11 Flashcards

optika

1
Q

Çka paraqet aberacioni sferik dhe si mund të zvogëlohet?

A

Kur rrezet e dritës janë paralele dhe bien në një hapje të madhe të thjerrës, atëherë rrezet që janë afër boshtit optik thyhen në një pikë më larg thjerrës, ndërsat rrezet që janë më larg boshtit thyhen më afër thjerrës. Në këtë rast, shëmbëllimi i fituar është i deformuar. Kjo e metë quhet aberacion sferik dhe mund të zvogëlohet dukshëm duke e vendosur një diafragmë me aperturë (hapje) të ndryshueshme që lejon të kalojnë nëpër thjerrë vetëm ato rreze që janë më afër boshtit kryesor optik. Me këtë metodë mund të arrihet një fokus me qartësi të arsyeshme edhe pse tani më pak dritë kalon nëpër thjerrë. Thjerrat me sipërfaqe parabolike gjithashtu mund të përdoren për të zvogëluar këtë lloj të aberacionit, por ato bëhen më vështirë dhe kushtojnë shumë shtrenjtë.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
2
Q

Në pasqyrë bien shumë rreze dhe në kënde të ndryshme, por sa rreze janë më të përshtatshme që nevojiten për të konstruktuar një shëmbëllim? Sqaroni secilën prej tyre:

A
  • Rrezja 1 fillon nga maja e objektit dhe udhëton paralele me boshtin kryesor, rrezja e godet pasqyrën dhe pastaj kalon përmes fokusit
  • Rrezja 2 fillon në majë të objektit dhe dhe kalon përmes fokusit, ku rrezja më pas reflektohet nga pasqyra dhe vazhdon paralel me boshtin kryesor
  • Rrezja 3 kalon nëpër qendrën e lakueshmërisë dhe në maje të objektit, godet pasqyrën dhe reflektohet në të njejtin drejtim prapa.
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
3
Q

Çka quajmë pasqyrë dhe kur themi se është e rrafshët?

A

Kur sipërfaqja e metalit apo qelqit nga njëra anë lyhet me ndonjë shtresë të metalit, mund të arrihet reflektimi i të gjitha rrezeve të dritës. Sipërfaqet e tilla të rrafshëta, të lëmueshme që reflektojnë të gjitha rrezet e dritës quhen pasqyra. Nëse është sipërfaqja reflektuese e rrafshët quhet pasqyrë e rrafshët

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
4
Q

Shqyrtone ligjin e thyerjes së dritës në aspektin gjeomterik dhe shënoni formulat për indeksin absolut dhe relativ të thyerjes:

A

Kur rrezja e dritës bie nën këndin α në kufirin e tejdukshëm që i ndan dy mjedise optike psh nga ajri në ujë, ajo do të thyhet. Kjo thyerje e dritës bëhet në atë mënyrë që rrezja rënëse r dhe ajo e thyer p shtrihen në një rrafsh, i cili është normal me kufirin e mjediseve materiale. Përveç kësaj sinusi i këndit të rënies α dhe atij β është numër konstant dhe ky quhet indeks relativ i thyerjes:

sin⁡α/sin⁡B =n_2/n_1 =n I/relativ n=c/v i.absolut

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
5
Q

Endoskopi sot përbëhet prej burimit të dritës ______ dhe dy tufash prej fijeve optike drejtvizorisht të vendosura dhe të rradhitura te _ __ i përbashkët. Zakonisht njëra tufë shërben për ______ dhe përbëhet prej ___ fijeve, ndërsa tufa tjetër është për bartjen e—__ dhe është e ndërtuar prej rreth __ fijesh.

A

He -Ne -laser , gypi, ndriqim te organit te hulumtuar, rreth 6000 , fotografise , 8000

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
6
Q

Çka thotë ligji i reflektimit të dritës?

A

Kur rrezet e dritës bien në një pasqyrë P ose në ndonjë rrafsh që i reflekton, atëherë rrezja rënëse p dhe ajo reflektuese r shtrihen në një rrafsh N, i cili është normal mbi sipërfaqen e pasqyrës P. Përveç kësaj, këndi i rënies α është i barabartë me këndin e reflektimit β . Këndet α dhe β janë kënde që i përfshin normalja n mbi pasqyrën P, me rrezet rënëse r dhe reflektuese p.
Rrezja rënëse dhe rrezja e reflektuar gjenden në të njejtin rrafsh dhe me normalen formojnë kënde të barabarta α = β

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
7
Q

Nga relacioni për energjinë e kuantit të dritës (fotoni) tregoni se kur vinë në shprehje vetitë kuantike të dritës dhe ato valore:

A

Për frekuenca të ulëta, rrezet IK dhe radiorrezatimi, vetitë kuantike të dritës nuk vinë në shprehje sepse energjia e tyre është shumë e vogël, kështuqë mbizotërojnë vetëm vetitë valore të dritës. Te frekuencat e larta, pjesa e dukshme e spektrit të dritës, njëkohësisht janë të shprehura edhe vetitë valore dhe kuantike (grimcore të lëndës)

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
8
Q

Jepni përfundimet për kalimin e dritës nga mjedisi optikisht më i dendur në mjedisin optikisht më të rrallë për rrezen e thyer, këndin e thyerjes dhe këndin kritik duke shënuar edhe formulat përkatëse:

A

Gjatë kalimit të dritës prej mjedisit optikisht më të dendur në mjedisin optikisht më të rrallë, rrezja e thyer i largohet normales, pra këndi i thyerjes është më i madh se këndi i rënies. Nëse e rrisim vazhdimisht këndin e rënies, edhe këndi i thyerjes rritet. Në një çast të caktuar, rrezja e thyer rrëshqet mbi sipërfaqen e ndarjes së dy mjediseve dhe këndi i thyerjes merr vlerë 90 shkallë. Këndi i rënies, të cilit i përket këndit të thyerjes quhet kënd kritik, pra këndi kritik i takon një këndi të thyerjes.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
9
Q

Çka paraqesin fibrat optike, çka ndodh me dritën e futur brenda në fibër?

A

Përbëjnë një nga përdorimet më interesante të reflektimit të plotë. Paraqesin fije të holla me diametër 5-10 x 106 nga një material optik i tejdukshëm, nëpër të cilin mund të shpërndahet drita dhe është i veshur me një shtresë të jashtme e cila e suguron qëndrueshmërinë mekanike. Drita e futur brenda në fibër u nënshtrohet disa reflektimeve të plota dhe nuk del jashtë. Ajo hyn në fibër me kënd më të madh rënie se këndi kritik, prandaj reflektohet plotësisht dhe e ndjek rrugën e saj duke pësuar reflektime të tjera të plota.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
10
Q

Gjatë thyerjes së dritës, jepni kufijtë e këndeve α dhe β, dhe tregoni se çka ndodh me dritën saherë që ajo kalon nga një mejdis optik në tjetrin?

A

Këndet α dhe β për shkak të kushteve fizike, duhet të jenë në kufijtë ndërmjet 0°< α<90° dhe 0°< β<90, atehere vlen α> β . Sa herë që drita kalon nga një mjedis optik në tjetrin, ajo thyhet kah normalja

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
11
Q

Kur shikoni drejt pasqyrës së rrafshët, ju shihni shëmbëllimin tuaj që ka këto karakteristika themelore:

A

Shëmbëllimi është i kthyer (për nga ne)
- Shëmbëllimi ka madhësinë e njejtë sa jeni ju
- Shëmbëllimi është i vendosur aq larg mbrapa sa jeni ju larg përballë saj

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
12
Q

Çka quajmë thjerrë optike, për dallim nga pasqyrat, cili ligj tjetër vlen te thjerrat, dhe çka paraqet një thjerrë e hollë?

A

Çdo material i tejdukshëm i kufizuar me dy sipërfaqe sferike apo cilindrike të lakesave të njejta apo të ndryshme quhet thjerrë optike. Për dallim nga pasqyrat ku zbatohet ligji i reflektimit të dritës, te thjerrat vlen ligji i thyerjes. Një thjerrë e hollë është pjesë e qelqit ose e plastikës, faqes e së cilës janë pjesë të një sfere. Të dy faqet mund të jenë konvekse, konvake apo planare.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
13
Q

Çka paraqet aberacioni kromatik dhe si mund të zvogëlohet?

