9 Flashcards
Në metale, bartësit e rrymës janë ___ , kurse në tretjet e ndryshme janë ___ , në gazra janë ____ dhe ____, kurse në gjysëmpërcjellës është ______ .
elektronet e lira, jonet, _jonet , atomet , qifti electron-vrime
Sipas numrit të ngarkesave elementare, si janë të jonizuara grimcat e lëndës së tretur në ujë, dhe sa është valenca e joneve të tyre?
Sipas numrit të ngarkesave elektrike elementare, themi se grimcat e lendës së tretur në ujë janë të jonizuara njëfish, dyfish ose shumëfish, kështuqë jonet e tyre janë njëvalente, dyvalente ose shumëvalente
Cilat madhësi karakteristike i lidh ligji i Ohmit, shënoni formulën dhe njësinë. Nga kush varet rezistenca elektrike? Shënoni formulën për përçuesin homogjen cilindrik dhe nga ajo formulë përfitoni rezistencën specifike dhe njësinë:
Ligji i Ohmit lidh tri madhësi karakteristike: intensitetin e rrymës elektrike I që kalon në mes pikave A dhe B të një përçuesi me diferencë potenciali U në mes të këtyre pikave, si dhe rezistencën elektrike të përçuesit. Kjo shënohet me formulën:
I=U/R
Njësia për matjen e intensitetit të rrymës është amperi, për tension volti dhe për rezistencën është ohmi. Rezistenca elektrike varet nga forma dhe lloji i përcjellësit. Për përçuesin homogjen cilindrik (teli metalik), rezistenca është në përpjestim të drejtë me gjatësinë e përçuesit, dhe në përpjestim të zhdrejtë me prerjen tërthore të tij. R=ρ l/s p-rezistenca specifike e percjellsit
Nga ky ekuacion, rrjedh se rezistenca specifike është (p=RS/l) dhe paraqet rezistencën me seksion tërthor S = 1 njësi, dhe gjatësi l = 1 njësi; kurse njësia është: ohm/meter (Ώ*m)
Për qëllime mjekësore është e rëndësishme të dihet densiteti i rrymës, shënoni edhe formulën:
Nëse nëpër trupin e pacientit të izoluar prej tokës, lëshohet rryma me anë të dy pllakave S1 dhe S2, të vendsoura në dy pjesë të ndryshme të trupit, atëherë rryma e cila psh hyn nëpër pllakën S1 do të jetë e barabartë me rrymën që del nëpër pllakën S2. Nga kjo kemi: (J_(1^S ) ) ⃗_1=(J_2 ) ⃗s_2
Intensiteti i rrymës është në përpjestim të zhdrejtë me sipërfaqen e elektrodave (pllakave). Nëse përdorim elektorda me sipërfaqe të njohura, atëherë mund të fitojmë rrymën me densitet të dëshiruar. Kjo ka rëndësi për qëllime fiziatrike dhe terapeutike, sepse me to mund të përqendrohet veprimi i rrymës në pjesë të caktuara të trupit.
Për çka shfrytëzohet elektroforeza zonale?
Për separimin e proteinave të serumit të gjakut, i cili përbëhet prej pesë fraksioneve kryesore: albuminave dhe katër fraksione: α_1,α_2,β dhe γ – globulinë.
Përshkruani dallimin ndërmjet rrymës njëkahore ose të vijueshme dhe asaj alternative:
Kur kahu i rrymës nuk ndërron gjatë kohës t, rrymën e quajmë njëkahore ose të vijueshme. Në rastet kur kahu i rrymës ndërrohet me kohën t, rryma quhet alternative.
Si pasojë e kujt mund të vie deri te rritja e ndjeshme e rezistencës elektrike në organizmin e njeriut, në cilin rast kjo rritje është shumë e dukshme, pse na shërben vlera e rezistencës elektrike në organizëm dhe trego një shembull tjetër ku përdoret matja e rezistencës elektrike?
Dëmtimi i nervave në ndonjë zonë të trupit ose shtypja e tyre nga karcinomat apo nga ndonjë lloj tumori, shkakton rritjen e ndjeshme të rezistencës elektrike në zonën përreth. Kjo rritje është shumë e dukshme te gjoksi në rastin e kancerit të mushkërive, gjë që e bën matjen e rezistencës një mënyrë shumë të efektshme, duke pasur paraysh edhe thjeshtinë edhe shpejtësinë e saj, në zbulimin e kësaj sëmundjeje. Vlera e rezistencës shërben gjithashtu si tregues I stadit të përparimit të kancerit. Matja e rezistencës përdoret në diagnostifikimin dhe lokalizimin e sëmundjeve të enëve të gjakut apo dëmtimeve nervore.
