonit te tretesit, kurse tek ato koloidale, substanca e tretur ka madhesine e makromolekules. Tretjes ideale jane sisteme njefazeshe, kurse ato koloidale jane sisteme te perbera nga dy faza qe jane ne ekuiliber
Per nga natyra si jane trejtjet
Trejtjet jane sisteme disperze. Ne baze te madhesise se substances se tretur ndahen ne emulzione dhe suspenzione (tretje e vrazhde)
Ne baze te gjendjes elektrike qe bartin tretjes si ndahen ato
Si tretje natyrale dhe tretje jonike. Tek keto natyrale jane tretjet qe molekulat e fazave jane ne gjendje neutrale, kurse ato jonike molekulat jane pozitive dhe negative
Sasia e ujit ne krahasim me substancen e ngurte sa eshte te krijesat e gjalla
Prej 50%-90%
Ne baze te jetegjatesise sa eshte perqindja e ujit ne organizem?
Fetusi-95%
Foshnja-75%
Mosha e pjekur- 70%
Mosha e shtyre deri 45%
Sa eshte shprendjarja e ujit ne organizem?
Indi dhjamor=30%
Muskujt=76%
Veshkat=83%
Sa eshte ndryshimi i sasise se ujit si pasoje e punes normale fiziologjike
Dikund 2%. Gjate dites njeriu per te krijuar procese fiziologjike duhet te merr 2.4l uje
Cilat jane vetite fizike te ujit
Pika ngrirjes njekohesisht e shkrirjes 0C
Pika vlimit 100C
Dendesia maksimale 4C
Ka nxehtesi specifike, latente gjate shkrirjes dhe shnderrimit ne avull. Percjelles i mire i nxehtesise, ka tension siperfaqsor te larte. Nuk ka ngjyre dhe ere. I percjell rrezatimet e drites perveq atyre infra te kuqe
Trego strukturen molekulare te ujit
1atom Oksigjen, 2atome Hidrogjen. Ka strukture asimetrike sepse qendra e ngarkimit elektrik pozitiv e negativ nuk eshte ne nje drejtez, por eshte trekendesh. Kendi mes dy ngarkimeve pozitive-negative eshte 105 shkalle, kurse mes atomeve te hidrogjenit eshte 0.16nm
Momenti i dipolit p=6.14 x 10^-30 Cm
Cili eshte roli fiziologjik i ujit ne organizem?
Ne termorregulacion, ne transport te materieve ushqyese dhe produkteve perfundimtare, ne mbajtjen dhe rregullimin e tensionit siperfaqsor, ne rregullimin e shtypjes osmotike, te leshushmeria e membranave, disocimeve elektrostatike etj
Cka eshte shtypja
Shtypja eshte madhesi fizike numerikisht e barabarte me heresin ne mes forces dhe siperfaqes mbi te cilen vepron forca
Cfare shtypje dallojme te lengjet
Shtypjen qe eshte rezultat i forcave qe veprojne mbi siperfaqen e lire te lengut (nga molekulat e gazeve) dhe mbi siperfaqet e enes ku ndodhet lengu (vet lengu shtypje mbi ene). Kjo e fundit quhet edhe shtypje e brendshme pra ne trup te zhytur ne leng ndihet nje veprim i shtypjes ne cdo ane te trupit.
Nga cka varet shtypja hidrostatike
Varet prej thellesise se zhytur ne leng dhe peshes specifike te lengut
Kur eshte shtypja hidrostatike zero
Aty ku ndihet shtypja atmosferike, ndersa pozicionit te tille vaskular te trupi i njeriut kur eshte ne kembe i pergjigjet shtypja ne arterien e djathte.
Sa eshte shtypja kur njeriu qendron ne kembe ne shputa
12kPa si shkak i sasise se gjakut ne vena deri te zemra
Cka thot ligji i Paskalit
Lengjet per shkak se kane molekula qe mund te nderrojne poziten e tyre si shkak i veprimit te forcave te jashtme, kane veti ta percjellin shtypjen ne te gjitha drejtimet
Ku paraqitet tek njeriu Ligji i Paskalit
Te lengu i syrit. Shtypja normale eshte 10 deri 21mmHg. Rritja mbi kete vlere shkakton presion te madh qe demton pjesen e brendshme te nervit optik. Kjo dukuri paraqitet edhe te qeliza, te transporti neper membrana
Kur kemi paradoks hidrostatik?