A

Gjatësitë e ndryshme valore të dritës, thyhen nën kënde të ndryshme, për këtë arsye konturat e shëmbëllimit janë të ngjyrosura. Kjo e metë quhet aberacion kromatik. Ngjyra vjollcë thyhet më shumë se e kuqja, kështuqë ajo e pret boshtin kryesor më afër thjerrës se sa ngjyra e kuqe. Kështu, largësia fokale e thjerrës është më e shkurtër për dritën vjollcë se sa për dritën e kuqe, me vlerat e ndërmjetme me ngjyrat përkatëse ndërmjet tyre. Si rezultat i aberacionit kromatik, shëmbëllimin e rrethojnë ngjyrat e padëshirueshme. Zvogëlohet duke përdorur sistem të kombinuar të thjerrave, siç është ai i thjerrës konvergjente dhe asaj divergjente. Me kombinimin e thjerrave, rrezja e kuqe dhe e vjollcë shkojnë gati në një fokus të përbashkët dhe kështu reduktohet aberacioni kromatik.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
14
Q

Çka paraqet këndi pamor dhesi rritet ai?

A

Disa trupa nuk mund të shihen qartë me anë të syrit, sepse janë shumë të vegjël ose janë shumë larg syrit tonë. Që të fitojmë fotografi (trupa të rritur), shërbehemi me instrumente të ndryshme optike, ku përmes tyre rritet këndi pamor. Ky kënd është këndi, të cilin e mbyllin dy rreze duke kaluar nga pika e caktuar e trupit kah syri.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
15
Q

Për çka përdoret citoskopi?

A

Për kontrollimin e kanaleve urinare dhe fshikëzës së pacientit. Bazohet në ndriçimin e brendshëm. Për objektiv ka një thjerrëz, e cila e krijon shëmbëllimin psh të fshikëzës, kurse shëmbëllimi i drejtë fitohet me një thjerrë tjetër përmbledhëse (okulari).

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
16
Q

Shënoni dy ekuacionet për zmadhimin e mikroskopit:

A

z=z_1⋅z_2 z1=zmadhim i objektit
Z2= zmadhim i okularit
z=Sl∕f_(0^b )⋅f_0 k l=gjatesia e tubit te mikroskopit
s- largesia e te pamurit te qarte , fok/ob- largesit vatrore te okularit perkatesisht objektivit.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
17
Q

Pse bëhet një ndarje e optikës në gjeometrike dhe optikë valore? Çka përdor optika gjeometrike dhe pse, ku nuk mund të përdoret ajo dhe tregoni se kush përdoret në këtë rast, çka paraqet rrezja e dritës në optikën gjeometrike?

A

Gjatë studimit të ligjeve dhe të fenomeneve të dritës, bëhet një ndarje e optikës në optikë gjeometrike dhe optikë valore. Optika gjeomterike, si degë e optikës së zbatuar përdor përafrimin e rrezes për t’i shpjeguar proceset që ndodhin në kufirin e ndarjes së mjediseve, si ligjet e thyerjes dhe të pasqyrimit. Optika gjeometrike nuk mund të zbatohet për fenomenet që ndodhin në çarjet e vogla, që qojnë në devijime nga përhapja drejtvizore e dritës. Për fenomene të tilla si: difraksioni, interferenca, difuzioni, zbatohet optika valore. Në optikën gjeometrike, rrezja e dritës paraqet drejtimin e rredhjes së energjisë së valës së dritës.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
18
Q

Çka paraqet astigmatizmi?

A

Nëse rrezet nga një burim pikësor shëmbëllehen në një pikë të lokalizuar, themi se tufa e dritës është stigamatike. Mirëpo nëse nga burimi pikësor formohet një shëmbëllim në formë të rrethit me madhësi të caktuar themi se kemi të metën që quhet astigmatizëm.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
19
Q

Për vendosjen e parashenjave në ekuacione të pasqyrave apo thjerrave, ekziston një marrëveshje sipas të cilës:

A

d është pozitive nëse shëmbëllimi është para pasqyrës
- d është negative nëse shëmbëllimi është prapa pasqyrës
- largësia fokale është pozitive për thjerrëzat konvergjente dhe negative për divergjente
- distanca e objektit është pozitive nëse objekti është në të njejtën anë me shëmbëllimin

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
20
Q

Të gjitha rrezet të cilat vijnë paralel në thjerrë, pas thyerjes së tyre në kënde të ndryshme gjatë kalimit nëpër thjerrë, në dalje të gjitha priten në ____ .
Çka paraqet fuqia e thjerrës:

A

fokus , Vlerën reciproke të largësisë fokale, p = 1/f matet me m-1 ose dioptri

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
21
Q

Si fitohet shëmbëllimi virtual në një pasqyrë konvake?

A

Kur objekti vendoset ndërmjet pikës së fokusit dhe pasqyrës.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
22
Q

Pse paraqiten aberacionet dhe përmend 5 aberacione gjeomterike?
.

A

Ne kemi supozuar se thjerra ose pasqyra sferike është në gjendje të formojë një shëmbëllim pikësor të një objekti pikësor. Kjo është në mënyrë të përafërt e vërtetë, nëse thellësia e pasqyrës ose trashësia e thjerrës është e vogël në krahasim me distancat e tjera ose nëse kemi përdorur dritë monokromatike.
Ato janë: aberacioni sferik, astigmatizmi, koma, përkulja e fushës, distrozioni

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
22
Q

Tregoni për lakueshmërinë e shëmbëllimit si e metë:

A

Shëmbëllimi i trupit që gjendet në rrafshin normal me boshtin optik, nuk formohet në rrafsh me pozitë normale me boshtin optik, por në formë të një pllake sferike. Kjo e metë quhet lakueshmëri e shëmbëllimit

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
23
Q

Për çka përdoret rinoskopi?

A

Është një aparat me të cilin shikohet zgavra e hundës. Sikurse te laringoskopi, edhe këtu pasqyra konvake me diametër 10 cm dhe largësi vatrore deri në 30 cm vendoset në ballin e mjekut. Në mesin e pasqyrës gjendet një vrimë, nëpër të cilën mjeku mund të shikojë shëmbëllimin e trupit të fituar me anë të një pasqyre të vogël të vendosur në zgavrën e hundës së pacientit.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
24
Q

Duke analizuar formulat për zmadhim te qelqi zmadhues, tregoni se çka paraqesin shkronjat në formulë, dhe llogaritni zmadhimin e objektit me qelq zmadhues nëse f = 2.5 cm.

A
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
25
Q

Çka paraqet koma?

A

Kur tufa paralele bie pjerrtas në thjerrë, në rrafshin normal me boshtin optik, nuk shëmbëllehen në formën e pikës por të njollës, në formën e bishtit të kometës. Kjo e metë quhet komë.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
26
Q

Formulo ligjin e përhapjes drejtvizore të dritës:

A

Në mjedis optik të njejtë (homogjen), dhe në vakuum (zbrazëti), drita përhapet në vijë të drejtë. Në mjedisin homogjen të tejdukshëm, drita përhapet në mënyrë drejtvizore.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
27
Q

Si përfitohet konstruktimi i shëmbëllimit virtual?

A

Fitohet me pikëprerjen e vazhdimit të rrezeve të reflektuara (virtuale), prandaj shëmbëllimi është virtual, i drejtë dhe në të njejtën anë me objektin

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
27
Q

Pse thjerrat në vend që të formojnë një shëmbëllim të qartë e formojnë një shëmbëllim jashtë fokusit?

A

Kjo ndodh për shkak se rrezet që vijnë nga një pikë e vetme e objektit, nuk fokusohen në një pikë të vetme të shëmbëllimit. Si rezultat çdo pikë e shëmbëllimit bëhet si njollë. Mungesa e lidhjes pikë për pikë ndërmjet objektit dhe shëmbëllimit të thjerrës, paraqet të metën (aberacionin e saj).

