General pt. 2 Flashcards
Sqaro cilat jane perfitimet e organizates nga nje program i menaxhimit etik?
Nje program i menaxhimit etik sjell perfitime dhe ndihmon qe organizata te:
- Percakton struktura dhe role te duhura per menaxhim ne menyre etike.
- Programoje e vleresoje vazhdimisht kerkesat etike.
- Percaktoje vlerat dhe sjelljet qe kerkohen apo qe i duhen per te kryer nje veprimtari biznesi te caktuar.
- Realizoje bashkerendimin midis sjelljeve organizative dhe vlerave te veprimtarise.
- Siguron njohjen dhe sensibilitetin ndaj ceshtjeve etike.
- Integroje me mire udhezimet etike me procesin tjeter te vendimmarjes ne biznes.
- Strukturoje mekanizmat qe i duhen per te zgjidhur dilemat etike.
- Vleresoje vazhdimisht programin etik dhe te beje aktualizimet e nevojshme.
- Siguroje bindjen tek punemarresit se vemendja ndaj etikes nuk behet thjesht per te larguar shqetesimet apo per te permirsuar imazhin publik.
Cilat jane udhezimet qe duhen ndjekur gjate hartimit te kodit etik?
- Rishikimi dhe shqyrtimi i vlerave qe nevojiten per te vepruar ne pajtim me ligjet dhe rregullat e vendosura.
- Shqyrtimi i atyre vlerave, te cilat evidentojne tre deri kater vecori kryesore te nje produkti ose sherbimi.
- Identifikimi i vlerave qe nevojiten per te trajtuar ceshtjet aktuale qe hasen ne vendet perkatese te punes te organizates.
- Identifikohet cdo vlere qe nevojitet, bazuar ne faktet qe evidentohen gjate planifikimit strategjik.
- Merren ne konsiderate ato vlera te larta etike te organizates qe cmohen shume nga stakeholders.
- Duke i analizuar hapat paraprak, krijohet rendi i prioriteteve per disa vlera qe duhen zhvilluar.
Sqaro hapat e procesit te auditimit etik
- Sigurohet angazhimi i drejtuesve te larte dhe i anetareve te bordit te drejtoreve te organizates se biznesit.
- Ngrihet dhe funksionon nje komitet auditimi, i cili mbikeqyr procesin.
- Percaktohen ceshtjet per tu shqyrtuar.
- Shqyrtohen politikat, qellimet dhe objektivat e deklaruara te organizates dhe percaktohen prioritetet etike te saj.
- Mblidhet dhe analizohet informacioni i ceshtjeve te shqyrtuara.
- Verifikohen ne menyre te pavarur rezultatet.
Sqaro korporaten si forme e organizimit te biznesit
Korporata apo shoqeria tregtare eshte institucion ekonomik qe projektohet per prodhimin dhe shperndarjen e te mirave dhe sherbimeve ne nevoje te shoqerise. Veprimtarite e bizneseve realizohen nepermjet inst. ekonomike qe japin strukturen per shfrytezimin e burimeve, forces punetore, kapitalit dhe teknologjise per te dhene produkt final dhe kanalet qe do i shperndaje ato produkte, qofshin mallra te konsumit apo te ardhurat financiare per korporaten dhe qeverine.
Sqaro komunikimin nga larte poshte
Ky komunikim perben nje nga aspektet e komunikimit vertikal i cili realizohet kur informacioni transmetohet nga nivelet me te larta drejt niveleve me te uleta te organizates. Takime, mbledhje, raporte informative apo paraqitje direktivash per te transmetuar aktet normative, feedback mbi performancen individuale, komunikim indoktrinues etj.
Sqaro mitin - etika e biznesit eshte me shume ceshtje e besimit fetar sesa e menaxhimit
Diane Kirrane thekson se “ndryshimi i vlerave apo i shpirtit te njerezve nuk eshte qellimi i nje programi organizativ etik, perkundrazi, qellimi i nje programi te tille do te ishte menaxhimi i vlerave dhe i konflikteve midis tyre”.
Sqaro pse komunikimi eshte vecanerisht i rendesishem
Komunikimi eshte vecanerisht i rendesishem:
- per percaktimin e synimeve dhe per transmetimin e tyre neper pika te ndryshme te organizates
- per hartimin e planeve per arritje te synimeve.
