Feudalizmi Flashcards

1
Q

Cilat jane karakteriistikat e feudalizmit

A

1.Në feudalizëm bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Në Bizant,krahas bujqësisë
ishin të zhvilluara edhe disa degë tjera të ekonomisë si zejtaria,xehetaria dhe tregtia. Baza
kryesore e kësaj ekonomie ishte prona feudale mbi tokën- feudi. Feudi përbëhej prej dy
pjesëve: pjesa urbariale(benefikale) dhe pjesa alodiale.
2.Gajtë gjithë feudalizmit dominonte ekonomia natyrale.Deri në gjysmën e shekullit XVII
ekonomia natyrale është dominuese,kurse prej kësaj kohe kemi një paralelizëm konkurent
mes ekonomisë natyrale dhe ekonomisë së tregut.
3.Feudalizmi është sistem shoqëror-ekonomik dhe politik i pabarazive sociale dhe
juridike.Në të njihet dhe sanksionohet pabarazia formale juridike.Eksploatimi bëhej jo në
bazë të veprimit të ligjeve të ekonomisë së tregut,por në bazë të aplikimit të dhunës
shtetërore dhe politike.
4.Shoqëria feduale përbëhej prej dy klasave themelore: prej feudalëve dhe
bujkrobërve.Feudalët ishin klasa sunduese dhe ata e kishin në dispozicion monopolin e
pushtetit shtetëror.Brenda klasës feudale ekzistonin shtresa dhe kategori të ndryshme sic
janë fisnikët laikë dhe fisnikët kishtarë.
5.Në shoqërinë feudale kisha ishte faktor shumë i rëndësishëm shoqëror dhe politik.Kjo ishte shtylla e dytë e rendit feudal,menjëherë pas pushtetit shtetëror.Kisha shtetit ia
siguronte mbështetjen ideologjike,kurse shteti kishës me anë të aparatit të pushtetit ia
mundësonte zbatimin e normave të saj.
6.Si pasojë e eksploatimit të pamëshirshëm të klasës së bujkrobërve dhe shtresave tjera të
varura dhe gjysmë të varura,në feudalizëm ndodhën trazira dhe tronditje të mëdha
shoqërore.Në vende të ndryshme të Evropës zhvilloheshin lëvozje të ndryshme heretike,të
cilat ishin lëvizje antifeudale. Si rezultat i këtyre lëvizjeve paraqiten kisha të reja si kisha
protestante në Gjermani dhe Francë,si dhe kisha anglikane në Angli.\
7.Në shoqërinë skllavopronare qëndruan përkohë të gjatë reliktet e shoqërisë klanofisnore,
sic janë ekzistimi i komunave fshatare,ruajtja e disa organeve,zbatimi i institucioneve të së
drejtës zakonore etj.
8.Sa i përket fushës së artit,shkencës dhe filozofisë,feudalizmi paraqet një periudhë të errët,
një stagnim të dukshëm të tyre.
Edhepse feudalizmi ishte sistem i privilegjeve dhe padrejtësive shoqërore,prapseprap ishte

How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly
2
Q
A
How well did you know this?
1
Not at all
2
3
4
5
Perfectly