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
28
Q

Çka parqet distrozioni?

A

Kur shëmbëllimi i pikës së dritës nuk gjendet në boshtin optik, por gjendet dy gjatësi normale njëra në tjetrën, në distanca të ndryshme nga thjerra, në këtë rast kjo e metë quhet distorzion.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
29
Q

Çka paraqet qelqi zmadhues?

A

Është një thjerrë që vendoset afër objektit, në distancë më të shkurtër se largësia fokale e tij. Si qelq zmadhues mund të përdoret çdo thjerrë e hollë konvergjente me largësi të vogël vatrore.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
30
Q

Nga çka përbëhet mikroskopi dhe flisni për shëmbëllimin e tij në bazë të parimeve për konstruktime gjeometrike

A

Përbëhet prej dy thjerrave, të cilat janë të vendosura në të njejtin bosht optik dhe përforcohen brenda një gypi. Thjerra, e cila gjendet larg syrit të vrojtuesit quhet objektiv, kurse thjerra e cila gjendet afër syrit të vrojtuesit quhet synor apo okular. Në bazë të parimeve për konstruktime gjeometrike, shëmbëllimi nuk mund të fitohet në anën e kundërt të synorit, por rrezet e thyera dhe rrezja, e cila nuk prehet gjatë kalimit nëpër qendër, vazhdon në menyrë të menduar. Pikëprerja e tyre përcakton fytyrën definitive të fituar me mikroskop

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
31
Q

Çka ndodh me rrezet paralele kur e godasin pasqyrën konvekse, nga duket se rrjedhin ato dhe ku gjendet fokusi e qendra e lakueshmërisë?

A

Kur pasqyra konvekse goditet me rreze paralele, ato divergjojnë. Megjithatë, të gjitha rrezet duket sikur rrjedhin nga një pikë e vetme F brenda pasqyrës, fokusi. Te këto pasqyra, qendra e lakueshmërisë dhe pika e fokusit ndodhen parapa pasqyrës.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
32
Q

Kur ju e vendosni fytyrën në mes të pikës së fokusit dhe pasqyrës, ju shihni:

A

Shëmbëllimin virtuale të vetvetes, të zmadhuar

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
33
Q

Pse mund të shmangen të metat me anë të thjerrave kompensuese, dhe tregoni disa lloje të tyre dhe cilat aberacione shmangin:

A

Meqë thjerrëzat janë me bebëz të madhe dhe me trashësi të caktuar, paraqiten të metat që mund të shmangen me anë të thjerrëzave kompensuese.
- Thjerrat që e shmangin aberacionin sferik – ASTIGMATIKE
- Thjerrat që e shmangin lakueshmërinë e shëmbëllimit – APLEMATIKE
- Thjerrat që e shmangin aberacionin kromatik – AKROMATIKE

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
34
Q

Përshkruani se si shohim me anë të teleskopit:

A

Drita paralele nga një objekt i largët hyn në thjerrën e parë, të quajtur thjerra objektive apo objektivi, e cila formon shëmbëllimin real të përmbysur të objektit të largët. Për shkak se drita nga objekti i largët është gati paralele, shëmbëllimi formohet në planin fokal të objektivit. Thjerra e dytë, e quajtur okulari, zmadhon shëmbëllimin real. Teleksopi rregullohet në mënyrë që shëmbëllimi real, i formuar nga objektivi të bjerë brenda rrafshit fokal të syrit. Syri shikon shëmbëllimin e zmadhuar virtual, të formuar nga okulari.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
35
Q

Në cilat raste do të kishim shëmbëllim virtual te thjerrat biokonvekse?

A

Kur objekti vendoset më afër se fokusi i thjerrës

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
36
Q

Përfitoni ekuacionin e largësisë së objektit dhe shëmbëllimit te thjerrat konvekse, zmadhimin, dhe tregoni se çka paraqesin shkronjat në formulë:

A
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
37
Q

Si lokalizohet shëmbëllimi virtual dhe ku dallon nga ai real?

A

Për ta lokalizuar shëmbëllimin, zgjaten rrezet e reflektuara në anën tjetër të pasqyrës deri sa ato të konvergjojnë në një pikë të përbashkët, për dallim nga shëmbëllimi real që ishte i përmbysur, shëmbëllimi virtual është i drejtë.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
38
Q

Si shihet lukthi me gastroskop dhe çka detektohet me ndihmën e tij?

A

Endoskopi mund të jetë i ndërtuar në atë mënyrë që gypi mund të hyjë në zbrazëtinë e lukthit nëpërmjet gojës. Aparati i tillë quhet gastroskop. Mjeku, duke shikuar në syno, sheh sipërfaqen e lukthit, duke sikurse ka futur syrin në brendinë e tij. Kështu, në mënyrë direkte mund të shihen ndryshime në mukozën e lukthit, eruzione, gjakderdhje eventuale, deformime, ulkusat etj.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
39
Q

Diskutoni për reflektimin e rrezeve që bien në pasqyra sferike, çka quajmë fokus (vatër) e largësi fokale dhe kur do të jetë gjatësia fokale sa gjysma e rrezes?

A

Meqenëse sipërfaqja e këtyre pasqyrave është e lakuar, rrezet që bien në pasqyrë reflektohen në kënde të ndryshme. Megjithatë ligji i reflektimit plotësohet në secilën pikë të sipërfaqes së pasqyrës. Rrezet paralele që arrijnë në pasqyrë, reflektohen në pajtim me ligjin e reflektimit në secilën pikë në sipërfaqe. Meqenëse pasqyra është e lakuar, rrezet nuk vijnë (kthehen) së bashku në një pikë të vetme, por nëse madhësia e pasqyrës është e vogël, në krahasim me sipërfaqen e lakuar, të gjitha rrezet do të vijnë së bashku pothuajse në të njejtën pikë dhe kjo pikë njihet si fokus (vatër).
Vija që kalon në qendër të pasqyrës njihet si boshti qendror i pasqyrës. Pasqyra është simterike rreth boshtit. Të gjitha rrezet që hynë në pasqyrë paralel me boshtin qendror, reflektohen përmes fokusit. Distanca mes fokusit F dhe qendrës së pasqyrës A quhet gjatësia (largësia) fokale f e pasqyrës. Për një pasqyrë sferike, madhësia e së cilës është e vogël në krahasim me rrezen e lakesës, gjatësia (largësia) fokale është sa gjysma e rrezes.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
40
Q

Përfitoni ekuacionin e pasqyrave sferike konvake dhe të zmadhimit të këtyre pasqyrave:

A
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
41
Q

Përshkruani rektoskopin:

A

Lloj tjetër i endoskopit është retoskopi. Ai, pos të tjerash ka një gyp dritëbartës të caktuar, i cili mund të futet kah anusi në brendësinë e zorrës së trashë. Kështu, mund të përcillen ndryshimet eventuale morfologjike në brendinë e saj

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
42
Q

Çka paraqet bronkoskopia dhe si ndahen?

A

Bronkoskopia është njëra nga metodat me anë të të cilave mund të ekzaminohen bronket. Ekzaminimi realizohet me ndihmën e një endoskopi të njohur si bronkoskop. Në bazë të karakteristikave fizike, ekzistojnë dy lloje bronkoskopësh: të ngurtë (të palakueshëm) dhe të lakueshëm. Bronkoskopi i lakueshëm ka në përbërje të vet fibra optike të cilat e transmetojnë dritën e kështu edhe imazhin, është më i hollë në krahasim me bronkoskopin e parë. Bronkopsi i lakueshëm (elastik), duke qenë i tillë dhe duke qenë edhe më i hollë mund të futet në rruget e ajrit duke kaluar nga goja ose nga hunda.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
43
Q

Ku gjejnë zbatim pasqyrat e rrafshët?

