Revolucioni Francez Flashcards
Franca ne prag te Revolucionit
Krize ekonomike
Zgjerime territoriale
Pushtet i centralizuar
Struktura e shoqerise Franceze.
a. Aristokracia fisnore dhe b. kleri ishin me privilegje, pa taksa (politike fiskale jo e drejte)
c. shtresa III (borgjezi, fshataresi 80%) pa privilegje, me taksa
Ndryshe nga pjesa tjeter e shtreses se trete borgjezia kishte kapital, pra mund te paguante taks, ishte e arsimuar dhe nen ndikimin e ideve iluministe, nuk kishte te drejta politike.
Shkaqet e Revolucionit
a. Pabarazi ekonomike
b. Krize financiare
c. Politike fiskale jo e drejte
Kur filloi Revolucioni?
14 Korrik 1789 Marrja e Bastijes( simbol i Absolutizmit dhe Feudalizmit)
- Luigji XVI thirri Perfaqesite e Pergjithshme ku moren pjese dhe perfaqesues te shtreses III
- Ne 20 qershor u shpall formimi i Asamblese Kombetare Kushtetuese, te cilen mbreti e pranoi por kundershtoi ndryshimet ne qeverisje
- Populli i Parisit u ngrit ne mbrojtje te Asamblese jashte Bastijes.
- U krijua Komiteti i perhershem, Roja Kombetare, u permbys administrata e re
Deklaratat ne Fazen e I te Revolucionit
4 gusht 1789 - Heqja e privilegjeve te fisnikerise, shfuqizimi i bujkroberise
27 gusht 1789 - Te drejtat dhe lirite e qytetarit (“liri,barazi,vellazeri”) qeverisja i takonte popullit dhe qellimi i saj ishte mbrojtja e te drejtave te njeriut. Deklarata sanksiononte si te drejta te patjetersueshme te njeriut pronen, sigurine, barazine para ligjit te te gjithe qytetareve dhe lirine e fjales, shtypit, besimit.
Miratimi i Kushtetutes
1791 Franca u shnderrua ne monarki kushtetuese=> fitore kunder absolutizmit
*mbreti - ekzekutiv
* asambleja - legjislative
* sistemi gjyqesor i pavarur (pushteti ne 3 hallka)
e drejta e votes e kufizuar (30% e burrave, jo grate)