minitest Flashcards
Cfare ndikoi ne formimin e Rilindjes Shqiptare
Perandoria Osmane kishte filluar te dobesohej.
Lëvizjet nacionale {kombetare} kishin përfshirë të gjithë popujt.
Lidhjet ekonomike e kulturore me perëndimin ishin intensifikuar dhe idetë perëndimore po depërtonin gjithnjë e më shumë.
Triumfi i Revolucionit të Madh Francez ishte tregues i zhvillimeve më të mëdha që prekën Evropën perëndimore.
Idetë iluministe demokratike e çlirimtare të këtij revolucioni u bënë frymëzim për të gjitha ndryshimet që do të preknin Evropën e shek XIX.
Ballkani gjatë shek.XIX u përfshi në një valë ndryshimesh të thella si rezultat i dobësimit të pozitave të Perandorisë Osmane.
Programi i Rilindjes shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare ishte një lëvizje e gjerë me përmbajtje politike-kulturore
në vitet 30-40 të shek.XIX
përfundon me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë më 1912.
synim kryesor_____ çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, e të pavarur.
Solli nje program kombëtar për të arritur shpëtimin e Shqipërisë.
Në fushën politike donte
çlirimin e tokave shqiptare nga zgjedha osmane,
formimin e shtetit të ri shqiptar,
mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi.
Në fushën ekonomike synonte
ta fuste vendin në rrugën e zhvillimit kapitalist;
në fushën shoqërore si qellim kishte
ta çlironte shoqërinë shqiptare nga marrëdhëniet e vjetra feudale dhe prapambetja,
ta conte drejt modeleve të shoqërive perëndimore
Në fushën kulturore
kërkonte përhapjen e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe.
Rilindja synonte zgjimin e përsosjen e vetëdijes kombëtare perms përhapjes së arsimit kulturës e mobilizimit në luftë për çlirim kombëtar.
Rilindësit e pare ishin: Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, etj.
trego si u shpallen reformat e tanzimatit
Shek. XIX tregoi qartë gjendjen e Perandorisë Osmane.
-Popujt ballkanas nisën përpjekjet për çlirim kombëtar.
- Konceptet e prapambetura në organizimin politik ekonomik e shoqëror te Perandorise Osmane binin ndesh me nivelet e organizimit në shoqëritë perëndimore.
- Në 1832 u hoq dhe sistemi i timarit.
- Me 3 nëntor 1839 u shpallen reformate Tanzimatit nga sulltan Abdul Mexhiti
-Reformat sollën një frymë perëndimore në perandori.
-Këto reforma garantonin jetën, nderin, pasurinë e shtetasve.
-Shpallej për herë të parë mbrojtja e fesë dhe e shtetit, por edhe e pronës dhe e popullit.
-Reformat u ndërmorën në fushat juridike financiare, ushtarake, arsimore, administrative etj.
pikat kryesore te dekretit te tanzimatit
garantimi i jetes dhe nderit te personit
garantimi i prones dhe pasursie se shtetasve
ndryshim rrenjesor ne ligjet dhe praktikat e sistemit te taksave
vendosja e nje sherbimi te ri ushtarak
reformat e tanzimatit ne shqiperi
- Reformat e para në Shqipëri filluan ta zbatoheshin qysh në vitet 30 të shekullit 19.
-Viset shqiptare u ndanë në 4 vilajete: Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës.
- Filloi rekrutimi i ushtarëve të rregullt (nizamë) nga mosha 15-30 vjeç
- Mbi popullsinë rënduan edhe një varg taksash të jashtëzakonshme
- Shqiptaret nuk kishin të drejtë të hapnin shkolla në gjuhën shqipe.
- Ne Perandori përkatësia fetare u identifikua me përkatësinë kombëtare. Shqiptarët i identifikonin sipas fesë dhe jo sipas kombesise.
-Kjo ngjalli pakënaqësi kryesisht te popujt jo myslimanë.
karakteri pozitiv i tanzimatit
Shqiptarët do të përfitonin nga garantimi i lirisë së pronës e të individit.
Përfitonin nga ndryshimet progresive në legjislacionin agrar tregtar etj.
Përfitime ndiente dhe popullsia e krishterë
karakteri pozitiv i tanzimatit
Shqiptarët do të përfitonin nga garantimi i lirisë së pronës e të individit.
Përfitonin nga ndryshimet progresive në legjislacionin agrar tregtar etj.
Përfitime ndiente dhe popullsia e krishterë
karakteri negativ i tanzimatit
Reformat synonin forcimin e pozitave të pushtetit qendror përmes likuidimit të “vetëqeverisjes”.
-Punonjësit e administratës u zëvendësuan me nëpunës turq
-Shërbimi ushtarak do të kryhej jashtë vendit (Shqiperise) e për një kohë të gjatë.
-Sipas reformës, shqiptarët e ndarë në tre besime, nuk njiheshinsi komb më vete.
-Ligji i ri për Organizimin Administrativ synonte të vendoste një administratë të centralizuar me nëpunës të bindur ndaj Stambollit; reforma financiare të zbatonte një sistem taksimi që ishte i ngarkuar me taksa të rënda për fshatarësinë. Një vendtë veçantë zinte edhe riorganizimi i ushtrisë dhe vendosja e shërbimit të detyruar ushtarak.
traktati i shen stefan
Ne mars 1878, pas humbjes së luftës me Rusinë, osmanët u detyruan të nënshkruanin paqe në Shën Stefan, afër Stambollit. Sipas këtij traktati paqeje viset shqiptare u copëtuan. Gati gjysma e tyre u jepeshin shteteve sllave të Ballkanit.
programi i lidhjes se prizrenit
u mbajt me 10 qershor 1878
-Të kërkohet një administratë autonome nën emrin“Vilajetet e bashkuara”.