A

Përveç zbatimit shtëpiak të zakonshëm, pasqyra e rrafshët gjen zbatim të madh te një varg mjetesh optike. Zbatohet kudo, ku me ndihmën e pasqyrimit duhet të rrotullohet tufa e dritës për një kënd të caktuar. Njëri nga mjetet e tilla është edhe periskopi. Pasqyrat e rrafshëta shfrytëzohen edhe te mjetet ku duhet të maten kënde të vogla. Të tilla janë psh galvanometrat me pasqyra ose peshoret e torzionit për matje precize të forcave.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
44
Q

Për çka përdoret endoskopia?

A

Endoskopia, duke shfrytëzuar dritën dhe duke e përcjellë atë nëpër fibër optike, bën të mundur të ndriçohen sende të feshura dhe t’i bëjë ato të vrojtueshme. Endoskopi përdoret edhe në fushën industriale, për të inspektuar zona të vështira për të hyrë si puse, cisterna, tuba etj. Fijet optike gjejnë zbatim të gjerë edhe tek optika integrale për kodimin dhe bartjen e informatave, për lidhje të terminaleve të kompjuterave etj.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
45
Q

Sa është indeksi i përthyerjes së qelqit, e sa i ajrit? Sa është këndi kritik i kufirit qelq-ajër dhe kur do të kemi reflektim të plotë total në këtë rast? Çfarë roli ka këndi kritik?

A

Nëse mjedisi 1 është qelq me indeks të përthyerjes 1.52 dhe mjedisi ajër me indeks të përthyerjes 1.00, atëherë këndi kritik për kufirin qelq-ajër është 41 shkallë. Prandaj për këndin kritik më të madh se 41 shkallë në kufirin qelq-ajër gjithmonë ka reflektim total. Këndi kritik luan rol të rëndësishëm në shkëlqimin mahnitës të diamantave të ndryshme

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
46
Q

Ku përdoret dukuria e reflektimit të plotë?

A

Shfrytëzohet te dylbitë, periskopi dhe teleskopi të cilat përdorin prizma të qelqit për ta kthyer tufën e dritës për 90 shkallë.

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
47
Q

Pse është themeluar teoria kuantike e Plankut për proceset elektromagnetike?

A

Të dhënat eksperimentale si psh spektri i elementeve kimike, shpërndarja e energjisë së rrezatimit të trupit të zi, efekti fotoelektrik etj shpjegohen duke u nisur nga supozimi se drita emetohet, përhapet dhe absorbohet jo në mënyrë kontinuale (që kështu është supozimi i teorisë valore) por në mënyrë diskontinuale, dmth me anë të kuanteve të dritës.Kështuqë është themeluar teoria kuantike e Plankut për proceset elektromagnetike.

48
Q

Përshkruani strukturën e syrit:

A

Syri është një sferë me diametër afërsisht 2.4 cm. Të gjithë sytë e kurrizorëve janë të ngjashëm në strukturë por ndryshojnë në madhësi. Drita hyn në sy përmes kornesë, e cila është një pjesë transparente në mbulesën e jashtme të kokërdhukut. Drita përqendrohet nga sistemi i thjerrave të syrit në një imazh të përmbysur në retinën fotosintetive e cila mbulohet nga sipërfaqja e pasme e syrit. Këtu, drita prodhon impulse nervore që përcjellin informacione në tru

49
Q

Kur zvogëlohet fuqia përthithëse e kornesë? Si shohin peshqit nën ujë?

A

Zvogëlohet shumë kur ajo është në kontakt me ujin sepse thjerrëzat kristalore në syrin e njeriut nuk mund ta kompensojnë fuqinë e zvogëluar të kornesë, syri i njeriut nën ujë nuk është në gjendje të formojë një imazh të qartë në retinë dhe shikimi është i paqartë. Në sytë e peshqve, që kanë evoluar për të parë nën ujë, thjerrat synojnë ta bëjnë pjesën më të madhe të përqendrimit. Thjerra është gati sferike dhe ka një fuqi përqendrimi shumë më të madhe se thjerra në sytë e kafshëve tokësore

50
Q

Nga kush prodhohet fokusimi i dritës në një imazh në retinë dhe flisni për fuqinë fokusuese të secilës:

A

Nga sipërfaqja e lakuar e kornesë dhe nga thjerrëzat kristalore benda syrit. Fuqia fokusuese e kornesë është fikse. Fokusi i thjerrave kristalore, megjithatë është i ndryshueshëm duke lejuar syrin t’i shoh objektet në një gamë të gjerë distancash.

51
Q

Me rastin e shpjegimit të dukurisë së fotoefektit, çka ka zbuluar Ajnshtajni, cilën teori e paraqet kjo, çka janë fotonet, përcaktone energjinë e fotonit me formulë dhe çka paraqesin shkronjat në formulë?

A

Ajnshtajni, me rastin e shpjegimit të dukurisë së fotoefektit ka zbuluar se çdo burim i dritës emeton dritë në formë të kuanteve të caktuara energjetike (teoria kuantike e dritës). Këto kuante të dritës quhen fotone, energjia e fotonit përcaktohet nga relacioni: ε = hv ku h është konstantja e Plankut (h = 6,625 x 10-34 Js), ndërsa v është frekuenca (madhësia karakteristike për lëvizjen valore)

52
Q

Përshkruaj astigmatizmin e syrit:

A

Është një defekt i shkaktuar nga një korne josferike. Një korne në formë vezake, për shembull është e lakuar më ashpër përgjatë një plani se sa një tjetër; prandaj nuk mund të formojë imazhe njëkohësisht të mprehta të dy drejtëzave pingule. Njëra nga linjat është gjithmonë jashtë fokusit, duke rezultuar në shikim të shtrembëruar.

53
Q

Çka quajmë akomodim të syrit, kur është ai në minimum, kur përqendrohet një rreze paralele e dritës në retinë dhe kur është syri i relaksuar për të parë objektet e largëta?

A

Fokusimi i syrit kontrollohet nga muskuli ciliar, i cili mund të ndryshojë trashësinë dhe lakimin e thjerrëzës. Ky proces i përqendrimit quhet akomodim. Kur muskuli ciliar është i relaksuar, thjerrëzat kristalore janë mjaft të sheshta dhe fuqia fokusuese e syrit është në minimumin e saj. Në këto kushte, një rreze paralele e dritës është e fokusuar në retinë. Për shkak se drita nga objektet e largëta është gati paralele, syri i relaksuar është i përqendruar për t’i parë objektet e largëta. Në lidhje me termin e largët kuptojmë se ka vlerë rreth 6 metra edhe më shumë

54
Q

Me sa lloje të lëngjëve është e mbushur zgavra e syrit, çfarë indeksi të përthyerjes kanë e ku gjenden:

A

Zgavra e syrit është e mbushur me dy lloje të lëngjëve, që të dyja kanë një indeks të thyerjes afërsisht të njejtë me ujin. Pjesa e përparme e syrit, midis thjerrëzave dhe kornesë është e mbushur me lëngun ujor kurse hapësira midis thjerrëzave dhe retinës është e mbushur me lëngun xhelatinoz

55
Q

Çka paraqet miopia?

A

Në syrin miopik, sistemi i thjerrave fokuson dritën paralele para retinës. Ky fokusim i gabuar shkaktohet nga një kokërdhok i zgjatur i syrit ose nga lakimi i tepruar i kornesë.

56
Q

Për çka përdoret laringoskopi?

A

Është aparat me ndriçim të jashtëm. Ekzaminimi i fytit kryhet duke përdorur një laringoskop në formën e një tubi të hollë, fleksibil me fibra optike me një dritë dhe thjerrëkamerë në fund. Në atë mënyrë, mjeku mund të shoh pjesën e brendshme të fytit drejtpërdrejtë. Përkundër numrit në rritje të pajisjeve teknike për krijimin e një rruge ajrore alternative, laringoskopët mbeten standarti i parë, pasi shumica dërrmuese e intubacioneve endotrakeale përfshijnë përdorimin e laringoskopit për vëzhgim gjatë kësaj ndërhyrjeje.

57
Q

Shkruani formulat për fuqinë fokusuese ose thyese të kornëse dhe thjerrës dhe çka parqesin shkronjat në formulë?

A

Fokusimi i dritës në një imazh real të përmbysur në retinë prodhohet nga përthyerja në korne dhe te thjerrëzat kristalore.

