10 Flashcards

1
Q

Trajtimi për gjendjet e mëposhtme neurologjike mund të ketë nevojë për EMG:

A

Distrofia muskulare
- Sëmundjet neuromuskulare
- Myasthenia gravis
- Kompresimi nervor ose dëmtimi – sindroma e tunelit karpal
- Dëmtimi i rrënjës nervore – dhimbja e nervit ishiatik

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
2
Q

Mikroelektrodat përdoren për ___ ____ në vetë ____ ose në _____ .

A

matje precise te potencialeve bioelektrike, qelizen, afersi te saje

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
3
Q

Nga formula V_p = k (q/r_1 - q/r_2 ), përfitoni formulën V_p = k M ̅/r^2

A
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
4
Q

Shpjegoni se si është e mundur të krijohet potenciali bioelektrik në membrana?

A

Potencialet bioelektrike kryesisht mund të jenë të krijuara prej difuzionit të joneve nëpër membranën e qelizës që është rezultat i gradientit të përqendrimit nga të dyja anët e membranës (transporti pasiv dhe difuzioni i lehtësuar); transporti aktiv i joneve të cilat gjithashtu krijojnë gjendje jo baraspeshe të joneve nga të dyja anët e membranës; transporti që është rezultat prej gradientit të fushës elektrike, të membranës etj.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
5
Q

Elektrodat intracelulare përdoren për përcaktimin e ______
Kanë një diametër ___ herë më të ____ se diametri i qelizës

A

niveleve biopotenciale te qelizave, rreth 100, vogel

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
6
Q

Shkruani formulën për potencialin membranor E, nga kush është i kushtëzuar ai dhe në çfarë temperataure?

A

Potenciali membranor E i kushtëzuar me difuzionin e joneve (gradienti i përqendrimeve), në temperaturë të trupit prej 38 gradë celsius mund të shkruhet në këtë mënyrë (Formula e Nernsit) : V2 – V1 = -61 log C_b/C_j mV

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
7
Q

Çka është dipoli elektrik, e çka boshti i dipolit, cila madhësi karakteristike e karakterizon dipolin dhe shënoni formulën e njësinë:

A

Dipoli elektrik është strukturë e përbashkët e dy ngarkimeve elektrike me shenja të kundërta +q dhe -q, të larguara nga njëra-tjetra për largësinë l të përhershme. Vija që bashkon qendrat e ngarkimeve elektrike quhet bosht i dipolit. Madhësia karakteristike që karakterizon dipolin quhet moment i dipolit p që mirret si prodhim i ngarkesës elektrike të dipolit dhe distancës mes këtyre ngarkimeve, përkatësisht boshtit të dipolit: p = q x l , ku njësia është C x m ose A x s x m.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
7
Q

Faktorët që rrezikojnë punën normale të zemrës janë:

A

Mosaktiviteti fizik i organizmit, streset e ndryshme psikike, puna e rëndë fizike, pushimi i pamjaftueshëm, pirja e duhanit, e alkoolit etj

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
8
Q

Çka paraqet ekuilibri i Donanit, kur haset ky, dhe përshkruani në mënyrë të përgjithshme:

A

Gjendjen e posaçme ekuilibri, e lidhur me praninë e një ngrimce të ngarkuar, jo të difuzueshme, quhet ekuilbër i Donanit. Kjo haset sa herë që në njerën anë të membranës dializuese, ndodhet një solucion makromolekular, PH, i të cilit është ndryshe nga ai izoelektrik (membrana e kapilarëve të gjakut, glomeruleve renale etj). Nëse kemi dy zona me vëllim të njejtë, të ndara nga një membranë dializante dhe nëse në anën e djathtë ndodhet një solucion elektrolitik psh NaCl me përqendrim CM2, dhe në anën e majtë një solucion koloidal i një makrojoni Rz-, jo të difuzueshëm në formën e krips Rnaz, me përqendrim CM1 që disocohet sipas:
Rnaz = Rz- + Z Na+. Është e qartë se për shkak të pengesës së membranës dhe tërheqjes elektrostatike, asnjë jon nuk kalon nga e majta në të djathtë, ndërsa e kundërta po; ndodh një zvogëlim me x dhe y të përqendrimeve të Na dhe Cl në anën e djathtë, për shkak të difuzionit të këtyre joneve.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
9
Q

