Pyetje dhe pergjigje Flashcards
Çfarë është dallimi në mes të metodave probabile dhe joprobabile?
Metodat probabile ua mundësojnë në mënyrë të barabartë secilit anëtar të popullatës që të merr pjesë në studimin specifik, kurse në metodat joprobabile nuk mund të dihet mundësia e zgjedhjes të secilit element që e përbën popullsinë për arsye se gjatë zgjedhjes së mostrës vijnë në shprehje gjykimet personale të hulumtuesit apo anketuesit
Çka është mostra dhe mostrimi?
Mostra është nëngrup i çfarëdo popullsie. Gjatë mbledhjes së të dhënave, hulumtuesi shumicën e kohës zgjedh që të punojë mbi një mostër në vend të popullsisë. Pra, në vend që t’i shqyrtojë plotësisht të gjitha subjektet mbi të cilat bëhet hulumtimi, punohet mbi një mostër e cila i përfaqëson ato. Nga ky këndvështrim, mostrimi është proces i cili siguron mundësinë për të dhënë një gjykim rreth gjithë popullsisë duke shqyrtuar një pjesë të vogël (mostër) që i takon popullsisë. Do të thotë mostra është GRUPI përfaqësues ndërsa mostrimi është procedura e përzgjedhjes së mostres.
Cilat janë 6 karakteristikat e një hulumtimi shkencor?
6 karakteristikat janë si vijojnë:
- Kërkimi shkencor është teorik
- Kërkimi shkencor është sistematik
- Kërkimi shkencor është empirik
- Kërkimi shkencor është logjik
- Kërkimi shkencor është parashikues
- Kërkimi shkencor është përgjithësues
Sa lloje të mostrave kemi?
Dy lloje: Probabile dhe joprobabile
Çka është dallimi ndërmjet validitetit dhe reabilitetit të pyetësorit?
Ndonëse besueshmëria dhe vlefshmëria kanë të bëjnë me atë se sa mirë një metodë mat diçka: Besueshmëria i referohet qëndrueshmërisë së një matjeje (p.sh. a mund të riprodhohen në të njëjtat kushte rezultatet), kurse vlefshmëria i referohet saktësisë së një matjeje (p.sh. nëse rezultatet vërtet paraqesin atë që supozohet të matin).
Ilustro një shembull nga mostrimi rastësor sistematik.
Për shembull, në një popullsi të përbërë nga 100 veta, në qoftë se në çdo tre veta mirret një person, fillimi i hulumtuesit me personin e parë do të 10 bëj që në mënyrë automatike të lihen jashtë listës personat e tjerë, përveç personit të katërt, të shtatë dhe të njëmbëdhjetë etj. Prandaj, në vend që të fillohet gjithmonë me personin e parë në listë, hulumtuesi duhet të përcaktojë me anë të shortit dhe me ndihmën e tabelës së numrave të rastit se nga të fillojë për të krijuar mostrën (nga i pari, i dyti apo i treti).
Cilat janë llojet e mostrimit probabil?
Llojet probabile:
- Mostrimi i thjeshtë rastësor
- Mostrimi rastësor i shtresuar
- Mostrimi rastësor sistematik
- Mostrimi rastësor në grupe
Cilat janë llojet e mostrimit joprobabil?
Llojet joprobabile:
- Mostrimi i rastit
- Mostrimi i qëllimshëm
- Mostrimi në kuota
- Mostrimi “top bore”
Shpjego dhe ilustro karakteristikat e një kërkimi shkencor.
- Kërkimi shkencor është teorik: Bëhet shqyrtimi i literaturës dhe mbështetja në një kornizë teorike për t’u formuar baza e punës kërkimore. Shqyrtohen teoritë e ndryshme që u japin kuptim variablave të studimit.
- Kërkimi shkencor është sistematik: Është sistematik sepse është proces i ndarë në hapa të qartë që çojnë në përfundime.
- Kërkimi shkencor është logjik: Është logjik pasi që ndjek rrjedhë logjike nga fillimi deri në fund duke mos kapërcyer hapa që mund ta rrezikojnë këtë rrjedhë logjike.
- Kërkimi shkencor është empirik: Kërkimi duhet të jetë logjik për shkak se logjika është proces për të bërë një përfundim. Themeli i një argumenti logjik është propozimi ose deklarata e tij. Propozimi është ose i saktë (i vërtetë) ose jo i saktë (i rremë).