58
Q

Pse pamja e objekteve më afër kërkon një fuqi më të madhe të fokusimit? Tregoni se sa cm mund të pëqendrohet syri te objektet e afërta te një person i rritur i ri me rastin e tkurrjes maksimale të muskulit ciliar dhe çka quajmë pikë afër syrit?

A

Drita nga objektet afër është divergjente kur hyn në sy, prandaj duhet të përqendrohet më fortë për të formuar një imazh në retinë. Me tkurrjen maksimale të muskulit ciliar, një sy normal i një të rrituri të ri, mund të përqendrohet në objekte rreth 15 cm nga syri. Objektet më të afërta duken të paqarta. Distanca minimale e fokusit të mprehtë quhet pika afër syrit

59
Q

Çka paraqet presbiopia dhe jepni disa shembuj konkretë:

A

Diapazoni i fokusimit të thjerrave kristalore zvogëlohet me kalimin e moshës. Pika më e afërt për një fëmijë 10 vjeçar është rreth 7 cm, por në moshën 40 vjeçare pika e afërt zhvendoset në rreth 22 cm. Pas kësaj, përkeqësimi është i njejtë. Në moshën 60 vjeç, pika e afërt zhvendosët në rreth 100 cm. Kjo ulje e akomodimit të syrit me moshën quhet presbiopi.

60
Q

Çka paraqet hiperopia?

A

Në hiperopi, problemi përmbyset. Drita paralele fokusohet prapa retinës. Problemi këtu është shkaktuar nga një kokërr syri që është më e shkurtër se normalja ose nga fuqia joadekuate e syrit. Syri hiperopik mund të akomodojë objekete në pafundësi, por pika e tij është më larg se sa duhet të jetë normalisht. Hiperopia është e ngjashme me presbiopinë. Këto të meta përmblidhen si më poshtë:
Syri miopik konvergjon dritën, syri hiperopik nuk e bënë këtë.

61
Q

Sa qeliza fotoreceptore ka në retinë, çka paraqet fovea, nga kush përbëhet dhe me çfarë diametri? Ku merret të parët më i detajuar?

A

Ekzistojnë dy lloje të qelizave fotoreceptore në retinë: kone dhe shufra
Pranë qendrës së retinës është një depresion i vogël me diametër rreth 0.3 mm i cili quhet fovea. Ai përbëhet tërësisht nga kone të paketuara së bashku. Secili kon është me diametër 0.002 mm ose 2 mikrometra. Të parët më i detajuar merret plotësisht në pjesën e shëmbëllimit që projektohet në fovea. Sipërfaqja e foveas përmban edhe kone edhe shufra

62
Q

.

A

Miopia kërkon një thjerrë të ndryshme për ta kompensuar thyerjen e tepërt në sy.
- Hiperopia korigjohet nga një thjerrë konvergjente, e cila shton fuqinë fokusuese të syrit
- Astigmatizmi: lakimi i pabarabartë i kornesë në astigmatizëm kompensohet nga një thjerrë cilindrike e cila fokuson dritën përgjatë njëri bosht, por jo përgjatë tjetrit

63
Q

Ku ndodh pjesa më e madhe e përqendrimit në sy, pse fuqia e thjerrëzave kristalore është më e vogël, sa është fuqia thithëse e kornesë e sa e thjerrëzës?

A

Pjesa më e madhe e përqendrimit, rreth dy të tretat ndodh në korne. Fuqia e thjerrëzave kristalore është e vogël sepse indeksi i tyre i thyerjes është vetëm pak më i madh se ai i lëngut përreth tyre. Fuqia përthithëse e kornesë është 42 dioptri, dhe fuqia përthyese e thjerrëzës kristalore është e ndryshueshme ndërmjet 19 dhe 24 dioptri

64
Q

Kur ndodh ndjesia e shikimit, për çfarë janë përgjegjëse konet e për çka shufrat? Çfarë ndryshimesh prodhon drita?

A

Kur drita absorbohet nga shufra dhe konet fotosensitive atëherë ndodh ndjesia e shikimit. Në nivele të larta të dritës, konet janë përgjegjsë për shikimin e mprehtë, shufrat sigurojnë shikim në dritë me intensitet të ulët. Drita prodhon ndryshime kimike në fotoreceptorë, që zvogëlojnë ndjeshmërinë e tyre

65
Q

Duke supozuar se objekti më i largët që një sy miopik mund të përqendrohet siç duhet është 2 metra larg syrit, diskutoni për thjerrën në këtë rast

Gjatësia fokale e thjerrës:

A

Kjo quhet pika e largët e syrit. Drita nga objektet më larg se kjo përqendrohet para retinës. Këtu, qëllimi i thjerrës korigjuese është që drita paralele të duket se vjen nga pika e largët e syrit në këtë rast 2m. Me një thjerrë të tillë korigjuese, syri është në gjendje të formojë imazhe objektive deri në pafundësi

66
Q

Cilat dukuri në optikë shpjegohen duke parasysh natyrën grimcore të lëndës, e cilat duke pasur parasysh natyrën valore të dritës?

A

Disa dukuri në optikë psh. Efekti i Komptonit shpjegohet duke pasur parasysh natyrën grimcore të lëndës, ndërsa disa dukuri të tjera si psh: polarizimi, interferenca dhe difraksioni shpjegohen duke pasur parasysh natyrën valore të dritës. Pra në disa eksperimente drita paraqitet si grimcë, e në disa eksperimente si valë.

67
Q

Diskutoni për thjerrat për presbiopi dhe hiperopi:

A

Në këto çregullime, syri nuk mund të përqendrohet siç duhet në objekte të afërta. Kur pika e afërt është shumë larg nga syri qëllimi i thjerrës është që drita nga objektet e afërta të duket se vjen nga pika e afërt e syrit të pandihmuar. Le të supozojmë se një sy i caktuar hiperopik ka një pikë afër 150 cm. Thjerra e dëshiruar është që ta lejoj syrin të shohë objektet në 25 cm. Gjatësia fokale e thjerrës:

68
Q

Nën kushte optimale, syri është një detektor shumë i ndjeshëm ndaj __ . Syri i njeriut për shembull i përgjigjet dritës nga një __ deri në _____ . Në prag të shikimit, intensiteti i dritës është aq i vogël, saqë duhet ta përshkruajmë në terma të ____ . Eksperimentet tregojnë se një fotoreceptorë individual (shufër) është i ndjeshëm ndaj __ kuanti __ . Megjithatë kjo nuk do të thotë se syri mund të shoh një incident të vetëm fotoni në korne

A

drites, kandel, 20km, fotoneve, 1, drite

69
Q

Pse e përdorim konceptin rreze drite, çka është ajo, çka paraqet, me çka vizatohet e çka paraqet bashkësia e rrezeve të dritës?

A

Për t’i shpjeguar më thjeshtë dukuritë e dritës, përdorim konceptin rreze drite. Një tufë drite paralele shumë e hollë paraqet rrezen e dritës. Rrezja e dritës paraqet rrugën e përhapjes së aj. Rrezja e dritës vizatohet si vijë me shigjetë e cila paraqet kahun e dritës. Bashkësia e rrezeve të dritës bën tufën e dritës.

70
Q

Syri i njeriut, gjithashtu posedon mekanizma të rëndësishëm të përpunimit:

A

Është treguar se lëvizja e shëmbëllimit është e nevojshme për të parët te njerëzit. Në procesin e shikimit të një objekti, syri ekzekuton lëvizje të vogla, të shpejta, 30 deri në 70 herë për sekondë të cilat ndryshojnë pak pozicionin e shëmbëllimit në retinë. Nën kushte eksperimentale, është e mundur të kundërshtosh lëvizjen e syrit dhe ta stabilizosh pozicionin e shëmbëllimit të retinës. Është zbuluar se në këto kushte shëmbëllimi i perceptuar rnga personi, gradualisht zbehet

71
Q

Në fakt, matjet tregojnë se rreth ___ duhet të arrijnë në korne, që syri të përceptoj një flakërim. Përafërsisht gjysma e dritës absorbohet ose reflektohet nga mesi i syrit. ___ apo ca fotone që arrijnë në retinë janë përhapur në një sipërfaqe që përmban rreth ___ .
Vetëm __ prej këtyre fotoneve absorbohen nga shufrat. Duket pra, që të paktën ___ fotoreceptorë duhet të stimulohen për të perceptuar ___ .

