Anatomi HYRJA SIS. I <3 Flashcards
1&2 anatomi
Anatomia -
është studimi i strukturës së trupit dhe marrëdhënieve fizike midis pjesëve përbërëse të tij.
Fiziologjia-
është shkenca që studion funksionet dhe mekanizmat normal në një sistem të gjallë, përfshirë fiziologjinë sistemike dhe fiziologjinë krahasuese.
Nendiciplinat e anatomis
anatomia makroskopike, regionale, sistemike, topografike, mikroskopike, citologjia, anatomia zhvillimore, dhe embrioligjia.
Qka eshte anatomia Makroskopike, Regionale dhe Sistemike
Anatomia makroskopike studion strukturat e mëdha te trupit, Anatomia Regionale studion strukturat e nje regjioni te caktuar trupor ( reg. kokës)
Anatomia sistemike studion sistemet trupore ( sis. kardiovaskular, sis. lokomotor)
Qka eshte Anatomia topografike, mikroskopike, Citologjia dhe Embriologjia
Anatomia topografike studion karakteristikat e jashtme trupore.
Anatomia mikroskopike studion strukturat e imta/ndërtuese të trupit, të padukshme me sy të lirë. Citologjia studion ndertimin e qelizave trupore, ndërsa histologjia studion ndërtimin e indeve trupore.
Embriologjia studion zhvillimin prenatal të organizmit ( zhvillimin embrional)
Qka studion anatomia zhvillimore
Anatomia zhvillimore studion transformimin strukturor të trupit gjatë jetës nga një qelizë e vetme në një organizëm të rritur.
Si ndahet fiziologjia
Fiziologjia sistemike studion funksionin e sistemeve trupore
Fiziologjia Krahasuese studion karakteristikat funksionale te organizmave te gjalle.
Qka studjon Patologjia dhe Patofiziologjia
Patologjia – studion ndryshimet mikro- dhe makroskopike të organizmit si pasojë e sëmundjes!
Patofiziologjia studion gjendjet e fuksionimit jonormal te organizmit, sistemeve trupore ose indeve e qelizave si pasoj e semundjes.
Nivelet e kompleksitetit strukturor
Niveli kimik (atomet dhe molekulat)
Niveli qelizor ( Qeliza është njësia themelore funksionale e çdo organizmi.)
Niveli indor (Qelizat me strukturë dhe funksion të njejtë bashkohen në njësi indore.)
Niveli i organeve ( Ndërtohen nga inde të ndryshme të ordinuara për kryerjen e funksioneve specifike)
Niveli sistemor ( Disa organe ose inde që së bashku kryejnë një ose disa funksione trupor)
Niveli i organizmit ( Mjedisi intern/I brendshem)
Homeostaza -(gjendje.ek)
gjendja ekuilibrit të vazhdueshëm të mjedisit intern të trupit, ruajur nga sistemet kontrolluese me komponentë si receptorë, qendra e kontrollit dhe efektorë.
Sistemet kontrolluese qe ruajne homeostazen e organizmit kane 3 komponentë:
Receptorin
Qendren e kontrollit
Efektorin
Nga qka kontrollohen proceset dinamike
Pothuajse të gjitha proceset dinamike kontrollohen nga feedback-u(pergjigjja) negativ, ndërsa disa procese kanë feedback pozitiv!
Feedback Negativ-
Mekanizmi më i shpeshte autorregullativ i homeostazës duke: ndërprerë stimulin origjinal, zvogëluar intensitetin dhe shmangur ndryshimet e papritura dhe të dëmshme, duke përfshirë mekanizmat si termorregullimi, rregullimi i tensionit të gjakut dhe rregullimi i glikemisë në gjak.
