Tema 6 Flashcards
Çfarë janë pyetjet e hulumtimit dhe përse janë të rëndësishme?
Janë thelbësore për drejtimin e projektit hulumtues.
Në hulumtimet shoqërore trajtojnë pyetje si “çfarë”, “pse” dhe “si”.
Funksioni i tyre kryesor është të shprehin qëllimin e projektit dhe të japin drejtim.
Llojet e pyetjeve të hulumtimit:
Zbuluese: Fillestare për kuptimin e një dukurie.
Përshkruese: Matin madhësinë ose shtrirjen e një dukurie.
Shpjeguese: Pse ndodh diçka dhe cilat janë shkaqet.
Vlerësuese: Përcaktojnë vlerën ose efektivitetin e një praktike.
Hipoteza:
Një pohim i testueshëm mbi marrëdhëniet mes koncepteve.
Hipotezat mund të jenë shkakore (A ndikon B) ose me shoqërizim (A lidhet me B).
Shembull: “Ulja e investimeve të jashtme në Kosovë vjen nga niveli i lartë i korrupsionit.”
Marrëdhëniet me shoqërizim:
Ndërvarësi midis dy variablave pa doemos një lidhje shkakore.
Faktori i tretë mund të ndikojë në të dyja variablat.
Përkufizimet operative:
Përkufizime specifike për të fokusuar pyetjet dhe të përcaktojnë të dhënat e nevojshme. Ndihmojnë në matjen e fenomeneve dhe lidhjen mes variablave.
Shembull: “Korrupsioni: Keqpërdorimi i pozitës për përfitime personale.”
Shembull: “Varfëría: Mungesa e nevojave themelore si ushqimi dhe strehimi.”
Testimi pilot:
Provohet metoda e mbledhjes së të dhënave me një kampion të vogël për të siguruar qartësi në pyetjet dhe procedurat para fazes kryesore te hulumtimit.
Kjo ndihmon në optimizimin e metodologjisë dhe rritjen e efektivitetit, duke reduktuar gabimet para fazës kryesore të hulumtimit.
Tiparet e hulumtimit të mirë:
Sistemi i hapur i mendimit.
Ekzaminimi kritik i të dhënave.
Përgjithësime me kufizime të specifikuara.
Pyetjet ndihmëse për pyetjet e hulumtimit:
A po zbuloni diçka të re?
A befasoheni nga gjetjet tuaja?
A sfidojnë të dhënat idetë tuaja të mëparshme?
Metodologjia e hulumtimit:
Përshkruan burimet e të dhënave, metodat dhe arsyetimin pas tyre.
Qasjet mund të jenë: intervista, analiza statistikore, ose punë në terren.
Katër lloje hulumtimesh:
Përshkruese: Dokumenton faktet ekzistuese.
Eksploruese: Kërkon të zbulojë fenomene të reja.
Shpjeguese: Analizon shkaqet e fenomeneve.
Vlerësuese: Përcakton efektivitetin e praktikave.
Referencat dhe leximet:
Të domosdoshme për bazimin e punimit mbi prurjet ekzistuese.
Provojnë origjinalitetin e punimit dhe ndihmojnë në shmangien e plagjiaturës.
Vërejtje mbi shkrimin akademik:
Nuk “provojmë” për të gjitha rastet, por propozojmë dhe interpretojmë.
Argumentet duhet të jenë të qarta dhe të mbështetura mbi të dhëna.
Shembuj të hulumtimit:
Shembulli 1: Analiza e ndikimit të korrupsionit në varfërëi.
Hipoteza: “Korrupsioni ndikon në uljen e investimeve dhe rritjen e varfërës.”
Shembulli 2: Testimi i ndikimit të leximit të fokusuar në rezultatet akademike.
Marrëdhënie shoqërimi: Studentët që lexojnë më shumë, arrijnë nota më të larta.
Qasjet teorike në hulumtim:
Qasjet teorike ndihmojnë në formulimin e hipotezave dhe analizën e rezultateve.
Shembull: Metoda hipotetiko-deduktive, ku testohen pohimet fillestare në bazë të të dhënave.
Testimi i hipotezave:
Nëse hipoteza provohet e saktë, ajo mund të pranohet deri në prova të reja.
Nëse provohet e pasaktë, duhet të modifikohet ose braktiset.
Çështjet etike në hulumtim:
Sigurimi i mirëqenies së pjesëmarrësve.
Transparenca dhe ndjekja e standardeve etike.