A

60 kuante, 30 , 500 shufra , 5 ,5 , driten

72
Q

Energjia për dritën e gjelbër në 500 nm është:

A
73
Q

Të parët nuk mund të shpjegohet tërësisht nga optika fizike e syrit. Pse?

A

Sepse ka më shumë receptorë në retinë se sa fije në nervin optik. Prandaj është e qartë se shëmbëllimi i projektuar në retinë nuk transmetohet thjeshtë pikë për pikë në tru. Një sasi e konsiderueshme e përpunimit të sinjalit ndodh në rrjetin nervor të retinës para se sinjalet të transmetohen në tru.

74
Q

Si prodhohen mikrovalët, dhe nga kush përbëhet aparati që prodhon mikrovalë?
Nga kush vijnë valët infra të kuqe dhe nga kush varet gjatësia valore e tyre?

A

Mikrovalët prodhohen nga një pajisje e quajtur magnetron, i cili përbëhet nga një cilindër i brendshëm, i cili shërben si katodë dhe nga një cilindër i jashtëm që luan rolin e anodës. Valët infra-kuqe vijnë nga dielli dhe nga ngrohësit në temperaturë të lartë. Sa më shumë të rritet temperatura e trupit, gjatësia valore e valëve IK bëhet më e vogël dhe bëhen më të padukshme.

75
Q

Me rastin e kalimit të dritës nga një mjedis optik në tjetrin, çka ndodh me gjatësinë valore, frekuencën dhe ngjyrën e saj?

A

Ndërrohet gjatësia valore, ndërsa frekuenca dhe ngjyra mbesin të njejta

76
Q

Çka paraqet Çregullimi Afektiv Sezonal?

A

Efekti sezonal i niveleve të dritës së ulët në disponim është i dokumentuar mirë. Shumë njerëz vuajnë nivele të ulëta depresioni gjatë muajve të dimrit. Fenomeni është përcaktuar si Çregullim Afektiv Sezonal. Është hedhur hipoteza se për njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë, prodhimi i serotoninës në neurotransmetues zvogëlohet në dritën e zvogëluar. Ekspozimi për disa orë në dritën artificiale që imiton rrezet e diellit duket se lehtëson simptomat e SAD. Efektet e dritës në biokiminë e trurit nuk janë kuptuar mirë dhe mbeten një zonë aktive e kërkimit

77
Q

Çka quajmë spektër, e dispersion të dritës?

A

Kur tufa e dritës së bardhë të diellit bie në një prizëm optik, ajo thyhet dhe zbërthehet në dritë me shumë ngjyra. Këto rreze në ekran japin brezin e ngjyrosur, i cili quhet spektër. Dukuria e zbërthimit të dritës së bardhë në të gjitha ato ngjyra quhet zbërthim ose dispersion i dritës.

78
Q

Paraqitja më intersante në natyrë është ylberi, shpjegoni se si krijohet?

A

Krijohet me zbërthimin e dritës së bardhë të diellit në ngjyra të tjera. Ylberi është dikuri e cila shfaqet për shkak të dispersionit të dritës së Diellit në pikat e ujit (shiut në atmosferë). Rrezja e dritës kur hyn në pikën e ujit, thyhet. Edhe brenda pikës së ujit, për shkak të reflektimit të plotë, rrezja prapë thyhet. Ndërsa del nga pika e ujit, rrezja e dritës thyhet përsëri dhe shfaqet dispersioni sipas gjatësive valore. Prandaj ne gjithmonë gjendemi në të njejtën anë me ylberin

79
Q

Si prodhohet vitamina D, për çka është thelbësore, çka rezulton mungesa e kësaj vitamine te fëmijet e çka tek të rriturit?

A

Pamja është vetëm një nga shumë mënyrat (megjithëse sigurisht ajo qendrore) që drita ndërvepron me njerëzit dhe me shumicën e kafshëve të egra. Ndoshta e dyta për nga rëndësia është prodhimi i dritës i shkaktuar nga vitamina D nga lëkura që fillon nga ekspozimi i lëkurës në dritë në rrezen UV 290 nm deri në 320 nm. Është thelbësore për thithjen e kalciumit, për ta ruajtur shëndetin e kockave. Mungesa e vitaminës D te fëmijet rezulton në kocka të buta, një gjendje e quajtur rakitizëm, ndërsa te të rritur, furnizimi joadekuat i vitaminës D shkakton dhimbje kockash dhe një aftësi të zvogëluar për ta mbajtur peshën e trupit

80
Q

Nga kush vijnë valët apo rrezet ultravjollcë dhe rrezet X, si prodhohen ato?

A

Valët apo rrezet ultravjollcë vijnë nga dielli dhe në mënyrë artificiale prodhohen nga gypat me gaz, kur në llambat flouroshente kalon rrymë elektrike

81
Q

Kur drita e bardhë kalon nga një mjedis në tjetrin, kush ndërron e kush jo? Me kë lidhet ndarja e dritës së bardhë në ngjyra, si është më e drejtë që të bëhet kjo ndarje dhe pse drita zbërthehet në komponentë me rastin e thyerjes?

A

Ndërron gjatësia valore dhe ne mund të arrijmë në përfundim se drita e ndërron ngjyrën mirëpo kjo nuk ndodh. Nga jeta e përditshme, e dimë se ngjyra e dritës është e njejtë edhe në ujë edhe në ajër. Prandaj, ndarja e dritës së bardhë në ngjyra sipas gjatësisë valore lidhet me përhapjen e dritës në vakkum apo ajër. Është më e drejtë që kjo ndarje e dritës së bardhë të bëhet sipas frekuencave, sepse frekuenca është karakteristikë kryesore e dritës. Gjatë përhapjes, drita mund të ndërrojë shpejtësinë e përhapjes e bashkë me të edhe gjatësinë valore. Për shkak të vartësisë së indeksit të thyerjes nga frekuenca, me rastin e thyerjes drita zbërthehet në përëbërës apo komponentë

82
Q

Si prodhohen valët e radios me gjatësi të gjatë valore?

A

Në mënyrë natyrore nga yjet dhe në mënyrë artificiale nga antenat.

83
Q

Cila ngjyrë thyhet më së shumti, e cila më së paku? Cilat janë ngjyrat kryesore të dukshme të spektrit të dritës së bardhë? Si shpjegohen ngjyrat e shumta në natyrë?

A

Drita mund të zbërthehet në ngjyrat e saj, nëpërmjet thyerjes së saj nga mjedise të ndryshme. Treguesi i thyerjes për një mjedis optik është i ndryshëm për dritë me ngjyra të ndryshme. Drita e kuqe thyhet më pak, kurse ngjyra vjollcë thyhet më së shumti. Ngjyrat kryesore të dukshme të spektrit të dritës së bardhë janë: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu dhe vjollcë. Çdo ngjyrë e dritës ka gjatësi të caktuar valore. Drita e Diellit, e quajtura drita e bardhë është e përëbërë nga drita me ngjyra të ndryshme polikromatike. Në këtë mënyrë mund t’i shpjegojmë ngjyrat e shumta në lëkurë. Gjethet dhe bari na duken të gjelbra sepse nga drita e diellit reflektojnë vetëm të gjelbrën ndërsa thithin ngjyrat e tjera. Nëse shohim përmes xhamit me ngjyrë të kuqe, gjethi do të na duket i zi.

84
Q

Si furnizohet trupi me vitaminë D në vendet me diell, e si në rajonet veriore me ore të shkurtëra të ditës dhe shumë nga koha e kaluar brenda?