Kur enet me vellime te ndryshme lengu, me lartesi mbushjeje te njejte, dhe qe kan siperfaqe baze S te njejte, ne siperfaqen e fundit te enes ushtrohet po e njejta shypje edhe perkunder qe kane sasi lengu te ndryshme
Forca reaktive ne cilet komponente zberthehet tek paradoksi hidrostatik?
Njera eshte horizontale e kthyer ka brendia, qe kundershtohet nga forca ekuivalente perballe saj, dhe tjetra eshte forca e kthyer ne kahun vertikal qe kundershtohet me peshen e lengut qe bene trusni mbi murin e enes
Pershkruaj gypin e Toriçellit
Eshte nje gyp i hapur ne nje ane dhe ne anen tjeter i mbyllur, por seshte gyp kapilar. Mbushet me zhive, dhe keshtu zhiva ne nivelin e detit mbetet ne lartesi h=0.76m
Cka eshte tensioni siperfaqsor
Tensioni siperfaqsor eshte dukuri e cila shfaqet si rezultat i energjise siperfaqsore ne nivelin e struktures molekulare te substancave te ndryshme ne mes te siperfaqes ndarese te dy fazave: leng-gaz, leng-leng, leng-trup i ngurte, trup i ngurte-gaz
Cka eshte energjia siperfaqsore?
Energjia siperfaqsore eshte rezultat i forcave siperfaqsore dhe ka nje rendesi ne organizem, sepse ekzistojne siperfaqe ne nivel te qelizve si dhe ne nivel te strukturave te organeleve e ne keto raste materia ndodhet e zberthyer ne shume pjese te imeta te strukturave siperfaqsore
Te cfare natyrave mund te jene forcat siperfaqsore
Natyres elektrike (jonike) ,mekanike(Van der Waalse) dhe te veprimeve kimike(lidhje valente)
Si pasoje e kujt vjen tensioni siperfaqsor
Si pasoje e veprimit te forcave ndermolekulare, qe veprojne mes molekulave te lengut dhe molekulave te siperfaqeve ndarese ku ndodhet lengu
Cka eshte energjia siperfaqsore e lengut Es
Energjia siperfaqsore e lengut paraqet ndryshimin e energjise se molekulave ne brendi te lengut dhe te atyre ne siperfaqe te lengut
Kush e jep koeficientin e tensionit siperfaqsor dhe nga kush varet?
E jep raporti midis energjise siperfaqsore te lengut dhe siperfaqes. Ky koeficient varet nga natyra e substancave qe jane ne kontakt. Ky koeficient poashtu eshte heresi mes forces qe vepron ne skajin e siperfaqes qe ka gjatesi l
Sa eshte tensioni siperfaqor per uje
72.8 x 10^-3 N/m
Cka quajme forca adhezive dhe qka kohezive
Forca kohezive jane forcat terheqese molekulare te te njejtit lloj, kurse ato adhezive ne mes te molekulave te dy fazave te ndryshme
Nga kush varet forca rezulante tek tensioni siperfaqor
Varet se a i lage lengu muret e enes. Nese nuk i lag, tensioni siperfaqor nuk eshte i shprehur, e nese i lag, eshte i shprehur dobet
Nga kush varet tensioni siperfaqsor
Tensioni siperfaqsor varet nga energjia kinetike, sa me e madhe kjo energji aq me i vogel tensioni siperfaqsor
Kur zvogelohet tensioni siperfaqsor
Me rritjen e temperatures deri nje nje pike te asaj qe ai nuk ekziston. Zvogelohet edhe nese ne leng ka ndonje substance organike
Sa eshte tensioni siperfaqsor ne sistemi uje-ajer e sa tek sistemi uje-leng tjeter
Uje- ajer 72.8 x 10^-3 N/m
Uje- leng 34 x 10^-3 N/m
Sa me i vogel tensioni ndersiperfaqsor, aq me pak eshte e dallushme siperfaqja ndarese (Tensioni interfacial)
Kush mirret parasysh tek analiza e agregacioneve
Energjia kimike dhe ajo elektrike duke lene anash energjine e tensionit siperfaqsor
A dallon tensioni siperfaqsor i tretjeve prej tretesit te paster?