Feedback pozitiv-
Disa mekanizma të reagimit pozitiv, si koagulimi i gjakut dhe kontraktimet e mitrës gjatë lindjes, rrisin progresivisht përgjigjen ndaj stimulit, përforcohen gjatë qëndrimit të stimulit dhe ndalet kur stimuli ç’ndërpreset
Çekulibrimi i homeostazës -
shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë inflamacionin, neoplazitë, mekanizmat e imunitetit abnormal, degjenerimin dhe sëmundjet gjenetike, ndërsa në disa raste sëmundjet mund të jenë idiopatike pa një shkak specifik të identifikuar.
Permendi Organelet qelizore
Nukleusi
Mitokondriat
Ribozomet
Retikulumi endoplazmatik
Aparati i Golxhit
Lizozomet
Citoskeleti i cili përbëhet nga mikrofilamentet, mikrotubulat, centrozoli, mikrovilet etj
Pozicioni anatomik / perdorimi
përdoret në përshkrimet anatomike për të siguruar saktësi dhe qëndrueshmëri, duke e paraqitur trupin në pozicionin e drejtë, me kokën drejtuar përpara, krahët anash me pëllëmbët e duarve të kthyer përpara dhe këmbët të bashkuara.
Regjionet anatomike-
Regio capitis
Regio colli
Truncus corporis
Extremitas superior
Extremitas inferior
Planet/Rrafshet anatomike
Plani median ndan trupin në dy pjesë longitudinale në një prerje vertikale, plani frontal ndan trupin në pjesën e përparme dhe të pasme në një prerje longitudinale dhe vertikale, ndërsa plani transversal ndan trupin në pjesën e sipërme dhe të poshtme në një prerje horizontale ose transversale.
Eshtrat e skeletit/ndarja
Aksiale: Kafka ( cranium),
Shtylla kurrizore ( Columna vertebralis),
Kafazi i kraharorit –Sternumi dhe costat
Ekstremitete e siperme dhe te poshtme
Zgarvat e e trupit funksioni/ ndarja
Organet e trupit janë të përfshira dhe të mbrojtura brenda katër zgavrave:
Cavitas Cranii – zgavra kraniale,
Cavitas Thoracis – zgavra e kraharorit,
Cavitas Abdominalis – zgavra e barkut,
Cavitas Pelvis – zgavra e legenit
Sistemi kardiovaskular nga qka perbehet
Zemra – Cor;
Enët e gjakut – Vasa sanguinea;
Presioni i gjakut;
Pulsi;
Qarkullimi i gjakut – Sanguinis circulation;
Zemra-
është organi muskular i sistemës qarkulluese, me rreth 10 cm gjatësi dhe rreth 225 gr peshë te femrat dhe 310 gr te meshkujt.
Pozita e zemrës në toraks
Zemra gjendet në kavitetin torakal në mediastinum, vendosur në mënyrë oblike me bazën lartë në nivelin e brinjës së 2 dhe apeksin poshtë, ndërsa maja ndodhet rreth 9 cm më poshtë se thithka e gjirit. Ajo gjithashtu ndodhet në hapësirën e 5 interkostale në anën e majtë të vijës së mesit.
Organet që gjenden në afërsi të zemrës
inferior (poshtë) – Maja gjendet mbi pjesën qendrore të tendinës së diafragnmës.
Superior (sipër) – gjenden enët e mëdha të gjakut: aorta, vena cava superior, arteria dhe venat pulmonare.
Posterior (prapa) – gjendet ezofagu, trakea, bronket e majta dhe të djathta, aorta descendente, vena cava inferior dhe vertebrat torakale
Lateral (anash) – gjenden mushkritë
Anterior (para) – gjendet dternumi, brinjët dhe muskujt interkostal
Muri i zemrës është i përbërë nga tri shtresa të indit:
Perikardi
Miokardi
Endokardi
Perikardi-
shtresa më e jashtme e zemrës dhe përbëhet nga dy shtresa: ajo e jashtme që është ind lidhor fibroz dhe atë të brendshme që është vazhdim i membranës seroze.