A

Në vendet me diell, kërkesa e trupit për vitaminë D mund të furnizohen nga prodhimi i lëkurës i ndriçuar nga drita. Sidoqoftë, në rajonet veriore me orë të shkurtuara të dritës dhe shumë nga koha e kaluar brenda, rekomandohet një dietë e pasur me vitaminë D dhe një kontroll periodik i niveleve të vitaminës D në trup

85
Q

Përfitoni formulën për shpejtësinë e valëve EM në boshllëk dhe në mjedise të çfarëdoshme

A
86
Q

Kur ndodh interferenca e valëve të dritës, cila është mënyra më e mirë për të pasur valë koherente, dhe çka quajmë interferencë të dritës?

A

Interferenca e valëve të dritës ndodh vetëm atëherë, kur valët janë koherente dhe kalojnë rrugë të ndryshme optike. Mënyra më e mirë për të pasur valë koherente, është kur ato rrjedhin nga i njejti burim, më pas ndahen në dy pjesë dhe kalojnë rrugë të ndryshme optike. Mbivendosja e dy ose më shumë valëve koherente të ditës quhet interferencë e dritës.

87
Q

Në përgjithësi, pozita e të gjitha minimumeve në figurën difraksionale të tipit të Fraunhoferit në çarje përcaktohet me cilin barazim, tregoni se kur fitohet në perde vija e errët, dhe kur fitohet në perde një vijë e ndriçuar?

A
88
Q

Çfarë gjatësie valore përfshijnë rrezet X, dhe ku gjejnë përdorim të madh?

A

Përfshijnë gjatësitë valore ndërmjet 10-10 m dhe 10-11 m dhe këto valë elektromagnetike kanë përdorim të madh në mjekësi për qëllime diagnostike, terapi, sterilizime, si dhe për zbardhimin e dhëmbëve në stomatologji

89
Q

Përshkruani eksperimentin e Jungut:

A

Tek interferenca e Jungut, kusht ishte që fronti i valës të ndahet në dy pjesë, të cilat duhet të përshkojnë rrugë të ndryshme dhe të bashkohen në një pikë në një ekran. Drita nga burimi bie në një perde që e ka një vrimë të ngushtë. Drita përhapet prapa perdes P1 dhe bie në perden P2 në të cilën ndodhen dy çarje shumë të ngushta nëpër të cilat përhapet drita. Jungu vërejti se në ekranin P3 shfaqen breza të ndritshëm dhe të errët të rradhitur pranë njëri tjetrit. Këtë dukuri, Jungu e interpretoi drejtë dhe bindshëm duke marrë se drita ka natyrë valore. Jungu, shpjegimin e tij e bëri përafërsisht kështu: valët koherente të të njejtit burim duke kaluar nëpër çarjet në perdën P2, arrijnë në perdën P3 duke shndritur atë në tërë sipërfaqen e saj si nga drita që vjen nga njëra çarje apo nga çarja tjetër. Sigurisht se rrezet e dritës që bien në një pikë të caktuar të perdes P3 nga njëra çarje dhe çarja tjetër e perdes P2 nuk kanë kaluar rrugë të njejta përpos atyre që takohen në pikën O

90
Q

Në spektrin EM, çfarë gjatësi valore kanë valët IK dhe shpjegoni veprimin termik të tyre:

A

Në spektrin EM, valët me gjatësi më të madhe se ato të dukshme të rendit 10-5m, është pjesë infra e kuqe e spektrit EM. Kjo pjesë e spektrit EM ka veprim temrik kur përthithet nga trupat

91
Q

Çka quajmë interferencë konstruktive, shkruani formulën dhe çka paraqesin shkronjat në formulë

A

Kur dy valë koherente arrijnë në një pikë duke qenë në faza të njejta, atëherë ato bashkohen duke dhënë një valë të re me amplitudë të barabartë me shumën e ampliudave të valëve që bashkohen, pra

Bashkimi i këtillë i valëve të dritës quhet interferencë konstruktive. Në këtë rast, pasi amplituda e të dy valëve koherente të dritës janë të barabarta, amplituda e valës së rezultuar do të jetë dy herë më e madhe, prandaj në atë pikë drita do të përforcohet. Kushti i përforcimit të dritës apo interferenca konstruktive arrihet në ato pika, kur ndryshimi i rrugëve të dy rrezeve që interferehonen është e barabartë me shumëfishin e plotë të gjatësisë valore të dritës

  • k numër i plotë
  • 0 brezit të ndritshëm qendror
  • +-1 i përgjigjet brezit të parë të shndritshëm në të djathtë apo në të majtë nga qendra………
92
Q

Diskutoni për energjinë e valëve EM, diskutoni për valët që kanë energji më të vogël e energji më të madhe

A

Valët EM me gjatësi valore më të vogël kanë energji më të madhe dhe anasjelltas. Energji më të madhe kanë rrezet kozmike dhe gama në spektrin elektromagnetik, kurse radiovalët me gjatësi valore të madhe kanë energji më to vogël.

93
Q

Çka quhet spektri i dukshëm, nga kush përbëhet?

A

Pjesa e spektrit EM që i regjistron syri i njeriut ose siç quhet ndryshe spektri i dukshëm varësisht nga gjatësia valore përbëhet nga disa ngjyra. Secila ngjyrë përfaqëson një gjatësi valore të caktuar. Spektri i dukshëm në anën e majtë, kufizohet me valët infra të kuqe dhe fillon me ngjyrën e kuqe, e cila e ka gjatësinë valore më të madhe: 0.7 mikrometra. Ngjyrat me gjatësi valore më të vogël vazhdojnë në anën e djathtë deri te ngjyra vjollce me gjatësi valore më të vogël rreth 0.4 mikrometra. Të gjitha ngjyra e tjera që i regjistron njeriu, ndodhen në mes të këtyre ngjyrave.

94
Q

Çfarë rendi të gjatësisë u takojnë rrezet gama, kush vie pas tyre?

A

U takojnë rendit të gjatësisë valore 10-12 m, dhe më të shkurta. Pas këtyre, vazhdon pjesa e rrezatimit komzik me gjatësi valore ende me të shkurtëra.

95
Q

Çka quajmë interferencë destruktive, paraqite formulën dhe çka paraqesin shkronjat në formulë:

A

Në këtë rast, pasi amplitudat e të dy valëve koherente të dritës janë të barabarta, amplituda e valës rezultuese do të jetë e barbartë me 0, prandaj në atë pikë drita do të zhduket – kemi errësirë. Kushti i dobësimit të dritës apo interferenca destruktive arrihet në ato pika kur ndryshimi i rrugëve të dy rrezeve që interferohen është e barbartë me shumëfishin e gjysmes të gjatësisë valore të dritës

  • k është numër i plotë
  • +-1 i përgjigjet brezit të parë të errët në të djathtë apo në të majtë nga qendra ………
96
Q

Me cilat sëmundje është e lidhur mungesa e vitaminës D, a është e vërtetuar kjo, tregoni për rezultat e testit objektiv dhe subjektiv

A

Me kancerin, diabetin, presionin e lartë të gjakut etj. Lidhja e mungesës së vitaminës D me sëmundjet e tjera përveç sëmundjes së kockave nuk është vërtetuar. Rezultat e testit objektiv dhe subjektiv tregojnë se ndriçimi më i lartë pothuajse menjeherë rrit vigjilencën e një subjekti. Ndikimi i dritës në sy siguron informacion për pjesët e tjera të trurit që vendosin ritmet e zgjimit-gjumit dhe kohën tjetër cirkadiane të trupit. Duket që mirëqenia optimale që një person të jetë sinkron me ritmin cirkadian të ditës e natës përreth. Disa studime tregojnë se personat e natës vuajnë në numër më të lartë se mesatarja e popullsisë nga sëmundja të tilla si problemet kardiovaskulare, vështirësitë gastrointestinale, sindroma metabolike dge disa lloje të kancerit.

97
Q

Çfarë gjatësie valore kanë radiovalët dhe mikrovalët?

A

Pjesa e radiovalëve është pjesa më e gjatë e spektrit EM dhe fillon nga gjatësia valore e rendit km tek ato cm. Këto valë janë valë të radios, televizorit, telefonisë etj. Spektri EM pas radiovalëve përfshin edhe mikrovalët me gjatësi valore të rendit cm që pëdoren te furrat me mikrovalë dhe komunikim në largësi

98
Q

Përdorimi i laserit në stomatologji?