Po dallon sepse substanca e tretur nderron intensitetin e forcave ndermolekulare dhe kjo manifeston nderrimin e tensionit siperfaqsor
Si quhen substancat qe ndikojne ne tensionin siperfaqor te tretesit, si ndikojne dhe ku shtresohen
Substancat e tretura qe ndikojne ne tensionin siperfaqsor quhen substanca tenzioaktive. Ato qe e zvogelojne tensionin siperfaqsor quhen tenzionegative(rrijne ne siperfaqen e tretesit) kurse ato qe e rrisin tenziopozitive(rrijne ne brendine e tretesit)
Substancat qe treten ne uje e zvogelojne tensionin siperfaqsor
Cka tregon reaksioni i Hayevit
Ky reaksion shfrytzohet ne klinika per te tregu prezencen e kriperave te udhezes ne urine. Psh nese ne siperfaqe te urines qitet sulfur, kokrrat e tij do te notojne neper siperfaqe te urines, pra nuk lagen. Ndersa kur ne urine ndodhen kripera te udhezes, sulfuri fundoset ne urine. Kjo ndodh sepse urina ka fituar vetine e lagies se sulfurit me prezence te kriperave. Keto kripera jane tenzionegative. Dukuria e MOSlagies se kriperave lidhet me dukurine e flotacionit. Metoda perdoret ne bakteriologji
Cka jane kapilaret
Kapilaret jane gypa qe kane rreze me te vogel se nje milimeter. Ne gypa kapilar lengjet kane paraqitje te veqante si rezultat i forcave ad’hezive dhe kohezive
Trego si paraqiten forcave adhezive dhe kohezive te lengu ne kapilar
Kur lengu i lag muret e kapilarit ai ngritet mbi nivelin e siperfaqes se lire te lengut dhe quhet atraksion, e ne to veprojne forcat adhezive
Kur lengu nuk i lag muret e kapilarit, niveli i lengut gjenden nen siperfaqes e lire te lengut dhe quhes depresion, ne to veprojne forcat kohezive
Nga kush varet lartesia e ngritjes se lengut
Nga kendi margjinal dhe konstanta e tensionit siperfaqsor te lengut. Kur kendi margjinal eshte i vogel gati 0shkalle, lengu i lag plotesisht muret, kur kend eshte me i madh se 90shkalle nuk i lag fare, kurse kur eshte =90shkalle i lag muret e enes pjeserisht
Pse dukuria e lagies ka rendesi ne biologji
Sepse lengjen qe lagin, lehte kalojne neper membrana, dmth eshte rezultat i zvogelimit te tensionit siperfaqsor, por kur lengu nuk e lage membranen ai neper te nuk mund te kaloi vetvetiu por duhet ushtruar shtypje dhe aq me shume sa me shume qe lengu lag membranen.
Kush ndodhet ne mes te dy siperfaqeve te lengjeve te ndryshme
Eritrocitet dhe mikrobet, ato kalojne lehte anen e lengut qe lag muret, dmth kane tension te vogel siperfaqsor
Sa eshte gjatesia e kapilareve te organizmi i njeriut te rritur, dhe sa eshte siperfaqja e prerjes terthore te tyre?
