Ekonomi :) Flashcards
Cfare eshte ekonomia ?
Shkenca qe studion sjelljen e konsumatorit, biznesit, qeverise dhe se si e zgjidhin keto problemin e pamjaftueshmerise.
Cfare eshte pamjaftueshmeria ?
Pamjaftueshmeria eshte mosperputhja e deshirave materiale, qe jane relativisht te pakufizuara, me burimet ekonomike relativisht te kufizuara.
Cfare shkakton pamjaftueshmeria ?
Pamjaftueshmeria e shtyn ekonomine (individin, biznesin, qeverite) drejt domosdoshmerise se zgjedhjes ekonomike.
Cfare eshte kostoja oportune ?
Kostoja oportune mat vleren e alternatives me te mire, nga e cila shoqeria apo individi heq dore, per te arritur nje objektiv te caktuar. – Alternativa me e mire qe nuk eshte zgjedhur.
Si eshte vlera e kostos oportune ?
Vlera e kostos oportune eshte gjithnje negative, sepse kostoja oportune eshte gjithnje nje sakrifice.
C’eshte mikroekonomia ?
Mikroekonomia studion se si i marrin vendimet familjen dhe firmat dhe se si bashkeveprojne ato ne tregje specifike.
C’eshte makroekonomia ?
Makroekonomia studion dhe analizon sjelljen e ekonomise si nje e tere nepermjet kategorive si papunesia, inflacioni, prodhimi i pergjithshem shoqeror etj.
Cfare jane faktoret e prodhimit ?
Faktoret e prodhimit kane te bejne me cdo gje qe nevojitet per te prodhuar mallra dhe sherbime.
Burimet natyrore-
(toka) jane “dhurata te natyres”, mbi te cilat nuk ka nderhyrje te njeriut, qe perdoren per te prodhuar mallra dhe sherbime.
Mallra kapitale-
kapitali- jane mallrat e prodhuara nga njeriu dhe qe perdoren per te prodhuar mallra dhe sherbime te tjera.
Burimet njerezore-
(puna) perfaqesojne sasine dhe cilesine e perpjekjeve njerezore per prodhimin e mallrave dhe sherbimeve.
Aftesia sipermarrese-
eshte aftesia e disa njerezve per te organizuar veprimtari ekonomike duke marre persiper rrezikun qe lidhet me fillimin e nje biznesi ose futjen e nje produkti te ri ne treg me shpresen e fitimit.
Cmimi per perdorimin e punes quhet-
page.
Cmimi per sipermarrjen quhet-
fitim
C’eshte kufiri i mundesive te prodhimit (KMP) ?
Kufiri i mundesive te prodhimit (KMP) tregon prodhimin maksimal qe nje ekonomi mund te prodhoje, duke shfrytezuar te gjitha burimet qe ajo ka. KMP-ja na tregon kostot oportune te zgjedhjeve qe nje shoqeri ben, duke kaluar nga nje kombinim prodhimi ne nje tjeter.
Ne grafik, mbi lakoren e KMP-
eficiente, te paarritshme
Ne grafik, nen lakoren e KMP-
jo eficiente, te arritshme
Problemi themelor i ekonomise-
Problemi themelor qe ka cdo ekonomi eshte qe te arrije te marre vendimet e duhura per te perdorur sa me mire burimet ekonomike ne dobi te rritjes se mireqenjes se qytetareve te vet, duke ju pergjigjur 3 pyetjeve themelore te ekonomise.
3 tyetjet themelore te ekonomise ?
- Cfare dhe sa do te prodhohet ?
- Si do te prodhohet (Pune/Kapital) ?
- Per ke, kush perfiton ?
Burimet prodhuese-
- Burime natyrore
- Njerezore
- Kapitale
- Aft. sipermarrese
Inputet-
Tregojne te gjithe faktoret e prodhimit qe hyjne ne nje proces teknologjik dhe materializohen ne nje produkt te vetem.
Outputet-
Tregojne produktet e gatshme qe rezultojne nga perpunimi i inputeve ne nje proces teknologjik.
Cfare eshte nje sistem ekonomik ?
Menyra se si shoqeria organizon prodhimin dhe konsumin e mallrave dhe sherbimeve quhet sistem ekonomik.
Llojet e sistemeve ekonomike-
- ekonomi tradicionale
- ekonomi e komanduar (centralizuar)
- ekonomi e tregut
- ekonomi mikse