General Flashcards
Cilet jane faktoret kryesore qe ndikojne ne menaxhimin e veprimtarise se biznesit?
Zhvillimi dhe menaxhimi ndikohen nga: kushtet ekonomike, sistemi politik, struktura sociale, kuadri ligjor e rregullator, zhvillimi teknologjik, faktoret nderkombetar.
Cfare jane gjykimet normative?
Gjykimet normative jane pretendime qe konstatojne apo lene te kuptohet se dicka eshte e mire apo e keqe, e drejte ose e gabuar, nese ky veprim duhej apo nuk duhej te behej. Udheheqes per veprim duke bartur nenkuptime lidhur me sjelljen duke shprehur vlera.
Cfare jane gjykimet jo-normative?
Gjykimet jo-normative, ndryshe nga gjykimet normative cilesojne, perkufizojne dhe pershkruajne, megjithate kete e kryejne ne menyre komplet objektive pa nenkuptime ne lidhje me udheheqje te sjelljes.
Si ndryshon gjykimi moral prej atij ligjor?
Konceptet normative te se mires apo se keqes vleresohen kundrejt pajtueshmerise me standartet paraprakisht te vendosura. Gjykimet ligjore si standart krahasues perdorin ligjin per krahasim nga gjykimet morale qe perdorin sjelljen morale.
Si ndahen standartet morale dhe pershkruaji shkurtimisht?
Standartet morale ndahen ne:
norma morale-standarte sjellje qe ndalojne veprime specifike.
parime morale-pergjithesim i sjelljes morale per te vleresuar pajtueshmerine e politikave, inst. sociale dhe individet.
Pershkruaj fazat e zhvillimit moral?
Zhvillimi moral kalon neper 6 faza te shtrira ne 3 nivele maturie:
1) niveli parakonvencional-fokusohet ne interesin vetiak per tju pershtatur rregullave te imponuara dhe te jap pasoja pozitive ndaj partise tjeter.
2) niveli konvencional-ne menyre te pakundershtueshme pranohen standartet morale te grupit qe i perkasim
3) niveli postkonvencional-shqyrtojme me sy kritik standartet morale ndaj te cilave kemi qene besnik dhe orientohemi me parime etike universale.
Cfare nenkupton me etiken e biznesit?
Etika e biznesit eshte studim i specializuar i cili merret me te drejtat dhe gabimet morale . Ajo perqendrohet ne menyren se si zbatohen standartet morale vecanerisht ne politike, institucione dhe ne sjelljen e biznesit.
Cfare trajtohet kryesisht nga etika e sotme e biznesit?
Keqdrejtimi apo corientimi menaxherial si praktika ilegale apo jo-etike te menaxhereve individual apo organizatave, shkaqet dhe mjetet e korrigjimit.
Konfuzionet morale si probleme etike qe perballon menaxheri qe mund te perfshije konflikt interesash psh.
Ne cfare parimi apo kriteri bazohet pikepamja etike utilitariane?
Gjykimet etike kufizohen ne kuader te dobise dhe shpenzimit, ku nje sjellje eshte etike nese ajo siguron perfitim te madh per numer te madh individesh; kufizimi i kesaj pikepamje theksohet kur rezultatet jo gjithmone i justifikojne mjetet sic do te ishte sakrifica e minoriteteve.
Cilat mund te jene keqkuptimet e parimit te dobishmerise?
- Parimi neglizhon veprimet alternative per ate veprim qe sjell dobine me te madhe. Megjithate ne raste kjo mund te jete e tille vetem per individe te caktuar. Dobia duhet te jete gjithperfshirese.
- Veprimet nuk jane te drejta nese kostot > dobite.
- Mund te keqkuptohet qe parimi analizon vetem pasojat direkte dhe te menjehershme te veprimeve. Perkundrazi parimi shqyrton pasojat direkte dhe indirekte, te menjehereshme dhe te ardhme.
Te drejtat njerezore sipas “deklarates univerzale per te drejtat e njeriut” ?
- E drejta e prones private.
- E drejta e punesimit adekuat dhe mbrojtje nga papunesia.
- E drejta e shperblimit per jetese te denje.
- E drejta per tu organizuar ne sindikata
- E drejta e pushimit dhe e kohes se lire.
Pershkruaj te drejtat negative dhe pozitive?
Te drejtat negative bazohen ne parim te mos nderhyrjes ne veprimtarine e atij qe i gezon keto te drejta (privatesia, e drejta per vetmbrojtje etj)
Te drejtat pozitive detyrojne nderhyrjen pozitive per tju dhene individeve dicka kur nuk jane ne gjendje ta sigurojne apo ju detyrohen institucionet (ne saje te standartit jetesor)
Sqaro rregullat etike qe drejtojne kontratat?
- Te dyja palet duhet te njohin plotesisht natyren e marreveshjes.
- Asnjera nga palet nuk duhet te keqinterpretoje qellimisht faktet e kontrates.
- Asnjera pale nuk duhet te detyrohet te hyje me zor ne marreveshje.
- Kontrata nuk duhet te vendos palen ne shterngese qe te kryeje veprim jo-moral.
Ne cfare parimi bazohet drejtesia socialiste?
Drejtesia socialiste bazohet ne dy parime:
- Njerezit realizojne potencialin e tyre nepermjet ushtrimit te aftesive ne pune.
- Perfitimet e gjeneruara nga puna duhet te perdoren per te nxitur lumturine dhe mireqenien e te gjithe individeve.
Cfare eshte tregu?
Nje treg mund te perkufizohet si nje grupim individesh te cilet synojne shkembimin e pronesise te produkteve, sherbimeve ose parave.