Klasifikimi i shtazeve Flashcards
Qka nenkupton me termin taksonomi?
taxis- renditje, nomos-ligj.
Qka eshte sistematika dhe sispas cilit shkenctare?
Sipas shkencetarit Simpson sistematika eshte shkence mbi shumellojshmerine e organizmave.
Kush eshte njesia themelore e sistematikes?
LLoji ose species.
Cka eshte lloji?
Llojet jane shtazet qe kane ngjajshmeri ne te gjitha detajet e ndertimit anatomik dhe qe ne pikpamje reproduktive jane te izoluara nga popullacionet e tjera te ngjajshme.
Cka eshte gjinia?
Llojet qe kane nje paraardhes te perbashket. P.sh Pantera leo, Pantera tigris, Pantera pardus.
Cka eshte nomenklatura binare?
Eshte ky secili lloj emertohet me dy emra. Emri i pare shkruhet gjithmone me shkronje te madhe dhe tregon gjinine, emri i dyte shkruhet me shkronje te vogel dhe tregon llojin. Mandej shkruhet shkronja e pare e autorit qe e ka percaktuar llojin dhe me pas vitin.
Cka eshte nenlloji ose subspecies?
Kategori me e vogel, grupe te popullacioneve te te njejtit lloj. Shkruhet me tri emra latine.
Cka eshte familja?
Gjinite e aferta, qe kane nje paraardhes te perbashket. Emertimi behet duke u mbeshtetur ne gjini e pastaj i shtohet IDEA ne fund. Psh. familja Felidea. Nenfamilja eshte prapashtesa INAE. Dmth Felinae.
Cka eshte rendi (Ordo)?
Familjet qe kane paraardhes te perbashket. Psh Felidea, Canidea, Ursidea formojne rendin Fissipedia.
Cka eshte klasa?
Rendet qe kane origjine te perbashket. Psh. Rendi Fissipedia, Pinnepedia, Primatia etj. qe formojne klasen e gjitareve.
Cka eshte tipi (phyllumi)?
Perfshijne klasat qe kane origjine te perbashket. Psh. klasa Mammalia, Aves, Reptilia, Amphibia, Pisces formojne tipin e kordateve Chordata.
Cka eshte mbreteria?
Te gjitha tipet e formojne Mbreterine ose Boten shtazore- Regnum.
Si e ka klasifikuar Aristoteli boten shtazore?
Ne 5000 lloje qe njiheshin ne kohen e tij, ai i ndau ne dy grupe te medha:
- shtaze me gjak
- shtaze pa gjak
Kush eshte sistematizuesi me i madh ose babai i sistematikes?
Shkenctari suedezi Karl Line.
Si i ndau Karl Line shtazet?
Me vepren e tij “ Sistema natyre” ne 1758 i ndau shtazet ne 5 gjini.
- Mammalia
- Avec
- Pices
- Insecta
- Vermes
Si u ndane pakurrizoret?
Sipas Lamarkut pakurrizoret i ndau ne:
- Mollusca
- Cirripedie
- Annelida
- Crustacea
- Arachnida
- Insekta
- Vermes
- Radiata
- Polypes
- Infuzorie me vone u shtuan edhe gr.
- Tunicata
- Conchifera
Ku bazohen sistematikat e mevonshme?
Ne ate te Lamarkut dhe te Zhorzh Kivies.
Cka jane rendi Protomonadina?
Jane forma te imta solitare por ka edhe koloniale. Format e lira ushqehen ne menyre holozoike e ushqimin e marrin me pseudopode ose me citostom. Format parasite jane saprozoike.
Si shumohen Protomonadinat?
Shumohen me ndarje gjatore e multiple e shumimi seksual eshte konstatuar vetem te gjinia Monas.
Si jane Protomonadinat e gjinise monas?
Jane Protomonadina ameboide me 1-3 flagjele ku njerin e kane te drejtuar prapa.
Ku jetojne?
Ne ujra te ndotura fekalie por edhe ne zorren e njeriut e te shtazeve.
Llojet e njohura?
Oicomonas termo dhe Bodo saltans.
Cka eshte karakteristike per Protomonadinat?
Eshte formacioni afer trupit bazal qe quhet blefaroplast apo kinetoplast, ndertimi i secilit eshte i ngjajshem me mitokondrie.
Kujt i perkasin format e lire te Protomonadinave?
I perkasin grupit Bodo. Jetojne ne ujra te ndejura, ne sip. E infuzumit nga sana, bagla dhe ne trupin e skrrajave dhe ushujzave.