Kollokfiumet 2021+ Flashcards
Cka kycet ne bashkesine e veglave dhe teknikave ne kryerjen e nje pune?
Aktivitetet kryesore, resurset shfrytezuese, nenproceset, bashkesia e udhezimeve, kufizime e kontrollime.
Cka duhet te vleresojne projektuesit e projekteve softuerike gjate matjes se kerkesave?
Kuptueshmerine e plote te kerkeses, analogjine me kerkesat e ndonje projekti paraprak, ndryshimin e kerkesave ne krahasim me projektet pararendese, a ekzistojne kerkesa te pakuptueshme, mbase kerkesa plotesisht te pakuptueshme.
Per cka sherben komentimi i pjeseve te caktuara te programit?
Komentimi i kodit programor informon lexuesit cka punon kodi i cili jep pasqyren e menyres se zgjidhjes se problemit te parashtruar.
Ku qendrojne gabimet softuerike te sistemit softuerik?
Gabimet softuerike mund te kene burimin ne fazen e kerkesave, dizajnin e sistemit apo ne kodin programor, parimisht ne cilendo kohe apo faze te zhvillimit te softuerit.
Kush konsiderohen kuadro profesional softuerike?
Shfrytezuesit profesional jane kuadro te cilet para te gjithe shfrytezuesve tjere kane ndjekur trajnimet ne perdorimin e softuerit dhe kane arritur pervoje me teper se shfrytezuesit poashtu edhe operuesit. Keta mund te perdoren si instruktor te ardhshem ne trajnimet e kuadrove te reja. Ata veprojne si konsulltues permanent ne perdorimin e softuerit nga ana e kuadrove te reja.
Cka quajme mirembajtje te sistemit softuerik dhe cili eshte dallimi mes mirembajtjes harduerike?
Cdo veprim nderhyres i metejshem ne sistem gjate eksploatimit nenkuptohet mirembajtje.
Rendom, mbi mirembajtjen e softuerit gjykohet njelloj sikur mirembajtja e harduerit por ne fakt nuk mund te jete plotesisht e njejte.
Komponentet elektronike te harduerit me kohe humbin karakteristikat e tyre dhe duhet te zevendesohen me te reja, gjersa urdherat programor apo sintaksa e programit nuk shpenzohet kurre!
Sipas shkencetareve te softuerit, si eshte ndare koha e tere e zhvillimit dhe mirembajtjes se softuerit ne kuptimin e jetegjatesise se softuerit?
Shume shkencetare te zhvillimit te softuereve jane marre me kohen e zhvillimit dhe kohen e mirembajtjes se softuerit. Konstatimet qendrojne si vijon:
39% te kohes i perkushtohet zhvillimit respektivisht ndertimit te softuerit, ndersa,
61% e kohes i perkushtohet mirembajtjes se softuerit.
Cka eshte gabimi algoritmik si deshtim i sistemit softuerik dhe ku mund te jete gabimi?
Gabimi algoritmik eshte atehere kur komponenta algoritmike nuk prodhon rezultat.
Gabimi mund te jete:
Ne kodim;
Ne sintakse;
Ne degezim te parakohshem;
Ne degezim te vonuar;
Ne definim jo te drejte te variablave;
Ne leshim ne vendosjen e kushteve, e te ngjashme.
Si procesohet kontrolli i ndryshimeve ne kodin programor?
Nese ne nje nga fazat e zhvillimit te softuerit vie gjere te ndryshimi i nevojshem apo i domosdoshem atehere patjeter se reflekton ndryshime te domosdoshme edhe ne pjese te tjera te softuerit.
Per kete domosdoshmerisht njohtohen gjitha ekipet e zhvillimit te softuerit qe nga:
- Ekipi per analizen e kerkesave;
- Specifikimin e kerkesave;
- Dizajnuesit e sistemit;
- Dizajnuesit e programit;
- Perpiluesit e kodit programor;
- Sistemin e tere, mbase edhe ne pjesen e testimit te programit, perkatesisht tere sistemit.
Kush jane arsyjet e modelimit te proceseve dhe cka perfshine modeli i ujevares si dhe vizato skemen e ketij modeli?
Arsyet e modelimit te proceseve jane si vijon:
Pershkrimi i procesit te projektimit;
Gjetja e elementeve te teperta dhe te mangeta nga ekipi i inxhiniereve softuerik gjate programimit
Pasqyrimi i qellimeve te zhvillimit te projektit
Sipas cilave kritere organizohen ekipet projektuese per zhvillim dhe mirembajtje te softuerit dhe paraqitni grafikisht permes skemes perkatese menaxhimin me projekte softuerike?
Ekipet projektuese perr zhvillim dhe mirembajtje te softuerit organizohen sipas kerkesave ne vijim:
Biografite dhe stilet e punes te anetareve ne ekip,
Numrin e personelit ne ekip,
Stilet e udheheqjes se ekipit zhvillimor
Per here te pare e ka zbatuar kompania IBM ne vitin 1972
Kur kryhet testimi i programit, dhe cilat lloje te gabimeve ndodhin gjate testimit te programit?
Me te kryer kodimin e komponenteve te programit, koha eshte per testimin e pjeseve programore e ne vazhdim te tere sistemin perkatesisht programin. Testimi i pjeseve te programit perkatesisht tere sistemit kryhet me qellim te gjetjes se gabimeve eventuale dhe permiresimin e tyre.
Gabimet qe mund te ndodhin gjate testimit jane:
- Gabimet ne specifikimin e kerkesave
- Kerkesa qe nuk mund te pranohet ne softuerin apo harduerin implementues
- Gabimi ne dizajnin e sistemit
- Mund te jete gabim ne kodin programor.
Cka kuptohet me jetegjatesine e sistemit softuerik, si ndryshohen ne kohe S-sistemi, P-sistemi dhe E-sistemi si dhe si e quajne inxhinieret e softuerit fazen e mirembajtjes se sistemit softuerik?
Cdo sistem softuerik i ndertuar ka jetegjatesine e tij. Perderisa gjykojme se: S-sistemi shume pak ose fare nuk ka nevoje te ndryshohet, P-sistemi ndryshohet shume here dhe E-sistemi gjithnje eshte ne ndryshim e siper, realiteti qendron ne ate se cilido qofte sistem i ekspozohet ndryshimeve ne kohe dhe hapesire.
Prandaj shume inxhinier te softuerrrit me shume deshire dhe dashamiresi fazen e mirembajtjes se softuerit e quajne FAZA E EVALUIMIT.
Cka eshte analiza e performances ne rastin e vetvleresimit te produktit softuerik nga ekipi i inxhiniereve?
Vleresimi me i thjeshte i produktit softuerik eshte analiza e performances. Nese na interesojne veglat per projektim, atehere formohet lista e pese atributeve kyce te vegles e cila duhet t’i posedoj:
1. Interfejs te mire shfrytezues
2. Perkrahje te dizajnit ne orientim ne objekte
3. Kontrolli i konsistences
4. Perkrahje e rasteve shfrytezuese
5. Te punoj ne rrethine te sistemit operativ UNIX
Kush eshte qellimi i inxhinierise softuerike ne permiresimin e produkteve softuerike dhe cilat jane dy strategjite e mundshme?
Nje nga qellimet e inxhinierise softuerike eshte qe te perdoren teknikat perkatese per permiresimin e produkteve softuerike duke i bere me te lehta per perdorim, sa me me pak gabime dhe sa me efektive.
Per kete qellim mund te perdoren dy strategji:
Inspekcionet dhe Perdorimi afatshkurter i softuerit