Praktik A-ID, SC&Hyrja Flashcards
praktik 1&2
Per qka përdoren me se shumti Adminisitrimi me rrug Intradermale?
Administrimi me rruge intradermale më së shumti përdoren për teste te tuberkulozes dhe alergjise, ipet per qellime profillaktike dhe diagnostike.
Qfar sasi injektohen per rruge intradermale?
sasi shumë të vogla të solucionit 0.1-0.3ml
Ku dhe si insertohet gjilpera?ID
Pjesa e përparme e parakrahut eshte ana ms e zakonshme, por kur nuk është e mundur atëhere, përdoret pjesa dorsal dhe anesore e krahut. Gjilpera insertohet në këndë prej 15 shkallë nëpermes shtresave të siperme të lëkures
Kur kërkon lexim të rezultatit per dhënien e barërave në këtë rrugë?
zakonisht 48-72 orë pas administrimit. Tuberculina solucioni më i zakonshëm i dhënë në këtë rrugë, është product biologjik që përdoret për testimte lëkures për pranin e tuberkulozes. Testi bazohet në atë se personi i infektuar me bakterje të tuberkolozes do të zhvilloj senzitivitet të produktit në organizëm.
Si behet pergaditja e pacientit per “injeksion”/Aparatura/ Mjedisi?
Shpjegoja procedurën,për të fituarpëlqimindhe bashkëpunimin
Kërkoni/ndihmojepacientinqë të zbuloj vendin për injeksion
Receta e përshkruar
Përshkrimin e medikamentit
Kartonin për marrje
Limë për thyerjen e ampulës
Dorëza për njëperdorim
Një pambuk (tampon) për pastrim
Antiseptik
Shporta për mbeturina
Procedura e dhenies se “injeksion”?
Shikoni pesë të drejtat e administrimit të barit
Përgatiteshiringën për injeksion,
Tretni medikamentin,
Garantoni intimitetin e pacientit
Zgjidhenivendine administrimit,(lëkura duhet të jetë e paqimezuar dhe e padëmtuar)
Dezinfektoni vendin e aplikimit me pambuk te lagur me dezinfektant
Shtriheni lëkurën me gishtin e madh dhe atë tregues të dorës jodominante, shponi apo inseroni gjilpërën në kënd 15 shkallë, ku gjilpëra duhet të hyjë në lëkurë deri 3mm
Injektoni solucionin, nëse injektimi është kryer në mënyrë të rregullt do të ndihet një rezistencë e lehtë dhe observohet krijimi I një fryrje të vogël.
Hiqni gjilpërën duke ushtruar një presion të lehtë në piken e injektimit me pambuk të thatë
Me lapsin dermografik rrethoni fryrjen e krijuar (rreth pikës se injektimit) me një diametër rreth 3-4 cm.
Informoni pacientin të mos ekspozojë zonën ndaj substancave që mund të ndërhyjnë në rezultatin e ekzaminimit (p.sh, sapuni, kremi, etj)
Mësojeni pacientin të njohë menjëherë simptomat e një reaksioni alergjik
Pacienti/ mjetet/infermierja pas procedures?
Siguroje që pacienti te ndihet rehat
Hudhe menjëherë të gjithë materialin.
Bëni shkatërrimin embeturinavenë mënyrë të përshtatshme
Hiqni dorëzat dhe lani duart
Nënshkruanirecetënpër të treguar semedikamentiështëadministruar
Kontrolloni në orët e mëvonshme për shfaqjen e reaksionit alergjik
Administrimi I medikamenteve me rrugë intradermale te fëmijët?
kjo rrugë e administrimit të barit për fëmiun është e padëshiruar sepse paraqet për te diskomfort
Indikacionet/ Kundërindikacionet/ Komplikimette femijet?
Indikacionet: Rruga intradermale përdoret pë imunizim, sensibilizim apo kur bëhen testet ne lëkurë për diagnostifikim të ndonjë alergjie.
Kundërindikacionet: Është e njohur se kjo rrugë e aplikimit të barit mund të shkaktoj tejndjeshmërinë medikament apo test. Medikamentet përmes kësaj rruge nuk aplikohen nëse fëmiu ka djegije në atë pjesë apo rënije të qarkullimit nervor. Volumi më i madh sr 1 centimetër kub nuk duhet të administrohet përmes kësaj rruge.
Komplikimet: Reaksione alergjike te antigjeni, dëmtim të mukozës së lëkurës dhe indit nënlëkuror
Procedura e dhenies se “injeksionit’ tek femijet?
Identifikoni fëmiun: kontrolloni në kartelen infermierore apo në listën e temperaturës fëmiun me emër dhe mbiemër.
