12 Flashcards
Formuloni me fjalë dhe shënoni ligjin e Vinit:
Ky ligj thotë: gjatësia valore λmax, e cila i korrespodnon (përgjigjet) maksimumit të aftësisë emetuese (maksimumit të lakores) është në përpjestim të zhdrejtë me temperaturën absolute T. Konstantja b e ka vlerën 2.898 10-3 mK. Formula është: λmax = b/T
Pasi T1 > T2 > T3 > T4, atëherë gjatësia përkatëse λmax do të zhvendoset kah ngjyra e kaltër e spektrit të dritës dmth λ_(max1 )< λ_(max2 )< λ_(max3 )< λ_(max4 )
Efektet që tregon drita infra e kuqe, me anë të kujt mund të shëndërrohen në efekte përkatëse të drizës së dukshme në bazë të fotoefektit:
Me anë të ikonoskopit
Sa lloje të kontrasteve dallojmë, kur përdoren ata, shëno formulën për kontrast:
Dallojmë dy lloje të kontrasteve: i subjektit natyror dhe artificiale të mjedisit. Kur hulumtohen strukturat e ashtit, atëherë ‘’kontrasti i subjektit’’ natyror është i mjaftueshëm për prodhimin e radiografisë dhe lejimin për diagnostifikim e frakturës, dislokimit etj. Materialet e tjera, duke përfshirë muskujt, tumorët dhe enët e gjakut, nuk është lehtë të hulumtohen, prandaj përdoren kontraste artificiale të mjedisit. Konstrati përcaktohet si ndryshim i intensitetit të rrezatimit që kalon nëpër struktura të ndryshme. Kjo është e lidhur me koeficientin e absorbimit të atyre strukturave indore.
Ku I1 dhe I2 janë intensitetet e rrezeve që depërtojnë nëpër struktura të ndryshme. Konstrati do të jetë i theksuar për aq sa do të jetë ndryshimi i intensiteteve I1 dhe I2. Rrjedhimisht, do të jetë i madh, aq sa do të jetë edhe ndryshimi i koeficientit të absorbimit në rrugët e këtyre dy intensiteteve.
MRI përdoret si një mjet i hershëm diagnostifikues për sëmundjet neurologjike si:
Alzheimer, Parkinson dhe Huntington
Cilin fakt e përdor teknika IRMF, përshkruaje atë
Përdor faktin që hemoglobina e oksigjenuar nuk ka një moment magnetik, kurse ajo e deoksigjenuar po. Në prani të hemoglobinës së deoksigjenuar në momentin e saj magnetik, defazimi i sinjalit të hidrogjenit RMN është më i shpejtë dhe intensiteti i sinjalit është më i dobët sesa me hemoglobinën e oksigjenuar. Prandaj, rajonet me aktivitet më të madh të trurit, të mbushura me më shumë gjak të oksigjenuar, do të prodhojnë sinjale më intensive të RMN të peshuar në T2. Në këtë mënyrë, do të identifikohen qartë rajonet e rritjes së aktivitetit të trurit.
Si ndahet rrezatimi UV sipas energjisë kuantike?
Rrezatimet e afërta λ_ = 400-300 nm
Rrezatimet e largëta λ_ = 300 – 190 nm
Rrezatimet ekstreme λ_ = 190 – 1300 nm
Ku përdoret FDG (fluorideoksiglukozë)?
Përdoret gjerësisht në skanimin PET , ku një atom radioaktiv aplikohet në glukozë për të krijuar një radionuklid të quajtur fluorodeoksiglukozë apo FDG sepse truri përdor glukozë për metabolizmin e tij
Çfarë janë rrezatimet infrakuqe, në çfarë gjatësie valore dhe shtrirje spektrale energjetike shtrihen, emërto dhe shkruaj spektrat e zonave të IK, cili është veprimi kryesor i rrezatimeve IK dhe ku gjenden, çfarë ndodh me valët IK me gjatësi valore 780 nm në organizëm të njeriut?
Në pjesën e kuqe të spektrit, duke shkuar ka gjatësitë valore më të mëdha, lidhet pjesa infra e kuqe e spektrit. Kjo pjesë e spektrit ka veprim termik dhe ndërlidhet pjesërisht me spektrin që u takon radiovalëve. Rrezatimi diellor ka 50% të spektrit të vet rreze IK. Gjatësitë valore të rrezatimeve IK më të mëdha të gjetura te rrezatimi i diellit janë 5300 nm, ndërsa në përgjithësi këto shkojnë deri në 3.4 x 106 nm. Spektri i valëve infra të kuqe ndahet në tri zona:
- I afërt 750 – 4000 nm
- I mesëm 4000 – 30000 nm
- I largët 30000 – 3430000 nm
Dallohet me veprimin e vet termik. Kjo pjesë e spektrit rrjedh në pjesën më të madhe nga lëkundjet e rrjetës kristalore dhe nga molekulat e eksituara (spektri molekular), ndërsa në pjesë të vogël rrjedh nga eksitimi i atomeve (spektri atomik). Veprimi termik i këtyre valëve që kanë frekuencë më të vogël se valët që i sheh syri i njeriut rrjedh nga energjia e këtyre valëve, e cila manifestohet si energji termike.
