1.Hyrje Ne Ekonomi Flashcards
Kush jan te kufiziuara dhe te pakufizuara ne natyr?
Resurset natyrore jane shume te kufizuara ndersa nevojat njerzore jan te pakufizuara
Qka eshte Ekonomiksi
Percaktohet si shkenca qe studion shperndarjen e resurseve te kufizuara per plotsimin e nevojave konkuruese te pakufizuara.
Ekonomiksi studion pikerisht anen ekonomike te jetes shoqerore, sjelljen e agjenteve ekonomik ne shoqeri dhe kushtey ekonomike te bashkveprimit te tyre.
Studimi i mungeses(kufizimit).
Kush paraqitet ne rolin e agjenteve ekonomik?
Ne rolin e agjenteve ekonomik paraqiten:
- Individi-Familja~zoterues burimesh,konsumator
- Firma~pronar/zoterues(organizat qe prodhon mallra e sherbime)
- Shteti~vendimmarres(krijues i ligjeve dhe mbikqyres i lojes ekonomike)
Ku veprojn agjentet ekonomik dhe a hyne ne marrdhenie me njeri tjetrin?
Agjentet ekonomik veprojne ne nje mjedis te caktuar ekonomik.
Ata hyjne domosdosmerisht ne marredhenie me njeri tjetrin lidhur me •perdorimin e burimeve
•prodhimin
•kembimin
•shperndarjen
•konsumimin e produkteve te prodhuara
Mjedisi ekonomik percaktoher para se gjithash nga teresia ose sistemi i ketyre marredhenieve.
Cilat koncepte gjenden ne zemer te Ekonomiksit?
Ekonomiksi operon me nje varg konceptesh baze. Ne zemer te Ekonomiksit qendrojn konceptet pasuri dhe mireqenie.
- pasuria~perbehet nga stoku i mallrave dhe sherbimeve
- mireqenia~kenaqesit qe individi apo grupi shoqeror nxjerrin nga konsumimi i pasurise.
Me qka lidhet koncepti i mireqenies?
Koncepti i mireqenies lidhet me konceptet efiqence dhe drejtesi.
•Efiqenca~nxjerrja e dobive/knaqesive maksimale nga perdorimi i burimeve ekonomike.
(shembulli: 1kw-1000kg vs 1kw-100kg)
•Drejtesia~shperndarja e drejt e mallrave dhe sherbimeve mes individeve dhe grupeve shoqerore.
Nga vjen kufizimi i sasis se mallrave?
Nevojat per gjdo individ , sado i pasur mund te konsideron te pakufizuara, nderkaq, sasia dhe llojllojshmeria e mallrave dhe sherbimeve jan te kufizuara.
Ky kufizim vjen nga dy faktore kryesor:
•sasia e burimeve ekonomike ne dispozion
•gjendja e teknologjise
Cilët jane faktoret e prodhimit?
- Puna
- Toka
- Kapitali
- Aftesia sipermarrese
Puna?
Pershfshin aftesin mendore dhe fizike te njerzve per te punuar.
Toka?
Perfshin pasurit natyrore te te gjitha llojrave siq jane: toka bujqesore, toka si turall ndertimi, burimet e energjise, burimet minerale dhe i gjithe mjedisi fizik qe na rrethon.
Kapitali?
Perbehet nga mallra te prodhuara me qellim per te prodhuar mallra te tjer.
Nga pikpamja ekonomike me kapital kuptojm vetem kapitalin fizik e jo financiar.
Elementst kryesore jane: paisjet dhe makinerit, ndertesat, inventari(produkti i gatshem, prodhimi ne proces, lenda e pare)
Aftesia sipermarrese?
I referohet talentit te veqante qe kane disa njerez per organizimin e burimeve te tjera ekonomike si puna,toka dhe kapitali ne procesin e prodhimit te mallrave dhe sherbimeve, per kerkimin e mundesive te reja per biznis si dhe per zhvillimin e metodave te reja te prodhimit.
Sipermarresi i talentuar organizon prodhimin merr vendime perballon riskun ben novacione
Tekonologjia?
Faktoret e prodhimit lidhen ne procesin e prodhimit sipas parimeve te caktuara teknologjike.
Teknologjia i referohet teresise se aftesive dhe njohurive shkencore qe lidhen me perdorimin e inputeve ne procesin e prodhimit.
Niveli i tekonologjise vjen ne rritje nga koha ne kohe. Teknologjia e avancuar e rrit produktivitetin dmth sasin e prodhimit per njesi te nje inputi.
Ligji i rallesise?
Ligji i rallesise shpall se mallrat dhe sherbimet jane te ralle te pamjaftueshem, sepse te pamjaftueshem jane edhe burimet per prodhimin e tyre sipas nevojave te njerzve per konsum.
Qka eshte pasoj e rallesise
Me ligjin e rallesise lidhet domosdoshmeria e zgjedhjes midis mallrave dhe sherbimeve qe duhet prodhuar.
Pra, si pasoj e rallesis eshte Zgjedhja.
Problemi i alokimit?
Me qfar pytje lidhet?
Problemi i alokimit(shperndarjes) se burimeve te kufizuara mes nevojave konkurruese te pakufizuara perben problemin ekonomik kryesor te gjdo shoqerie.
Ai lidhet me tri pyetje kryesore:
•cfare te prodhohet(dhe ne cfare sasie)
•si te prodhohet?
•per ke te prodhohet?
Nga cilat pjese perbehet ekonomiksi?
Mikroekonomia dhe Makroekonomia
Me qka merret mikroekonomia?
Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes se agjenteve ekonomik.
Ne qender te vemendjes se mikroekonomis jane tregjet e mallrave apo sherbimeve te veqanta dhe kushtet e ekuilibrit te tyre.
Me qka merret makroekonomia?
Makroekonomia merret me studimin e sjelljes se ekonomise kombetare ne teresi, me studimin e agregateve ekonomik, si produkti i pergjithshem, punezenia totale dhe papunsia, niveli i pergjithshem i cmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshem dhe i jashtem ekonomik etj.
Ajo interesohet per dukuri te tilla, si ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike.
Kostot fikse?
Shpenziket monetare te cilat i ben firma per inputet fikse(makinerit, paisjet, ndertesat, depot, toka etj) jane kosto fikse(te pandryshueshme)
Pra nuk varen nga sasia e produktit te prodhuar. Ndodhin edhe kur niveli i prodhimit eshte zero.
Kostot variable?
Shpenzimet monetare te cilat i ben firma per inputet e ndryshme te prodhimit ( lendet e para, lendet djegse, fuqia puntore etj) jane kosto variabile(te ndryshueshme).
Jane kosto qe varen nga sasia e produktit te prodhuar. Nuk ndodhin kur niveli i prodhimit eshte zero.
Kostot totale?
Shuma e kostove fikse dhe variabile
TC=TFC+TVC
kurba e TC nuk fillon nga zero.
Leter me vlere?
Instrument borgji
- me afat te gjate
- me afar te shkurter
Ai qe e shtyp eshte huamarresi
Ai qe e blen eshte huadhenesi