Miokardi-
është i vijëzuar dhe i përbërë nga qeliza muskulare të specializuara që janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën përmes disqeve interkalate, lejuar kështu kontraktimin e koordinuar dhe efikas të zemrës.
Endokardi
është shtresa e brendshme e cila i mvesh dhomat dhe valvulat e zemrës. është një membranë e hollë, e lëmuar e cila e mundëson që gjaku Brenda zemrës të ketë rrjedhje të laminare apo shtresore.
Ndarja e zemres
Zemra ndahet në dy anë, majtas dhe djathtas, nga septumi i zemrës, dhe secila anë ndahet nga valvulat atrioventrikulare në atriume dhe ventrikuj të anës respektive, me valvulën e djathtë (trikuspidale) duke patur tre kuspise dhe atë të majtën (mitrale) dy. Rrjedha e gjakut në zemër shkon nga atriumet në ventrikuj në një rrugë të vetme.
Qarkullimi i gjakut brenda zermës:
Valvulat e zemrës hapen dhe mbyllen pasivisht sipas ndryshimit të presionit, ndaluar kthimin e gjakut prapa, ndërsa fijet tendinoze mbrojnë valvulat nga hapja e tepërt. Venat më të mëdha, duke filluar nga vena cava superior dhe inferior, shkaktojnë rrjedhjen e gjakut në atriumin e djathë dhe pastaj në ventrikulin e djathtë, ndërsa gjaku kalon në arterien pulmonare duke u mbrëmës nga valvula pulmonare. Nga mushkëritë, dy venat pulmonare kthejnë gjakun oksigjenuar në atriumin e majtë, ku pastaj shkon në ventrikulin e majtë dhe më pas në aortë përmes valvulës aortale.
Vaskularizimi arterial i zemres
nga dy arterie të cilat janë degë të aortës: Arteria e djathtë dhe e majtë koronare. Arteriet koronare marrin rreth 5% të gjakut që pompohet nga zemra, edhe pse zemra është vetëm një pjesë e voglës e peshës turpore të përgjithshme.
Pjesa më e madhe e gjakut venoz mblidhet në venat kardiake që formojn sinusin kardiak i cili derdhet në atriumin e djathtë, ndërsa një pjesë e vogël derdhet direkt përmes kanaleve të vogla venoze.
Sisitemi konduktiv i zemrës
Zemra ka aftësinë e autoritmicitetit, rrah pavarësisht nga kontrolla nervore ose hormonale, por përgjigjet ndaj sistemit simpatik dhe parasimpatik, si dhe hormoneve të cirkuluara në gjak, si adrenalinë dhe tiroksinë.
Nga qka perbehet Sisitemi konduktor elektrik i zemrës
Nyja sinoatriale
Nyja atroventrikulare
Tufa (dega) atriventirkulare e majtë dhe e djathë - Hiss
Tufat e purkinjeut
Inervimi i zemrës nga qka behet
Sistemi simpatik dhe parasimpatik, i cili ka origjinën në qendrën kardiovaskulare në medulla oblongata, ndikon në aktivitetin e zemrës: nervi Vagus (parasimpatik) ul ritmin e impulsit duke ulur frekuencën e zemrës, ndërsa nervat simpatike rrisin frekuencën dhe forcën e kontraksioneve të zemrës.
Faktorët kryesorë qe ndikojn në frekuencë
Gjinia
Aktiviteti parasimpatik ose simpatik
Mosha
Hormonet
Aktiviteti dhe ushtrimet
Temperatura
Gjendjet emocionale
Cikli kardiak
Në cdo cikël kardiak, zemra përfshin sistolën e atriumeve, sistolën e ventrikujve, dhe diastolën e plotë, ku të dy atriumet dhe ventrikujt relaksohen. Në pushim, në zemër e shëndosh rrath me frekuencë 60-80 rrahje për min
4 Tonet e zemrës
Zemra ka 4 tone, secila prej tyre i përgjigjet një pjese të ciklit kardiak.
