8 Flashcards
elektronika
Pse metalet nuk elektrizohen me fërkim? Çka do të thotë kjo?
Sepse shumë lehtë e shpërndajnë elektricitetin nëpër tërë sipërfaqen e trupit. Kjo do të thotë se disa trupa e përçojnë elektricitetin më mirë, e disa më dobët (përçuesit dhe izolatorët).
Natyra elektrike e materies është e lidhur me _____________ .
atomet e te gjitha susbstancave
Çfarë procedure është defribilimi?
Është një procedurë e përdorur për trajtimin e kushteve kërcënuese për jetën që ndikojnë në ritmin e zemrës, siç janë aritmia kardiake, fibrilimi i ventrikulit dhe tahikardia pulsive e ventrikulit
Çka quajmë vijë të fushës ose vijë të forcës?
Vijë të fushës elektrike e quajmë vijën, tangjentja në çdo pikë të së cilës përputhet me drejtimin e vektorit të fushës elektrike në pikë.
Kondensatorët mund të lidhen në dy mënyra. Cilat janë ato dhe shpjegoni secilën prej tyre?
Lidhja paralele: përdoret shpesh në praktikë, kur duhet të arrijmë kapacitete të mëdha. Ajo bëhet në atë mënyrë, që polet pozitive të tyre lidhen në një pikë të përbashkët, kurse ato negative në një pikë tjetër. Në këtë mënyrë, tensioni mes këtyre pikave është i njejtë për të gjithë kondensatorët U. Në bazë të formulës C = q/U, përkatësisht q = CU dhe asaj se sasitë e akumuluara elektrike në kondensatorë (q1, q2, q3), paraqesin sasinë ekuivalente: qe = q1 + q2 + q3 fitojmë Ce = C1 + C2 + C3 .
Lidhja serike: rrallë herë përdoret në praktikë, bëhet atëherë kur duam që një tension të dhënë të madh ta ndajmë në disa elemente me qëllim që ta ruajmë kondensatorin nga dëmtimi. Vlera reciproke e kondensatorit ekuivalent është e barabartë me shumën e vlerave reciproke të kondensatorëve përkatës:
1/C_e = 1/C_1 + 1/C_2 + 1/C_3
Sepse kanë sasi të njejta të elektricitetit qe = q1 = q2 = q3 , kurse tensione të ndryshme U1 ≠ U2 ≠ U3
Si bëhet elektrizimi i trupave?
- Me prekje
- Me fërkim
- Influencë (ose ndikim elektrik)
- Gjatë deformimeve mekanike
- Me veprime termike
- Me veprime kimike
- Kur grimcat e lehta nxitohen nën veprimin e fushës elektrike
- Kur i rrezatojmë me rrezatim (rëntgen ose radioaktiv)
Nga kush varen vlerat e forcave elektrike që shfaqen gjatë bashkëveprimit ndërmjet dy trupave të elektrizuara?
Nga gjendja e elektrizimit të trupave që bashkëveprojnë, dmth varen nga vlerat e ngarkesave elektrike, nga trajta dhe pozicioni reciprok i trupave si dhe nga lloji i mjedisit se ku ata ndodhen.
Protoni ka masën ______ , kurse elektroni ______ . Njësia e ngarkesës elektrike në SI është _____, dhe e është përcaktuar eskperimentalisht se e ka vlerën e = _______ .
_1.67 x 10-27kg, 9.11 x 10-31 kg,kulon (C),
1.67 x 10-19
Çka quajmë fushë elektrike?
Hapësira, në të cilën vërehet veprimi i forcës elektrike mbi trupat e tjerë, quhet fushë elektrike.
Le të marrim një përçues neutral dhe të izoluar, të cilin do ta elektrizojmë me një sasi të elektricitetit q. Diskutoni për rastet e mëposhtme:
a) Si ndërron potencial elektrik i përçuesit në këtë rast, kur rritet dhe kur zvogëlohet.
b) Me anë të një eksperimenti tregoni se çfarë lidhje ekziston ndërmjet ndërrimit të potencialit dhe ngarkesës q.