Çka paraqet elektromiografia, çka detektohet me ndihmën e saj, nëpërmes kujt punon dhe jepne një shembull:

A

EMG shërben për regjistrimin e aktivitetit elektrik të muskujve, jep rezultate të kënaqshme për ato sëmundje, të cilat sulmojnë sistemin e neuroneve motorike periferike, lidhjeve mioneurale dhe muskujve të skeletit. Me ndihmën e EMG detektohet gjendja e rrënjëve nervore të cilat dalin nga shtylla kurrizore dhe kalojnë përmes ekstremiteteve. Punon nëpërmjet shkarkimeve të aktiviteteve elektrike të muskujt të cilat janë të kontrolluar nga këto nerva. Psh nëse ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të shtyllës, me ndihmën e EMG-së testohen muskujt e këmbëve, për të parë nëse ekziston dëmtimi i nervave që kalojnë nëpër këmbë

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
10
Q

Si prodhohen artifaktet gjatë përdorimit të elektroencefalogarfisë?

A

Gabimet gjatë EEG-së prodhojnë disa valë që quhen artifakte dhe mund të interpretohen gabimisht si valë paroksistike. Artifaktet prodhohen nga arsye të ndryshme si:
- Pozicionimi jo i rregullt i elektrodave
- Impedanca e keqe me lëkurën
- Cilësia jo e mirë e elektrodave dhe xhelit
- Aktivitetit muskular apo EKG në zonën e pozicionimit të elektrodave si dhe nga lëvizjet

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
11
Q

Çfarë detyre kanë elektrodat për matje biomjekësore, ku bazohet funksioni i tyre?
.

A

Elektrodat për matje biomjekësore kanë për detyrë të realizojnë kontaktin mes përçuesit metalik, i cili e përçon rrymën elektrike deri te aparati për regjistrim ose stimulim dhe të elektrolitit në indin që e rrethon, depërton apo përmbahet në të. Funksionimi i tyre bazohet në formën e elektrodës, e cila formon sipërfaqe kufitare ndërmjet dy mjediseve: ndërmjet sistemit ku përçueshmëria bëhet me lëvizjen e joneve dhe ku përçueshmëria elektrike bëhet në qarkun matës

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
12
Q

Çka është fiziologjia, çfarë njohuri marrim nëpërmjet saj, si pasurohen këto njohuri, çka paraqet elektrofizologjia?

A

Fiziologjia është shkencë që studion funksionet e qenieve të gjalla dhe rregullimin e këtyre funksioneve. Nëpërmjet saj marrim njohuri për funksionimin e organizmit në kushte normale. Këto njohuri pasurohen gjatë vëzhgimeve që bëhen gjatë çregullimeve të ndryshme të organizmit. Elektrofiziologjia është degë e fiziologjisë e cila merret me studimin e dukurive fizike në organizmin e gjallë dhe në ndikimin e rrymave elektrike në proceset e sistemeve biologjike nëpër të cilat ato kalojnë.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
13
Q

Potenciali i krijuar në një pikë të larguar nga dipoli varet nga kush?

A

Varet prej koordinateve polare r dhe θ të pikës si vijon:
Për një drejtim θ të dhënë, vlera e tij bie me 1/r2
Për një distancë r të dhënë, ndryshon me cos θ

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
14
Q

Të gjithë proceset elektrike në organizmin e gjallë rrjedhin nga ndryshimi i potencialit elektrik, i cili ekziston në membrana të të gjitha qelizave dhe quhet _____________ .

A

Potencial I membranes

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
15
Q

Çka paraqet bipotenciali dhe përmes kujt shprehet?

