Qeliza, Membrana, Q.Nervore Flashcards
Leksionet (1-12) nga Dr.Gentian Vyshka. Pyetje nga tezat dhe Guyton&Hall.
Funksione kryesore te membranes qelizore jane?
1.Izolimin fizik; Ajo eshte nje barriere fizike e cila ndane brendine e qelizes nga likidi jashtqelizor
2. Rregullimi i shkembimeve me mjedisin rrethues; ajo rregullon hyrjen e joneve dhe te materialeve ushqyese, eleminimin e mbeturinave, dhe clirimin e produkteve sekretore.
3. Sensitiviteti; Ajo preket nga ndryshimet e ndodhura ne likidin jashteqelizor, permban nje numer receptoresh te cilet lejojne qelizen qe te njoh dhe te u pergjigjet molekulave specifike. ndryshimet ne membrane mund te prekin te gjithe aktivitetin qelizor.
4. Mbeshtetja strukturore; nderlidhjet e specializuara midis membranave qelizore ose membranave me meterialet jashtq. u japin indeve strukture tr qendrueshme
Perberesit kryesore te membranes jane?
Lipider; Proteinat; Karbohidratet.
- Lipidet; fosfolipidet jane perberesit madhor te memb.pl ato pozicionohen ne membrane ne dy shtresa e dallueshme, me kokat hidrofile drejtuar nga jashte dhe bishtat hidrofobik nga brenda, prandaj dhe quhet shtresa bilipidike. Bishtat lipidik krijojne nje barriere fizike selektie ku jonet dhe perberesit treteshem ne uje nuk mund te kalojne pjesen lipidike.
- Proteinat membranore; Mund te shtrihen pjeserisht/totalisht brenda shtreses bilipidike ose te lidhen ne menyre te lirshme me siperfaqen e brendshme apo te jashtme te saje. Mund te funksionojn si receptore, kanale, bartes, enzima, si proteina mbeshtetese dhe identifikues. Struktura membranore nuk eshte e ngurte dhe proteinat e shtrira me te levizin nga nje vend ne tjetrin.
- Karbohidratet; Karbohidratet dhe lipidet ne pjesen e jashtme te membranes jane I. te rendesishem si lubrifikant dhe adezive qelizor. II. Receptore per perbereisit jashtq. III. jane pjes e nje mekanizmi njohes qe nuk lejon sistein imun te sulmoj indet e veta.
Cfare eshte difuzioni dhe rendesija e tij?
Proces pasiv. Difuzioni eshte levizja neto e molekulave prej nje zone me perqendrim relativisht te madh ne nje zone me perqendrim relativisht te vogel. Ndryshimi midis perqendrimeve me te medha dhe te vogla krijon nje gradient perqendrimi, dhe difuzioni shpesh pershkruhet si nje levizje ne drejtim te gradientit te perqendrimit. Difuzioni eshte i rendesishem sepse ne lengjet trupore ai tentoj qe te eleminoj gradientin lokal te perqendrimit.
Osmoza dhe karakteristikat e saja?
Difuzioni i ujit pergjate nje membrane quhet Osmoze. Karakteristikat:
1. Osmoza eshte difuzioni i molekulave te ujit pergjate nje membrane.
2. Osmoza ndodh pergjate nje membrane te pershkueshme per ujin por jo per grimcat e tretura.
3. Gjate osmozes uji do te leviz pergjate membranes kah trtesira qe a perqendrim me te madh te grimcave te tretura, sepse aty eshte edhe vendi ku perqendrimi i ujit eshte me i ulet.
Presioni Osmotik;Presioni Hidrostatik; Llojet e tretesirave?
Presioni osmotik perkufizohet si madhesija e presionipt qe nevojitet per te ndaluar osmozen. Presioni hidrostatik perkufizohet si presioni qe ushtrohet nga nje leng ne pushim si pasoje e peshes se tij.
Tretesira Izotonike (eritrocitet normal) , Hipotonike(te fryra), Hipertonik(te rrudhosura)
Filtrimi?
Levizja e ujit, zakonisht me grimca te tretura, nen efektin e presionit hidrostatik, qe kerkon membrane filtruese. Ndodh permes mureve te eneve te vogla te gjakut duke shtyre ujin dhe materialet e tretura ushqyese drejt indeve te trupit.
Difuzioni i lehtesuar?
Molekulat bartese transportojne pasivisht (pa shpenzim te ATP) grimcat (p.sh Glukoze Aminoacide) sipas nje gradienti te perqendrimi.
Transporti aktiv?
Me ane te proteines (pompave jonike) bartese dhe enzima specifike transportohen aktivisht (me shpenzim ATP) grimcat pavaresisht gradientit te perqendrimit. P.sh transporti i Na+, K+, Ca++, Mg++ etj
Kanalet Membranore?