Që nga koha e zbulimit të tyre, kush ka qenë burim kryesor i rrezeve UV? Sa %, çfarë energjie maksimale dhe çfarë fluksi ka pjesa e UV që vjen në Tokë? Çka ndodh me pjesën tjetër, pse janë rrezatime abiotike?
Burimi kryesor i rrezatimeve UV, që nga koha e zbulimit të tyre në vitin 1800 ka qenë dielli dhe 16% e energjisë diellore është në trajtën e rrezatimit UV. Në sipërfaqen e Tokës arrin vetëm një pjesë e tyre 9% me energji maksimale 550 nm dhe fluks 1350 W/m2. Pjesa tjetër përthithet nga molekulat e ozonit në shtresat e larta të atmosferës. Këto rrezatime janë abiotike, prandaj pa mburojën prej ozonit, jeta në Tokë do të ishte e pamundur.
Çka paraqet termografia mjekësore?
Matja pa kontakt e temperaturës së sipërfaqes së trupit, duke u bazuar në detektimin e saktë të rrezatimit IK quhet termografi mjekësore.
Ku vepron rrezatimi UV më së shumti në organizmin e njeriut dhe shtazëve, kur vepron për një kohë të gjatë dhe drejtpërsëdrejti çka shkakton, e çka shkakton kur vepron shpejtë?
Rrezatimi UV vepron në mënyrë intensive në organizmin e njeriut dhe të shtazëve e veçanërisht në shtresën epiderme të lëkurës. Kur drita ultravjollcë vepron për një kohë të gjatë drejtpërsëdrejti në organizmin e njeriut, atëherë vjen deri tek zgjerimi i enëve të gjakut, të cilat mbushen me gjak, prandaj edhe lëkura skuqet. Veprimi i tillë quhet
hipermia. Nëse veprimi është shumë i shpejtë, dmth nuk ështtë gradual atëherë lëkura skuqet dhe kjo skuqje e lëkurës eritem në mënyrë esenciale dallohet prej hipermisë sepse paraqet djegien e lëkurës. Rrezet UV veprojnë me materie sipas gjatësisë valore dhe japin efekte biologjike.
Formula për energjinë e kuantit të rrezatimit termik ka kuptim më të gjerë dhe tash lirisht mund të themi se:
Emetimi apo absorbimi i energjisë në dukuritë termike, optike, molekulare e nukleare bëhet vetëm në kuante te energjisë apo në shumëfisha të plotë të tyre
Sipas standardeve evropiane, te ne përdoren tri lloje të dozave të rrezatimit:
- Doza e lejuar: 0.88 mGy = 0.00088 Gy në javë për njerëzit që punojnë me rrezatime dhe për popullsinë 10 herë më pak. Gjatë një viti, energjia e rrezatimit e marrë nga organizmi nuk duhet ta kalojë vlerën 44 mGy = 0.044 Gy
- Doza mesatare vdekjeprurëse: i referohet sasisë së energjisë së rrezatimit që vret 50% të organizmave të rrezatuar brenda 30 ditëve. Vlera e saj është rreth 3520 mGy = 3.52 Gy.
- Doza vdekjeprurëse: doza që vret më shumë se 50% të organizmave të rrezatuar brenda 40 ditëve pas rrezatimit dhe për njerëzit është 5280 mGy = 5.28 Gy
Rrezatimi shkakton efekte biologjike nëpërmjet dy rrugëve:
- Nëpërmjet rrugës direkte, që shkakton modifikimin e molekulave dhe të atomeve si rezultat i ngacmimit dhe jonizimit të tyre
- Nëpërmjet rrugës indirekte që konsiston në krijimin e radikaleve të tyre
Veprimi biologjik i rrezatimit, u vrojtua thuajse menjëherë pas zbulimit të rrezatimit X. Pse?
Sepse u deshën vetëm disa muaj që te punonjësitë të cilët i përgatisnin dhe i testonin tubat e rrezeve X, të shfaqeshin dëmtime të lëkurës në formën e dermatiteve, nekrozave e deri në ato malinje.
Përdorimi i rrezeve X në mjekësi mbështetet në efektet:
- E aftësisë depërtuese
- Aftësisë së absorbimit
- Të efekteve fluoroshente dhe veprimeve fotokimike
Çka paraqet tomografia e kompjuterizuar CT?