Përcjellësit kanë rezistencë të vogël, të rendit _____ ;
Izolatorët kanë rezistencë specifike shumë të madhe _________ ;
Rezistenca specifike e gjysmëpërçuesve ka vlerë të _____ , ndërsa te supërpërcjellësit vlera është ___
10-8 ohmmeter , 1010 – 1016 ohm/meter, ndermjetme , 0
Përshkruani rolin e termistorit në pneumografi:
Termistorët përdoren në pneumografi, atëherë kur bëhet kontrollimi respirator. Në këtë rast, sonda speciale me termistor vendoset në vrimat e hundës dhe matja bazohet në ndryshimin e temperaturës gjatë frymëmarrjes
Si përcaktohet intensiteti kur bëhet fjalë për elektrolit, shënoni formulën:
Përcaktohet me shumën e joneve pozitive dhe negative që kalojnë në të njejtën kohë t, nëpër një sipërfaqe normale me kahun e lëvizjes së joneve. Formula është:I=(Q_++Q_-)/t
Çka quajmë forca f.e.m ose burime të rrymës elektrike?
Në rast se duam që nëpër qarkun elektrik rrjedhja e rrymës elektrike të mos ndërpritet, nevojitet një forcë shtytëse, e cila do të kryej punë të vazhdueshme mbi ngarkesat, duke mbajtur një diferencë potenciali të pandryshuar në skajet e rezistencës. Forcat e tilla quhen f.e.m ose burime të rrymës elektrike
Në bazë të përçueshmërisë elektrike, pjesët e organizmit ndahen në
Përçues jo të mirë: kockat dhe shtresat e jashtme të lëkurës
- Përçues të mesëm: indet e muskujve
- Përçues të mirë: gjaku, lëngu cerebro-spinal, lëngjet e organizmit
Kush shfrytëzohen si bartës të elektroforezës?
Shfrytëzohen mjediset mbështetëse, psh letër Whatman, acetat celuloze, letër filteri etj.
Mbrojtja e aparaturave me tokëzim të rregullt
- Mbrojtja e pacientit, përkatësisht e personelit që punon me aparaturë me këpucë dhe me veshje të përshtatshme
- Kujdes, profesionalizëm dhe dituri në përdorimin e aparaturave elektrike
Elementet galvanike janë burime kimike të _________ .
rrymes elektrike te vazhduar
Nga kush përbëhet qarku i rrymës elektrike?
Burimi i rrymës
2. Rezistencat elektrike
3. Instrumentet matëse ampermetri e voltmetri
4. Ndërprerësi
Rezistenca elektrike e përçuesit ndryshon me temperaturën sipas formulës:
R=R_0 (1+αt)
Ku R dhe R0 janë rezistencat e përçuesit në temperaturë t dhe 0 gradë, α është koeficienti termik i ndërrimit të rezistencës.
Lidhjen ndërmjet nxehtësië dhe punës si dhe studimin sasior të efektetit termik të rrymës elektrike, i pari e ka hulumtuar fizikani anglez Xhejms Xhaul. Shënoni me fjalë dhe formulë këtë ligj:
Sasia e nxehtësisë Q që lirohet në një qark, është në përpjestim të drejtë me rezistencën R të tij, me intensitetin e rrymës U në fuqinë e dytë dhe me kohën t, gjatë së cilës rrjedh ajo rrymë.Q=I^2 Rt
Prodhimi në mes intensitetit dhe tensionit (IU) është ___ ____ në njësi të kohës, ____ ose ___ , e cila shprehet në _____ . Shënoni formulën:
energjia, (E/t), fuqia (P), vat (w) , P=E/t=UI(=)VA=W
Rezistenca specifike e tretësirë ujore të NaCl, me rritjen e ____ , ajo ndryshon. Shënoni vlerat e rezistencave për tretësirat e mëposhtme:
0.01 N ; ρ = ____ 0.1 N ; ρ = __ ___ 1 N ρ = ___ __
perqendrimit, 78.5 ohmm , 78.5 ohmm, 0.102 ohm*m
Nga kush varen vetitë elektrike të organizmit dhe indeve të tij, çka përfaqësojnë indet, nga kush përbëhen ata (dhe shënoni nivelin e përçueshmërisë së këtyre pjesëve):
Organizmi dhe indet e tij kanë veti elektrike që varen nga mikrostruktura e tyre. Indet përfaqësojnë një sistem shumë të ndërlikuar. Ato përbëhen nga:
- Proteinat koloidale ( përçuese të dobëta të rrymës elektrike )
- Tretësirat e kripërave inorganike ( përçuese relativisht të larta)
- Tretësirave
Përshkruani elementet galvanike që janë burime kimike të rrymës elektrike të vazhduar, dhe në bazë të kësaj dukurie, kush ishte i pari që në bazë të kësaj dukurie përgaditi një burim të këtillë të rrymës elektrike e si quhet ai?