Kontrolloni numrin e dhomës dhe numrin e shtratit dhe thirr fëmiun me emër, që të siguroheni që jeni te pacienti i duhur.
Siguroni ambientin dhe komunikim të mirëfillët me familjarë dhe fëmijë.
Verifikoni nëse pacienti apo prindërit e tij apo saj janë të informuar për procedurën, për llojin e terapisë, dhe jepni shpjegimet e duhura për llojin e testit apo vaksinës.
Vendoseni pacientin, ju apo prindërit fëmiun në pozicionin e dëshiruar, largo palët nga dhoma dhe krijo ambient të ndriqueshëm pa zhurma dhe pa kundërmime.
Lani duart nëse duhet vendos dorëza.
Përgaditeni tabakanë me vaksinat e duhura apo testet e alergjisë që do ti administroni me rrugë Intradermale, merreni dosjen e pacientit, merrni medikamentet me konfeksionet e tyre origjinale, tufer I lagur me alkool dhe një tufer I thatë, ena veshkore dhe kutia për menagjimin e mbetjeve.
Respekto pesë të drejtat e administrimit të barit.
Determino vendin për injektim, selekto pjesën anteriore të parakrahut, pjesën intrascapulare.
Fëmijët e vegjël mund ti mbajnë prindërit e tyre paraduarsh ose në krahun e tyre. Ata më të rritur i ulni në pozicionin drejt. Kërko asistencë nga koleget nëse ka nevojë.
Pastro vendin e injektimit me tufer të lagur me alkool, prit të avullohet para aplikimit të barit. nën lëkurë
Me gjentilesë tërheq lëkurën e fëmiut me gishtin e madh dhe tregues të dorës së juaj jodominante, dhe me dorën tuaj dominante bëjë futjen e majës së gjilpërës në lëkurë në këndin 15 shkallë dhe ngadal injekto solucionin deri sa të formohet një ajtje në formë papule nën lëkurë, dhe pas injektimit largo gjilpërën me shpejtësi në të njejtin kënd si ai I injektimit.
Pas injektimit vendin e shpimit mbuloje me një tufer të thatë dhe bëjë matjen e diametrit të formacionit të formuar pas injektimit..
Pas administrmit të medikamentit vendos fëmiu.në pozitë komode apo të dëshiruar. Menagjo mbetjet
Lani duart. Dokumento në dosjen e fëmiut data, koha apo ora dhe inicialet e infermierit llojin e testit të bërë dhe informo prindërit për lexim të testit.
Pas administrmit të medikamentit vendos fëmiu.në pozitë komode apo të dëshiruar. Menagjo mbetjet
Lani duart. Dokumento në dosjen e fëmiut data, koha apo ora dhe inicialet e infermierit llojin e testit të bërë dhe informo prindërit për lexim të testit.
Medikament sipas OBSH?
qdo substance e perdorur per modifikimin e sistemit fiziologjik apo gjendjen patologjike ne te mire te atij qe e perdore. Jane lende kimike me origjine sintetike ose ekstrakte qe perdoren nga njeriu per qellime mjekesore ose diagnostikuese.
4 Vetit kryesore te medikamenteve(MAPE)
Absorbimi:(thithja)perpara se nje medikament te veproj ne organizem,ai duhet te abosrbohet ne gjak
Perhapja: pasi te absorbohet ne gjak,behet transportimi i medikamentit ne indet,organet dhe ne lengjet e trupit.
Metabolizmi: shumica e medikamenteve metabolizohen ne melqi,shpejtesia e metabolizmit te tyre eshte individuale.
Eliminimi: trupi eliminon medikamentet me ane te metabolizmit hepatik ose i eliminon thjesht ato kryesisht nepermjet veshkave.
Menyrat farmakologjike per dozimi dhe pergaditja e Medikameniteve?
solide,likuide apo gazore duke shtuar dhe substanca te tjera qe lejojne qe ky medikament te marre karakteristikat e duhura te konservimit dhe administrimit.
Sipa rruges se administrimit si dallohen Preparatet farmakologjike?
preparate me perdorim intern(te brendshem)
-perdorim ekstern(te jashtem) dhe
-perdorim parenteral.
Preparatet me perdorim intern& ekstern?
Preparatet me perdorim intern: Jepen nepermjet rruges orale: mund te jene solide dhe likuide ku bejne pjes: tableta, kapsula, pluhurat, solucionet, shurupet, emulsionet dhe suspensionet. Preparatet me perdorim ekstern: Jane forma farmaceutike te cilat aplikohen mbi lekure apo kavitetet natyrale te organizmit. Mund te jene likuidee,gjysmee solide ku bejne pjese:solucionet, colliri, locioni, inhalacioni, aerozoli, spray, pomadat, kremat , pastat , xhelat, supostet dhe ovulat (vaginetat).