Në rastin e parë, edhe potencial elektrik i përçuesit V, të cilin ai e ka pasur para elektrizimit, është ndërruar. Potenciali V rritet, nëse ngarkesa q është pozitive dhe zvogëlohet nëse q është negative.
Në rastin e dytë, marrim dy elektroskopë të njejtë, por me sferëza të ndryshme, njëra më e madhe dhe tjetra më e vogël. Tani, nga një trup tjetër të elektrizuar, me anë të një sfere me dorezë, i elektrizojmë këto dy sfera mbi elektroskopë me sasi të njejta të elektricitetit q. Sa më shumë të
elektrizohet elektroskopi, aq më shumë hapen fletëzat e tij, kjo do të thotë se potenciali V i sferës ndaj Tokës do të zmadhohet. Dhe, për sasi të njejta të ngarkesës q, hapja e fletëzave do të jetë më e vogël në atë eleketroskop, i cili e ka fletëzën më të madhe. Kjo do të thotë se për hapje të njejtë të fletëzave, duhet që në sferën e madhe të çojmë më shumë elektricitet. Me fjalë të tjera, gjatë ndryshimit të njejtë të potencialit, sfera më e madhe mund të pranojë më shumë elektricitet. Themi se sfera e madhe ka kapacitet më të madh elektrik, dmth aftësi për të pranuar elektricitet.
Për çka shërbejnë elektroskopët, cili është më i thjeshti dhe kur quhen ata elektrometër?
Instrumentet që shërbejnë për të vërtetuar se nëse një trup është i elektrizuar ose jo, quhen elektroskopë. Ekzistojnë disa lloje të elektroskopëve, por më i thjeshti është elektroskopi me fletëza. Nëse elektroskopi e ka edhe një shkallë për matjen sasiore të elektricitetit, këtë elektroskop e quajmë elektrometër.
Nëse kemi trupin A të elektrizuar pozitivisht dhe trupin B të elektrizuar negativisht, sqaroni se si bëhet procesi i tokëzimit në këtë rast dhe tregoni se çka paraqet ky proces?
Trupin A e lidhim me Tokën. Atëherë elektronet, prej tokës kalojnë në përçues aq sa ta plotësojnë mungesën e elektroneve në trupin A dhe me këtë rast, bëhet neutralizimi i trupit A. Kurse, nëse trupi B lidhet për Toke, atëherë elektronet do të lëvizin prej ti në drejtim të Tokës, sepse ai ka tepricë të elektricitetit. Në këtë mënyrë, trupat zbrazen nga elektriciteti i tepërt, kur ata lidhen me tokën. Ky proces quhet tokëzim
Cilat veti shfaqin trupat gjatë fërkimit? Në bazë të këtyre dy vetive arrini në përfundimin se sa lloje të elektricitetit ekzistojnë dhe diskutoni për tërheqjen dhe refuzimin e ngarkesave elektrike.
Trupat gjatë fërkimit kanë vetinë ose si të shufrës së qelqit të fërkuar me mëndafsh, ose si të shufrës së ebonitit (kauçukut) të fërkuar me stof të leshtë. Në bazë të kësaj arrijmë në përfundimin se ekzistojnë dy lloje të elektriciteteve: ai pozitiv dhe ai negativ. Poashtu nga eksperimentet del se ngarkesat elektrike me shenja të njejta shtyhen kurse me shenja të kundërta tërhiqen.
Duke bërë eksperimente mbi forcat e bashkëveprimit, fizikani francez Kuloni, arriti ta përcaktojë forcën, me të cilën tërhiqen ose shtyhen dy ngarkesa elektrike q1 dhe q2.
a) Shënoni formulën e kësaj force dmth ligji i Kulonit;
b) Shënoni formulën e konstantes që paraqitet në këtë rast;
c) Shënoni formulën e konstantes të re që paraqitet në këtë rast, çfarë vlere ka ajo;
d) Pas zbërthimit të konstantave, shënoni ligjin e Kulonit;
e) Nëse ngarkesat elektrike q1 dhe q2 zhyten në mjedise të çfarëdoshme (ujë, benzinë, vaj, xham) atëherë shënoni formulën e forcës së bashkveprimit për mjedise të çfarëdoshme;
f) Cila konstante na paraqitet në këtë rast, si quhet ajo, çka karakterizon dhe çfarë vlere ka për vakuum e për ajër.