Përbëhen prej dy pllakave metalike (përçues të llojit të parë), të zhytura në tretësirë (përçues të llojit të dytë). Në afërsi të përçuesit të llojit të parë në tretësirë lind ndryshimi i potencialeve. Në bazë të kësaj dukurie Volta, i pari përgaditi një burim të këtillë të rrymës elektrike, që quhet elementi I Voltës.
Formulo dy ligjet e Faradejit me fjalë dhe shëno formulat përkatëse:
Ligji i parë: Masa e lëndës që depozitohet në katodë gjatë kalimit të rrymës elektrike është në përpjestim të drejtë me sasinë e ngarkesës elektrike q, që rrjedh nëpër tretës gjatë kohës t:
Ku k quhet ekuivalenti elektrokimik, i cili varet nga natyra e lëndës dhe është i barabartë me sasinë e lëndës se depozituar në katodë gjatë kalimit nëpër tretës në njësi të ngarkesës elektrike, prak=m/It=m/q
Ligji i dytë: ekuivalenti elektrokimik i lëndëve është në përpjestim të drejtë me ekuivalentin kimik të tyre. Ekuivalenti kimik është në përpjestim me raportin e masës atomike A të elementit dhe valencës së tij n, të cilën e shfaq në lidhje kimike.
m=A/nF q
F quhet numri i Faradejit. Kur masa e depozituar është e barabartë me një ekuivalent m = A/n, nga formula e sipërme gjejmë F = q dmth numri i Faradejit është i barabartë me sasinë e ngarkesës elektrike që duhet të kalojë nëpër tretës në mënyrë që në katodë të depozitohet masë prej 1 kg – ekuivalenti të lëndës së tretur. F është vërtetuar se është 96500 C/kg.
Një nga shëndërruesit që më së shumti përdoret në mjekësi është Termistori. Përshkruani atë:
Është një rezistor i ndjeshëm në temperaturë, pra paraqet një shëndërrues të temperaturës. Hyn në grupin e elementeve aktive, sepse rezistenca e tij ndryshon me temperaturën. Janë me madhësi të vogla dhe kanë koeficient relativisht të madh të temperaturës. Matet temperatura e lëkurës, rektale dhe ezofagale. Pëdorim të gjerë kanë gjetur në matjen e temperaturave prej 35 deri 42 gradë. Kanë një saktësi prej 0.1 gradë dhe shpejtësi matjeje për 20 s që dmth më shpejtë se termometrat klasikë.
Rezistencën specifike ρ të elektrolitit, apo përcjellshmërinë specifike σ të tij mund t’i llogarisim me shprehjet:
ρ=1/nⅇ(k_1+k_2 ) dhe σ=nⅇ(k_1+k_2 )
k1 – lëvizshmërinë e joneve negative
k2 – lëvizshmërinë e joneve pozitive
e – ngarkesa e elektronit
n – dendësia e joneve të çdo shenje të cilat janë marrë si njëvalente
Gjatë kalimit të rrymës elektrike në organizmin e njeriut, shkaktimi i efekteve varet nga ________
Tregoni efektet që shkaktohen nga rryma: a. 1 mA b. 11 mA c. 100 mA
Poashtu tregoni se kur vlejnë këto shifra:
intensiteti I saj ,
a. Rrymat me intensitet deri në 1 mA nuk shkaktojnë ndonjë efekt të ndjeshëm
b. Rrymat me intensitet rreth 11 mA lindin kontraktime muskulore që shkaktojnë paralizë
c. Rrymat me intensitet rreth 100 mA qojnë në ndalimin e punës së zemrës.
Këto shifra vlejnë në rastet kur diferenca e potencialit zbatohet jashtë trupit, në lëkurë. Nqs njëra nga pikat e zbatimit të kësaj diference potenciali është brenda trupit, intensitet e rrymave që prodhojnë të njejtat efekte janë 100 deri 1000 herë më të vogla.
Në bazë të asaj se sa pjesë të energjisë së marrë nga burimi e shëndërrojnë në nxehtësi, shpenzuesit si ndahen? Përmend disa lloje të tyre:
Shpenzuesit ndahen në termikë dhe jotermikë. Shpenzuesit termikë tërë energjinë të cilën e marrin nga burimi e shëndërrojnë në energji termike. Shpenzuesit jotermikë pjesën më të madhe të energjisë së marrë nga burimi e shëndërrojnë në energji jotermike, ndërsa vetëm një pjesë të vogël e shëndërrojnë në energji termike. Shpenzues termikë janë: sobat elektrike, furnelat, reflektorët, hekurat elektrikë etj, kurse jotermikë janë: motorat e ndryshëm, elektromotorët etj.