A

Laseri përdoret, jo vetë, për të hequr kariesin, por edhe për të penguar formimine tij duke i rrezatuar herë pas here dhëmmbët me një laser.

99
Q

Çka quajmë fotometri?

A

Pjesa e optikës që mirret me matjen e intensitetit dhe të burimeve të dritës quhet fotometri.

100
Q

Çka paraqet intensiteti i dritës?

A

Madhësinë fizike, numerikisht të barbartë me fluksin e dritës së rrezatuar, brenda kufijëve të këndit ω e quajmë intensitet të dritës. Për shumicën e burimeve, intensiteti i dritës është i ndryshëm në drejtime të ndryshme. Në qoftë se burimi i dritës është izotrop, dmth nëse intensiteti i dritës është i njejtë në të gjitha drejtimet, atëherë formula për intensitet të dritës shkruher

Njësia e instensitit të dritës në sistemin SI është kandela cd qiriri
Një qiri (kandela) është intensiteti i dritës në një drejtim të caktuar, i një hapjeje pingule në këtë drejtim, e cila e ka sipërfaqen 1/60 cm2 dhe rrezaton si një trup i zi.

101
Q

Çka është skanimi CAT?

A

Një skanim CAT është metoda e zakonshme e diagnostifikimit ose gjakderdhjes në tru (hematoma)

102
Q

Çka është ndriçimi?

A

Ndriçimi E incidenca është madhësia që jepet nga raporti i fluksit që bie mbi një sipërfaqe të vogël me madhësinë S të kësaj sipërfaqeje.

Njësia ndërkombëtare e ndriçimit rrjedh nga formula e fundit në qoftë se në të bëhet zëvendësimi i njësive ndërkombëtare për fluksin e dritës lm dhe sipërfaqen m2 që është lm/m2 = lx fluks e cila është njësia e rrjedhur ndërkombëtare që përkufizohet kështu:
Fluksi është ndriçimi i sipërfaqes prej 1 metri katror, në të cilin bie fluksi i dritës prej 1 lumeni i shpërndarë njëtrajtësisht.

103
Q

Laserët në komunikime:

A

Përdoren në komunikime me fibra optike, për të derguar informacione në distanca të mëdha, dhe me humbje të ulët të energjisë. Përdoret në rrjetet e komunikimit nënujor, në komunikimin hapësinor dhe radarët dhe satelitët.

104
Q

Çka paraqet ndriçueshmëria?

A

Duke ditur se trupat, një pjesë të dritës që bie në ta e reflektojnë me çka vetë bëhen të dukshëm, atëherë është vënë madhësia tjetër e quajtur ndriçueshmëri, që paraqet fluksin e dritës që reflektohet nga sipërfaqja e trupit. Në bazë të ksaj mund të shkruajmë:

105
Q

Me çka matet fuqia e rrezeve të dritës?

A

Matet me bolometër. Principi i punës së tij është në ndërrimin e rezistencës elektrike në funksion të temperaturës. Bolometrat punohen me termoelemente kryesisht nga pjesë të holla ari, platini ose nikeli. Te bolometrat përdoren edhe gjysmëpërcjellësit për ta rritur ndjeshmërinë si shkak se kanë koeficient termik të madh.

106
Q

Fluksi i dritës është një nga madhësitë kryesore fotometrike:

A

Ai tregon energjinë e dritës që bie në një sipërfaqe në njësinë e kohës, të vlerësuar nga ndijimi i të parit.

107
Q

Çka quajmë energji drite?

A

Pjesa e energjisë së përgjithshme, të rrezatuar nga burimi i dritës, që u përket atyre valëve që veprojnë mbi syrin, quhen energji drite.

108
Q

Për të karakterizuar burimin e dritës nga pikëpamja energjetike dhe veprimin e dritës mbi një sipërfaqe, shërben madhësia fizike e :

A

Intensitetit të një burimi, kurse për të karakterizuar veprimin e dritës mbi një sipërgaqe, shërben madhësia fizike e ndriçimit të sipërfaqes

109
Q

Çka paraqet fluksi i dritës?
Përkufizohet nga barazia:

A

Lumeni përkufizohet si intensiteti i dritës së një kandele cd që rrezatohet prej burimit pikësor në këndin hapësinor prej një steradiani

110
Q

Nga çka përbëhet fotometri?

A

Detektori optik, shumëzuesi, selektori funksional, ekrani apo vendleximi analog apo digjital.

111
Q

Për çka përdoret laseri në industri?

A

Përdoret për të prerë xhamin dhe kuacin, në industritë elektronike – për zvogëllimin e përëbërësve të qarqve të integruara IC. Pëdoren për trajtimin e nxehtësisë në industrinë e automobilave

112
Q

Përdorimi i laserit në kirurugji:

A

Oftamologët ishin ndër të paret që përdoren laser për gamë të gjerë procedurash. Riparimi i shkëputjes së retinës dhe lotëve të retinës është një aplikim i tillë. Si rezultat i traumës ose sëmundjes, retina mund të shkëputet nga pjesa e pasme e syrit ose mund të zhvilloj lot. Pa u trajtuar kjo gjendje qon në humbjen e shikimit. Procedurat me laser kanë qenë shumë të suksesshëme në rregullimin e degjenerimit të retinës dhe rivendosjen e shikimit normal. Drita me laser përqendrohet përmes irisit në kufirin e rajonit të shkëputur ose të shqyer të retinës. Indi digjet dhe dhëmbëzat pasuese bashkojnë retinën në indin themelor.

113
Q

Pse dallon rrezatimi laserik nga llojet e rrezatimeve të tjera klasike të dritës?

A

Sepse ka këto veti: koherenca, paraliteti, intensiteti dhe polarizimi i dritës.

114
Q

Si përdoret laseri për ta trajtuar retinopatinë diabetike?

A

Diabeti shpesh shkakton çregullime në qarkullimin e gjakut duke përfshirë rrjedhje në enët e gjakut të retinës. Mund të shkaktojë dëmtime serioze të retinës dhe nervit optik. Drita me laser e përqendruar në enën e dëmtuar të gjakut, ndalon rrjedhjen dhe përkeqësimin e mëtejshëm të retinës. Fatkeqsisht, rrjedhja e sëmundja nuk ndalen dhe zhvillohen rrjedhje të reja që kërkojnë trajtime të përsëritura.

115
Q

Çka ndodh së pari te maserët dhe laserët, qka quajmë lëndë aktive, çka quajmë pompë e rezonator optik?

A

Së pari realizohet përmbysja e populimeve të dy nivele. Të gjitha ato lëndë, në të cilat mund të arrihet përforcimi i rrezatimit quhen lëndë aktive. Lënda aktive duhet të ngacmohet me ndonjë mënyrë të jashtme për t’i sjellë atomet e saj në gjendje të eksituar. Kjo arrihet duke shfrytëzuar një burim të jashtëm energjie që quhet pompë. Që të arrihet kjo, më parë lënda aktive duhet të vendoset ndërmjet pasqyrave paralele që quhet rezonator optikë. Mund të jetë e ngurtë, e lëngët, e gaztë.

115
Q

Përdorimi i laserit në terapinë dhe kirurgjinë e kancerit:

A

Është duke u përdorur në medikametet që reagojnë në dritë në terapinë fotodinamike. Kjo procedurë përfshin aplikimin e barnave në vena, në mënyrë që tumori të absorbojë me rrjedhjen e gjakut. Kur barnat aktivizohen nga drita e laserit, reaksioni kimik i dezintergron qelizat e kancerit dhe kanalet e vogla të gjakut që e ushqejnë kancerin. Futet endoskopi që punon me fibra optike përmes fytit deri te vendi i tumorit për t’i aktivizuar medikamentet. Terapia fotodinamike është shumë efikase në tumoret e vogla në stadet e hershme të zhvillimit.

116
Q
A
117
Q
A
118
Q
A