- Kërkimi shkencor është parashikues: Hipotezat janë supozime dhe përmes tyre parashikojmë. Duke marrë parasysh kornizën teorik, ne ngrisim hipoteza dhe parashikojmë.
- Kërkimi shkencor është përgjithësues: Me gjetjet tona mund të bëjmë përgjithësime dhe në emër të mostrës p.sh. të flasim për të gjithë popullatën.
Çka është rëndësia e validitetit të brendshëm?
Validiteti i brendshëm i bën rezultat e një lidhjeje shkakësore më të besueshme. Pa validitet të brendshëm, një eksperiment nuk mund të demonstrojë lidhje shkakësore në mes dy variablave.
Çka janë dallimet esenciale ndërmjet hulumtimeve kualitative dhe kuantitative në korniza të përgjithshme?
Hulumtimet kualitative janë studime që shikojnë të verifikojnë hipoteza dhe të cilat përkthehen në numra ndërsa hulumtimet kuantitative shikojnë të eksplorojnë fenomene dhe zakonisht përkthehen në metoda deskriptive.
Çka janë dallimet esenciale ndërmjet hulumtimeve kualitative dhe kuantitative për nga qëllimi analitik?
Hulumtimet kualitative synojnë të përshkruajnë variacionin, të përshkruajnë dhe shpjegojnë marrëdhënien ndërmjet dy variablave, të përshkruajnë eksperiencat individuale dhe ato në grup; ndërsa ato kuantitative synojnë të përcaktojnë variacionin, të parashikojnë marrëdhënien shkakësore dhe t’i përshkruajnë.
Çka janë dallimet esenciale ndërmjet hulumtimeve kualitative dhe kuantitative për nga instrumentet matëse dhe formateve të pyetjeve?
Kualitative: Pyetjet janë të hapura dhe instrumentet përdoren me më shumë fleksibilitet. Përdoren metoda gjysmë të strukturuara si p.sh. intervistat e thella, fokus grupet, vëzhgimi me pjesëmarrje etj. Kuantitative: Pyetjet janë të mbyllura dhe instrumentet që përdoren janë të strukturuara në nivel të lartë të tilla si: anketimi, pyetësorët, vëzhgimet e strukturuara etj.
Çka janë dallimet esenciale ndërmjet hulumtimeve kualitative dhe kuantitative për nga natyra/forma e të dhënave?
Hulumtimet kualitative përdorin të dhëna tekstuale (të marra nga kasetat, videokasetat, shënimet në terren etj.), ndërsa ato kuantitative marrin të dhënat duke ua përcaktuar vlerat numerike përgjigjeve nëpër pyetësorë p.sh.
Përmendi disa nga metodat për përpunimin e të dhënave për hulumtimet kuantitative dhe ato kualitative.
Metodat për përpunimin e të dhënave për hulumtimet kualitative janë analiza narrative, analiza e diskursit, analiza kualitative e përmbajtjes. Metodat për përpunimin e të dhënave për hulumtimet kuantitative janë mesatarja, mediani, korrelacioni, t-testi, regresioni, ANOVA etj.
Shpjego etikën në kërkimin shkencor.
Etika është një tërësi rregullash morale dhe kodesh sjellore lidhur me atë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, e përshtatshme apo e papërshtatshme.
Çka janë parimet/principet etike?
Të bësh mirë dhe jo dëm; Besueshmëria dhe përgjegjshmëria; Integriteti; Drejtësia; Respekti për të drejtat dhe dinjitetin e personave.
Përshkruaj respektimin e parimeve etike në këto fazat të studimit: mostrës dhe mostrimit; mbledhjes së të dhënave; përpunimit të të dhënave.
Mostra dhe mostrimi: Çështjet e rëndësishme etike në këtë dimension përfshijnë pjesëmarrjen vullnetare dhe pëlqimin e informuar, anonimitetin dhe konfidencialitetin, dhe llogaridhënien në lidhje me saktësinë e analizës dhe raportimit.
Mbledhja e të dhënave: Shmangja apo minimizimi i gjithçka që do të mund të shkaktonte dëm fizik ose emocional për pjesëmarrësit. Bërja e pjesëmarrësve të vetëdijshëm për dëmet e mundshme para pjesëmarrjes së tyre. Të jetë studiuesi neutral dhe i paanshëm. Të mos lejohet ndërhyrje nga mendimet personale në procesin e mbledhjes së të dhënave.
Të dhënat duhet të përpunohen në mënyrë që të mos dëmtohen participuesit dhe pa paragjykime apo ndërhyrje personale.