Nje kanal eshte nje tub apo ‘por’ permes membranes i formuar nga nje a me shum proteina te brendshme te membranes. Pjesa e jashtme e kanalit permban grupe hidrofobike;Pjesa e brendshme eshte e shtruat me grupe hidrofilike cka lejon mbushje e kanalit me uje. Ne kete menyre jonet mund te difuzojne permes membranes ne nje tretesire ujore; kanalt ndermjetesojne veten transportin pasiv. Kanalet permbajne nje rajon qe percakton se cilat grimca mund te hyjne ne kanal quhet ‘Filtri Selektiv’. Shumica e kanaleve preferojne katione ose anione, korrenti jonik permes kanaleve rezulton ne nje spostim te paster ngarkesash, rrjedhimisht kanalt jane konduktor te korrentit elektrik.
Kanalet me porte dhe tipet?
Kanalet me porte, hapen dhe mbyllen ne menyre tipike spontanisht; hapja e tyre rregullohet nga nje faktor i jashtem. Mund te jene te tipit te Volatzhit hapja e te cileve shkaktohet nga ndryshimet e potencialit membranor, ose te tipit te ligandit, hapja e te cileve shkaktohet nga lidhja e nje neuromediatori ne njerin nga domenet e kanalit.
Cfate eshte Transporti Aktiv Primar dhe Transporti Aktiv Ne Drejtim Te Gradientit; Diferenca?
Transporti aktiv primar; perdor drejteperdrejte ATP per te levizur grimcat kunder gradientit te tyre (p.sh pompa Na+/K+ ATPaza).
Transporti aktiv ne drejtim te gradientit; grimcat levizin me gradientin ekzistues, por procesi varet nga nje transport aktiv i meparshem; Pra nuk merret direkt energjia nga defosforilimi i ATP, por nga gradientet transmembranore kimike se elektrike (p.sh transporti i glukozes permes SGLT ne zorre, qe shfrytezon gradentin e NA+)
Transporti Vezikular. Endocitoza?
Endocitoza eshte paketimi i materialeve JASHTQELIZORE brenda nje vezikule ne siperfaqen qelizore me qellim futjen e tyre brenda qelizes. Ka 2 tipe;
Pinocitoza; eshte formimi i vezikulav te vogla te mbushura me leng jashtqelizor. Krijohet nje xhep apo futje e thelle e cila pastaj hapet nga brenda.
Fagocitoza; prodhon vezikula te cilat permbajne objekte solide te forta. Zgjatime citoplazmike te emertuara si PSEUDOPODE rrethojne objektin, dhe membranat e tyre shkrihen njera me tjetren per te formuar nje vezikul. Vezikula mund te bashkohet me nje lizozom, nje xhep membranor qe permban enzima tretese, dhe permbajtja e fagocituar shkaterrohet. Fagocitoza realizohet vetem permes q. te specializuar te sistemit imun.
Ekzocitoza?
Shkrirja e vezikulave qe permbajne lengje dhe/ose materiale te forta me mebranen qelizore. Kerkohet ATP.
Indet dhe llojet e indeve?
Indet konsistojne ne qelizat te cilat kane strukture te ngjashme dhe bashkeveprojne me qellimin e realizimit te nje funksioni baze te prbashket. Ka 4 tipe.
-Indi epitelial; formon membranat te cilat mbulojne siperfaqen e trupit dhe shtresezojne brendesite e organeve kavitare, duke formuar barriera midis pjeses se brendshme te trupit dhe mjedisit rrethues. Q. epiteliale mund te modifikohen sa te luajne rolin e receptoreve sensorial. Poashtu formojne gjendrat endokrine - me sekretim te brendshem (hipofiza, paratiroidja, tiroidja, mbiveshkorja, ovaret, tstikujt) te cilat sekretojne hormone direkt e ne gjak. Gjendrat Ekzokrine; me sekretim te jashtem; sekretojne substancat permes dukteve (pankreasi, melcia qe sekretojne ne intestin)
- Indi Lidhor; bashkon pjeset e trupit dhe kontribuon ne intiegritetin struktor te tipeve te tjera te indeve. Indi lidhor ne menyre karakteristike ka sasi te medha te materialit jashtq. Shmbuj; kocken dhe elemente elastike te skeletit dhe organeve te tjera, Indi yndyror dhe Gjaku zakonisht grupohen bashke me indin lidhor.
- Indi Muskulor; eshte specializuar ne realizimin e tkurrjes dhe gjenerimin e forces. M.skeletor; kapet ne skelet dhe sposton pjesen e tij; M.Kardiak; pergjegjes per tkurrjen e zemres dhe qarkullinin e gjakut. Muskulatura e lemuar; rrethon organet e brendshme kavitare stomaku, intenstini dhe enet e gjakut.
