Gjermania Flashcards
Data e bashkimit te Gjermanise
18 janar 1871
Qëndrimi i Bismarkut ndaj socializmit
Bismarku e shihte socializmin si një kërcënim për shtetin gjerman dhe për unitetin kombëtar, ndaj ndërmori masa të ashpra për ta shtypur. Ai miratoi ligje antisocialiste që ndalonin aktivitetet dhe organizatat socialiste, duke i detyruar ata të vepronin ilegalisht. Megjithatë, për të zbutur ndikimin e tyre, ai zgjeroi legjislacionin social, duke miratuar ligje për sigurimet shoqërore, pensionet dhe ndihmën për të sëmurët, duke e bërë Gjermaninë shtetin me sistemin më të përparuar social në Evropë.
Politika e jashtme naziste
Politika e jashtme e nazistëve ishte agresive dhe ekspansioniste. Hitleri synoi zgjerimin territorial të Gjermanisë për të krijuar “hapësirën jetike” (Lebensraum) në Evropën Lindore. Ai kërkoi të bashkonte territoret gjermane me popullsi gjermanofone si Austria (Anshlusi 1938) dhe Sudetet në Çekosllovaki. Më pas, pushtoi Poloninë më 1 shtator 1939, duke shkaktuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Politika ekonomike naziste
Nazistët zhvilluan një ekonomi të kontrolluar nga shteti, por pa prekur pronën private. Ata investuan fuqishëm në industri, infrastrukturë dhe projekte publike, duke ulur papunësinë. Ekonomia u militarizua për t’i shërbyer përgatitjeve për luftë, ndërsa Gjermania refuzoi të paguante reparacionet e vendosura pas Luftës së Parë Botërore. Pavarësisht rritjes ekonomike, mirëqenia e popullit nuk u përmirësua, pasi shumica e burimeve financiare u orientuan drejt luftës.
kur u be Hitleri kancelar?
1933
faktoret qe sollen nazistet ne pushtet
- paqendrueshmeria e Republikes se Vajmarit
- kriza ekonomike
- pakenaqesia ndaj konferences
- deshira per shtet te forte
- dhuna
- mbeshtetja nga konservatoret
kushtet e paqes per Gjermanine (demshperblimet)
- 10% e territorit
- Franca mori Alsasen dhe Lorenen
Sara u vendos ne administrim
Polonia mori territore me dalje ne det - kolonite u shperndane mes fituesve
- ushtria u kufizua me 100 mije trupa
- flota detare u kufizua nga 6 anije
- mjetet e renda si tanqet iu ndaluan
- demshperblimi 33 miliarde dollare