Gjatesia e kapilareve te organizmi i njeriut te rritur eshte 60-80mije km. Siperfaqja e prerjes terthore te tyre eshte 3200cm^2. Ne cdo milimeter katror te prerjes terthore te muskulit te zemres ka mesatarisht 2000 kapilare
Cka bejne forcat qe veprojne ne molekulat e siperfaqeve te lengut
Kane tendence ne zvogelimin maksimal te siperfaqeve(Paraqitet edhe te format konkave dhe konvekse. Ne siperfaqen e lengut qe nuk lage, vepron shtypje, ne kahun e konkavitetit qe e ndrydhe lengun ose vepron kunder ndrydhjes. Te siperfaqet konkave paraqitet veprimi i mosndrydhjes dhe kemi shtypje negative. Kurse ne rastin e ndrydhjes kemi shtypje positive te siperfaqet konvekse dmth) Kjo eshte shtypja e Laplasit qe eshte rezulatat i forcave qe veprojne ne siperfaqe te lakuar qe tentojne t’i bejne siperfaqe te rrafshet
Cka eshte komponenta normale Fn qe ndikon te siperfaqet
Komponenta normale Fn eshte forca qe vepron neper vijen rrethore kufitare te membranes qe ushtron shtypje mbi leng
Qka quajme emboli
Mbylljen e eneve te gjakut me mbyllesi qe mund te jete substance e ngurte e lengte apo e gazte(Keta dy te fundit shkaktohen si shkak i meniskut qe eshte me i madh te rasti leng-gaz, gaz-leng)
Si mund te hyj embolia e gazte ne nje ene gjaku
Gjate injektimit intravenoz te medikamenteve te ndryshme ose me hapjen e eneve te tjera te gjakut
Si mund te jete embolia ne ene te gjakut
Mund te hyje ne nje ene te vetme dhe kur embolia vije ne degezim te enes se gjakut
Kur shtypja Laplase eshte me e vogel te embolite
Kur embolia levize shkak i shtypjes hidrostatike, rrezja ballore e embolise eshte me e madhe dhe keshtu shtypja laplase eshte me e vogel, se sa te ana kur rrezja eshte me e vogel
Ne siperfaqe te lakuara cka ndodh si baze e ligjit te Laplasit
Menisku ka rreze te vogel dhe ka shtypje me te madhe
Cka nese shtypja e Laplasit eshte me e madhe se ajo hidrodinamike
Gjaku nuk mund te leviz dhe behet mbyllja e enes se rrjedhjes se gjakut
Cka jane emboluset
Emboluset jane materiale te ngurta qe udhetojne ose stacionohen ne vende te caktuara te eneve te qarkullimit te gjakut dhe kane te njejtin efeket si dhe ato gazore
Ku formohen emboluset
Ne artierin koronare qe mund te shkaktojne infarkt, sepse indi i zemres per shkak te mungeses se oksgjenit vdes
Cilat madhesi mirren per baze ne levizjen e lengjeve
Shpejtesia, shtypja, dendesia. Dy te fundit termodinamike. E para kinematike
Cka quajme tub te rrjedhjes
Pjesa e kufizuar e lengut prej dy vijave te rrjedhjes quhet tub rrjedhes
Tek teorema e kontinuitetit te lengjeve si bazohet shpejtesia ne baze te gjeresise se sektorit
Rrjedh uji me shpejt kur sektori eshte i ngushte, dhe me ngadale kur sektori eshte me i gjere
Me cka matet intesiteti i rrymimit te nje fluidi ideal
Matet me sasine vellimore te rrjedhjes se fluidit per njesi te kohes, e qe quhet sasi vellimore e fluidit
Shume e cilave shtypje eshte ekuacioni i Bernulit
Shtypjes hidrostatike, hidrodinamike dhe statike
Si rrjedhin lengjet neper tub, pra ka cili drejtim, dhe ku ndodh tek njeriu kjo
Rrjedhin prej shtypjes me te larte kah shtypja me e vogel. Kjo ndodh te procesi i frymemarrjes. Kur shtypja e brendshme ne mushkri eshte me e larte ne brendi, ajri del nga mushkrit. Kurse kur shtypja e brendshme eshte me e vogel se shtypja e jashtme, atehere ne thithim ajer dhe e percjellim ne mushkeri
Ku gjendjet te lengjet ne tub ekuilibri dinamik i forces aktive?