-Indi Nervor; perbehet nga qeliza nervore ose neuronet te cilet jane te specializuara per prodhimin dhe percimin e impulseve elektrike, dhe qelizat gliale te cilat besohet se mbeshtesin neuronet dhe sigurojne nje mjedis te pershtatshem per funksionim e tyre.
Shume receptore te NT ose qe aktvizohen nga hormonet nuk ciftohen me kanale jonike, atehere si behet e mundur qe ne keto raste informacioni i bartur nga molekulat mesazhere te shenderrohen ne pergjigje qelizore?
Ne keto raste fillimi i pergjigjes perfshin fomimin e nje grupi te dyte molekulash mesazhere brendaqelizore ose Mesazher Sekondar te cilet formohe si rezultat i stimulimit te receptoreve, dhe roli i tyre eshte i trefishte:
1. Kthejne sinjalin jashteqelizor ne nje sinjal te lexueshem brendaqelizor
2. Amplifikojne sinjalin jashteqelizor
3. Modulojne aktivitetin e sistemeve efektore qe kontrollojne pergjigjen qelizore
Proteinat qelizore mund te jene strukturore dhe funksionale, jepni shembull per secilin prej tyre dhe rolin qe kane?
Proteinat strukturore, jane proteina qe sigurojne mbeshtetje dhe force per qelizat dhe indet. Ndihmojne ne ruajtjen e formes dhe integritetit te struktures qelizore dhe indore.
Shembuj; 1. Kolagjeni Gjendet ne indet lidhore, lekure, tendine dhe kocka. 2. Elastina, eshte e pranishme ne inde elastike si ato te lekures dhe eneve te gjakut. 3. Keratina; Gjendjet ne lekure flok dhe thonj. 4. Aktina; Perben filamente te cilat jane pjese e citoskeleit dhe ndihmojne ne ruajtjen e struktures qelizore. 5. Tubulina, perben mikrotubulat, qe jane pjese e citoskeletit dhe luajne rol ne ndarjen qelizore dhe levizjen qelizore.
* Proteinat Funksionale, jane proteina qe kryjne funx te vecanta Brenda dhe jashte qelizave, duke perfshire katalizimin e reax biokimike, transportimin e molekulave
dhe rregullimin e proceseve fiziologjike. Shembuj; 1. Hemoglobina, transporton O2 ne gjak. 2. Insulina, rregullon nivelet e glukozes ne gjak. 3. Amilaza dhe Pepsina, katalizojne proceset e tretjes; 4. Imunoglobinat, luajne rol ne systemin imunitar duke neutralizuar patogjenet. 5. Albumina dhe Transferina, transportojne substance te ndryshme neper trup si lipidet dhe hekurin.
- Sa eshte trashesia e membranes qelizore, dhe perqindja respective e proteinave fosfolipideve, kolesterolit, lipideve te tjera dhe karbohidrateve ne te?
Trashesia e membranes qelizore eshte rreth 7 deri 10nm, Proteina rreth 55%
(Proteina integrale ose periferike), Fosfolipide rreth 25% (Bishtresa lipidike),
Kolesteroli rreth 13%; Lipidet e tjera (Glikolipider, Sfingolipidet) rreth 4%,
Karbohidratet (Glikolipide, Glikoproteina) rreth 3%
Cilat jane hapat e Homeostazes?
Hapat e Homeostazes ne rrjeshe kronologjike jane;
1.Stimuli, 2.Receptori, 3.Qendra e kontrollit, 4.Efektori, 5.Pergjigja.
Sa perqind ndryshon perqendrimi I kationeve ndermjet plazmes dhe lengut intersticial, emerto efektin te cilit I dedikohet ky ndryshim?
Kationet kryesore të përfshira janë natriumi (Na+) dhe kaliumi (K+). Përqendrimi i këtyre kationeve ndryshon ndërmjet plazmës dhe lëngut intersticial për shkak të efektit të Donnan. Ky efekt ndodh për shkak të praniës së proteinave të mëdha të ngarkuara negativisht në plazmë, të cilat nuk mund të kalojnë lehtësisht membranat kapilare. Si
rezultat, për të ruajtur ekuilibrin e ngarkesës elektrike, disa katione (p.sh., natriumi) mbeten të përqendruara në plazmë, ndërsa anionet shkojnë më shumë në lëngun intersticial. Kjo shkakton një diferencë të vogël në përqendrimin e kationeve (si natriumi dhe kaliumi) ndërmjet plazmës dhe lëngut intersticial, me plazmën që mban një përqendrim pak më të lartë të natriumit dhe më të ulët të kaliumit krahasuar me
lëngun intersticial.
