Anatomi sis, endokrin+urinar Flashcards
Pronefronet
shfaqet në rajonin cervikal të embrionit gjatë ditës së 22-të të shtatzënisë dhe përbëhet nga nefrotome dhe kanali pronefrik. Tek gjitarët, pronefronet konsiderohen jofunksionale pasi kanali pronefrik nuk mund të nxjerrë material të filtruar jashtë embrionit.
Zhvillimi i veshkave?
vazhdon përmes fazave të njëpasnjëshme: pronefronet, mesonefronet dhe metanefronet.
Mezonefronet?
zhvillohen nga kanali pronefrik në zonën torakolumbare, duke formuar tubula epiteliale të quajtura tubula mezonefrike. Këto tubula formojnë kapsula rreth tufeve kapilare. Filtrimi i gjakut rrjedh përmes tyre dhe drenohet në kanalin Wolffian.
Metanefronet
Gjatë javës së pestë të shtatzënisë, duktusi mezonefrik zhvillon një dalje të quajtur sythi ureterik, që formon sistemin e kanalit grumbullues të veshkave. Pjesët e poshtme të kanalit nefrik migrojnë dhe lidhen me fshikëzën, duke formuar ureterët që bartin urinën nga veshkat në fshikëz.
Sistemi urinar\ perberja ?
i njohur ndryshe edhe is sistemi renal ose trakti urinar, paraqet një system ekskretor i cili largon produket e panevojshme për organizmin përmes krijimit të urinës nga veshkat
SUr përbëhet nga: 2 Veshka
2 ureter Vezika urinare Uretra
Veshkat jane?
- organe të vendosura në murin e pasëm të abdomenit, në dy anët e shtyllës kurrizore, nga vertebra T12 deri te L3. Veshka e djathtë është pak më poshtë se e majta dhe e majta është më afër rrafshit medial të trupit.
Funksioni i veshkëve?
Filtrimi i plazmës, eleminimi i produktve të panevojshme, kthimi i elemtenteve të dobishme në gjak
Rregullimi i vëllimi dhe presionit të gjakut
Rregullimi i osmolaritetit të gjakut
Sekretimi i reninës dhe aktivizimi i sistemit renin-angiotensin- aldosteroni
Sekretimi i eritropoetinës
Rregulimi i ph
Glukoneogjeneza
Detoksifikimi i radikaleve të lira dhe medikamenteve
Pamja e jashtme e veshkes?
Forma e fasules, e gjatë 11cm, e gjerë 6cm
dhe e trashësi 3cm
Pesha: M 150g dhe F 135g
Ka polin e sipërm dhe të poshtëm,
Poli i sipërm është i gjërë dhe në kontakt me gjëndrrën suprarenale
Kufirin lateral (konveks) dhe medial (konkav) ku pjesa e mesme është e shtypur dhe njihet si Hilum
Sipërfaqen anteriore dhe posterior Veshka ka tri mbështjellës:
Kapsulën e brendshme firboze
Kapsulën e mesme me ind dhjamor që mundëson absorbimin e goditjeve traumatike dhe mbajtjen e pozitës së veshkës)
Fasha renale – fascia renalis
Furnizimi me gjak ne veshk:
Renale – degë e aortës abdominale
V. renale – që derdhet në vena cava inferor
invervimi nga sistemi simpatik nga segmenti t10-L1 dhe fijet parasimptaike nga n. Vagus
Drenimi limfatik bëhet në nyjet limfatike aortale laterale.
Ndërtimi i Veshkës Veshka përbëhet nga
parenkima renale dhe sinuset renale
Parenkima renale përbëhet nga dy zona:
Korteksi renal: 1 cm
Medulla renale: e përbërë nga 6-18 piramida renale
Lobet renale përbëhen nga: piramida dhe korteksi mbi to
Piramidat renale derdhin urinën e formuar përmes papillave renale në kalikset e vogla (caclices minores) pastaj në kalikset majore dhe në pelvisin renal e pastaj në ureter
Histologjia e veshkes:
Secila veshkë është e ndërtuar nga 1-2 million nefrone dhe me qindra duktuse kolektore.
Ndërtimi i Nefronit
Nefroni paraqet njësin ndërtuese të vëshkave
Përbëhet nga:
Korpuskuli (trupthi) renal – që përbëhet nga Glomeruli dhe kapsula e Bowman-it
Tubulat renale
Korpuskuli renal:
Glomeruli – përmbanë enë të fenestruara të gjakut arteriola aferente dhe eferente ku bëhet filtrimi i gjakut – krijimi i Filtratit qe nuk përmban qeliza dhe proteina.
Presioni glomerular i gjakut në arteriole aferente mundëson që të bëhet filtrimi dhe filtrati
të kaloj në kapsulën e Boëmanit.
Kapsula është e përbërë nga membrane viscerale që formohet nga qelizat e specilizuara – podocitet dhe memrana parietale e formuar nga epiteli skuamoz i thjeshtë.
Filtrati nga kapsula kalon në tubulat renale ndërsa pjesa e mbetur e gjakut kalon në arteriolen eferente dhe largohet nga veshka
Tubulat renal?
Vazhdojn nga kapsula glomerulare deri te maja e piramideës.
Ndahen në 4 pjesë:
Tubuli proksimal i përdhredhur
Anzna e Henle-ut
Tubuli distal i përdredhur
Duktusi kolektor
Disa duktuse kolektore bashkohen në papillën e piramidës renale dhe drenohen në kalikset e vogla
Nefronet ndahen në:
Nefrone kortikale Nefrone jukstamedullare
Të gjitha nefronet e kanë trupthin renal në korteks.
Nefronet kortikale e kanë anzën e Henleut në medullë renale dhe afër ngjithjes me korteksin renal
Nefronet jukstamedullare e kanë anzën e henleut në thellësi të medullës renale
Formimi i urines?
Bëhet në 4 faza:
Filtrimi glomerular
Reabsobimi tubular
Sekretimi tubular
Ruajtja e ujit