Gjendet mes dy shtresave qe kane shpejtesi te ndryshme njera nga tjetra
Ku ka me shume rezistence te rrjedhja e gjakut
Ka te sistemi i arterieve, krahas rrjedhjes se gjakut ne kapilar. Ne teresi, kapilaret kane siperfaqe te prerjeve terthore rreth 800 here me madhe se te arterieve. Shtypja rritet ne kapilar si shkak i zvogelimit te shpjetesise se rrjedhjes se gjakut
Cka e percaktojne qe rrjedhja e lengut eshte laminare/shtresore apo turbulente
Kombinimi i 4 elementeve qe lidhen per vetite e lengjeve dhe kinematiken e tij, ndryshe vet numri i Reinoldsit(dendesia, shpejtesia mesatare e rrjedhjes se lengut, viskoziteti dhe diametri i gypit)
Sa eshte numri i Reinoldsit te rrjedhja e gjakut?
1940 plus ose minus 160, qe tregon se rrjedhja eshte laminare dhe vetem ne aorte turbulente
Cka eshte shtypja e gjakut
Shtypja qe ushtron gjaku ne siperfaqen e sistemit kardiovaskular. Matja behet ne menyre direkte indirekte
Ku behet matja e gjakut
Me arterien brahijale duke mate shtypjen sistolike dhe diastolike ne menyre indirekte me metoden auskultime me stetoskop
Pershkruaj shtypjen sistole dhe diastole
Shtypja sistole paraqet shtypjen qe i pergjigjet nivelit maksimal te lakores se shtypjes pulsore, kurse diastole nivelin minimal. Shtypja sistole shkruhet ne emerues kurse ajo diastole ne numerues.
Me cka matet shtypja e gjakut dhe cka eshte shtypja pulsore
Shtypja e gjakut matet me ane te manometrave me zhive, metode bashkohore eshte me principin digjital dhe shprehet ne kPa. Shtypja pulsore eshte ndryshimi mes shtypjes sistolike dhe asaj diastolike dhe vlera normale e saj eshte 5kPa
Cka paraqet gradienti i shpejtesise
Se sa shpejt ndryshohet shpejtesia ne kalimin prej nje shtrese ne shtresen tjeter. Forca e ferkimit eshte proporcionale me kete gradient
Kush eshte koeficient i viskozitetit
Puazi (Pa x s)
Cka jane superfluidet
Lengjet qe mund te arrijne nje gjendje pa viskozitet
Cka quajme lengje njutonjane
Lengjet qe koeficienti i viskozitetit eshte konstant, e atehere raporti mes tenstionit tangjencial dhe gradientit te shpejtesise paraqet linearitet te plote quajme lengje njutonjane
Kur eshte viskoziteti me i madh te gjaku
Kur hematokriti eshte me i madh
Vetite e gjakut
Gjaku ka viskozitet te caktuar, dhe eshte suspenzion i perqendrimit te larte me eritrocite qe jane diameter afer 8um(piko) dhe barazia e Ajnshtajnit nuk zbatohet ne percaktimin e viskozitetit te tij
Cka ndikon ne rritjen e viskozitetit te gjakut
Ndikojne perqendrimet e substancave te ndryshme e veqmas llojet e proteinave, si dhe monoksidi i karbonit ne rritjen e vellimit te eritrociteve
Kur shfaqet policitomija e kur anemia
Policitomija shfaqet kur eshte hematokriti 60-70, ku viskoziteti rritet per 10 here me shume se viskoziteti i ujit. Tek anema hematokriti zvogelohet
Kur zvogelohet viskoziteti i gjakut
Me zvogelimin e eneve te gjakut me diameter nen 500um(piko)
Cka njihet si efekti i mureve ne biofizike
Gjate rrjedhjes se gjakut eritrocitet rreshtohen qe te levizin pergjate boshtit te gypit, ndersa ne skajet e gypit mbetet me pak viskozitet. Afer mureve ska eritrocite dhe keshtu zvogelohet viskoziteti
Sa e ka vleren tensioni kritik i gjakut
Ka vleren e perafert 5mPa
Sa shtypje krijojne kontraksionet periodike te zemres
16kPa ne kohe te sistoles duke e bart gjakun ne arterie, ndersa te qarkullimi pumonal 3kPa
Sa zgjat nje pompim pulsiv gjate kohes se sistoles
0.2-0.3 s
Ku shkon puna qe ventrikula e bene me shtyrjen e gjakut ne aorte?