DY të parët janë më të degjusheshëm dhe tingëllojnë si ; llub-dub
Toni 1 i përgjigjet mbylljes së valvulave atrioventrikulare – sistrola ventrikulare
Toni 2 i përgjigjet mbylljes së valvulave aortale dhe pulmonare – diastole vetrikulare.
EKG – regjistrimi i aktivitetit elektrik të zemrës
Një EKG përbëhet nga regjistrimi i aktivitetit elektrik të zemrës duke përdorur elektroda, duke shfaqur 5 valë: P, Q, R, S dhe T.
Origjina e EKG
Ekg e paraqitur ka origjinë nga nyja SA dhe njihet si ritmi sinusal. Frekuenca normale është 60-100.
Frekuecat e shpejta& te ngadalta
Frekuenca e shpjet quhet takikardi ndërsa e ngadalshme quhet Bradikardi
Qka paraqet puna e zemres-Cardiac output
sasinë e gjakut që largohet nga ventrikuli gjatë një minuti. Ajo shpreht në : litra për minut, dhe llogaritet duke shumzuar vëllimin goditës dhe frekuencën.
Vëllimi goditës eshte vëllimi i gjakut që largohet nga zemra gjatë cdo kontraktimi.
Presioni i gjakut-
është forca që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut dhe ndryshon nëpër ditë, në bazë të pozicionit, gjinisë dhe moshës së individit, ndërsa presioni arterial sistemik është rezultati i forcës së gjakut kur largohet nga zemra në aortë.
Presioni sistolik dhe diastolik:
Presioni sistolik i gjakut është presioni i gjakut kur ventrikuli i majtë kontraktohet dhe shton gjakun në aortë, ndërsa presioni diastolik është presioni i gjakut kur zemra gjendet në diastolë, ndërsa presioni i gjakut përshtatet vazhdimisht me aktivitetin, pozicionin e trupit etj.
2 menyrat Kontrollimi i presionit të gjakut
Kontrolla afatë-shkrutë: refleksi baroreceptor, chemoreceprot dhe pëemes hormoneve
Kontrolla afatë gjatë: që rregullohet përmes veshkave dhe sistemit angiotenzinë-aldosteron
Pulsi pershkruan
Pulsi përshkruan valën e zgjerimit dhe zgjatjes së ndjerë në murin e arterieve, ndërsa presioni aortal transmetohet përgjatë sistemit arterial dhe mund të ndjehet në çdo pikë ku ka arterie sipërfaqësore që mund të shtypet mbi një kockë.
Cilat informacione mund të ofrojë pulsi në një person të shëndetshëm?
informacione rreth fuqisë së rrahjeve, dhe në përgjithësi, frekuenca e pulsit përputhet me frekuencën e zemrës.
Qarkullimi i gjakut është kontinual, mirëpo për asrye të thjeshtimit ndahet në:
Qarkullim pulmonar - Gjaku nga ventrikuli i djathë
kalon në mushkri dhe kthehn prap në atrumin e majtë.
Qarkullim sistemik - Gjaku nga ventrikuli i majtë kalon në aortë dhe pastaj në të gjithë trupin, dhe kthehet në atriumin e djathë përmes venave cava
Aorta-
është arteria më e madhe në trup dhe ka origjinën në ventrikulin e majtë, shtrihet lartë dhe kthehet pas zemrës për të vazhduar prapa në kavitetin torakal, deri në nivelin e vërtebrës së 12, ku kalon nëpër diafragmë dhe vazhdon në kavitetin abdominal. Në nivelin e vërtebrës së 4 ndahet në dy degë përfundimtare: arterien iliaka të djathtë dhe të majtë.
Aorta torakale-
eshte pjesa e aortes mbi diafragmë dhe përshkruhet në tri pjesë:
ascending aorta
arch of the aorta (Tri degë: a. brachiocephalica, a.carotis communis, a. subclavia sinister
descending aorta