A

Biopotenciali është potencial i prodhuar në brendi të trupit dhe në përgjithësi shkaktohet nga ndryshimi i përqendrimit të kripërave nëpër qelizat membranore. Ky i ashtuquajturi potencial membranor shprehet përmes nervave, muskujve dhe qelizave gjëndërrore.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
16
Q

Çka paraqet ekokardiografia dhe pse bëhet, çfarë testi është, çka kontrollon e çka përkthen?

A

Është një test imazhiere që përdor ultratinguj për të vlerësuar strukturën e zemrës, si dhe drejtimin e gjakut brenda në të. Është një nga shumë ekzaminimet që mund të bëhen ndaj pacientit për të vlerësuar anatominë dhe funksionin e zermës. Ky test është shumë i detajuar në të dhëna, i thjeshtë dhe nuk përfshin ekspozimin ndaj rrezeve X, pra është plotësisht i padëmshëm dhe pa dhimbje. Një EKG ose ECG është një provë që kontrollon problemet e zemrës nëpërmjet aktivitetit elektrik të saj. Një EKG përkthen aktivitetin elektrik të zemrës në një vijë gjurmuse në letër.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
17
Q

Si bëhet EEG te fëmijët? Çka është e papranueshme në këtë rast?

A

Fëmijet lëvizin shumë gjatë ekzaminimit, prandaj kjo është një arsye që EEG-ja te fëmijet nën moshën 3,5 vjeçare duhet të kryhet detyrimisht në gjumë. Arsye tjetër për këtë është se në gjumë shfaqen anomali, të cilat rrin të fshehura kur EEG-ja kryhet zgjuar. Përdorimi i benzodiazepinave për të vënë fëmijën në gjumë gjatë ekzaminimit është i papranueshëm, pasi rezultatet e EEG-së nuk do të jenë reale

18
Q

Çka paraqet potenciali bioelektrik dhe potenciali i qetësisë?

A

Potenciali bioelektrik është rezultat i koncentrimeve të ndryshimeve të joneve pozitive dhe negative, nga të dyja anët e membranës së qelizës. Potenciali mes pjesës së brendshme dhe asaj të jashtme quhet potenciali i qetësisë ose potencial membranor.

19
Q

Potenciali membranor mund të formohet në dy mënyra:

A
  • Me bartjen aktive të joneve nëpër membranë, që çregullon ekuilibrin e ngarkesave pozitive dhe negative nga të dyja anët e membranës
  • Me anë të difuzionit pasiv të joneve nëpër membranë, që është pasojë e ndryshimit të përqendrimit të joneve në të dyja anët e membranës, që po shkakton joekulibrin e ngarkesave
20
Q

Nga kush stimulohet potenciali aksional, çka paraqet stimulimi?

A

Potenciali aksional stimulohet nga: ngacmimet elektrike, ndikimiket e materieve kimike, lëndimet mekanike, nxehtësia etj. Në shumicën e eksperimenteve, stimulimi është një ndryshim potenciali, i cili vepron nga jashtë.

21
Q

Shëndërrimi i përçueshmërisë jonike në atë ____ bëhet në _______ mes ______ dhe ______, që mund të shqyrtohet si proces i shëndërrimit të ______ . Në këtë rast, elektrodat e luajnë rolin e ______ .

A

elektrike, siperfaqen kufitare, elektrodes, elektrolitit, energjise, shendrruesit

22
Q

Potencialet elektrike të formuara në zemër, ku përcillen, në cilin rast përcillen dhe si konstatohet kjo?

A

Potencialet elektrike që janë formuar në zemër, me rastin e veprimeve të saj mekanike përcillen deri në periferi të trupit, përkatësisht në sipërfaqen e tij. Kjo konstatohet kur në trup vendosim elektroda dhe me ndihmën e amplifikatorëve bëjmë zmadhimin e potencialeve dhe fitojmë EKG-në

22
Q

Gjatë kohës së EMG-së çka vendoset dhe ku, kush matet dhe ku zbatohet aktiviteti elektrik?