Çfarë vetie është fusha elektrike, si shënohet ajo edhe pse, kur krijohet, e çka quajmë fushë elektrostatike?
Fusha elektrike është veti specifike e materies, nëpërmjet së cilës realizohet veprimi i ndërsjelljë i trupave të elektrizuar. Fushën elektrike e shënojmë me E ⃗, sepse ajo është madhësi vektoriale dhe është me rëndësi të theksohet se kjo fushë nuk krijohet në momentin e bashkëveprimit të ngarkesave elektrike, sepse çdo ngarkesë elektrike, pavarësisht prej pranisë së ngarkesave të tjera, gjithmonë e ka fushën e vet elektrike. Nëse ngarkesa nuk lëviz, fusha quhet elektrostatike.
Jepni një shembull se kur krehëri është i elektrizuar me fërkim:
Nga përvoja e dimë se kur krehim flokët e thata me krehër, do të dëgjojmë njëfarë kërsitje të vogël. Skajet e flokëve ngrihen lart në drejtim të lëvizjes së krehërit dhe kjo dukuri e vështirëson krehjen e flokëve. Por, nëse krihemi në terr para pasqyrës, atëherë do t’i shohim edhe disa xixa të vogla. Nëse këtë krehër e fërkojmë me ndonjë copë stof të leshtë, dhe i afrojmë copëza të vogla prej letre, ai do t’i tërheqë ato. Këto copa, pas prekjes me krehërin, do të largohen. Për këtë rast themi se krehëri është i elektrizuar me fërkim.
Kur ndërmjet dy trupave të elektrizuar, ekziston tensioni U, ndërmjet tyre kush ekziston dhe çfarë kahu ka?
Ekziston edhe fusha elektrike që ka kahun prej trupit me potencial më të madh kah trupi me potencial më të vogël.
Në fizikë përdoret edhe një njësi tjetër për punë ose energji edhe pse është jashtë sistemit SI dhe njihet me emrin elektronvolt. Pse përdoret, ku dhe diskutoni shembullimin e ndërrimit të energjisë potenciale te elektroni
Kjo njësi përdoret në fizikën atomike dhe fizikën e mikrobotës. Në fizikën atomike dhe bërthamore, njësia xhul është e papërshtatshme dhe jopraktike sepse në proceset e mikrobotës marrin pjesë grimcat veç e veç ose vetëm disa. Kështu psh ndërrimi i energjisë potenciale të elektronit, kur ai kalon një ndryshim të caktuar të potencialit, është shumë i vogël. Edhe per tensione shumë të mëdha si psh U = 106 V, nga Ep = qV = 1.6 x 10-13 J . Kjo energji është shumë e vogël, edhe pse për elektronin është shumë e madhe për shkak të masës së tij të vogël.
Marrim një elektroskop dhe e elektrizojmë dalëngadalë me një q. Duke e zmadhuar elektricitetin e tij për q, 2q, 3q,….., çka ndodh me tensionin ndërmjet sferezës dhe Tokës? Me kë është proporcional tensioni U? Cila madhësi mbetet konstante në këtë rast dhe si quhet?
Tensioni ndërmjet sferëzës dhe Tokës do të zmadhohet për U,2U,3U etj. Pra tensioni U është proporcional me sasinë e elektricitetit. Mirëpo, raporti ndërmjet ngarkesës dhe tensionit do të mbetet gjithnjë një madhësi konstante dhe shkruhet kështu q/U = 2q/2U = 3q/3U = const ku kemi formulën C = q/U që paraqet kapacitetin elektrik.
Çka përfshin procedura e defribilimit?
Procedura përfshinë shpërndarjen e një goditjeje elektrike në zemër që shkakton depolarizimin e muskujve të zemrës dhe rivendos kryerjen normale të impulsit elektrik të zemrës.