Është një metodë moderne e diagnostifikimit e cila lejon për të marrë një imazh shtresë për shtresë të çdo zone të një personi me trashësi fete 0.5 mm deri në 10 mm, për të vlerësuar gjendjen e organeve dhe të indeve nën studim, lokalizimin dhe prevalencën e procesit patologjik.
Qelizat e dëmtuara nga rrezatimi u nënshtrohen tri proceseve të mundshme dhe cilat nga ato kanë pasoja në organizëm?
- Riparimit të dëmtimit të shkaktuar në qelizë
- Vdekjes së qelizës apoptosis
- Modifikimit të qelizës
Ndërkohë që dy rastet e para mund të kalojnë pa ndonjë pasojë për organizmin, rasti i tretë ai i modifikimit të qelizës, i cili shoqërohet me ndryshime molekulare specifike të ADN-së, mund të shënojë lindjen e një qelize të re jonormale që mund të shërbejë si bazë e induktimit, në të ardhmen të një sëmundjeje malinje në organizëm të rritur.
Kush shfrytëzohet për detektimin e fotografisë rentgen?
Për detektimin e fotografisë rentgen shfrytëzohet fluoroshenca: sulfati i zinkutm kalciumi, volframi. Shumë organe nuk tregojnë aftësi absorbuese më të madhe se indet rrethuese, atëherë para shqyrtimit organi mbushet me material i cili absorbon më mirë. Zakonisht përdoret kripa e bariumit BaSO4 dhe jodi. Ka mundësi që të hidhen edhe gazrat apo ajri, më mënyrë që një hapsirë e caktuar të bëhet më transparente
Interaksionin e rrezeve e shprehim me koeficientin linear të dobësimit, që në këtë rast ka dy komponentë: μ= μ_k+ μ_s , çka paraqesin këta komponentë?
μ_k – koeficienti linear i dobësimit të rrezeve rentegen – shkak i dhënies së energjisë fotoelektronit
μ_s – koeficienti i dobësimit gjatë shëndërrimit të energjisë së rrezeve rentgen në energji të rrezatimeve të fotoneve sekondare.
Çka quajmë fotografi radiografike, ku bazohet ajo e diskutoni për nxierjen e filmit:
Përfitimi i shëmbëllimit fotografik të organit me anë të rrezeve X që kanë kaluar nëpër të quhet fotografi radiografike. Bazohet nën veprimim fotonik të rrezeve rëntgen në filmin radiologjik. Nxirja e filmit varion nga madhësia e rrymës anodike, sa më e madhe të jetë rryma anodike mA dhe sa më e gjatë të jetë koha e incizimit të filmit (eksponimi), për një tension konsant kV. Edhe me ndryshimin e tensionit, me intensitet konstant të rrymës mAs, nxirja e filmit ndryshon. Nxirja e filmit nga tensioni varet në mënyrë eksponenciale.
Çka paraqet doza HED dhe doza e epilimit EP?
Doza prej HED doza e eritemës së lëkurës, është një dozë rrezesh X, që shkakton skuqje të lehtë të lëkurës dhe paraqitet brenda 8-10 ditësh. Doza e epilimit EP është doza që shkakton rënien e flokëve dhe ndodh 15 ditë pas rrezatimit.
Çka ndodh me qelizën nga një dozë e vogël e rrezeve X, një dozë e madhe, një dozë edhe më e madhe?
- Një dozë e vogël e përshpejton zhvillimin e qelizave
- Një dozë më e madhe ngadalëson zhvillimin e qelizave
- Një dozë edhe më e madhe i mbyt qelizat
Terapia me rrezatim, në përgjithësi përdoret për të marrë në shenjë dhe për të shkatërruar qelizën malinje (kancerin) në trup pa e dëmtuar indin përreth. Si bëhet trajtimi, dhe tregoni për metodat se si realizohet kjo?
.
Trajtimi bëhet përmes një doze ose për disa ditë në javë. Nëse dëshirojmë ta rrezatojmë indin e sëmurë jonormal për t’i shkaktuar këto procese (vrasja e qelizave të gjalla), është e vështirë të bëhet pa e rrezatuar indin normal . Sidoqoftë, në mënyrë që të arrihet rrezatimi më i fortë në vende të caktuara në trup, pa rrezatim më intensiv përdorin metodën e rrezatimit të kryqëzuar.
Përveç kësaj metode, përdoret edhe e ashtuquajtura metoda e ngopjes, me të cilën vendi ose indi që do të rrezatohet, mbushet me disa përbërës që përmbajnë elemente me numër të madh rendor, dhe pastaj ka një thithje më të lartë të rrezatimit