A

Gjatë kohës së EMG-së, elektroda të holla në formë gjilpëre vendosen mbi muskulin e përcaktuar dhe matet ndryshimi i potencialit mes kësaj elektrode dhe një elektrode tjetër neutrale. Aktiviteti elektrik bazohet gjatë kohës së pushimit dhe gjatë tkurrjes së muskujve dhe hyn në formën e procesverbalit amplitud.

23
Q

Çka paraqet lëngu intercelular e çka paraqet lëngu ekstracelular, çka përmbajnë dhe çka ndodh në rastin kur nuk ka ndikim të jashtëm të fushës elektrike?

A

Lëngu nga brendësia e qelizës (intercelular-citoplazma) si dhe ajo jashtë saj (ekstracelular) paraqet tretje elektrolite që përmban jone pozitive dhe negative. Në rastin e përgjithshëm dhe pa ndikimin e jashtëm e fushës elektrike, drejtpërdrejtë nga ana e brendshme e membranës së qelizës grumbullohet tepricë e joneve negative, kurse jonet pozitive grumbullohen tek ana e jashtme e membranës. Në këtë mënyrë, në afërsi të membranës, vjen deri tek formimi i shtresës së dyfishtë elektike.

23
Q

Çka është EEG, çka zbulon dhe nëpërmjet kujt, e çka përcjellet në këtë rast?

A

EEG është metodë që mundëson regjistrimin e aktivitetit elektrik të trurit. Është një ekzaminim që përdoret për të zbuluar aktivitetin elektrik të trurit nëpërmjet një sistemi elektrodash, që përcjellin sinjale, të cilat i marrin nga skalpi dhe i dërgojnë në një sistem të kompjuterizuar. Ky sinjal analizohet dhe konvertohet në një sistem valësh, me anë të të cilave diagnostikohen problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me trurin. Qelizat e trurit komunikojnë vazhdimisht me njëra tjetrën nëpërmjet shkëmbimit të impulseve elektrike midis tyre.

24
Q

Çka ndryshon kur qeliza ngacmohet dhe si quhet ky ndryshim?

A

Nëse në çfarëdolloj mënyre vjen deri te ngacmimi i qelizës, ndryshon depërtueshmëria e membranës, kurse me të shkaktohet edhe ndryshimi përkatës i përqendrimit të joneve, potenciali fiton edhe madhësi edhe ngacmim tjetër. Ato ndryshime quhen biopotenciali i ngacmimit ose potenciali bioelektrik aksional

25
Q

Pjesa e brendshme si dhe pjesa që e rrethon qelizën janë të mbushura me tretësira të _______ me përmbajtje të ndryshme. Lëngu ekstraceluloz përmban sasi të mëdha të _______ dhe sasi të vogla të _______ , kurse lëngu intraceluloz përmban sasi të mëdha të _____ dhe sasi të vogla të ________ . Këtë raport qeliza e siguron përmes ____________ të joneve të ________ dhe ________ nëpër ___________ .

A

elektrolitit, natriumit, _kaliumit, kaliumit, natriumit, transportit aktiv, natriumit, kaliumit, membrane

26
Q

Kur prodhohet një impuls nervor dhe ku gjenerohet dhe si quhet?

A

Një impuls nervor prodhohet vetëm nëse stimulimi tejkalon një vlerë të caktuar pragu. Kur kjo vlerë tejkalohet, një impuls gjenerohet në pikën e stimumilit dhe përhapet poshtë aksonit.

27
Q

Gjatë regjistrimit të sisteme të gjalla cila dukuri parqitet dhe në cilin vend e çfarë vlere mund të ndërrojë kjo dukuri?

A

Gjatë regjistrimit të sistemeve të gjalla në vendin e kontaktit te elektrodës dhe indit, vjen deri te dukuria e potencialit të kontaktit, i cili mund të ndërrojë vlerën e potencialit që duhet të regjistrohet.

28
Q

Pse pacienti gjatë inicizimit të EKG – së duhet të jetë i shtrirë e të mos lëviz?