Të ngrihet ushtria
.
-Lidhja Shqiptare e Prizrenit qellim kryesor për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi.
-Ajo iu kundërvu vendimeve të Kongresi ttë Berlinit dhe planeve të shteteve fqinje për ndarjen e viseve shqiptare mes tyre.
-Porta e Lartë e përkrahu fillimisht Lidhjen e ndikimi i saj u ndie jo pak në formulimin e Aktvendimit Talimatit te cilat kerkonin bashkimin e tokave shqiptare ne nje vilajet te vetem, nepunes shqiptare ne administrate qe flisinin shqip, etj.
Lidhja luftonte që Shqipëria të bëhej shtet autonom ose i pavarur. prandaj u acarua konflikti me Portën e Lartë.
Faza II
-Lidhja organizoi rezistencë të armatosur në mbrojtje të viseve shqiptare të rrezikuara nga vendimet e Kongresit të Berlinit.
Por presioni i madh i Portës së Lartë e i Fuqive të Mëdha i detyruan shqiptarët të hiqnin dorë nga mbrojtja e armatosur.
Me 1881 lidhja formoj qeverine e saj dhe shpalli autonomine. Qeveria e Perkohshme
Rritja e shpejtë e fuqisë së Lidhjes u pa nga Porta e Lartë si kërcënim serioz për vijimin e sundimit në hapësirën shqiptare, prandaj u dërguan trupa për shtypjen e saj.
Cila ishte detyra kryesore që caktuan rilindësit shqiptarë për arritjen e pavarësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane?
Mjeti më efikas në realizimin e objektivit themelor të Rilindjes ishte ngritja e përgjithshme arsimore e kulturore e popullit shqiptar. Duke ekspozuar historinë e kulturën kombëtare shqiptare para opinionit europian rilindësit synonin tërheqjen e politikës europiane në favor të luftës për çlirim kombëtar.
hapat e para te arsimimit shqioptar
Naum veqilharxhi– 1844 abetaren e pare
Kostandin Kristoforodhi— perkthime te teksteve te shnjta dhe ne 1867 Abetaren e Gjuhes Shqipe ne dy dialekte plus fjelorin e gjuhes shqipe
komisioni i krijuar ne stamboll me 1879 miratoi alfabetin me shkronja latine te sami frasherit dhe prandaj u pergatit abetarja per mesimin e gjuhes shqipe
7 mars 1887 shkolla per djem ne korce
1891 shkolla per djem ku mesuese ishin motrat qiriazi ne korce
klubet dhe turqit e rinj
Turqit e rinj ishin intelektualë përparimtarë turq, që njihen në histori me emrin xhonturq. Sulltani më 23 korrik 1908 pranoi të shpallte kushtetutën (hyrriyetin) veprim që ndikoi ne fitoren revolucionit xhonturk.
Në fillim xhonturqit bënë lëshime duke u njohur përkohësisht disa të drejta kombësive jo turke. Shqiptarët i shfrytëzuan në favor të përhapjes së arsimit e të kulturës kombëtare si dhe bashkimin e popullit. Ata formuan në qytetet e vendit klube shqiptare, çelën shkolla shqipe, botuan gazeta e libra shqip, kudo në trojet shqiptare.
Një ndër klubet më të rëndësishme ishte klubi i Manastirit. Klubet zhvilluan veprimtari intensive për çeljen e shkollave shqipe.
klubi i selanikut ishte i angazhuar vetem ne aspektin arsimor jo ne ate politik
detyra kryesore e klubeve ishte te edukonin dhe te zhvillonin ndjenjen kombetare te popullit per te siguruar lirine ekombetare te shqiptareve
Kongresi i manastirit
Kongresi u mblodh në Manastir më 14-22 Nëntor 1908,
ku morën pjesë rreth 50 delegatë nga klube dhe shoqëri shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Kryetar i Kongresit uzgjodh Mithat Frashëri.
Kongresi i Manastirit ishte një Kongres Kombëtar.
Pas debateve të shumta në Kongresin e Manastirit u vendos të liheshin në përdorim të lirë dy alfabetet: alfabeti i Stambollit dhe alfabeti latin.
Kongresi i Manastirit shqyrtoi dhe çështje të mirëfillta politike, që shqetësonin Lëvizjen Kombëtare.
Aty u miratua një program prej 18 pikash, që përmbante kërkesa me karakter politik, ekonomik dhe kulturor, dhe i jepte shtysë të re lëvizjes kombëtare.
Ai i paraqiti Parlamentit Osman një program prej 18 pikash, thelbi i të cilave ishte: kërkesa për njohjen zyrtare të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe.
kryengritjet kunder xhonturqve
Pas Revolucionit xhonturk pritjet dhe shpresat e shqiptarëve, për të cilat ata i ishin bashkuar këtij revolucioni nuk u realizuan. Xhonturqit kaluan në veprime të hapura arbitrare dhune duke çarmatosur popullsinë, goditur klubet, shkollat shqipe dhe patriotët shqiptarë. Rritën taksat dhe vendosën shërbimin ushtarak të detyruar edhe për malësorët e krahinave autonome.
Misioni për realizimin e autonomisë territoriale e administrative të Shqipërisë dështoi. Kjo marrëveshje e çoi lëvizjen kombëtare shqiptare një fazë të re tëfuqishme, e cila u rrit shumë deri në shpërthimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. Kryengritja shpërtheu në muajin maj në Kosovë dhe u përhap në të gjithë viset shqiptare. U zhvilluan beteja të ashpra në Grykën e Kaçanikut dhe Carralevës.