- Përqendrimi i Natriumit: Rreth 5% më i lartë në plazmë krahasuar me lëngun intersticial.
- Përqendrimi i Kaliumit: Rreth 5% më i ulët në plazmë krahasuar me lëngun intersticial.
Cilet jan e pese tipet baze te receptoreve sensorial? Si perkufizohet potenciali I receptorit?
- Eksteroreceptorët (detektojnë stimuj nga mjedisi i jashtëm)
- Proprioreceptorët (detektojnë pozicionin dhe lëvizjen e pjesëve të trupit)
- Interoreceptorët (ose visceroceptorët) (detektojnë ndryshime në mjedisin e
brendshëm të trupit) - Telereceptorët (detektojnë stimuj nga larg, si drita dhe tingujt)
- Nocireceptorët (detektojnë stimuj të dëmshëm dhe dhimbje)
Potenciali i Receptorit: Një ndryshim lokal në potencialin elektrik të membranës së
një qelize receptor, si përgjigje ndaj një stimuli specifik, që varion në amplitudë në
përputhje me forcën e stimulit dhe shkakton gjenerimin e potencialeve të veprimit kur arrin një prag të caktuar.
Sa perqind ndryshon perqendrimi I kationeve ndermjete plazmes dhe lengut intersticial dhe si emertohet efekti te cilit I dedikohet ky ndryshim?
Diferenca në përqendrimin e kationeve ndërmjet plazmës dhe lëngut intersticial është rreth 5% dhe ky ndryshim i përqendrimit i atribuohet efektit Gibbs Donnan.
Efekti Gibbs-Donnan:
Efekti Gibbs-Donnan përshkruan shpërndarjen e pabarabartë të joneve në dy
lëngje të ndara nga një membranë gjysmë-permeabile, kur njëra anë e membranës përmban proteina ose molekula të mëdha që nuk mund të kalojnë membranën.
AMP Ciklike si Mesazher dytesor
Mesazheret dytesore jane molekula brendaqelizore qe transmetojne dhe amplifikojne sinjalet nga rec. e membranes ne mekanizma qelizor, duke rregulluar funksionse si metabolizmi dhe ekspresioni gjenetik. Shembuj; cAMP, Ca++, IP3
Amp ciklike eshte mesazher dytesore qe transmeton sinjalet nga receptoret e membraanes ne brendesi te qelizes. Aktivizohet nga adenil ciklaza pas stimulimit nga protenia G dhe rrit aktivitetin e protein kinazes A (PKA), e cila ndikon ne funksione qelizore.
Rregullimi i receptoreve?
Rregullimi i receptorëve (receptor downregulation) ndodh kur qelizat përballen me një ekspozim të zgjeruar ndaj një përqendrimi të lartë të një ligandi (si hormone ose neurotransmiterë). Kjo ndodh si një mekanizëm mbrojtës për të reduktuar ndjeshmërinë e qeliza ndaj stimulit.
Mekanizmat e rregullimit përfshijnë:
Numri i receptorëve: Zvogëlohet numri i receptorëve në sipërfaqe përmes internalizimit ose degradimit.
Një ndryshim në afinitet: Ndryshon struktura për të ulur përputhshmërinë me ligandët.
Modifikime post-translative: Receptorët mund të modifikohen kimikisht, duke ndikuar në veprimin e tyre.
Ky proces ndihmon në ruajtjen e homeostazës dhe shmang reagimet e tepërta ndaj stimulimeve të vazhdueshme.
Ka shum mundesi qe vartesija ndaj ilaceve dhe abuzimi me droga te veproj ne kete menyre
Kalciumi si mesazher dytesore?
Kalciumi funksionon si një mesazhues dytësor në shumë procese qelizore. Kur një hormon ose neurotransmiter lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizës, kjo shpesh aktivizon një rrugë që çon në rritjen e përqendrimit të kalciumit brenda qelizës.
Mekanizmat kryesorë përfshijnë:
* Aktivizimi i kanaleve jonikë: Kanale të natriumit ose kalciumit hapen, duke lejuar kalciumit të hyjë në qelizë.
*Çlirim nga rezervat intracellular: Kalciumi mund të lirohet nga depozitat brenda qelizore, si retikuli endoplazmik.
*Aktivizimi i proteinave kinazë: Kalciumi lidh dhe aktivizon proteinat e tjera (si kalmodulina), që pastaj modifikojnë aktivitetin e proteinave të tjera dhe ndihmojnë në rregullimin e funksioneve të qelizës.
Ky proces është i rëndësishëm në shumë funksione fiziologjike, përfshirë kontraktimin e muskujve, sekrecionin e hormonëve dhe reaksionet e neurotransmetimit.