A

Potenciale aksionale elektrike formojnë edhe muskujt e tjerë, prandaj duhet të kujdesemi që të eleminohen dhe regjistrohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë, pacienti gjatë incizimit të EKG-së, duhet të jetë i shtrirë dhe të mos lëviz. Në këtë rast, regjistrohen ndryshime potenciali mes pikave të ndryshme të trupit, të një rendi mV dhe me pajisje elektronike mund të regjistrohen këto ndryshime potenciali të veçuara nga potencialet e ndërruara.

29
Q

Pse në elektromiografi përdoren elektroda në formë gjilpëre që shpojnë muskulin?

A

Disa fije muskulore japin potencial të vogël, që nuk mund të regjistrohet si i vetëm, por regjistrohet si grumbull i të gjitha fijeve muskulore apo muskulit në tërësi. Në këtë rast, gjatë kalimit nëpër muskuj të ndryshëm, impulset e tilla mund të zvogëlohen dhe ta humbim formën. Për këtë arsye, në elektromiografi përherë përdoren elektroda në formë gjilpëre që shpojnë muskulin. Në këtë mënyrë ndërrimet elektrike mund të hulumtohen që në zanafillën e tyre.

30
Q

Çka mat EMG, çka nuk prodhojnë indet e trupit zakonisht, çka shihet në oshiloskop kur futet ndonjë elektrodë?

A

EMG mat aktivitetin elektrik të muskujve gjatë pushimit, tkurrjes së lehtë dhe tkurrjes së fuqishme. Indet e muskujve normalisht nuk prodhojnë sinjale elektrike gjatë pushimit. Kur futet një elektrodë, në oshiloskop mund të shihet një periudhë e shkurtër e aktivitetit, por pas kësaj, asnjë sinjal nuk duhet të jetë i pranishëm.

31
Q

Një EEG mund të jetë gjithashtu e dobishme për diagnostifikimin ose trajtimin e këtyre sëmundjeve?

A

Një EEG mund të përcaktoj ndryshime në aktivitetin e trurit që mund të jenë të dobishme në diagnostifikimin e çregullimeve të trurit:
- Epilepsisë ose ndonjë çregullim tjetër
- Tumor në tru
- Dëmtimi i trurit nga lëndimet e kokës
- Encefalopatia
- Inflamacioni i trurit – encefaliti
- Çregullime në gjumë
- Vdekja e trurit te dikush në gjendje të vazhdueshme kome
- Gjetjen e nivelit të duhur të anestezisë për dikë në gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia

32
Q

Përshkruani elektordat polarizuese dhe jopolarizuese:

A

Varësisht prej materialit prej të cilit përbëhen elektrodat, ato mund të jenë polarizuese dhe jopolarizuese. Nëse materiali nga i cili përbëhet elektroda nuk bën bartjen e ngarkesave në kufirin metal-elektrolit, atëherë elektrodat e tilla quhen polarizuese ose ireversibile. Ndërsa elektrodat ku bëhet shkëmbimi i ngarkesave pa ndonjë pengesë quhen elektroda jopolarizuese ose reversibile.

33
Q

Galvani ka vërtetuar se __ , _____ dhe __ ___ për shkak të proceseve elektrike të vazhdueshme, paraqesin një ________ .

A

qelizat, indet, organet e gjalla, lloj burimi te rrymes elektrike

34
Q

Kur bëhet fjalë për potencialin e membranave, çka duhet të kemi parasysh dhe si trajtohet fusha elektrike në këtë rast?

A

Kur bëhet fjalë për potencialin e membranave qelizore, duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për një strukturë dyshtresore elektrike të karakterit të dipolit. Prandaj së pari e trajtojmë fushën elektrike të dipolit të nxjerrë nga ligjet e fizikës.

35
Q

Kur paraqitet difuzioni i joneve dhe kush krijohet?

A

Transporti aktiv i joneve krijon dallimin në përqendrimin e tyre, rast, me të cilin paraqitet difuzioni i joneve nga vendi me përqendrim më të madh në vendin me përqendrim më të vogël dhe arrihet deri te krijimi i potencialit të difuzionit.

36
Q
A
37
Q
A
38
Q
A
39
Q
A
40
Q
A
40
Q
A