Ku është dallimi ndërmjet akumulatorëve dhe elementeve galvanike?
Akumulatorët janë burime dytësore (sekondare) të rrymës së vazhduar, që për dallim nga elementet galvanike, së pari duhet të ngarkohen, pastaj të përdoren si gjeneratorë. Gjatë ngarkimit, energjia elektrike shëndërrohet në kimike, kurse gjatë shkarkimit ngjan e kundërta.
Pse përdoret vektori i dendësisë së rrymës, çfarë drejtimi dhe kahu ka? Shënoni formulën e vektorit të densitetit të rrymës që përdoret për të krahasuar shpërndarjen e rrymës në një prerje tërthore të dhënë, me çka është i barbartë ky densitet, çfarë kahu dhe drejtimi ka, poashtu shënoni formulën dhe njesinë e densitetit kur rryma shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në tërë prerjen tërthore.
Rryma si madhësi fizike e përcaktuar nga I = Q/t është një skalar. Ajo nuk tregon gjë për vektorin e shpejtësisë, me të cilin zhvendosen ngarkesat elektrike që përfitojnë rrymën elektrike, për këtë përdorim dendësinë e rrymës, si një vektor që ka drejtimin dhe kahun e zhvendosjes së ngarkesave pozitive ose kah të kundërt me atë të zhvendosjes së ngarkesave negative.J ⃗=ⅆl/ⅆS fml. e vektorit të densitetit të rrymës që përdoret për të krahasuar shpërndarjen e rrymës në një prerje tërthore të dhënë. Ky dendesitet eshte I barabarte me intensitetin e rrymes qe kalon neper nje sip. Pambarim te vogel (dS). Drejtimi dhe kahu I keti vektori merren nga ai I levizjes se ngarkesave positive. kur rryma shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në tërë prerjen tërthore shprehet me formulen : J ⃗=I/S(=)A/m^2
Si analizohen qarqet elektrike që përbëjnë një numër të rezistuesëve? Në cilat raste këto metoda nuk vlejnë, kush përdoret në atë rast?
Qarqet elektrike, të cilat përbëjnë një numër të rezistuesëve, shpesh mund të analizohen duke kombinuar grupet e rezistuesve në seri ose në lidhje paralel. Mirëpo, ekzistojnë qarqe me më shumë degëzime, në të cilat nuk janë vetëm dy rezitues në seri ose paralel. Për të llogaritur me qarqe të këtilla, nevojitet të përdoren metoda të tjera nga ajo seri-paralel. Një nga ato metoda janë rregullat e Kirhofit, njëra llogarit me rrymat në qark, tjetra me tensionet.
Nëse në një enë derdhim një sasi të ujit të destiluar apo ujit të zakonshëm dhe në enë vendosim dy pllaka metalike, të cilat janë të lidhura për poçin elektrik dhe burimin e rrymës elektrike, çka do të ndodhë me llampën elektrike? Çka ndodh pas shtimit të disa pikave acid sulfurik ose klorur natriumi?
Llampa elektrike nuk ndriçon. Por nëse në ujë derdhim disa pika acid sulfurik apo kripë të kuzhinës, vërejmë se llapma ndriçon.
Përshkruani lidhjen në varg ose seri të rezistencave ose shpenzuesëve:
Te ky lloj i lidhjes, shpenzuesit e ndajnë tensionin e burimit mes tyre përgjysmë, kështu që tensioni i përgjithshëm do të jetë U = U1 + U2. Në këtë rast edhe intensiteti i përgjithshëm i rrymës dhe rezistenca e përgjithshme e quajtur si rezistenca ekuivalente do te jenë: I = I1 + I2 dhe Re = R1 + R2. Në këtë rast me heqjen e njërit shpenzues, nuk punon as tjetri
Çka quajmë elektrolizë, pse elektrodat shpesh bëhen prej platini ose prej karboni dhe nga kush varet rezultati përfundimtar i elektrolizës:
Procesi i përcjelljes së ngarkesave elektrike nëpër një elektrolit, bashkë me ndërrimet kimike që shkaktohen gjatë tij, quhet elektrolizë. Për t’u ikur reaksioneve kimike ndërmjet joneve dhe vetë elektrodave, shpesh elektrodat bëhen prej platini ose prej karboni. Rezultati përfundimtar i elektrolizës varet nga natyra e elektrolitit, nga lloji i elektrodave dhe nga intensiteti fem i burimit.
Vlera absolute e diferencës potenciale quhet _________ , i cili ndryshon në varësi të ________ . Në muskulaturë skeletike, ajo është rreth _____ , për zemrën rreth ____ ndërsa për muskulaturën e lëmuar ______ deri _______ .
potencial I qetesise, tipit te qelizes, -90mV, -80mV, -40V, -60mV