A1 Flashcards
Qasjet teorike për Kulturën Politike:
a) Qasja institucionale
b) Zgjedhja racionale:
c) Qasja politiko-kulturologjike
Qasja institucionale
Shpjegon se institucionet politike janë vendimtare për kuptimin e politikës, për funksionimin dhe mbajtjen e stabilitetit shoqëror,politik.
Zgjedhja racionale
Konsideron se njeriu para së gjithash është qenie racionale e interesit, ndaj për këtë njerëzit politikat e tyre i ndertojnë mbi atë bazë.
Qasja politiko-kulturologjike
Thekson se secila politikë e ka bazën objektive dhe subjektive ndaj veprimit, sjellja politike e masave dhe e elitave nuk është vetëm racionale dhe interesante porse është e mbështetur në traditat, zakonet,në emocionet e besueshmërisë, lojalitetit etj.
G. Almond
ishte themelues i qasjes moderne, shkencore,politiko-kulturologjike të politikës. Në punimet e tij ai shpjegon zhvillimin historik të kësaj qasjeje dhe ka mbrojtur e argumentuar arsyeshmerinë e qasjes përkatese.
Zhvillimi i qasjes politiko-kulturologjike
fillon nga filozofia antike, atëhere kur Aristoteli kishte studiuar mbi rolin dhe rëndësinë e kulturës politike duke shtruar pyetjen, nëse “njeriu i mirë” mund të jetë edhe “qytetar i mirë”
Qasja moderne
zë fill nga shekulli i XX-te, në kuader të shkollës për hulumtimin e marrëdhënies midis “kulturës dhe personalitetit”. Baza themelore teorike e kësaj shkolle ishte se modelet e socializimit, edukimit, stukturat dhe autoriteti familjar janë vendimtare për shpjegimin, interpretimin dhe të kuptuarit e zhvillimit të personalitetit të individit dhe rolit të tyre në shoqeri dhe histori.
Etapa e dytë për zhvillimin e qasjes politiko-kulturologjike
Filloi dhe u zhvillua në vitet 1950-1970. Kjo etapë cilësohet si definim shkencor i teorisë dhe metodologjise së qasjes përkatese, pra, ndaj qasjes politiko-kulturologjike.
G.Almond dhe S.Verba, politike,”The Civil Culture”
U botua më 1963. Në këtë libër, për herë të parë në shkencen politike e promovuan konceptin “Kulturë Politike”,duke na bërë të kuptojmë se, sipas tyre hulumtimi, studimi i kultures politike paraqet aspektin më të rëndësishem dhe dinamik të shkences politike.
Demokracia si rend
zhvillohet në mënyrë institucionale ,si demokraci reprezentative.
Kritika kryesore e demokracisë reprezentative konsiston në çështjen se si qytetarët në atë demokraci nuk janë mjaftueshëm subjekt të politikës, ndaj si e tillë demokracia e humb domethënien e saj burimore.
Problemet kryesore për definimin e kulturës politike
Përgjithësisht ka të bëjë me të kuptuarit e konceptit “kulturë”.
Parsoni për kulturën politike
Për Parsonin, kultura është faktor, objektiv dhe subjektiv, me rëndësi dhe ndikim në orientimin, përcaktimin e veprimeve të njerëzve.
Katër nivelet themelore të dimensioneve relative për kulturën politike të D.Patrick
a) Definicioni objektiv
b) Definicioni psikologjik
c) Definicioni heuristik-njohës
d) Definicioni gjithëperfshirës
Definicioni objektiv
Kultura politike është një varg besimesh, idesh, normash dhe vlerash të cilat i determinojnë modelet e caktuara të mendimit, ndjenjave dhe veprimeve të njerëzve.
Definicioni psikologjik
Kultura politike definohet si një varg i orientimeve specifike politike, përkatesisht të qëndrimeve ndaj sistemit politik si dhe qëndrimet ndaj rolit të individit në politikë.