Nje pjese shkon me energji potenciale pergjate renies se gjakut
Nje pjese shkon ne energji potenciale elastike te aortes
Nje pjese humb si shkak i disipacionit
Sa eshte shtypja me e ulet diastolik dhe sa eshte dallimi mes shtypjes sistolike dhe sa asaj diastolike
Shtypja diastolike piken me te ulet e ka ne 10.6kPa kurse dallimi mes kesaj dhe asaj sistolike eshte 5.4kPa
Sa eshte nderrimi i dimensionit te arteries si pasoje e shtypjes sistolike
Si pasoje e shtypjes sistolike dimensioni i ARTERIES nderron 5% ne krahasim me dimensionin themelor. Shtypje ne hyrje te KAPILARIT eshte e rendit 3-5.33kPa
Cka ndodh me energjine potenciale gjate diastoles
Kthehet ne energji kinetike te rrjedhjes se gjakut
Nga kush varet rrjedhja e gjakut ne sistemin kardiovaskular?
Varet nga intensiteti i shtypjes se zemres dhe rezistences vaskulare te rrjedhjes se arteries dhe degezimeve te saj, ose thjesht nga ndryshimi i shtypjeve te dy skajeve te eneve te gjakut
Sa eshte sasia e gjakut normale per nje njeri me 60 sistola
5000ml/min ose 83.5ml/s
Per cka shfrytzohet pjesa me e madhe e punes se zemres?
Per mbizoterimin e rezistences se viskozitetit te gjakut, ndersa pjesa tjeter ne energjine kinetike per levizjen e gjakut
Sa eshte shpjetesia e perhapjes se vales pulsive ne arterie, me rastin e veprimit sistolik
5-10m/s
Sa eshte shpjetesia qe leviz gjaku me fillim te aortes
5m/s
Sa eshte shpejtesia qe leviz gjaku te kapilarte
0.2mm/s
Pasi qe sistola zgjat 0.3s, atehere sa do te jete e gjate vala e pulsimeve te shtypjes se zemres?
1.5m
Nga kush varet menyra e rrjedhjes se gjakut a eshte laminare apo turbulente?
Percaktohet me numrin e Rejnolsit dhe varet nga diametri i enes se gjakut dhe shpejtesise maksimale te tij
Me cka eshte e barabarte shtypja e matur ne manometer
1shtypje sistole dhe 2 shtypje diastole ndare per 3
Cka eshte shtypja hidrostatike e gjakut? Rezultat i kujt eshte kjo shtypje?
Eshte shtypja qe ushtrohet mbi muret e eneve te gjakut ne drejtim radiale. Kjo shtypje eshte rezultat i diferences se shtypjes radiale intravaskulare dhe shtypjes ekstavaskulare indore qe ushtojne muskujt anesore te eneve te gjakut
Si njihet shtypja hidrostastike e gjakut
Njihet si shtypja transmurale qe ushtrohet ne tere gjatesine arteriale
Rezultat i kujt eshte shtypja intravaskulare dhe e kujt ajo ekstravaskulare
Shtypja intravaskulare eshte rezultat i energjise qe zemra percjell ne gjak si forme e energjise kinetike, e ajo bene zgjerimin e enes se gjakut
Shtypja ekstravaskulare eshte rezultat i shtypjes se vetive elastike te indeve perreth arterieve dhe indit vet arterial
Tensioni normal, veqorite.
Tensioni normal gjendet brenda mureve te eneve te gjakut, si madhesi fizike qe kundershton tensionin transmural
Ku eshte shtypja hidrostatike me e vogel ne vena apo ne arterie
Me e vogel eshte dukshem ne vena se sa ne arterie
Cila eshte puna kryesore e zemres?
Qe gjakun ta percjelle nga pozicioni i shtypjes se ulte venoze ne ate shtypje te lart te arteries
Si rregullohet funksioni i pompes zemer?
Me autorregullacion qe zemra reagon ne nderrimin e sasise se gjakut dhe se dyti me kontrollin refleksiv autonom te sistemit te nervimit qe ajo ka
Sipas ligjit te Frank Sterlingut si e bartet gjaku
Me pjesen venore zemra mbushet me gjak, kurse me kontraksion muskulor zemra ate gjak e percjell ne aorte