- per organizim me efikas te burimeve njerezore dhe te tjera
- per udheheqje dhe motivim, si dhe per krijimin e nje klime te pershtatshme per produktivitet maksimal.
- per te qartesuar procesin e marjes se vendimeve
- per te realizuar kontrollin e performances.
Sqaro cilet aktor marin pjese ne nje korporate moderne
- aksioneret - kontribuojne me kapital dhe ne te vertet jane ata qe e zoterojne korporaten, megjithate pergjegjesite, te drejtat dhe detyrimet e tyre kufizohen nga shumat e parave qe kane dhene.
- drejtuesit dhe zyrtaret tjere - administrojne burimet e korporates.
- punemarresit dhe te punesuarit e tjere qe sigurojne punen per prodhim te te mirave ose sherbimeve.
Sqaro ne cilat raste kemi te bejme me konflikt etik
atehere kur ekzistojne:
- konflikte sinjifikative te vlerave midis interesave te ndryshme
- alternativa reale, te cilat jane te justifikuara ne menyre te njejte
- konsekuenca sinjifikative ndaj stakeholders
Sqaro komunikimin nga poshte lart
Levizja e fluksit te ideve, opinioneve, ankesave, apo edhe te llojeve tjera nga vartesit tek eproret e tyre. Zakonisht paraqitet ne mjediset organizative demokratike me inkurajim per pjesmarje te punetoreve.
Rendesia qendron ne informimin e menaxhereve/eproreve per qendrimin e punetoreve ndaj politikes se organizates, per punen e kryer dhe kushtet e saj, si dhe problemet qe dalin prej tyre dhe si ti menjanojne.
Cka jane kodet e etikes dhe si hartohen ato?
Nje kod i etikes specifikon rregullat etike te veprimtarise, udhezues per vendimet qe merren ne lidhje me kodin e sjelljes.
Gjate hartimit te kodeve eshte e nevojshme te mbahen parasysh:
- Kultura organizative - njohurite rreth kultures se menaxhimit ne pergjithesi dhe atij te larte ne vecanti.
- Planifikimi strategjik - per zhvillim te vlerave te org.
- Larmia e vlerave ne org.
Sqaro mitin - etika e biznesit eshte e tepert
Kodi i etikes per nje org. specifikon disa nga vlerat me te mira etike per vendin e punes. Eshte e natyrshme te aspirosh per vlerat etike, mirepo kodet e etikes ne org. ndryshojne ne perputhje me nevojat e org. dhe keshtu jane udhezues organik per veprimtari.
Cka paraqet raportimi dhe cka jane pasojat nga mosraportimi i ceshtjeve etike dhe sociale?
Raportimi eshte transparence publike e org. duke deklaruar statuset financiare si dhe raporte lidhur me ndikimin e veprimtarise se tyre ne mjedis, dhe ne ceshtjet etike dhe sociale.
Mosraportimi bart pasojat e publicitetit negativ qe ndikon ne reputacion te org. duke ja zvogeluar tregjet dhe investimet; org. pesojne moral te ulur te personelit apo edhe humbin te punesuarit dhe veshtire i zevendesojne.
Sqaro ceshte auditimi social?
Auditimi social eshte procesi i vleresimit dhe i raportimit ne lidhje me performancen e biznesit, e cila ka te beje me permbushjen e pergjegjesive ekonomike, ligjore, etike dhe filantropike qe priten nga stakeholders.
Cilat jane nivelet e procesit te auditimit etik?
a) zbatimi i standarteve te larta te etikes dhe te sjelljes ndaj konsumatoreve, furnitoreve, aksionereve, punonjesve dhe komunitetit.
b) Praktika etike ne marredhenie shites bleres.
c) Zbatimi i praktikave te marketingut, te reklames, komunikimit dhe te shitjes.
d) Reputacion per ndjekje te praktikave etike ne treg
e) Organizmat vleresues pranojne si te mira praktikat etike te org.
f) Praktika dhe politika menaxhimi me perfitime afatgjate per aksioneret, klientet, punonjesit, shitesit dhe komunitetet.
g) Org. perdoren programe trajnimi per te realizuar politikat etike te vendosura.